Çfarë të bësh në Maj në Tiranë
Tirana është plot me turistë. Muaji maj është muaji më i frekuentuar për ata që duan ture ditore në Tirana. Moti është i ngrohtë por jo i nxehtë. Ndërkohë që shtohen aktivitetet outdoor si ato kulturore por dhe ecjet në natyrë. Dajti është atraksioni i preferuar, ndërkohë që tani u hap dhe parku i aventurave. Por dhe atraksionet e tjera jashtë Tiranës fillojnë të frekuentohen duke gjallëruar pak më shumë fshatrat dhe agroturizmat që janë hapur në periferi.
Eventi me i madh i ketij muaji eshte Giro d’Italia, qe zhvillohet per here te pare ne Tirane. Giro d’Italia per here te pare ne Shqiperi – Visit Tirana
Kujdes, në 11 maj në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, cka mund të sjellë një situatë pak më kaotike, zhurma dhe ndoshta dhe mitingje në zonat kryesore. Ky kujdes vlen për turistët që mund të shmangin grumbullimet në ditët afër zgjedhjeve.
Çfarë të bësh në Maj
Muaji maj nis me Ditën e 1 Majit, një ditë pushimi në Shqipëri. Ndryshe nga vendet e tjera të botës, këtu nuk ka protesta, ose janë të rralla, për shkak të të kaluarës tonë komuniste që e ka ngulitur 1 Majin si ditë feste e pushimi. por dhe për shkak të mungesës së Sindikatave që të organizojnë punëtorët. Kështu që për 1 maj, punëtorët festojnë me familjarët e tyre.
Më tej një festë e madhe zhvillohet në Dajt më 2-3 Maj, Locked in Paradise, kryesisht me muzikë e rritme moderne, ku 16 DJ nga bota do vijnë të performojnë për të rinjtë që duan të argëtohen.
Më tej më 2 Maj Bryan Adams këndon në Pallatin e Kongreseve
Brian Adams will sing for you for the first time in Albania on May 2nd at the Palace of Congresses.
Më 3 Maj, niset treni i ëndrrave nga Tirana në Shkodër, me miq të Heminguej. Ky event i quajtur Andrra në tren organizohet për të 7 vit rresht. Kodi i veshjes eshtë i viteve 20-30
Një tjetër event është ai për ditën e Europës, në Teatrin e Operave dhe Baletit. Simfponia Albanoi do të luhet për herë të parë si premierë botërore nga kompozitori Vaso Tole, si pjesë e një koncerti të Orkestres se Radio Televizionit Shqiptar.
Pas zgjedhjeve të 11 Majit, eventet do rikthehen sërish. Nga 15-16 Maj një takim i rëndësishëm i liderëve të BE do zhvillohet në Tiranë. Përgatitjet janë duke u zhvilluar dhe eventi do mbahet pas Bustit të Skëndërbeut.
Në 17 Maj mos harroni të ndiqni Eurovizionin pasi Shqipëria me këngën Zjerrm të Shkodra Elektronike është vërtet favorite për të fituar. Eurosong Contest zhvillohet në Bazel të Zvicrës.
Nga 21-31 Maj mund të shijoni Festivalin e Resë, ku cdo ditë do ketë grupe e supriza të mrekullueshme dhe duke e kthyer instalacionin REja në një vendgrumbullim shumë të këndshëm. Gjithe eventet i gjeni ketu: events Archive – Visit Tirana
Rekomandimet tona
Aktivitetet outdoor janë të shumta në maj. Ne ju rekomandojmë dhe turin e bicikletave që organizohet nga Green Tirana. Këto ture i gjeni këtu
Nëse do shijoni eksperiencat tona autentike, ju lutem rezervoni këtu. Ja dhe lista e muzeumeve të Tiranës: Museums in Tirana – Visit Tirana.
Nëse jeni në Tiranë për herë të parë, ja dhe atraksionet që duhet të vizitoni: Attractions – Visit Tirana
Mos harroni të merrni pjesë në TiranaPhotoFestival2025, dhe te aplikoni me fotot e Shqipërise mesdhetare
Tags:
Other News to Read
Çfarë të bësh në Korrik në Tiranë
Mirë se vini korrik! Është koha për t’u zhytur në thelbin e verës: Tirana është destinacioni më i…
Sofra e Tiranës- festa e traditës kryeqytetase
Prej 31 vitesh Sofra e Tiranës është një event i shumëpritur nga komunuiteti tirons
International Tirana Photo Festival 2025 – Mesdhe
International Tirana Photo Festival 2025 – Mesdhe, Edicioni i 8
Studim i ri i ADN-së konfirmon prejardhjen ilire të shqiptarëve
Studim i ri i ADN-së konfirmon prejardhjen ilire të shqiptarëve