Shën Valentini në Tiranë


Parku i madh i Liqenit është vendi i preferuar për ata që duan të tregojnë dashurinë e tyre. Mjafton një shëtitje e thjeshtë rreth liqenit, duke blerë një buqetë me lule mimoza, duke rrëmbyer disa nga pemët dhe duke pirë një kafe ose pije të mirë pranë liqenit ndërsa dielli perëndon. Ose mund të hani një ëmbëlsirë në Pasticeri Reka në Tiranë, në një nga dyqanet e tyre fantastike.
Ne mbrëmje
Koncerte/teatro: Disa njerëz preferojnë ta kalojnë ditën e Shën Valentinit duke parë një film, teatër ose koncert. Mos humbni eventet në websiten tonë ose në gjithë kanalet e Teatrit të Operave dhe Baletit, Teatrit AirTurbina etj.

Disko/ Jeta e natës
Sidomos çiftet e reja preferojnë të shkojnë në një disko, pub apo karaoke, të pinë pije dhe të kërcejnë gjithë natën. Kryesisht pubet dhe lokalet e jetes së natës janë të vendosura në zonën e Bllokut Tiranë.
Hotelet ofrojnë paketa shumë konkurruese me çmime zbritje për qëndrimet në atë datë, të kombinuara me darkë dhe paketa relaksuese (sauna, masazh etj). Udhëtimi, nëse doni të kaloni një fundjavë, ka paketa nga agjencitë turistike me çmime shumë të mira për festën e Shën Valentinit.
Ide dhuratash: Lulet janë dhuratat e zakonshme, por jane shpesh element shtese, pasi vajzat shqiptare preferojnë: parfume, unaza, stoli të tjera, ora, fustane ndërsa meshkujt gjithashtu dhurata simbolike e bizhu por dhe këmisha apo dhurata të punuara me dorë.
E rëndësishme është që pavarësisht dhuratave, të dhuroni dashuri jo vetëm për Shën Valentin por cdo ditë të lidhjes tuaj. Mund te blini cokollata shqiptare ChocAlb ose produkte te tjera Bli Shqip.
Other News to Read
Historia e Thesarit të Vrapit – një trashëgimi e hershme e Tiranës
Historia e Thesarit të Vrapit – një trashëgimi e hershme e Tiranës. Thesari i Vrapit nuk është një…
Çfarë të bëni në Janar 2026 në Tiranë
Gëzuar Vitin e Ri 2026, të gjithëve! Janari në Tiranë vjen si një përrallë e thurur bukur, ku…
Dekori i Festave- Foto Galeri
Tirana është dekoruar për festat e Fundvitit. Shëtisni qytetin dhe shijoni pamjet e bukura të dekorit në Sheshin…
Historia e Ditës së Rinisë në Shqipëri
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh dhe profesorësh nga Universitetet e Tiranës u bënë nismëtarët dhe protagonistët…