Muaji Maj, 2023
Tirana si kryeqytet ofron për të gjithë hapësira të ndryshme për të kaluar kohën tuaj sipas mundësive dhe dëshirave.
Pikat turistike që janë të listuara në faqen tonë tashmë ju do ti gjeni bashkë me informacionet dhe vendodhjen e tyre. Gjithashtu rrugicat e qytetit janë shumë të ngrohta dhe ftuese me bisedat e vendasve, një furrë buke me produkte të shijshme, fruta e perime të freskëta plot ngjyra, kafene që gumëzhijnë në cdo cep. Dita dhe nata plot me lëvizje. Aktivitete artistike dhe kulturore që mund ti ndiqni në institucionet përkatëse por edhe ato në gjendje të lirë nga artistë që ekspozojnë në rrugë apo hapësira alternative.
Dita e parë e Majit është ditë pushimi dhe është “Dita e Punëtorëve”. Kjo ditë kujton protestën në Amerikë për të drejtat e punëtorëve, ku u kërkua të vendosej 8 orarëshi i punës. 5 Maji është gjithashtu ditë pushimi në disa institucione, sepse përkujtohen Dëshmorët e Kombit.
Festivali Eurovizionit / Eurovision Song Contest 2023
Shqipëria do të përfaqësohet në Festivalin Europian me Albina dhe familja Kelmendi me këngën "Duje”. Një tekst prekës dhe të kujton marrëdhëniet e bukura që cdo familje ka në fillimet e saj me plot kujtime fëmijnore dhe tani shtëpia është bosh. Eurovision 2023 është edicioni i ardhshëm i 67-të i Eurovision Song Contest. Këtë vit do të zhvillohet në Liverpool, UK-Mbretëria e Bashkuar.
Festivali i ngjyrave/ Colour Day Festival 2023
Festivali i ngjyrave, dita ku të rinjte luajnë me bojra pluhuri dhe kënaqen, të shoqëruar nën muzikën e përzgjedhur të dj. Ky festival zhvillohet për të 4-tin vit radhazi në sheshin Nënë Tereza
Eventet në Tiranë
Eventet ditore i gjeni te faqja jonë të përditësuara sipas datave dhe orareve përkatëse
Natyrë
Ndërsa qyteti do të gumëzhijë nga aktivitetet, ne ju rekomandojmë që fundjavave të shkoni në atraksionet natyrore të Tiranës. Një ide shumë e mirë për një fundjavë aventure me familjen ose shoqërinë është një ditë në Parkun e Aventurave në Dajt. Destinacion mjaft i preferuar është dhe Liqeni i Bovillës, Syri i Cikllopit, Kanionet e Erzenit. Ndërsa për piknik mund të shkoni në Liqenin e Farkës, Pezë, Petrelë etj.
Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë: Rekomandime hotelesh: Unik Hotel
Rekomandime restorantesh: Restorant Veranda, Gambero Gourmet, Amo Sushi, Pizzeria Pavarotti
Muaj të bukur e të mbarë në Tiranë!
Pranvera ka hyre edhe me shira gjate muajit prill. Serish koha eshte e ngrohte, e bukur dhe nese ke veshjen e duhur shijon ecjet ne shi.
Çfarë mund të bëni në Prill 2023 në Tiranë
Moti i ngrohtë, atmosfera pranverore, aktivitetet e shumta janë disa nga arsyet që duhet të vizitoni Tiranën në prill. Është muaji më i lulëzuar në çdo kuptim. Pranvera ka ardhur me reshje shiu gjatë këtij muaji. Edhe një herë, moti është i ngrohtë, i bukur dhe nëse keni veshjen e duhur, mund të shijoni ecjen në shi.
Një aventurë pranverore
Ecja në parqe, Liqeni Artificial i Tiranës, Parku Rinor, Bulevardi i Ri apo udhëtimi në zonat rurale është gjëja më e mirë që mund të bëni në muajin prill. Vizitoni liqenin e Bovillës, liqenin e Farkës, Pezën, Helmesin, Shëngjergjin dhe ujëvarën, Pëllumbasin dhe shpellën, Prezën, Kalanë e Petrelës, Tujanin apo Malin me Gropa, - të gjitha këto vende ofrojnë një natyrë spektakolare që lulëzon në prill.
Jashtë Tiranës
Nëse udhëtoni jashtë Tiranës do të mahniteni nga shumëllojshmëria e peizazheve. Në kontrast me qytetin shumë modern dhe të gjallë të Tiranës, fshatrat përreth janë vërtet të bukur dhe plot gjelbërim. Janë disa ferma agroturistike që do t'ju bëjnë përshtypje me ushqimet e tyre të shijshme organike të gatuara ende në shijen tradicionale shqiptare. Merrni pak ajër të pastër në një atmosferë relaksuese. Ju rekomandojmë të shikoni faqen tonë (jashtë Tiranës) dhe të zgjidhni një vend për të vizituar sidomos gjatë fundjavave.
Ngjarje të tjera
Tirana po bëhet një qendër e njohur për evente, duke tërhequr artistë dhe interesim të huaj. Është një qytet energjik me një popullsi shumë të re. Këngëtaret me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë performuar në sheshet e Tiranës, në një atmosferë fantastike.
Për shumë ngjarje të tjera që do të ndodhin në Tiranë gjatë muajit prill mund të klikoni këtu http://www.visit-tirana.com/things-to-do/events
Kupa e Unifikuar
Special Olympics Albania ju fton të luani Unified, në Kupën e Gjithëpërfshirjes në disiplinën e Basketbollit 3x3 duke festuar sportistët tanë në kuadër të titullit “Tirana City European Sports 2023”.
Komuniteti do të takohet më 8 Prill, së bashku në Parkun Olimpik Feti Borova me gjimnazet, organizatat e klubeve sportive që janë të unifikuara me sportin, garat dhe festivalet e bashkisë së Tiranës. http://www.visit-tirana.com/things-to-do/events/show-event/2410/unified-cup
Expo Turizëm
Panairi vjetor ndërkombëtar i turizmit, 365 Dita e Turizmit, prezanton Edicionin e 5-të të tij. Me pjesëmarrjen e bizneseve turistike, operatorëve turistikë nga i gjithë rajoni. Gjatë panairit do të mbahen forume, takime, promovime. http://www.visit-tirana.com/things-to-do/events/show-event/2401/expo-tourism
Carmina Burana
“Carmina Burana” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si një bashkëpunim i trupës artistike të TKOB-së dhe Filarmonisë së Kosovës, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOB http://www.visit-tirana.com/ gjëra për të bërë/ngjarje/show-event/2419/carmina-burana
***
Këtu në këtë material mund të lexoni gjithashtu informacione dhe ngjarje që ndodhin në mbarë botën për të kujtuar ditën e tokës dhe librat.
Gëzuar Pashkët!
9 prill data e shënuar për besimtarët katolikë që kremtojnë ringjalljen e Krishtit. Çdo vit ata ndjekin shërbesat katolike të Pashkëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Ndërsa Pashkët Ortodokse festohen në 16 Prill.
Dita e Tokes
Dita e Tokës është një ngjarje vjetore më 22 Prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. E mbajtur për herë të parë më 22 prill 1970, tani përfshin një gamë të gjerë ngjarjesh të koordinuara globalisht nga EARTHDAY.ORG (dikur Rrjeti i Ditës së Tokës) duke përfshirë 1 miliard njerëz në më shumë se 193 vende. Tema zyrtare për vitin 2023 është Invest In Our Planet. Në vitin 1969 në një Konferencë të UNESCO-s në San Francisko, aktivisti i paqes John McConnell propozoi një ditë për të nderuar Tokën dhe konceptin e paqes, që fillimisht të ishte https://en.wikipedia.org/wiki/Earth_Day
Dita Botërore e Librit
Dita Botërore e Librit, e njohur edhe si Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit ose Dita Ndërkombëtare e Librit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtën e autorit. Dita e parë botërore e librit u festua më 23 prill të vitit 1995 dhe vazhdon të njihet në atë ditë. Një ngjarje e lidhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë vërehet në mars. Me rastin e Librit Botëror dhe të Drejtës së Autorit https://en.wikipedia.org/wiki/World_Book_Day
Shijoni natyrën! Ka shumë vende të bukura natyrore në Tiranë ku mund të shijoni pranverën. Për një eksperiencë unike ju rekomandojmë udhëtimin me teleferik me Dajti Express në malin e Dajtit.
Disa sugjerime nga Visit Tirana se ku të hani dhe të flini ndërsa jeni në Tiranë:
Për një qëndrim të këndshëm në hotel këtu është Hotel Unik për vendndodhjen e tij të mahnitshme, komoditetin dhe dhomat moderne dhe shërbimin e shkëlqyer.
Shijoni dhe shijoni një eksperiencë ushqimore mesdhetare në Restorant Veranda në TEG.
Për dashamirët e sushit, mund të provoni varietete tasash sushi në Restorant Amo Sushi në TEG.
Restorantet e rekomanduara: Gambero Gourmet, Pizzeria Pavarotti
UDHËTIM DITOR
Nëse dëshironi të eksploroni vende të tjera dhe atraksione natyrore në Tiranë, këtu do të gjeni një listë të tureve që ne organizojmë. http://www.visit-tirana.com/sq/eksploro-tiranen/ture-ne-tirane/vizita-ditore-ne-tirane
Jeni të mirëpritur të merrni pjesë në konkursin tonë fotografik në Instagram #TiranaSpring2023, të postoni foto të pranverës në Tiranë dhe të na hashtagoni. Paç fat!
Kalofshi bukur në muajin Prill në Tiranë!
Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë.
Është koha kur mund të admironi lulëzimin e pemëve te Parku i Madh i Liqenit, te rruga e Kavajës, te Xhamlliku dhe pemët përgjatë lumit Lana.
Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi të shijojnë natyrën.
Marsi pritet me shumë entuziazëm nga ne shqiptarët për shkak të disa ditëve të shënuara si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit.
7 Marsi dhe 8 Marsi
Dikur 7 Marsi, festa e Mësuesve festohej duke shkuar te shtëpitë e mësuesve. Një grup nxënësish, më të mirët, shkonin me lule ose dhurata për të falenderuar mësuesin për mësimdhënien dhe ai ose ajo i priste me gjithë të mirat. Sot 7 marsi ende festohet, por brenda mjediseve të shkollës, dhe tradita e luleve vazhdon.
