Opens in a new tab

Rrugët e Trashëgimisë së Tiranës- 5+1 itinerare të reja për Tiranën

Arritjet e projektit TIRANA HERITAGE ROUTES

Pesë itinerare të reja tematike që kombinojnë historinë, kulturën, trashëgiminë, natyrën dhe komunitetin në rrethinat e Tiranës u prezantuan para guidave, agjencive turistike dhe përfaqësuesve të institucioneve publike.
Më 27 Shtator në Ditën Botëroret ë Turizmit, DMO ALBANIA zhvilloi aktivitetin përmbyllës të projektit Tirana Heritage Routes ku prezantoi dhe 5+1 itineraret e reja turistike tematike rreth Tiranës, të cilat kanë synim të zhvillojnë zonat rurale dhe të sjellin të ardhura për komunitetet
Projekti Tirana Heritage Routes është një project ide fituese e DMO ALBANIA, në kuadër të programit rajonal Boost Balkans që zbatohet nga Alda Balkans dhe financohet nga Agjencia Franceze e zhvillimit.
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me shoqatën e guidave të Shqipërisë, NATGA (national Association for Tour Guides of Albania). Rreth 35 aktorë të turizmit ishin të pranishëm në takim, por edhe përfaqësues nga shoqata tur operatorës dhe agjenci turistike.
I pranishëm në takim ishte dhe përfaqëesuesi I Ambasadës Franceze Remy Privat, I cili shprehu entuziazmin e tij për këtë project që I përfshin të treja tematikat e këtij projekti rajonal: zhvillimin rural dhe mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e komunitetit, por dhe rininë dhe sipërmarrjen. Ai uroi DMO ALBANIA që arriti të sjellë 5 itinerarë të reja për zona të panjohura jo vetëm për të huajt që vizitojnë Tiranën por dhe për vetë vendasit.
Znj Eva Kushova, drejtuese e projektit, prezantoi gjithë hapat e projektit, që nga faza e parë e kërkimit në terren, së bashku me ekipin e projektit, por dhe dokumentimin e gjithë itinerarëve, në një video përmbledhëse e cila u shfaq për të pranishmit.


Rruget e reja te trashegimise

1. Tirana Urban Tour

Tirana urban tour, një tur për tiranën ndryshe I cili nis që nga mozaiku I Tiranës, dhe vazhdon në mënyrë kronologjike sipas periudhave historike të kryeqytetit. Ky tur është njëditor.

2. Turi prehistoric

I cili përfshin Shpellën e Pellumbasit, Bovillën, dhe Tujanin. Turi është konceptuar si një tur ditor ose traditor tematik, ku të treja këto zona rrëzë malit të Dajtit janë zona ku ka patur gjetje të dokumentuara prehistorike, të cilat janë sjellë dhe në materialin e projektit.Po kështu këto ture janë kombinuar me natyren, kulinarinë dhe komunitetin

3. Turi I rrugëve antike

Tregon për territorët që dikur kalonin rrugët e karvanëve që lidhin lindjen me perëndimin, të cilat njiheshin dhe si rrugët e Kandavisë dhe më pas mbi to u ndërtua dhe rruga Egnatia. Udhëtimi ynë përfshin Dorëzin (kala protoilire e periudhës së bronzit), Ndroqin dhe më pas Prezën. Në të gjithë këtë udhëtim përvec se interpretojme faktet historike, shikojme natyrën, pamjen spektakolare dhe në fund dhe kulionarinë dhe mikpritjen e banorëve në të gjitha këto fshatra.

4. Turi I mbretërve

Turi I mbretërve është një tur që sjell histori të shkruara por të panjohura për qytetarët dhe turistët. Bëhet fjalë për mbretëritë Ilire në Kalanë e Persqopit, mbreti Glauk, Historia e Pirros së Epirit dhe po kështu për historitë e Petrelës, që nga Topiajt te Skënderbeu, zonë mbretërish shumë e pasur me rrënoja, me ullinj shekullore, natyre të bukur, kulinari dhe mjaft guesthose dhe ristorante cilësore.

5.Turi shpirtëror

Turi shpirtëror është një tur tjetër që kalon në Malësinë e Tiranës, në Zonën e Shëngergjit ku jeta ka mbetur pak a shumë si dikur, ku zakonet pagane, apo fetare që ne I kemi quajtur shpirtërore, ende diktojnë zakonet e këtyre njerëzve. Turi kalon në fshatrat me emrat Shëngjin, Shënmëri, Shënkoll e Shengjergj, në mullinjte antic me ujë, në festat pagane si ajo e Shëngjergjit që simbolizon ardhjen e pranverës dhe mjaft ritualeve që ende banorët I kanë të shenjta.

