Çfarë të bësh në Prill në Tiranë

Tirana është plot me turistë aktualisht, pasi pranvera është periudha më e mirë për të vizituar qytetin. Koha është e mirë, dita u zgjat, dhe ofertat për ture janë të panumërta.

Tirana ndryshon përditë, prandaj ekipi i Visit Tirana përgatit cdo muaj rekomandime se cfarë të shohësh në Tiranë. Muaji prill hyri me festën e Pashkëve, ndërkohë që ende besimtarët myslimanë vazhdojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit, i cili mbaron me festën e madhe të Bajramit natën e 9 prillit dhe gjithe ditën e 10 Prillit 2024.

Për të gjithë ju që jeni vetëm një ditë në Tiranë, ne kemi përgatitur këto Dhjetë gjëra për të parë dhe bërë. Muzeu historik kombëtar është mbyllur, ndaj Muzeu Arkeologjik është mundësia e artë për të gjithë ata që pëlqejnë antikitetin.

Turet outdoor, jashtë Tiranës

Tirana ka një natyrë të mrekullueshme në Rrethinat e saj. Ne rekomandojmë që të bëni pak hiking në një nga atraksionet jashtë Tirane, duke nisur me Liqenin e Bovillës dhe Malin e Gamtit, ku pamja është spektakolare. Mali i Dajtit është një mundësi për të gjithë, madje mund ta bëni edhe pa guide. Merrni teleferikun zbrisni te Stacioni i Dajtit dhe më pas bëni ngjitje në një nga shtigjet e shenjuara.

Syri i Ciklopit eshte nje tjeter mundesi per adhuruesit e natyres. Po keshtu dhe Shpella e Pellumbasit jo vetem per pamjen spektakolare te Lumit Erzen, por edhe per historine e Shpelles, e banuar rreth 30,000 vjet me pare.

Ndersa sezoni turistik ka nisur ne gjithe Shqiperine, ture te tjera qe sugjerojme jane ato nga Tirana ne distanca rreth 2 ore larg, si Tirane Kruje, Turi Tirane Berat, Tirane Durres etj

Eksperienca ne Tirana

Visit Tirana rekomandon disa eksperienca autentike per te njohur me mire shqiptaret, menyren e tyre te jeteses, traditat, muziken, kercimet, kulinarine, veren dhe vajin e ullirit etj. Nje nga keto ture eshte Shijo Tiranen si vendasit , ku do te merrni nje shije te pergjithshme te traditave tona, duke u veshur me kostumet tona sipas deshires te mesoni dicka rreth historise se tyre, po keshtu te shijoni pak raki, nje dreke tradicionale si dhe te shihni disa nga atraksionet kryesore te Tiranes.

Wine Tasting Tour

Nje tur fantastik eshte ai i Degustimit te Veres shqiptare. Turi do ju mesoje per varietetet e veres shqiptare, do ecim mes vreshtave dhe do provojme veren shoqeruar me produkte shqiptare nga ferma ne tryeze.

Mesojmë të kercejme valle popullore eshte një tjetër eksperience që mund ta perjetoni me Visit Tirana. Do mësoni hapat dhe lëvizjet për 5 vallet kryesore të Shqipërisë nga veriu, Shqipëria e mesme dhe jugu, si Napoloni dhe Vallja e Tiranës, Vallja e Tropojes dhe Kukesit, Pogonishte dhe Katjusha. Një kërcimtare profesioniste do ju mësojë vetëm bazat dhe muzikën që duhet të zgjidhni dhe ju mund ta përforconi këtë njohur dhe vetë në vazhdim.

Dance Folk Tour

Turi i Vajit të Ullirit është një tjetër eksperiencë shijimi. Do mësoni për varietetet e ullinjve shqiptarë, do ecim mes ullinjve të vjetër, dhe do shijojmë jo vetëm vajin e ullirit por dhe disa produkte të bëra me ullirin.

Evente ne Prill

Eventet fillojnë e shtohen në prill. Nisim me Panairin e Turizmit te Sheshi Italia, ku do njiheni jo vetëm me paketat e shumta turistike por dhe me aktorët e turizmit dhe shumë evente. Kësaj here behet ne Tirane ndryshe nga heret e tjera qe eventi eshte mbajtur jashte qytetit.

Nje tjeter event i madh per turizmin eshte takimi i Organizates boterore te Turizmit qe eshte zhvendosur ne Tirane kete vit me ftese te Ministrise se Turizmit dhe mjedisit, pikerisht takimi i 70- i Komisionit te Europes per turizmin qe do mbahet nga 7-9 prill 2024 te Hotel Plaza.

Evente te tjera perfshijne teatro, opera, shfaqje muzikore qe i gjeni te faqja jone te rubrika Evente. Mos harroni dhe nje event ne fund te ketij muaji, sidomos per adhuruesit e Muzikes Jazz, Andrra ne Tren, me 27 prill nje feste qe na con ne vitet 50 me nje udhetim fantastik me tren nga Tirana ne Shkoder.  Heminguey

Restorantet me te mira ne Tirane i gjeni ne kete link: restaurants .  Ndersa oferta per hotelet me te mira i gjeni ne kete link link.

Shijoni muajin prill ne Tirane me Visit Tirana. Dos harroni te postoni fotot tuaja per Tiranen ne Pranvere, ne Instagram me hashtagun #TiranaSpring2024, pasi mund te keni shancin per tu bere pjesemarres ne #TiranaPhotoFestival2024

 

Tags:

Share this article

Other News to Read

Alessandro: Eksperienca ime e paharrueshme ne Tirane

Për sa i përket qytetit të Tiranës, ai ishte vërtet mahnitës dhe i mbushur me surpriza. Isha veçanërisht…

Subscribe to our Newsletter!