8 Marsi dikur ishte dhe Festa e Nënave, ku ishte një moment për të falenderuar nënat tona që na rritën dhe mbështetën. Në këtë ditë të gjithë ndihmonin nënën që të mos lodhej me punët e shtëpisë dhe i bënin dhurata. Sot ka marrë kuptimin e festës ndërkombëtare të Gruas si kudo në botë. Përsëri shumica e grave preferojnë të festojnë, duke dalë për drekë apo darkë me koleget apo mikeshat e tyre, megjithatë ka plot gra që protestojnë për më shumë të drejta dhe mundësi e barazi me burrat.
14 Mars- Dita e Verës
Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në Tiranë, ku çdo vit ka pasur aktivitete të shumta.
Në ditën e festës së Verës do të mbahet koncerti i shumëpritur i Malumës, këngëtarit me famë botërore. Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” dhe Maluma pritet të ngjitet në skenë në darkë.
22 Mars-Dita e Novruzit
Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri. Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.
Shijoni natyrën
Ka plot vende të bukura natyrore në Tiranë ku mund të shijoni ardhjen e pranverës. Për një eksperiencë unike ne ju rekomandojmë një udhëtim me teleferik me Dajti Ekspres drejt malit të Dajtit, për një panoramë fantastike të Tiranës.
Nëse do të pyesnit për hotel me pamje të bukur nga liqeni i Tiranës, me dhoma moderne të rehatshme, ne do t'ju sugjeronim Unik Hotel.
Nëse dëshironi të eksploroni vende dhe atraksione të tjera natyrore në Tiranë, këtu gjeni një listë me turet që ne organizojmë.
Në fillim të marsit hapet dhe konkursi sezonal #TiranaSpring2021, merrni pjesë duke postuar fotot në Instagram të pranverës në Tiranë.
Kujdesuni për veten dhe shijojeni Marsin në Tiranë!
Muaji Shkurt eshte kaq i mirepritur pas muajit te pare te vitit, qe konsiderohet i zymte dhe i ftohte. Shkurti eshte muaji i dashurise, pasi Festa e Shen Valentinit zbukuron gjithe muajin duke qene ne mes te tij. Vec kesaj mimozat celin duke sjelle me prane pranveren, dhe dita nis e zgjatet pak nga pak edhe pse eshte ende ftohte. Edhe pershtypja se eshte muaji me i shkurter, e ben me te afert pranveren.
Tirana zbukurohet dhe per Shen Valentin, po keshtu dhe dyqanet ofrojne dhurata te shumta, dhe agjencite turistike ofrojne paketa pa fund per te dashuruarit.
.
Kete vit Tirana eshte Kryeqyteti Europian i Sportit 2023. Pas pergatitjes se kalendarit te aktiviteteve muajin e pare, ne shkurt nisin aktivitetet e para kryesisht disa kamionate me shkollat, si karate dhe shah.
Me 11 shkurt, Tirana feston 103 pervjetorin e saj si Kryeqytet i Shqiperise. Ka ceremoni kryesisht historike, ekspozita, aktivitete te ndryshme seminare e konferenca.
Me 14 shkurt suprizoni te dashuren tuaj me nje dite te paharruar ne Unik Hotel, apo nje darke fantastike ne Spicy Tirana, ne Amo Sushi ne Teg, apo Veranda Restorant ne Teg.
Me 21 Shkurt eshte Dita Nderkombetare e Guidave Turistike dhe do kete aktivitete te shumta per turizmin, me pjesemarrjen e guidave turistike.
Evente Kulturore
Mos humni gjithe aktivitetet kulturore te Teatrit te Operas dhe Baletit. Ketu gjeni dhe kalendarin deri ne fund te shkurtit.
Shfaqjet e Teatrit Kombetar jane cdo 4-5 dite te ndryshme dhe i gjeni ne kanalet sociale te Teatrit Kombetar.
Mos harroni te postoni cdo foto nga Tirana per dimrin deri ne 28 Shkurt, duke perdorur hashtagun #TiranaWinter2023. Shijojeni shkurtin e shkurter, muajin e fundit te dimrit qe paralajmeron pranveren.
Tesksa hyn te dera ndien ngrotesise dhe mikpritjen. Me nje arkitekture te thjeshte dhe linja te pastra, ngjyra te ngrohta dhe me dritare qelqi nga tavani deri ne dysheme qe lejojne driten te depertoj dhe reflektoje ne tavolinat e sistemuara ne menyre elegante. Me nje menu te larmishme te frymezuara nga nena. Tradita familjare e nderthurur plot shije me ate mesdhetare ku aromat te ftojne ti shijosh. Cdo pjate ka vecantine dhe kushdo mund te porositi ato cka preferon, ashtu si supa apo sallata e sherbyer ne tas buke.
Jeni te mirepritur ta provoni kete mjeshteri gatimi ku buka kthehet ne art dhe kombinim shijesh. A nuk themi qe familja eshte shume e rendesishme, ketu do ta ndjeni veten si ne shtepi. Nje familje e angazhuar por edhe me staf te ardhur nga jashte qe jane te perkushtuar po aq sa dhe stafi shqiptare duke mesur me shume per kulturen tone.
Restorant dhe Piceri Veranda është një nga restorantet më të këndshëm në Tiranë ndodhur në Qendrën TEG. Te Veranda gjithkush e gjen veten: një çift i dashuruar me këndin e tyre më të veçantë intim; familjaret per nje dreke apo darke, grupe pune apo shoqërore që dëshirojnë të pinë një koktejl dhe të relaksohen nën tingujt e muzikës. Edhe fëmijet kanë këndin e tyre të lojrave në dispozicion, një menu të tyren me vizatime dhe lojra të ndryshme për ti mbajtur të stimuluar dhe nje menu të veçante me ushqime të shumëllojshme. Kuzhinen me baze italine dhe picat e shkëlqyera ne furrë druri, supen dhe sallaten ne tas buke, shtepine ketu do ta gjeni. Po erdhe njëherë, do të duash të vish gjithmonë. Blerta Meta
Dekori me dritat festive dhe pema e Krishlindjes qendron në sheshin Skënderbej deri dy javët e para të Janarit, kështu kemi ende mundësi të shijojmë kryeqytetin. Një vizitë në sheshin “Skënderbej”, një kafe te Pazari i Ri, apo një dreke te Kalaja e Tiranës do t’ju shijojë shumë këto ditë të ftohta janari. Jepini ngjyra Janarit të zymtë duke vizituar muze, galeri arti, apo një shfaqje teatrale.
Nëse jeni shpirti aventurier, zona e Shëngjergjit do t’ju befasojë në Janar, ku zakonisht Liqeni i Lepurit ngrin dhe mund të bëni ski në akull.
Ndërsa Mali me Gropa ofron pamje spektakolare në këtë muaj, ku qendron i mbuluar me borë, duket sikur je në një botë tjetër.
Për familjet Mali i Dajtit është një mundësi më afër kryeqytetit dhe ku mund të argëtohet gjithë familja duke luajtur me dëborë.
Një ndër atraksionet natyrore të veçanta në Tiranë është dhe Syri i Ciklopit në fshatin Krrabë, ku vlen të vizitohet në çdo stinë.
Për të kaluar fundjava familjare të ngrohta, ne ju sugjerojmë bujtinat e ndryshme nëpër fshtatrat e Tiranës, ku do t’ju mirëpresin me gatime tradicionale pranë zjarrit të ngrohtë të oxhakut.
Nëse jeni velur nga gatimet e Vitit të Ri plot kalori, ne ju rekomandojmë të ndryshoni pak shijen dhe të provoni gatime gourmet te restorant Gambero, për adhuruesit e sushit shkoni të Amo Sushi, ndërsa te restorant Habitat do të provoni gatimet e freskëta të detit shumë të shijshme. Ndërsa akomodimin ne sugjerojmë Unik Hotel për pamjen fantastike të Liqenit dhe suitat moderne dhe komode.
Këtë muaj do të ketë dhe evente interesante në Tiranë, për të qenë të përditësuar hapni këtë link.
Në 6 janar, dita e Epifanisë e quajtur ndryshe Dita e Ujit të Bekuar, festohet nga besimtarët ortodoksë dhe katolikë. Më së shumti festohet në jug të Shqipërisë ku një kryq prej druri hidhet nga një prift në det, lumë apo liqen dhe të rinjtë garojnë për ta marrë të parin kryqin e hedhur. Sipas ritit, personi i parë që merr kryqin do të këtë një vit të bekuar.
Pas suksesit të restorantit të parë në zemër të Tiranës, Amo Sushi, restoranti më i preferuar aziatik në kryeqytet, tashmë hap një tjetër restorant po kaq unik dhe inovativ në Qendrën TEG.
Tërësisht me një filozofi të re, Amo Sushi vjen me Amo Poké, një formulë e shëndetshme, e freskët, e shpejtë dhe shumë trendi në gjithë vendet e zhvilluara të botës. Sot të konsumosh ushqime të shëndetshme, me përbërës që vetëm forcojnë shëndetin tuaj, nuk është trendi por mençuri për të jetuar gjatë dhe për të qënë gjithmonë energjik.
Në Qendren Teg, Amo Sushi gjithashtu iu përshtat formatit që kërkon një qendër tregtare ku klientët vijnë për një shopping, për një argëtim, kinema dhe përse të mos konsumojnë dhe një ushqim të shëndetshëm dhe të shpejte (formati fast food). Ju porosisni dhe ushqimin dhe ta mund ta konsumoni aty në tryezat e restorantit të dizenjuar këndshëm, ose ta merrni me vete “take away”
Formula
Formula këtu është ndryshe nga Amo Sushi te Kullat Binjake. Sapo mbërrini në banak, ju jepet një fletë ku ju zgjidhni me tik gjithë preferencat tuaja. Pra në një fare mënyre duket se pjatën tuaj do ta gatuani vetë. Zgjidhni fillimisht madhësinë e tasit, pastaj bazën e ushqimit, oriz ose sallatë, dhe se treti proteinën, 3 apo 4 te tilla, sipas madhësisë së porosisë tuaj. Proteinat jane krudo (si salmon i marinuar, ton krudo, tartar) ose dhe te gatuara (si salmon i gatuar, pule, oktapod, ton I skuqur etj).