6.Turi i ullirit

Turi I fundit është ai I Ullirit, një tur që e zhvillojmë në fshatin Marikaj, I cili nis me vizitat në ullinjte shekullore, pastaj në procesin e bërjes së vajit të ullirit, në një degustim të produkteve të vajit të ullirit dhe më pas në njohjen me produktet turistike të vajit të ullirit, një cikël I plotë që krijon një experience autentike locale. I njëjti tur si në Marikaj mund të replikohet në Tujan, PEtrele, pasi të gjitha këto zona kanë ullinj 3000 vjecare.

Pikërisht degustimi i produkteve të vajit të ullirit, ishte pjese e këtij eventi, pasi në bashkëpunim me zonjën Silva Subashi, sollëm këtë eksperiencë në mjediset e Kalasë së Tiranës, për ta shijuar dhe pjesëmarresit në event.
Diskutimi vazhdoi me guidat turistike, ku znj Ardiola Alikaj, president e shoqatës së Guidavet ë Shqpipërisë, vlerësoi lart rëndësinë e gjithë itinerareve të prezantuara, nevojën e madhe për këtë diversifiikm të itinerreve dhe produkteve turistike duke përfshirë komunitetin. Znj Alikaj sugjeroi që këto itinerare jo vetëm të përdoren nga guidat që bëjne turet në Tiranë, por dhe të ofrohen si leksione në kurset që bën kjo shoqatë për licensimin e guidave të SHqipërisë.
Më tej znj Eni Dare, përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Promovimit të Turizmit në Agjencinë Kombtëtare të Turizmit, u shpreh shumë e entuziazmuar për gjithë punën e paraqitur dhe për ndihmën e madhe që japin projekte të tilla për turizmin. Ajo tha që këto ture duhet të promovohen edhe nga AKT, agjencia që ajo përfaqëson pasi ndihmojnë dhe shpërndarjen e turistëve nga qendra drejt zonave dhe komuniteteve rurale.
Ajo iu përgjigj pozitivisht një krej rekomandimeve të projektit Tirana Heritage Routes, që kudo në këto site historike tabelat duhet të zvendëësohen dhe të tregojnë sinjalistiken e saktë dhe historinë e saktë, duke premtuar se këtë rekomandim do e percillte te institucionet kompetetente.
Guidat e pranishme ngritën mjaft cështje si ajo e menaxhimit të plehrave, apo dhe sinjalistike dhe infrastruktura për ti cuar turistët në këto zona rurale.
Ndërkohë të gjithë të ftuarit u pajisën me shumë materiale të projektit, turet, pjesë nga studimi I projektit dhe shumë tekste storytelling për turet e mësipërme.
Në fund të gjithë shijuan dhe degustimin e produkteve të vajit të ullirit të ofruar nga znj Silva Subashi e cila gjithashtu si një banore e komunitetit local edhe për historinë e ullinjve, dhe zonës së saj dhe të produkteve që ajo krijon dhe promovon.

Projekti arriti të prodhojë:
Një studim historik me storytelling I domosdoshëm për guidat e Tiranës
• 5+1 itinerare tematike ne rrethinat e Tiranes
• 10 biznese lokale të përfshira në këto itinerare
• 10 video të destinacioneve turistike ne rrethinat e Tiranës
• 1 video përmbledhëse të gjithë potencialeve turstike të Tiranës
• 10 rekomandime per institucionet shteterore, Bashkine Tirane për përmirësimin e turizmit në zonat rurale
• 15 artikuj me storytelling te botuar ne portalin visit-tirana.com
• Nje databaze të publikuar online në portalin visit-tirana.com jo vetëm të tureve me pershkrime, dhe harta, por dhe foto video me dron, të cilat janë publikuar dhe në youtube të Visit Tirana
Te gjitha këto arritje dhe materiale nuk ekzistonin para se zbatohej projekti Tirana Heritage Routes, I cili tashmë ka dhënë një vlerë të shtuar dhe një paketë të plotë për turizmin në Tiranë.


Heritage Roots – Visit Tirana 

Share this article

Other News to Read

Rrugët e Trashëgimisë së Tiranës- 5+1 itinerare të reja për Tiranën

Pesë itinerare të reja tematike që kombinojnë historinë, kulturën, trashëgiminë, natyrën dhe komunitetin në rrethinat e Tiranës u…

Çfarë të bësh në Tetor 2026 në Tiranë

Çfarë të bësh në Tetor 2026 në Tiranë. Tetori në Tiranë është një muaj i gjallë dhe plot…

Çfarë të bësh në Shtator 2026 në Tiranë

Shtatori shënon fillimin e një sezoni të ri kulturor. Kontrolloni programin e teatrove, galerive, qendrave kulturore dhe vendeve…

Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike

Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike. Në zemër të Tiranës, ndodhet Kalaja e Tiranës në rrugën…