Përjeto Tiranën si një vendas

  • Ky tur është i krijuar për ju që dëshironi të njihnin Tiranën më shumë se sa atraksionet e saj.

    Të silleni dhe ju si një vendas, ku do të bëni pazaret, do të provoni ushqimin dhe do të shijoni stilin e jetesës së ngadaltë siç u pëlqen Tironsave. Turi do të nise me nje gotë raki dhe kafe në një mjedis shumë tradicional, ku gjithashtu do të gjeni gjithë kostumet popullore që ju dëshironi të provoni. Zgjidhni kostumin tuaj dhe artizanët do ju shpjegojnë origjinën, dhe vlerat e tij. Mund të bëni foto me kostum dhe të kërceni në rritmet e valleve popullore. Pastaj do uleni të mësoni nga artizanët si të qëndisni shqiptarce dhe të mund të vendosni dhe inicialet në një nga këto punime. Ju mund të blini suvenire dhe gjithcka tironase aty.

    Më tej zbresim në qytet dhe shohim qendrën, xhamine, Kullën e Sahatit, ecim përgjatë pedonales Toptani dhe do shohim aty pamjen e kalasë dhe dyqanet tradicionale.  Do vazhdojmë te Pazari i ri për të parë cfare pazaresh bëjnë shqiptarët, ushqimet dhe produktet kryesore. Dhe më pas do nisemi te një restorant tradicional aty pranë, ku do provojmë ushqimet tradicionale të Tiranës.

    Një eksperiencë që duhet ta provojë çdokush që viziton Tiranën dhe të marri shijen e vërtetë.

    Tur vetëm nga Visit Tirana.

    Tirana

    ++355692078553

    https://www.facebook.com/VisitTirana

    https://www.instagram.com/visit_tirana/

    Home

    contact@visit-tirana.com

    Subscribe to our Newsletter!