Më pas zgjidhni ingredientët shtesë: avocado, misër, karrota etj, zgjidhni deri dy salca, dhe në fund një topping, susam, bajame, pistak etj. Normal një pije për të shoqëruar dhe ushqimin tuaj. Ju vetem klikoni te fleta juaj të gjithë këta përbërës dhe më pas gjithcka përgatitet në një kohë të shpejtë, për maksimumi 10 min.
Teknologjia
Kur porosisni ju jepet një pajisje e këndshme e cila është dhe sinjali i ushqimit tuaj kur të jetë gati. Ju mund të lëvizni me pajisjen në dorë që mban një numër të caktuar, dhe më pas mund të lëvizni ose të uleni. Kur porosia është gati sinjali ju vjen te pajisja juaj. Kjo është komode për të kursyer vajtjen shpeshherë te banaku, por dhe per te kursyer thirrjen e stafit për ushqimin tuaj që është gati.
Të gjitha këto janë risi që rrisin shërbimin ndaj klientit, ju bëjnë të ndiheni më komodë dhe të shërbyer në mënyrë dinjitoze. Nuk do ju mungojë dhe profesionalizmi i stafit të padukshem në kuzhinë dhe i recepsionit front-door qe merr dhe jep porosine tuaj. Të gjithë të rinj, të motivuar, të trajtuar me dinjitet nga kjo kompani. Ejani zbuloni risitë e Amo Sushi Teg. E sigurt që do ktheheni gjithmnonë.
Xhubleta, dijeberja, mjeshtëria dhe format e përdorimit, u regjistrua në UNESCO më 30 nëntor 2022 (17.COM) në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje Urgjente.
Xhubleta është një veshje e punuar me dorë e veshur nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Kryesisht e zeza me motive shumëngjyrëshe të qëndisura, procesi i përpunimit përfshin përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike. Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit, duke treguar statusin social dhe ekonomik të mbajtësit. Megjithatë, përdorimi dhe prodhimi i tij ka qenë në rënie gjatë dekadave të fundit për arsye socio-politike dhe ekonomike. Politikat e reja të vendosura nga sistemi socialist në vitet 1960 ndryshuan modelet tradicionale kulturore, duke sjellë ndryshime në jetën e përditshme të komuniteteve malore dhe përdorimin dhe prodhimin e Xhubletës. Duke qenë se gratë duhej të punonin në kooperativat socialiste bujqësore, Xhubleta nuk ishte më praktike për jetën e përditshme. Për më tepër, kolektivizimi shtetëror çoi në mungesën e lëndëve të para për prodhimin e tij. Sot, pak gra posedojnë njohuri për të gjithë procesin dhe transmetimi tradicional i bazuar në familje është i rrallë. Megjithatë, veshja ka ruajtur domethënien e saj shoqërore dhe shpirtërore dhe ende konsiderohet pjesë përbërëse e identitetit malësor.
Me shume
Krijoni kujtime të reja nën pemën e Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej në Tiranë. Ka kaq shumë për të shijuar në Tiranë duke filluar me: Fshatin e Festave, blerjet e dhuratave, patinazhi në qendër dhe shumë të tjera. Kryeqyteti ynë është stolisur me drita shumëngjyreshe në çdo cep. Në këtë artikull duam t’ju tregojmë disa këshilla dhe vende se si mund ta shijoni më shumë këtë muaj në Tiranë. Si cdo vit, pema ndizet me 6 Dhjetor.
Panairet e Krishtlindjeve
I pari pazar Krishtlindjesh hapet ne Rogner me 4 dhjetor, nga OSAAB, nje panair krishtlindjesh bamiresie, te ardhurat e te cilit do perdoren per femijet ne nevoje. Ky eshte Panairi Nderkombetar i 21 i Krishtlindjeve, dhe eshte falas per te gjithe
Fshati i festave në sheshin Skënderbej
Sheshi Skënderbej është qendra e festave në Tiranë. Një fshat i improvizuar me shtëpiza druri është vendosur në sheshin më të madh të kryeqytetit. Shtëpizat janë kthyer në: dyqane artizani dhe suvenire, bare dhe restorante. Një atmosferë e këndshme ku mund të shijoni me familjen dhe miqtë tuaj.
Kalaja e Tiranës
Një vend që duhet të jetë patjetër në listën e vendeve që duhen frekuentuar në Tiranë në çdo kohë të vitit jo vetëm në Dhjetor. Gjeni një vend të ngrohtë ku të uleni dhe të shijoni një pije të ngrohtë apo të provoni gatime të kuzhinave të ndryshme në restorantet që ndodhen brenda në kala. Nëse dëshironi të blini një dhuratë të veçantë ne ju sugjerojmë të ndaloni në dyqanin e Subashi Olive Oil Shop. Aty do të gjeni paketime të ndryshme të krijuar për këto ditë festash.
Pazari i Ri
Pazari i Ri ëshë një tjetër pikë e rëndësishme e qytetit që vlen të vizitohet dhe në Dhjetor. Sapo futesh në Portën e Pazarit të Ri surprizohesh nga dritat vezulluese dhe dekori festiv. Një vend ku gjen pak nga të gjitha, një markat me fruta perime dhe produkte të freskëta bulmeti, i rrethuar nga të gjitha anët me dyqane, bare të vogla dhe restorante të këndshme.
Shijoni shtëtitjet nëpër rrugët e ndriçuara me dritat festive
Rrugët më të bukura për foto janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Shëtitorja “Murat Toptani”, Rr. Myslym Shyri, Rruga e Kavajës dhe gjithë zona e ish-Bllokut.
Shijoni dëborën nëpër malësite e Tiranës
Tirana është me fat që në distancë jo të largët gjendet Mali i Dajtit, i cili qendron i veshur me dëborë pothuajse gjithë dimrin. Nëse doni të shkurtoni kohën dhe të shijoni pamjen, merrni teleferikun e Dajti Ekspres për të mbërritur në malin e Dajtit.
Për një aventurë dimërore dhe autentike ne ju rekomandojmë zonën e Shëngjergjit të malësisë së Tiranës. Rehatohuni në shtëpitë mikpritëse të Shëngjergjit dhe shijoni gatimet tradicionale të zonës.
Blerjet për festat në qendrat tregtare
Kaloni kohë dhe argëtohuni me familjen dhe miqtë tuaj nëpër qendrat tregtare të Tiranës. Gjeni dhuratat speciale për këto festa në: Toptani Center, TEG, QTU, Ring Center dhe Megatek.
Mos humbisni eventet në Tiranë
Në këtë muaj shfrytëzoni ditët e pushimeve për të kaluar kohë me njerëzit tuaj të dashur dhe ndiqni aktivitetet argëtuese që do të organizohen në kryeqytet.
Disa prej eventeve që janë njoftuar deri më tani që priten të mbahen në Dhjetor:
Ku të hani dhe flini në Tiranë?
Nëse po kërkoni një hotel elegant, ne ju rekomandojmë Hotel Unik pranë Kopshtit Zoologjik. Hoteli me pamje nga liqeni artificial, ofron akomodim luksoz dhe shërbim të cilësisë së lartë.
Nëse jeni fans i gatimeve mesdhetare dhe italiane, kryesisht picave, ju rekomandojme Veranda Restaurant, afer Tegut ku do shijoni pjata speciale te nje kuzhine shume te shijshme, pica ne furred druri, koktejle te mrekullueshme dhe te shijoni dhe pamjen ne tarance. Veranda ka nje vecanti, nese vini njehere gjithnje do ktheheni serish.
Provoni shije të reja duke darkuar me familjen dhe miqtë tuaj në Gambero Gourmet. Një restorant gurme i rafinuar dhe shërbim të shkëlqyer pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.
Nëse jeni fansa të kuzhinës Aziatike, AMO Sushi është vendi i duhur. Me një venddodhje strategjike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, restoranti ofron sushin më të mirë në kryeqytet dhe gatime të tjera të kuzhinës aziatike. Ahh, se harruam, ofron edhe “All you can eat formula”.
Këto ishin sugjerimet tona për këtë muaj.
Ju urojmë një muaj sa më të bukur dhe të mbushur me surpriza të këndshme!
Qe nga emri qe ka te ben me kurioz per ta vizituar, bar restorant dhe piceri Veranda gjendet me dy lokacione te ndryshme ne pikat hyrese/dalese te Tiranes. Vendodhja e tyre e pare eshte pran qendres tregtare TEG ndersa vendodhja tyre tjeter eshte prane qendres tregtare QTU.
Per dike kur permend qendren tregtare mund ta mendojne si nje restorant te rendomt por qe te kuptosh se kush eshte restorant Veranda duhet vetem ta vizitosh .
Per disa te tjere kur permend qender tregtare dhe restorant aty prane jane te mendimit se po shkojne ne nje vend te ngjashem me parajsen sepse ku ka me mire dhe blerje neper dyqane dhe ushqime te mrekullueshme.
Por te vizitosh restorant Veranden eshte e tera nje kenaqesi dhe eksperience me vete.Me nje ambjent per familjar, te shoqeruar me kend lojerash per femijet , apo me kende speciale dhe te vecanta per cifte dhe jo vetem por edhe ambjent i pershtatshem per grupe shoqerore apo per dreka/darka pune . Nuk e di per juve por per mua kesaj i thone te kesh nje pakete all inclusive ne nje vend te vetem . Nje e vecante tjeter e ketij vendi jane dhe kokteilet e shijshme qe mund ti konsumojme ne nje pamje te mrekullueshme perendimi te cilin mund ta shijosh ne veranden e restorantit.
Ah per pak harrova … ne restorant veranda mund te shijoni picat e mrekullueshme dhe te shijshme te gatuara ne furre druri te cilat te lene mbrersat me te vecanta qe mund te keni provuar ndonjehere.
Me keto eksperienca te bukura dhe te shijshme mund tju them moton qe ata vete perdorin …
Po erdhe njëherë, do të duash të vish gjithmonë.
Muaji nëntor është vjeshta e vërtetë në Tiranë, është koha e xhaketave dhe çadrës me vete. Është muaji i festave kombëtare, muaji kuq e zi. Nëntori shijohet shumë bukur duke shëtitur nëpër pikat tërheqëse të kryeqytetit, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri dhe ish-blloku.
Vizita nëpër muzeume dhe galeri arti janë një ide e mirë për të kaluar kohën dhe parë gjëra interesante. Ndërsa fundjavave mund të bëni arratisje të shkurtra drejt rrethinave të Tiranës për të shijuar vjeshtën nëpër fermat agroturistike në Baldushk, Shëngjergj, Surrel etj.
