Parada e shqiptarëve në Ditën e Pavarësisë
Më 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana u bë qendra e bashkimit kombëtar, duke mirëpritur për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve.” Kjo Paradë që mblodhi mbi 10 mijë njerëz që parakaluan si pjesë e grupimeve të ndryshme nga gjithë trevat Shqiptare, u organizua nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare” (Albanian Roots – Nju Jork). Kjo ngjarje festive mblodhi kryetarë, nënkryetarë dhe këshilltarë komunalë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe përfaqësues nga komunat arbëreshe, po kështu dhe përfaqësi nga gjithë qytetet shqiptare.
Parada u hap me një moment emocionues, recitimin e poezisë së Gjergj Fishtës “Shqypnia e lirë,” sjellë mjeshtërisht nga aktori i njohur Reshat Arbana. Atmosfera festive u pasurua nga pjesëmarrësit që paraqitën trashëgiminë e tyre kulturore përmes këngëve popullore, instrumenteve tradicionale dhe kostumeve karakteristike nga të gjitha trevat shqiptare.
Parada vijoi me 40 firmëtarët e pavarësisë me në krye Ismail Qemalin dhe Marigonë me flamurin në dorë, një performancë nga aktorët shqiptarë.
Më pas një autobus me nxënës të liceut që performonin muzikë historike nga Filmi Skëndërbeu. Nuk munguan dhe kalorësit dhe figura e Gjergj Kastriot Skëndërbeut në parakalim. Më tej emocionuese ishte paraqitja me kostume unike e të larmishme të shqiptarëve nga gjithë Disapora, të organizuar nga shoqatat shqiptare në vende të ndryshme.
Pas parakalimeve nga dhjetra qytete nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi të gjithë u grumbulluan në Sheshin Skenderbej.
Ne sheshin “Skënderbej” të mbushur me qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, u zhvillua dhe ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit kombëtar, duke shënuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërsa tingujt e Himnit Kombëtar erdhën të interpretuar nga Banda Frymore. Flamuri kuqezi u valvit mbi sheshin “Skënderbej”, ndërsa të pranishëm ishin krerët e bashkive nga të gjitha trevat shqiptare, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Një moment i veçantë ishte dhe kur qielli i Tiranës u mbulua nga mijëra tullumbace kuqezi, duke krijuar një spektakël.
Por aktivitete mes tyre dhe koncerte apo ekspozita në 112-vjetorin e Pavarësisë u zhvilluan dje edhe në qytete të tjera të vendit, ku mbizotëroi një atmosferë festive.
Ky aktivitet synon jo vetëm promovimin e trashëgimisë kulturore, por edhe edukimin dhe rrjetëzimin e brezave të rinj, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare.
Other News to Read
Çfarë të bëni në Janar në Tiranë
Gëzuar Vitin e Ri 2025, të gjithëve! Janari në Tiranë vjen si një përrallë e thurur bukur, ku…
Shkodra Elektronike shkon ne Eurovision
Shkodra Elektronike shkon ne Eurovision, pasi u shpall fituese e Fest63
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë