Mësojmë të kërcejmë valle popullore

  • Nëse jeni të interesuar të mësoni mbi vallen popullore të Tiranës dhe doni të mësoni nga një profesioniste, kjo është përvoja që ne sugjerojmë për ju. Do të mësojmë vallen e Napolonit, e cila është valle e Shqiprisë së Mesme. Do të takohemi me valltaren profesioniste të Ansamblit të Tiranës, në studion e saj te Komuna e Parisit.

    Fillimisht do t’ju shpjegohet se çfarë ka të veçantë ky kërcim dhe do ta praktikojmë derisa ta mësoj i gjithë grupi.

    Në fund do të visheni me kostumet popullore dhe do të bëni kërcimin që mësuat.

    Pas lodhjes dhe kënaqësisë do të shpërblejmë veten duke provuar ëmbëlsira te Pasticeri Reka, një nga pasticeritë që bën ëmblësirat tradicionale më të mira në kryeqytet.

    Çmimi: 50 euro/person
    Kohezgjatja: 2 -3 ore
    Numri i personave: 8 persona
    Book at contact@visit-tirana.com

    ++355692078553

    https://www.facebook.com/VisitTirana

    https://www.instagram.com/visit_tirana/

    Home

    contact@visit-tirana.com

    Subscribe to our Newsletter!