Datat e rëndësishme
28 nëntor
28 nëntori është festa më e madhe e kombit tonë. 28 nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga e gjithë Shqipëria, të bashkuar në Vlorë,shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.
29 nëntor
29 nëntori është dita e Clirimit të Shqipërisë,një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Me 28-29 nëntor do të kujtohet 108 vjetori i pavarësisë dhe 77 vjetori i Clirimit të vendit.
Dita e Clirimit te Tiranes 17 nëntor
Kanë kaluar 77 vite që nga dita e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, të Tiranës. “Rruga e Barrikadave” simbol i kësaj dite, ruan brenda vetes momente historike, të mbushua me krisma, klithma lufte dhe heronj. Në këtë ditë kanë flijuar veten 127 dëshmorë të cilët luftuan për një ideal ku ëndrra më e madhe e tyre ishte liria e vendit dhe e popullit.
Panairi i Librit 16-20 nëntor 2022
Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyese dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara.
Panairi organizohet në Pallatin e Kongreseve, nga ora 09.00 deri në orën 20.00
Hyrja falas!
Plot e përplot aktivitete të tjera që priten të organizohen nga Bashkia e Tiranës.
Vjeshta në Tiranë është një stinë e këndshme për shkak të motit të mirë, ku dielli vazhdon të ngrohë gjatë gjithë ditës dhe mëngjeset dhe netët janë të freskëta. Të gjithë ju gëzohen këtyre ditëve, veçanërisht fundjavave ku shumica e njerzëve arratisen nga zhurma e kryeqytetit drejt destinacionave natyrore nëpër rrethinat e Tiranës.
Ne u kemi kërkuar ndjekëseve tanë në Instagram se çfarë vendesh në Tiranë sugjerojnë për të kaluar një fundjavë të këndshme ku shijohet vjeshta më bukur.
Thuajse vendin e parë e zë gjithmonë Parku Kombëtar i Dajtit, si më i frekuentuari. Panorama e mahnitshme e Tiranës, hapësirat e mëdha për piknik me familjen dhe miqtë, restorantet tradicionale e bëjnë parkun e Dajtit më të preferuarin.
Zona e Shëngjergjit është kthyer në destinacion mjaft të kërkuar prej bukurive natyrore që e karakterizon këtë zonë. Ujëvara e Shëngjergjit, si dhe Liqeni i Lepurit janë dy atraksionet natyrore më të vizituarat. Në Shëngjergj janë hapur dhe disa restorante që shërbejnë gatime tradicionale, një mundësi e mirë për të shijuar natyrën dhe gatime të shijshme. Nëse ju pëlqejnë gështenjat mund të ngjiteni deri në Qafë Priskë për të mbledhur gështenja dhe për të luajtur me gjethet e vjeshtës.
Liqeni i Bovillës, rezervuari më i madh i Tiranës, tërheq mjaft vizitorë vendas e të huaj prej pamjes spektakolare që të ofron nëse ngjitesh në Malin e Gamtit.
Fshati Pezë i rrethuar nga kodrat dhe fushat e gjera mbetet i preferuar për shumë familje. Në Pezë gjendet një fushë e madhe e rrethuar me pemë të mëdha dhe në stinën e vjeshtës shtrojnë tapetin me ngjyrat e arta dhe të kuqërremta. Fëmijët dhe të rinjtë mund të luajnë në fushën e madhe, ose të kalërojnë. Është një vend ideal për të shijuar rrezet e ngrohta të diellit dhe për të bërë piknik.
Fshati Petrelë i njohur prej Kalasë së Petrelës është shumë i vizituar nga të huaj e vendas. Me pamjen fantastike të luginës së Erzenit dhe fshtratrave përreth që duken akoma më të bukur në vjeshtë, Petrela ja del të qendroj në listën e destinacioneve të preferuara. Perveç vizitës në kala, ju mund të shëtisni në qendrën e fshatit dhe të bëni ecje nëpër natyrën e bukur të Petrelës.
Liqeni i Farkës për shkak të investimeve të reja në zonën e Farkës ka marrë vëmendje dhe liqeni artificial. Fundjavave e gjen shëtitoren e liqenit plot me njerëz që shëtisin dhe sodisin pamjen e bukur të liqenit.
Parku i Madh i Liqenit Artificial mbetet më i frekuentuari dhe njëkohësisht më i populluar për shkak afërsisë me qendrën e qytetit. Një vend ku gjen forma të ndryshme argëtimi për të gjithë familjen: këndi i madh i lojërave, shëtitje me biçikleta në korsitë e dedikuara, vozitje me varkë si dhe piknik.
Këto janë vetëm disa prej sugjerimeve pasi Tirana ka shumë fshatra me liqene dhe pamje piktoreske. Nëse udhëtoni në këto vende, ndani në Instagram fotot me hashtag #TiranaAutumn2022 për konkursin e fotove të vjeshtës në Tiranë.
Tetori është një periudhë e artë, më e bukura e vjeshtës, pasi gjethet e verdha mbulojnë qytetin, dhe moti është perfekt, as shumë ftohtë as shumë nxehtë. Periudhë e mrekullueshme për aktivitete outdoor dhe për të ndjekur evente të shumta në Tiranë, që përgatiten si për vendasit dhe për të huajt vizitorë. Tetori është plot me evente, festivale, ekspozita, panaire, maratona sportive, koncerte dhe shfaqje të mrekullueshme.
Është muaji ku eventet kulmojnë, thuajse çdo ditë është e ngjeshur, dhe ju do keni mundësi të vizitoni disa evente njëherësh. Le të eksporojmë së bashku disa prej tyre që do të ngrohin ditët tuaja me kujtime të paharrueshme.
Maratona e Tiranës: 23 Tetor 2022
Maratona e Tiranës 2022 vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë. Edicioni i 6-të i këtij aktiviteti, i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës.
6-7-8-9 Tetor 2022
Nga data 6 deri në 9 Tetor, 4 ditë të dedikuara panairit të produkteve lokale dhe rajonit. Biznese dhe fermerë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do t’i bashkohen panairit për të promovuar produktet e tyre në sheshin Skënderbej.
ChoCoBa Expo - Panairi i Çokollatës, Kafes dhe Pasticerisë
Nga data 21-23 tetor në Pallatin e Kongreseve do të organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe rajon panairi i dedikuar për çokollatën, kafenë, pastiçeri dhe bukë-pjekje.
Festa e Vajit të Ullirit është një festë lokale që promovon agroturizmin e zones së Ndroqit. Ndroqi është i njohur për ullinjtë që ka për kualitetin e mirë të vajit të ullirit. Eventi është kthyer në traditë në këtë zonë, këtë vit do të organizohet në 29 Tetor nga Bashkia Tiranë.
Koncerte
LP (Laura Pergolizzi) është një artiste e famshme dhe e sukseshme si këngëtare popi dhe tekstshkruese, e njohur masivisht për këngën LOST ON YOU. LP vjen për herë të parë në Tiranë dhe do të japi koncertin në sheshin “Nënë Tereza”në 9 Tetor.
Në 2012 ajo lançoi albumin e saj të parë INTO THE WILD dhe në 2015 ajo pati sukses me albumin LOST ON YOU dhe me kengën po me të njëjtin emer, e cila akoma është një hit në mbarëbotën bashkë me këngën MUDDY WATERS.
Biletat i gjeni këtu!
Shfaqje teatrale dhe baleti
Zgjidhni eventi tuaj të preferuar dhe ruani datën!
Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:
Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel
Rekomandime restorantesh: Gambero Gourmet, Amo Sushi, Habitat Restaurant, Pizzeria Pavarotti
Tirana ofron shumëçka për të gjitha moshat. Përse mos ta zbuloni tani!
Një shtator për t'u mbajtur mend në Tiranë!
Ky shtator është i mbushur me festivale, koncerte dhe ekspozita të veçanta. Tirana në shtator t’i ofron të gjitha, një mot ideal për të shijuar shëtitje në qytet apo udhëtime në natyrë, koncerte në shesh, panaire apo aktivitete të tjera në hapësira të jashtme. Ne kemi përmbledhur se çfarë eventesh priten dhe si ta shijoni këtë muaj në Tiranë në maksimum.
Evente në Shtator
Tirana Photo Festival-Edicioni i 5-të
Tirana Photo Festival është një Festival i përvitshëm që feston artin e fotografisë dhe promovon Shqipërinë. Edicioni i 5-të premton ditë të ngjeshura me aktivitete dhe aplikime të jashtëzakonshme nga fotografë amatorë dhe profesionistë nga Shqipëria dhe vende të tjera. Ekspozita do të mbahet nga data 9-23 shtator 2022 në Galeria e Artit Tiranë, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të organizohet në datën 11 shtator, ora 17.00. Hyrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve është falas, ndërsa bileta e ekspozitës është 50 lekë (rreth 50 cent). Gjithashtu gjatë ditëve të festivalit do të organizohen punëtori fotografie me lektorë Armand Habazaj dhe Bevis Fusha. Risia e këtij viti është organizimi I Foto Safari në dy ditë me Albert Cmeta. Pjësëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë të fotografojnë natyrën dhe biodiversitetin e saj.
Koncerti i Rita Orës në sheshin Skënderbej-6 shtator
Rita Ora do të mbajë një koncert në Tiranë, Shqipëri, më 6 shtator, si pjesë e festimeve të Tiranës, Kryeqyteti i Rinisë Evropiane 2022. Hyrja është falas!
Festivali Digital Nomad është një event 3-ditor që do të lidhë nomadët dixhitalë në mbarë botën për një eksperiencë të paharrueshme në Shqipëri. Ky festival synon të prezantojë Tiranën dhe projektet e saj të reja të paeksploruara që mirëpresin të gjitha komunitetet e teknologjisë.
Mural Fest Tirana-Edicioni i 4-të
Mural Art Fest është rikthyer në Tiranë. Nga 1 shtatori deri më 30 shtator, 12 artistë ndërkombëtarë do të pikturojnë murale të ndërtesave të ndryshme në të gjithë qytetin. Ky është edicioni i katërt. Ceremonia e hapjes së prezantimit të artistëve të këtij edicioni do të mbahet në Reja, më 5 shtator.
