Tirana mesjetare- kompleksi i Xhamisë dhe Kullës së Sahatit

Tirana në fillim të shek të XIX u bë arenë e përplasjeve mes Toptanasve dhe Bushatllinjve të Shkodrës për më shumë kontroll. Personaliteti më i shënuar tiranas në këtë kohë përplasjesh ishte Haxhi Ethem Beu, biri i Molla Beut, (i emëruar nga porta e Lartë për drejtimin e Tiranës). Si pasaardhës i linjës së Bargjinëve, ai kreu shumë vepra arkitekturore në Tiranë, ku më e rëndësishmja është Xhamia që qëndron sot e kësaj dite në zemër të kryeqytetit. Në fakt themelet e saj i kishte nisur i ati, Molla Beu. Më tej Haxhi Ethem Beu e mbaroi së përfunduari xhaminë me gjithë dekorimet në 1823. Pasi mbaroi foltoren ai bëri dhe Kullën e Sahatit që gjithashtu është simbolika e sotshme e Tiranës. Për Kulllën e Sahatit nuk dihet kur filloi dhe kur mbaroi, por dihet se ai e ndërtoi me fondet e veta dhe e përfundoi me kontributin e qytetarëve. E teksa Ethem Beu vetëm ndërtonte, Toptanët prapë e pushtuan Tiranën dhe u përplasën me Bushatllinjtë.


Haxhi Ethem Beu u shkarkua nga Porta e Lartë, dhe nuk mori më pjesë në punët që nisi për Tiranën, por qëndroi nën sundimin e Toptanëve dhe u tërhoq në qetësi deri sa vdiq në 1848.
Punët e tjera ndërtimore të Tiranës nuk kanë emër të përveçëm. Kështu esnafi i Terzive komisionuan ndërtimin e urës së tabakëve mbi përroin e Lanës, në krye të rrugës së Shën Gjergjit (Ali Demit). Ura me tre harqe e ndërtuar në shek XVII, lidhte qendrën e Tiranës, me lagjen e Tabakëve ku ishte dhe Xhamia e Tabakëve, dhe me Malësinë e Tiranës. Objekte të tjera kishin mbiemra të familjeve, psh Xhamia e Karapicëve etj.

Më 1881, Tirana ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Edhe pse ishte nënprefekturë e prefekturës së Durrësit, si popullsi kishte tre herë më shumë se Durrësi. Konsulli i AustroHungarisë në Durrës, Oculli në letrën që i drejtonte Vjenës në 20 prill 1881 shkruante se Tirana kishte 2200 shtëpi, ndërsa Durrësi 740 dhe do ishte mirë që qendra e prefekturës të zhvendosej në Tiranë, pasi ky qytet kishte banesa të mëdha për funksionarët, ujë të pijshëm të bollshëm, dhe një klimë shumë të mirë…. (Kristo Frashëri, Historia e Tiranës, fq290). Pra ishin këto faktorë që gradualisht më vonë u pa edhe si mundësia për kryeqytet, pasi Tirana Heritage Routes kishte aq ujë të pijshëm sa të mbante një numër popullsie shumë të madhe. Dhe mbetet kryqëzim i gjithë rrugëve nga jugu në veri e nga lindja në perëndim.

Tags:

Share this article

Other News to Read

Çfarë të bësh në Shtator 2026 në Tiranë

Shtatori shënon fillimin e një sezoni të ri kulturor. Kontrolloni programin e teatrove, galerive, qendrave kulturore dhe vendeve…

Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike

Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike. Në zemër të Tiranës, ndodhet Kalaja e Tiranës në rrugën…

Tirana mesjetare- kompleksi i Xhamisë dhe Kullës së Sahatit

Tirana në fullim të shek të XIX u bë arenë e përplasjeve mes Toptanasve dhe Bushatllinjve të Shkodrës…

Çfarë të bësh në Gusht 2026 në Tiranë

Gushti është muaji i fundit i verës në Tiranë dhe sjell një ritëm ndryshe në kryeqytetin shqiptar. Ndërsa…

Subscribe to our Newsletter!