Çfarë të bësh në Prill 2026 në Tiranë

Prilli nis me aktivitete të shumta në Tiranë. Disa festivale muzikore, art dhe kulturë do ju shoqerojne dhe argetojne gjithe muajin. Prilli është gjithashtu një muaj festiv, pasi festohen Pashkët katolike dhe Ortodokse. Ky muaj në Shqipëri është gjithashtu i preferuar për turistët që vizitojnë kryeqytetin dhe rruget jane plot.

Për sa i përket motit, prilli është një muaj midis dimrit dhe pranverës. Edhe pse festuam në 14 Mars, Diten e Veres, në Prill, duket sikur rikthehet dimri. Për këtë ekziston një legjendë e quajtur Plakat e Prillit, e cila i referohet ditëve të ftohta dhe shirave që ndodhin gjatë këtij muaji.

Aktivitetet në natyrë

Për turet në natyrë, ju rekomandojmë Turin në liqenin e Bovillës, i cili ka pamjen më të mirë natyrore pranë Tiranës. Mali i Dajtit është gjithmonë një nga eksperiencat më të mira dhe duhet vizituar. Të tjera atraksione në natyrë janë Syri i Ciklopit, një vend magjik në fshatin Krrabë dhe Shpella e Pëllumbasit, një tjetër atraksion i bukur që do t’ju kthejë në kohët e lashta. Kjo shpellë ka qenë e banuar të paktën 30000 vjet më parë. Me fillimin e sezonit turistik kudo në Shqipëri, ne rekomandojmë edhe ture të tjera që janë në një distancë të shkurtër nga Tirana, si turi Tiranë-Krujë, Tirana Berat Tour, Tirana – Durres  etj..

Eksperienca në Tiranë

Visit Tirana ofron eksperienca autentike për t’ju ndihmuar të njihni traditat dhe kulturën tonë vendase. Një eksperiencë e tillë është Përjetoni Tiranën si një vendas, ku do të merrni një pasqyrë të traditave, veshjeve dhe sjelljeve të jetesës shqiptare. Do të mësoni bazat e qëndisjes dhe do të shijoni atmosferën me raki dhe muzikë tradicionale popullore.

Një tjetër përvojë fantastike është Turi i verës dhe rakisë. Ky tur do t’ju prezantojë me varietetet e ndryshme të rrushit në Tiranë, ku do të vizitoni një punishte vere dhe do të provoni verërat më të mira shqiptare, të shoqëruara me ushqime tradicionale.

Wine Tasting Tour

Mësojmë vallet popullore. Mësimi i vallëzimeve popullore është një tjetër përvojë që mund të rezervoni me Visit Tirana. Do të mësojmë të paktën pesë valle popullore, duke filluar nga Napoloni, Vallja e Tiranës, Vallet e Veriut të Tropojës dhe Kukësit dhe Vallja Jugore e Pogonishtes dhe Katjushës. Një balerin profesionist do t’ju mësojë bazat e këtyre kërcimeve dhe ju mund t’i eksploroni ato më tej

Dance Folk Tour

Turi i Vajit te Ullirit është një tjetër tur shijimi i produkteve shqiptare. Mund të mësoni për varietetet autentike të ullinjve në Shqipëri, të ecni mes ullinjve të vjetër në fshatin Marikaj dhe të shijoni vajin e ullirit të shoqëruar me ushqime tradicionale.  

Eventet ne Prill

Prilli është gjithmonë i lidhur me Pashkët. Pashkët per Katoliket festohen me 5 Prill, nderkohe per Ortodokset festohe me 12 prill. Shqiperia nje vend qe njihet per  tolerancen fetare i feston te dy Pashket.  Nga data 17-19 Prill, një tjetër Festival në Sheshi Italia, i quajtur Muse-X, ku bashkohet kultura e artit dhe muzika.

 Për më shumë ngjarje, ju lutemi shikoni Arkivin e ngjarjeve të platformës sonë të përditësuar – Vizitoni Tiranën.

Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operas dhe Balettit kanë axhendat e tyre mujore plot me aktivitete. Mos harroni ti ndiqni te rejat ne faqet e tyre

Ku të hani dhe të qëndroni

Gjeni më shumë informacion se çfarë të hani dhe ku të gjeni restorantet më të mira në Tiranë. Hotelet më të mira në Tiranë i gjeni në këtë link.

Shijojeni Prillin në Tiranë me Visit Tirana. Mos harroni të postoni fotot tuaja në Instagram me hashtag #TiranaSpring2026 që të jeni pjesë e #TiranaPhotoFestival2026

Share this article

Other News to Read

Çfarë të bësh në Prill 2026 në Tiranë

Prilli nis me aktivitete të shumta në Tiranë. Disa festivale muzikore, art dhe kulturë do ju shoqerojne dhe…

Zbuloni Kalanë e Dorëzit- civilizimi më i hershëm në Tiranë

Zbuloni Kalanë e Dorëzit- civilizimi më i hershëm në Tiranë

Çfarë të bësh në Mars 2026 në Tiranë

Mirë se vjen pranverë, sezoni më i mirë për të vizituar Tiranën. Marsi është muaji i parë i…

Kalaja e Ndroqit – Shkëmbi që shpëtoi Perandorin Bizantin

Kalaja e Ndroqit – Shkëmbi që shpëtoi Perandorin Bizantin(1081)

Subscribe to our Newsletter!