Art dhe Kulturë
Javët Kulturore Ndërkombëtare në Shtator
Java e Kulturës Britanike (1-11 shtator)
Java e Kulturës në Suedi (12-19 shtator)
Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:
Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel
Rekomandime restorantesh: Gambero Gourmet, Amo Sushi, Habitat Restaurant, Pizzeria Pavarotti
Tirana ofron shumëçka për të gjitha moshat. Përse mos ta zbuloni tani!
Mbrëmjet e gjata buzë liqenit, koncertet te Amfiteatri i Liqenit, Kinema Verore, shëtitjet nëpër Tiranë, jeta e natës janë disa nga gjërat që mund të bësh në Tiranë në Gusht.
Një nga arsyet për të qënë në Tiranë në Gusht është koncerti i Dua Lipa së bashku me artistë të tjerë që do performojnë në Sunny Hill Festival në Tiranë, në datat 26, 27,28 Gusht.
" alt="Çfarë të bësh në Gusht në Tiranë" />
Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve në Tiranë sheh kaq shumë gjallëri në qendrat kryesore. Sheshi Skënderbej, është vendi ku mblidhen të gjithë, prindër dhe fëmijë, të rinj e të reja që shëtisin rreth e rrotull sheshit. Numri i turistëve shtohet dhe në Gusht. Nëse vizitoni gjatë paraditeve ose pasditeve Pazarin e Ri dhe Kalanë e Tiranës do të shihni që thuajse çdo ditë do të gjeni aktivitete argëtuese.
Gjatë fundjavave mund të shkoni në lumin Erzen për t’u freskuar, ose Syrin e Ciklopit apo liqenet e shumta të Tiranës. Pishinat janë një opsion tjetër dhe gjeni plot të tilla veçanërisht në periferi të Tiranës.
Për t’ju gëzuar ajrit të pastër dhe për të shpëtuar nga vapa, shkoni në Malin e Dajtit dhe shijoni një ditë fantastike duke filluar me udhëtimin me teleferik në Parkun e Aventurës dhe një drekë të mire e Ballkoni Dajtit. Por ju mund të zgjidhni të vizitoni zona të tjera të gjelbra rreth Tiranës, dhe ne kemi një listë të tyre këtu.
Muzetë janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Nga Muzeu Historik Kombëtar, Shtëpia e Gjetheve, Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë, Bunk’Art mund t’i vizitoni në Gusht.
Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:
Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel
Rekomandime restorantesh: Gambero Gourmet, Amo Sushi, Habitat Restaurant, Pizzeria Pavarotti
Shijojeni Tiranën në Gusht!
Dëshiron të shkëputesh një fundjavë nga Tirana e zhurmshme dhe me trafik? Atëherë ne kemi një sugjerim perfekt për ju. Ju rekomandojmë një fundjavë në Kamping “Butterfly” në Dibër.
Labinoti, një 34-vjeçar vendas ndërtoi kampin me duart e tij dhe e menaxhon kampin me një pasion dhe përkushtim për turizmin, natyrën dhe sportet në natyrë, me mbështetjen e familjes së tij. Ai do të kujdeset që të ndihen të mirëpritur dhe të kaloni kohë të këndshme në kampin e tij.
Ju mund të bëni një sërë aktivitetesh gjatë qëndrimit në kamp që nga ecja nëpër shtigje, shëtitje me biçikleta, rafting si dhe të shijoni perëndimet e diellit në kodra apo male. Ose mund të shkoni të notoni në ujërat e Drinit të Zi, disa metra larg kampingut, të relaksoheni në një shilarëset dhe të shijoni gatimet e shtëpisë të përgatitura nga familja, dhe më pas të uleni rreth zjarrit dhe të shihni yjet në qiellin e hapur.
Vështirë të gjeni një vend të tillë në Shqipëri, dhe mbi të gjitha në një zonë speciale si Dibra, e paprekur dhe kaq shumë për të eksploruar. Labinoti do t’ju ndihmoj të organizoni udhëtime dhe aktivitete nëse doni të zbuloni rajonin e Dibrës. Mund të kontaktoni me të nëpërmjetë Facebook ose Instagram if you ku mund të shihni më shumë se çfarë ju pret si dhe të rezervoni aventurën tuaj me miqtë apo me familjen. Të gjithë janë të mirëpritur në Butterfly Camping.
“Braktisni librat me guida dhe udhëtoni në thesaret shumë pak të njohura”, kështu shkruan Conde Nast Traveler, revista Amerikane e stilit dhe luksit. Në artikull pëmenden “destinacionet suprizuese” të Europës, ku përshihet dhe Tirana, kryeqyteti i gjallërishëm dhe interesant I Shqipërisë. Tiranën e përshkruajnë si një qytet me histori interesante, një qytet që zhvillohet me ritme të shpejta dhe I rrethuar me natyrë fantastike.
Ja çfarë shkruhet më tej:
“Një vizitë në Tiranë të ofron menjëherë një rrëfim të shkurtër të historisë së trazuar dhe njëkohësisht tërheqëse të Shqipërisë dhe aty merr ndjesinë e kryeqytetit të gjallë dhe me zhvillim të shpejtë. Qyteti kombinon kujtimet arkitekturore magjepsëse të kapitullit të komunizmit me energjinë e madhe të të rinjve, kjo duket dhe nga metamorfoza e Piramidës monumentale të Tiranës të vitit 1988 në një qendër kulturore teknologjike dedikuar të rinjve. Qendra e qytetit është për këmbësoret dhe plot me vende thjesht për të qëndruar (uluni në stolat e sheshit Skënderbej, me kafe të ftohtë në dorë ), me natyrën që nuk ndihet kurrë shumë larg – pa lënë mënjanë Parkun e Madh Grand dhe malit madhështor të Dajtit, i cili rrethon qytetin.
Për pamje magjike dhe panoramike të Tiranës shkoni në Malin e Dajtit me teleferic, para se të bëni një udhëtim kulinarie nëpër Shqpëri te restorant “Mullixhiu” që ndodhet në Parkun e Madh, ku do të merrni të gjitha shijet shqiptare. Për të shijuar jetën e natës shkoni në zonën e Bllokut. “
Artikulli origjinal këtu!
Tirana në muajin Korrik është më pak e populluar gjatë orëve të ditës për shkak të temperaturave të larta dhe sepse shumë njerëz janë drejtuar vendeve bregdetare për pushime. Por kjo s’do të thotë që në Tiranë nuk ka gjallëri, përkundrazi pasditeve të vona dhe darkave Tirana ka një atmosferë fantastike, në sheshin “Skënderbej” sheh familje që shëtisin rreth e qark sheshit, fëmijë që luajnë, të rinjë që bëjnë xhiro me biçikleta.
Parku i Liqenit Artificial është një tjetër destinacion për netët e gjata të verës, ku shpeshherë shfaqen filma. Filmat fillojnë në orën 19.00.
Java e parë e Korrikut është dedikuar Kulturës Turke, ku nga data 29 qershor deri në 7 Korrik do të zhvillohen shumë aktivitete si: koncerte, ekspozita, filma dhe workshope.
Në 11 Korrik do të zhvillohet festa e përvitshme e Fergeses. Këtë vit do të jetq një si sfide gatimi mes Tiranës dhe Elbasanit.
Travel Fest-Java Ndërkombëtare e Filmit në Tiranë
Travel Fest Albania në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit sjellin festivalin ndërkombëtar të filmit në datat 18 deri në 24 Korrik . Gjithsej do të shfaqen rreth 128 filma me 42 shtete pjesëmarrëse në dy vendndodhje të ndryshme, në orën 20:00 deri në orën 23:00.
Hapja dhe mbyllja e shfaqjes do të bëhet në Amfiteatrin e Tiranës. Më pas në vijim shfaqja do të zhvillohet në Parkun Rinia.
Amfiteatri i Tiranës thuajse çdo mbrëmje ka shfaqje muzikore, baleti apo aktivitetete të tjera argëtuese për të gjitha moshat. Gjatë sezonit veror në Parkun e Madh të Liqenit Artificial organizohen dhe Kampet Verore për fëmijë nga ora 09:00 deri në orën 13.00.
Për t'u freskuar fundjavave mund t'i drejtoheni vendeve natyrore si kanioneve e lumit Erzen, Syrit të Ciklopit, apo liqeneve të shumta që ndodhen në Tiranë.
Pishinat janë një tjetër mundësi për argëtim dhe shlodhje, një vend që ne na pëlqen shumë për shkak të pastërtisë dhe vendodhjes në natyrë të gjelbër janë Pishinat Tagan, në Petrelë.
Ju urojmë muaj të mbarë!
Adrenalina me zipline një nga aktivitetet më të veçanta që duhet patjetër ta provoni një here në jetën tuaj. Është një aktivitet aq i sigurt, sa rekomandohet pa kufizim për gjithë moshat mbi 10 vjeç. Një fluturim me Zipline Albania, me një pamje spektakolare, ku në njerën anë ngrihet madhështore Kalaja e Petrelës, dhe poshte lumi i Erzenit dhe kodrat e mrekullueshme të gjelbëruara. Është linja më e gjatë e Zipline në Ballkan, prej rreth 1 km e gjatë dhe vetëm disa km larg Tiranës. Një eskperiencë e re që i është shtuar kryeqytetit disa muaj më parë, dhe që sot me të drejtë mund të themi se është nga ofertat turistike më unike të Tiranës.
Udhëtimi drejt Petrelës
U nisëm nga Tirana pasdite, pasi perëndimi është momenti i preferuar. Morëm rrugën dytësore Tirane -Elbasan, ose mund të merrni autostradën dhe te ktheheni te kthesa e Mulletit. Për të shkuar te Zipline Albania janë dy mënyra. Ose ndaloni në stacionin fundor të Zipline në rrugën dytësore përballë restorant 'Octopad'. Ose merrni rrugën e Petrelës, dhe ndaloni pikërisht në stacionin malor ku nis fluturimi juaj. Eshtë shumë e thjeshtë ta dalloni, në të majte ku të ndaloni, pasi janë gjithë reklamat e logos se Zipline.
E rekomanduar është që të parkoni në stacionin fundor, pasi parkimi është i garantuar dhe është me e lehtë për ju që kur të mbaroni zbritjen, të merrni makinën për t’u kthyer në shtëpi. Aty ju pret nje makinë e Zipline Albania që ju çon lart në Petrelë, te pika e nisjes së fluturimit.
Gati për nisje
Kur mbërrini në stacionin e nisjes, dy djem të stafit do ju veshin uniformën dhe do instruktojnë për gjithë fluturimin. Kujdes lexoni dhe gjithë rregullat në një tabelë të dukshme para nisjes. Nëse keni ndonjë problem shendetësor duhet të flisni me stafin. Rregullat e tjera përfshijnë që nga kapja e flokeve, heqja e aksesorëve, celulare, celësa të cilat mund t’ju humbin gjatë fluturimit. Mire është të keni veshur atlete dhe jo shapka pasi dhe ato mund t’ju bien. Megjithatë djemtë e stafit do ju asistojnë me çdo gjë, që të mos ju humbë asgjë gjatë fluturimit. Porosia kryesore që ju japin, është të mos kini frike. E vetmja gjë që mund t’ju trembë pak është era që fryn e cila dhe mund t’ju rrotullojë pak në zbritje ku shpejtësia është më e lartë, por që pastaj gjithçka stabilizohet kur ulet shpejtësia fillestare deri mbërrini në destinacion.
Fluturimi
Frika është njerëzore, dhe ai që nuk e ka bërë asnjëherë teksa sheh poshtë lumin, lartësinë e kodrës dhe largësinë e destinacionit mbërritës është normale që të frikësohet. Por sapo të lidhin fort, dhe kur sheh dhe qetësinë e stafit, e veçanërisht nëse ke parë para teje dikë tjetër që u nis dhe përveç ndonjë thirrjeje lumturie e adrenaline, nuk dëgjon asnjë zë paniku, je i bindur se as ty nuk do të ndodhë asgjë. Dhe ja sapo djemtë të pyesin: A je gati? Ti tund kokën dhe litari lëshohet. Ti je ne ajër, je në fluturim, me krahët hapur, këmbet drejt, lart si zog mbi natyrë. Zbret si me parashutë në një luginë aq të bukur e të gjelbëruar. Kalaja e Petrelës lartësohet anash, mbi kokë, sikur të garanton më shumë siguri e mbrojtje. Poshtë mrekulli e gjelbër, lumi i kaltër, disa shtëpi të vogla, fusha të mbjella e të korrura. Gjithçka si ëndërr. Frika eshtë zhdukur, pasi shpejtësia fillestare është ulur, dhe ti ke mundësi të vështrosh me kënaqësi perreth ndërsa fluturimi yt vazhdon. Të duket se ai udhëtim zgjat shumë, pasi është kaq e pazakontë që ti rri në ajër, lëviz mes natyrës, pa përdorur këmbët e tua. Mund të thërrasësh me zë të lartë sa të duash e të çlirosh gjithë energjitë negative që ke marrë nga dita, punët apo hallet e përditshme. Askush nuk të dëgjon, natyra është aleati yt. Por ja duket tej stacioni i mbërritjes, stafi i Zipline të përshendet me dorë, të bën me shenjë që të hapësh krahët për të patur foton më të bukur të jetës tënde. Nëse dikush të fotografon në zbritje, ju sigurojmë që është pamja më e bukur, pasi prapa është kodra që ke zbritur dhe gjithë eksperienca që ke përjetuar. Të kap pak ajo frika e zbritjes, një kërcitje e lehtë e kabllove dhe ja ku je, këmbët prekin tokën.
-Uau….. Zbrita, ja dola! Çfarë adrenaline, çfarë mrekullie. Fluturova! Kthen kokën pas për të parë gjithë rrugën që ke bërë. Tani jo e frikshme, por të duket si diçka që të vjen të kthehesh e ta bësh, dy herë, tre herë. Sërish. Sepse nuk mjafton. Stafi aq miqësor të pyet për gjithë eksperiencën teksa të ndihmon të heqesh uniformën. -Si u ndjeve, patë frikë, he si t’u duk? Mos hezitoni të thoni përshtypjet tuaja, pasi për stafin punëtor është motivim që ju kanë kënaqur e që do vini prapë, ose do sillni miq të tjerë.
E sigurt dhe për të gjitha moshat
Duket si sport për të rinjte, por është kaq i sigurt sa të gjthë duhet ta provojnë të paktën një herë. Stafi na tha se mosha më e madhe që e ka provuar ka qenë 85 vjeç, por dhe fëmijë 10 vjeç. Eshtë vënë një kufi moshe, pasi jo vetem frika normale e një fëmije që nuk e ka prindin pranë, por dhe pesha e vogël trupore, mund të bëjë që era ta rrotullojë disa herë teksa fluturon. Absolutisht rrotullimi në ajër mund të jetë shumë argëtues për disa fëmijë aventurierë apo dhe për të rritur nën 35 kg. Por një gjë e themi me bindje. Siguria e këtij fluturimi është maksimale, absolutisht i rekomandueshëm për të gjithë dhe për familjarë.
Zipline Albania
Jemi me fat të kemi në Tiranë një mundësi të tillë për të provuar eksperiencë dhe adrenalinë. Jemi me fat që disa djem inxhinierë shqiptarë, të shkolluar në perëndim, jo vetëm kthehen, por krijojnë një gjë kaq të bukur unike, ndoshta të denjë për kryeqytetet më të zhvilluara e më të pasura. Ka shumë të rinj që ngrenë restorante e agroturizëm por të marrësh një guxim të tillë, në një terren ku as nuk e di sa do funksionojë, duhet vertet guxim heronjsh. Një produkt shqiptar, me djem punëtorë dhe idealistë shqiptarë që donin të sillnin dicka ndryshe për Tiranën tonë, duke i dhënë vlerë turizmit të kryeqytetit. Për ndërtimin e kësaj vepre, janë dashur 5 vite pasi gjithcka është bërë me studim, me materialet më të forta e më të sigurta të mundshme. Por mbi të gjitha është zgjedhur një zonë ideale, aq pranë Tiranës, perfekte për të qenë pjesë e guidave turistike të kryeqytetit, por lehtësisht e vizitueshme nga gjithë ata që banojnë në kryeqytet. Dy orë nga dita jote, dhe mund të rikthehesh të vazhdosh jetën dhe punët e shumta në Tiranë me energji të jashtëzakonshme. Pra nuk është destinacion thjesht fundjave, por destinacion i perditshem. Në vend të konsumoni kohë cdo ditë pa fund në baret e qytetit, ngjituni për pak çaste këtej dhe e sigurt që do ktheheni ndryshe. Madje tani në verë, Perëndimi është absolutisht momenti më i bukur për ta shijuar fluturimin tuaj. Nuk ju duhen më shumë se dy orë përfshi dhe rrugën vajtje ardhje, për ta shijuar tamam. Cmimi i biletës është shumë simbolik për një ekperiencë të tillë, vetëm 15 eur/personi.
Zona e Petrelës
Zipline është super e arritshme më cdo mjet. Dhe me autobusat publike që shkojnë në fshatrat rrotull, përfshi Petrelë, Mullet e më tutje, dhe sigurisht me makinë e bicikletë. Çdo njeri vec kësaj adrenaline të pazakontë, mund të vizitojë Kalane e Petrelës që ka qënë aty prej shekujsh, Kalaja që Skenderbeu ndertoi për motren e tij Mamica, jo vetëm që është e bukur dhe e fortë, por ka dhe një restorant të mrekulluehem, dhe pamje spektakolare. Pak më tutje, përballë Petrelës, për të gjithë të apasionuarit e kulturës, ndodhet Kalaja e Persqopit, rrënoja, por me një histori për të treguar, një qytet antik i shekullit IV. Zona ofron jo vetëm lumin e Erzenit, të cilin mund ta shfrytëzoni për plazh në këto ditë të nxehta, madje një plazh me emrin e Mamicës gjendet pranë Iluminatum, por aty rrotull ka dhe një numër të madh fermash agroturistike me ushqim fantastik dhe natyre të mrekullueshme. Janë gjithashtu një numër i madh pishinash dhe resortesh, ku mund të shpenzoni kohën tuaj. Por mos harroni, pa një fluturim me Zipline, udhëtimi në këtë zonë nuk është i plotë, pasi një ecje dhe një drekë janë bërë kaq rutinë në fundjavat tona. Zipline i ka dhënë vlerë gjithë kësaj rrethine të Tiranës, dhe gjithë turizmit unik të kryeqytetit. Shijojeni!
Vera erdhi! Tirana gëlon nga aktivitetet e shumta nga mëngjesi deri në mbrëmje. Sheshet dhe parqet kryesore të Tiranës mbushen plot me vendas e vizitorë të huaj që shijojnë kryeqytetin.
Qershori nis me festën e fëmijëve, ditë në të cilën Bashkia e Tiranës organizon një sërë aktivitetesh në pika të ndryshme të qytetit. Ndërsa, në 4 Qershor do të bëhet hapja Parkut Zoologjik, pas mbylljes për restauarim.
Java Italiane sjellë Italinë në Tiranë me aktivitete për të gjithë, kulnari, muzikë, traditë të gjitha do t’i përjetoni në ditë dhe vende të ndryshme në Tiranë, ku nata e fundit do të jetë koncerti i Albano Carisit, në Amfiteatrin e Tiranës.
Programi i plotë!
Colour Day festival është festivali i madh që këtë vit do të mbahet në dy ditë, 11-12 Qershor. Përvec artistëve vendas, Lil Pump këngtëtari me famë botërore do të performojë në sheshin “Nënë Tereza”.
Qershori është muaji perfekt për të marrë rreze dielli në parqet e Tiranës, të organizoni piknik ose të shijoni kinematë në ambiente të hapura. Shëtitje me biçikleta rreth liqenit, ose ecje janë disa nga aktivitetet të tjera që mund t’i shijoni më së shumti gjatë pasditeve.
Gjatë ditëve me temperatura të larta freskohuni nw pishinat e kryeqytetit, njw ndwr tw preferuat tona wshtw Kompleksi i pishinave Tagan. Ky kompleks ndodhet në fshatin Tagan, Petrelë, 12 km në juglindje të kryeqytetit, rruga kombëtare Tiranë-Elbasan. Struktura ndodhet në një pozicion të përshtatshëm gjeografik, me ajër të pastër dhe ujë të bollshëm, i pasur me bimësi dhe qetësi absolute.
Gjatë fundjavave mund të eksploroni fshtatrat e Tiranës, ose të kaloni një ditë në Parkun e Malit të Dajtit ose te Parku i Aventurave në Dajt, një vend fantastik për fëmijë e të rritur. Për aventurierët e vërtetë mund të provojnë zipline në Petrelë, një eksperience e paharrueshme për këdo.
Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:
Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel
Rekomandime restorantesh: Gambero Gourmet, Amo Sushi, Habitat Restaurant, Pizzeria Pavarotti
Lea nga Gjermania, studente praktikante në Shqipëri në fushën e Turizmit të Qëndrueshëm, ka shkruajtur për disa prej udhëtimeve ditore që ka bërë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Udhëtimin me familjen e saj në Liqenin e Bovillës e përshkruan si mjaft të këndshëm dhe me pamje fantastike.
“Në fundjavën kur familja ime erdhi të më vizitonte, unë doja ti tregoja jo vetëm qytetin por edhe rrethinat e Tiranës. Nëse ju e keni parë Tiranën dhe nuk jeni fans I muzuemeve por thjesht pëlqeni të eksploroni natyrën, të bëni ecje, ngjitje etj, këto udhëtime ditore nëpër rrethinat e Tiranës mund të jenë të përshtatshme. Ju mund ti bëni në një fundjavë të plot apo në ditë të ndryshme.
Sipas parashikimeve të motit do të përkeqësohej në ditët në vijim, vendosëm që të shtunën të shkonim në Liqenin e Bovillës për të parë liqenin në një ditë me qiell të pastër. Ne morëm me qira një makinë për gjithë fundjavën. Në Liqenin e Bovillës mund të shkosh me makinë personale ose me shofer, pasi nuk ka mjet public transporti deri në Bovillë. Ne u nisëm rreth orës 10-11 paradite. Për shkak se infrastruktura rrugore nuk është e mirë, udhëtimi zgjati 1 orë dhe pse distanca ishte 20 km nga Tirana. Pamja që na shoqëronte gjatë udhëtimit me makinë ishte e mrekullueshme. Pasi arritëm, makinën e parkuam në fillim të digës dhe vendosëm të ecnim drejt shtegut për të bërë ngjitjen, duke ndjekur shenjat orientuese te lyera me bojë.
Pasi ke ecur 20 minuta gjendesh pranë një restoranti, i cili kishte dhe parkim, gjë që ne nuk e dinim. Nëse dëshironi të ngjiteni lartë për të parë një pamje të gjerë dhe fantastike të rezervuarit, duhet të ecni në krahun e djathtë të restorantit dhe të ngjisni shkallët. Për të arritur te platforma duhet të paguani 100 lek për person që të ngjisni shkallët. Vende-vende rruga është e vështirë dhe duhet patjetër të keni mbathur këpucët e duhura për ngjitje pasi mund të rrëshkisni, ne na u desh që herë pas herë të mbaheshim me duar që të mos rrëshkisnim. Në fund e gjithë lodhja ja vlen, pasi shpërblehesh me një pamje që të le pa frymë. Gjeni një vend të rehatshëm për t’u ulur dhe konsumuar drekën që keni marrë me vetë (kështu bëm dhe ne).
Ka opsione të tjera për ngjitje që ne nuk i dinim më parë dhe nuk I gjetëm në internet, por këto ngjitje zgjasin disa orë dhe duhet të planifikosh më parë, si dhe patjetër të kesh eksperiencë për ngjitje të tilla. Një opsion është ngjitja në Malin e Gamtit dhe më tutje mund të ngjitesh në Herraj për t’u kthyer sërish në rrugë.
Opsioni i dytë do të ishte Ngjitja në Malin e Gamtit dhe kthimi duke ndjekur të njëjtën shteg, nga ana e lindjes. Ne u përpoqëm të gjenim këtë shteg por nuk mundëm. Pasi zbritëm sërish te platforma, na mbeti ende pak kohë, kështu që vazhduam ecjen duke lënë pas restorantit në të majtën tonë për të vazhduar në drejtim të Ranzës për te gjetur fillimin e një shtegu tjetër. Ishte një shteg ikëndshëm, ku përshkruam përmes platacioneve të gështenjave dhe fushave, me pamje nga liqeni. Më pas vendosëm të ktheheshim duke ndjetur të njëjtën rrugë për të dal në rrugën kryesore ku kishim parkuar makinën. U kthyem në Tiranë rreth orës 19.00 dhe vendosëm të shkonim te Veggies, një restorant vegjetarian dhe vegan në Bllok.
Artikulli nga Lea Lohmueller
Maji është muaji ideal për të vizituar Tiranën. Temperaturat janë të ngrohta dhe koha perfekte. Në fakt në duket sikur vera vjen me këtë muaj. Është muaji i preferuar për turistët gjithashtu, ku sheshet e Tiranës i sheh plot me grupe turistësh nga vende të ndryshme të botës.
Ky është muaji më i gjallërishëm sepse fillojnë aktivitetet në natyrë, koncerte, kinema në natyrë, shfaqje teatrale etj. Maji është muaji i fundit i populluar në Tiranë, para se të nis vera e vërtetë ku qyteti zbrazet dhe njerëzit largohen drejt plazheve, duke bërë që kryeqyteti të bjerë në qetësi. Në fund të Majit përfundon dhe sezoni shkollor dhe shumë fëmijë shkojnë nëpër kampe verore.
Dita e parë e Majit është ditë pushimi për shkak “Ditës së Punëtorëve”, ku në Shqipëri festohet si ditë pushimi, ndërsa në vendet e tjera protestohet. Kjo ditë kujton protestën në Amerikë për të drejtat e punëtorëve, ku u kërkua të vendosej 8 orarëshi i punës. 5 Maji është gjithashtu ditë pushimi, sepse përkujtohen Dëshmorët e Kombit.
Në Pallatin e Kongreseve pas 3 vitesh rikthehet Olen Cesari Show. 2 netë të paharrueshme me shumë të ftuar special dhe Laser Show në 2-3 Maj.
Një ndër eventet e mëdha të rëndësishme është Tiranathlon, e cila do të mbahet në 29 Maj në Liqenin e Farkës.
Atletët nga e gjithë bota do të mblidhen më 29 maj në liqenin e Farkës/Hellenic Park për të garuar në një organizim të bukur, të sigurt dhe të nivelit të lartë që do të sigurojë një përvojë unike dhe të paharrueshme për të gjithë garuesit dhe spektatorët.
Vizitoni www.tiranathlon.com shikoni distancat, sfidoni veten, regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e kësaj aventure.
Ndërsa qyteti do të gumëzhijë nga aktivitetet, ne ju rekomandojmë që fundjavave të shkoni në atraksionet natyrore të Tiranës. Një ide shumë e mirë për një fundjavë aventure me familjen ose shoqërinë është një ditë në Parkun e Aventurave në Dajt, i cili hapet në 1 Maj pas mbylljes në sezonin e dimrit. Destinacion mjaft i preferuar është dhe Liqeni i Bovillës, Syri i Cikllopit, Kanionet e Erzenit. Ndërsa për piknik mund të shkoni në Liqenin e Farkës, Pezë, Petrelë etj.
Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:
Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel
Rekomandime restorantesh: Gambero Gourmet, Amo Sushi, Habitat Restaurant, Pizzeria Pavarotti,
Muaj të bukur e të mbarë në Tiranë!
Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe. Pas muajit Mars, herë me shi e herë me diell, vjen Prilli me motin e ngrohtë.
Këtë muaj janë planifikuar shumë evente pjesë e programit të “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë”, të cilat publikohen në faqen e tyre zyrtare këtu.
Festoni Pashkët në Tiranë
Në datat 15,16,17 Prill janë datat të shënuara për besimtarët katolikë të cilët kremtojnë ringjalljen e Krishtit. Çdo vit, besimtarët marrin pjesë në shërbesat katolike të Pashkëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Ndërsa Pashkët Ortodokse festohen këtë vit në 22,23 dhe 24 Prill.
Aktivitete në natyrë
Koha është ideale për ecje në natyrë, shëtitje me biçikleta apo një piknik me familjen. Liqeni i Parkut Artificial është më i frekuentuari pasi ka më shumë facilitate dhe një park lojërash për fëmijët si dhe mjedise reakrative. Ndërsa Parku i Liqenit të Farkës mbetet disi më pak i populluar dhe mund të shijoni qetësishtë natyrën.
Për ju që keni pasion udhëtimet në natyre, ngjitje dhe ecje në male, ne kemi një listë me vendet natyrore në Tiranë.
Mos harroni të merrni pjesë në konkursin sezonal #TiranaSpring2022, postoni në Instagram foto të pranverës në Tiranë.
Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:
Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel
Rekomandime restorantesh: Gambero Gourmet, Amo Sushi, Habitat Restaurant, Pizzeria Pavarotti,
Muaj të bukur e të mbarë në Tiranë!
Turizmi dentar vitet e fundit po përmendet si risi në tregun shqiptar. Klinikat dentare janë të shumta vecanërisht në Tiranë, të cilat kanë nisur që ti përgatisin paketat jo vetëm me shërbimet që duan klientët për dhembët e tyre, por për tu krijuar atyre një qendrim të këndshëm, relaksues dhe argëtues në Tiranë po i ndërthurin të gjitha nevojat e tyre në një paketë të vetme.
Emerald Dental është një prej këtyre klinikave në Tiranë që e ka përgatitur paketën të plotë që nga fluturimi me avion i klientëve, pritja e tyre në aeroport, shoqërimi të hoteli në zemër të Tiranës, ofrimi i paketave full board dhe half board dhe për ushqimin, dhe më pas organizimin e ditës së klientit, ku hyn shërbimi dental dhe më pas shoqërimi i tij në Tiranë çdo ditë në një tur ndryshe.
Rreth Emerald Dental
Poliklinika dentare EMERALD, ka si synim kryesor të saj promovimin e shëndetit oral si dhe ofrimin e shërbimeve dentare komplekse dhe trajtimin e sëmundjeve, anomalive, që shfaqen tek te gjitha moshat nëpërmjet një shërbimi të specializuar dhe profesional të nivelit të larte.
Ky shërbim bëhet i mundur në sajë të teknologjisë, aparaturave bashkëkohore që poliklinika disponon, por edhe nga profesionalizmi, cilësia e punës që ofrohet nga stafi mjekësor me eksperiencë.
Poliklinika ofron shërbimin stomatologjik sipas të gjitha kushteve dhe standardeve ndërkombëtare. Mjekët, pajisjet dhe materialet janë të certifikuara nga Bashkimi Europian për sigurinë dhe standardet perendimore.
Në poliklinikë do te gjeni shërbim profesional, me kosto te arsyeshme lidhur me këto shërbime:
-Zëvendësim të dhëmbëve të munguar nëpërmjet implanteve TITANIUM dhe ZIRKONIUM, monofazë me ngarkim të menjëhershëm të kurorës dhe bifazik, kurora vendoset pas 3 deri 6 muajsh, pasi implanti të jetë integruar me kockën.
- Zëvendesimi i dhëmbëve të munguar me ura, qeramike, zirkon etj, proteza të lëvizshme me ose pa implante
- Drejtimi i dhëmbëve me metodën klasike, braketa metalike dhe qeramike, tërheqja në harkadë e dhëmbëve të mbetur në kockë. Drejtimi i dhëmbëve 3D nëpërmjet maskerinave transparente sipas metodës inovative dhe shkurtimit të kohës (Invisalign).
- Kirurgji Orale, ekstraksione kirurgjikale të dhëmballave të pjekurise, kistektomi, sinus lifting, gingivoplastike me lazer për korrigjimin e buzëqeshjes gingivare, dhëmbëve të retinuar, lidhesja e gjuhes, lidhesja e buzës.
- Korrigjimi i bruksizmit (shtrengimit të dhembeve) me botox të muskujve.
- Dentistri estetike. Buzëqeshje gingivare, faseta kompoziti, faseta E-max, planifikuar nga progami “Buzeqeshje Dixhitale”.
- Estetika e fytyrës, korigjim me Botox dhe Filler.
Turizmi dentar
Të gjitha këto shërbime më lart, ju mund t’i merrni të shoqëruara me një paketë turistike all inclusive. Ju ofrohet paketë e plotë turistike ekstra për qytetarët europianë që do kryejnë shërbimet dentare, duke paguar vetëm për shërbimin oral.
Përmbajtja e paketës: Udhetimi, Transferta nga/drejt aeroportit, akomodim ne hotel me 4 yje half bord, vizite në Muzeun Kombëtar, udhëtim me teleferik drejt malit të Dajtit, vizite në shkallen e Tujanit, vizite në hipodromin Mullet, shëtitje me kalë etj.
Kontribute të tjera
Emerald Dental ofron gjithashtu organizimin e konferencave me karakter informues me prindër dhe mjekë të rinj mbi shendetin oral.
Pacienti do të marrë shërbim të kompletuar nga check-up dentar, imazheria, konsulta në distance përpos trajtimit në ambientet e poliklinikës.
Poliklinika bashkëpunon ngushtë me Institucionin e Bashkisë Tiranë, ku së fundmi ka nje marrëveshje mbi programin “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinise 2022: Studentet dhe të rinjë që do të frekuentojnë qytetin e Tiranes do të përfitojnë 1.000 shërbime dhuratë.
Emerald Dental ndodhet në nje nga arteriet kryesore të Tiranës:”Rruga e Kavajes Pallati me Shigjeta”, ku çdo qytetar vjen lehtesisht si nga aeroporti ‘Nene Tereza”, gjithashtu dhe nga te gjitha portet e Shqipërisë.
14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës. Quhet "Dita e Verës" edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve, dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo festohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 mars"). Ka qene një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. Për këtë festë ka shkruar dhe Faik Konica duke e konfirmuar se fillimet e saj kanë qenë shumë të hershme. Lexo këtu
Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur gjallë për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Dhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars. Kush kishte njerëz e të afërm në Elbasan, shkonte dhe festonte me ta. Festimet nisnin me vendosjen e verores në dorë, kryesisht me ngjyrat simbolike të pranverës, e kuqe dhe e bardhë. Pastaj sic thoshin gjyshet në mëngjes duhej të kapje një hekur të fortë, që të bëheshe e fortë gjatë gjithë vitit. Të haje një mollë të kuqe, vezë të ngjyrosur nga jashtë. Ndërkohë amvisat bënin gatimet qe nisnin me byrekun me hithra, ose barishte të tjera pranverore, gatime me mish, dhe ëmbëlsira që është mbretëresha e kësaj dite: Bollokumja, një recetë e pashkruar, por dhe e paimitueshme nga vende të tjera.
Legjenda e Ditës së Verës
Dita e Verës është në një traditat më të vjetra të Elbasanit. Origjina e festës i ka gjurmët në tempullin e Zanës së Malit të ndërtuar pranë lumit Shkumbin në Elbasan. Zana ishte perendia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera. Kjo legjendë u kalua brezë pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore. Simboli i kësaj feste është ballokumja, një ëmbëlsirë e bërë më miell misri. Për këtë ditë te veçantë çdo familje ka recetën e saj të ruajtur ndër vite, të cilën e konsiderojnë si krenari. Dikur shkonin dhe festonin vetëm në Elbasan, ndërsa tani është bërë festë kombëtare, ku festohet në çdo qytet të shqipërisë. Kjo festë është bërë e njohur edhe për turistët që vizitojnë Shqipërinë për këtë ditë të veçantë.
Tashmë edhe Tirana ka vite që organizon aktivitet të shumta për këtë ditë si: koncerte, panaire, lojëra dhe sigurisht karanavale. Ndërsa në jug kjo festë kremtohet më së shumti në Përmet, ku amvisat përmetare gatuajnë ushqime të mrekullueshme dhe i servirin në panairin në qendër të qytetit.
8 Marsi është Dita Ndëkombëtare e Gruas.
"Një botë e sfiduar është një botë vigjilente", shkruahet në sajtin e organizatës së Ditës Ndërkombëtare të Grave. "Ne të gjithë mund të zgjedhim të sfidojmë dhe të bëjmë thirrje për ndalimin e paragjykimit gjinor dhe pabarazisë."
Cila është origjina e Ditës Ndërkombëtare të Gruas
Për herë të parë Dita e Gruas është mbajtur më 28 shkurt 1909, në Nju Jork dhe u organizua nga Partia Socialiste e Amerikës. Një vit më vonë, në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Kopenhagen, përfaqësuesit socialistë propozuan që të ketë një Ditë Ndërkombëtare të Gruas, e frymëzuar nga demonstratat në Nju Jork. Delegatët ranë dakord që një ditë ndërkombëtare duhet të formohet si pjesë e një strategjie për promovimin e të drejtave të barabarta për gratë dhe votën e grave. Ajo u festua për herë të parë në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër më 19 mars 1911. Dy vjet më vonë, në vitin 1913, u propozua që data të zhvendoset më 8 mars dhe ajo është festuar në këtë ditë që atëherë.
Por, çfarë ndodh në Shqipëri?
A e kemi ne traditë të festojmë Ditën Botërore të Gruas? 8 Marsi në Shqipëri konsiderohet një ditë festive. Ka gra që organizohen për protesta nga disa organizata civile, por ato janë të kufizuara për çështje të ndryshme dhe në zona të ndryshme. Disa organizojnë forume të ndryshme, ku japin vlerësime për gratë model dhe të suksesshme. Disa të tjera zgjedhin të festojnë me motrat, nënat, shoqet e tyre. Për shumë gra kryesisht ato shtëpiake konsiderohet si “Dita e tyre të lirisë”, një ditë larg nga detyrimet dhe punët familjare, një ditë ku mund ta festojnë pa bashkëshortin e tyre, por me mikeshat, duke shkuar për një drekë ose darkë me muzikë ose duke bërë shtëtitje me koleget e punës ose shoqet.
Dyqanet e dhuratave mezi e presin këtë ditë, pasi krijojnë paketa ekskluzive për këtë ditë. Njerëzit shpenzojnë para për të blerë dhurata për nënat e tyre, motrat, bashkëshortet ose vajzat. Në fakt, ne ngatërrojmë Ditën e Gruas me Ditën e Nënës, kështu që të parat që marrin dhuratë janë nënat. Për shumë vitë, për shqiptarët “Dita e Gruas” është gjithashtu “Dita e Nënës”, meqenëse nuk kemi ditën të veçantë për nënat siç kanë vendet e tjera të botës. Kështu që nënat janë më të lumtura këtë ditë. Por, nuk përjashtohen as vajzat e reja ose gratë beqare që e festojnë këtë ditë.
Dita Ndërkombëtare e Gruas u prit me thirrje dhe marshim në Tiranë. Në sheshin Skënderbej ishin mbledhur gra të moshave të ndryshme për të bërë thirrje për barazinë gjinore, për dhunën ndaj gruas dhe për ligje më të ashpra për dhunuesit.
Në shkallët e Pallatit të Kulturës ishin vendosur këpucë të kuqe në nder të grave shqiptare që kanë humbur jetën nga duart e burrave. Ky instalacion i krijuar nga artistja Elina Chauvet që në 2009 dhe është mjaft i njohur në protestat në botë. E kuqja ka disa kuptime. Përfaqëson gjakun e derdhur, por edhe shpresën dhe dashurinë.
Marshimit i ishte bashkuar dhe ambasadorja e Suedisë në Tiranë, znj. Esla Hastad, e cila gjithmonë ka dalë në mbështetje të kauzave të tilla sociale.
7 Marsi, njihet si festa e Mësuesit në Shqipëri, dhe festohet në të gjitha shkollat dhe universitetit. Eshtë një ditë për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm. Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjtores së parë shqipe, e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman.
Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i kushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.
Festa e 7 Marsit, u përforcua më shumë gjatë periudhës komuniste. Ajo ishte dita më e shënuar për mësuesit. Ishte një traditë e bukur, kur nxënësit zgjidhnin përfaqësuesit e tyre më të mirë, të cilët shkonin për vizitë në shtëpinë e mësuesit. Mësuesi i priste me gjithë të mirat, me ëmbëlsira e fruta, ndërsa dhuratat e nxënësve ishin shumë simbolike: lule ose libër.
Sot kjo traditë ka ndryshuar. Festa e mësuesit organizohet në shkollë, me koncerte dhe aktivitete të ndryshme. Edhe dhuratat janë më të larmishme, jo thjesht lule.
Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.
Dita Botërore e Mësuesit
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.
Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Është koha kur mund të admironi lulëzimin e pemëve te Parku i Madh i Liqenit, te rruga e Kavajës, te Xhamlliku dhe pemët përgjatë lumit Lana.
Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi të shijojnë natyrën.
Marsi pritet me shumë entuziazëm nga ne shqiptarët për shkak të disa ditëve të shënuara si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit.
7 Marsi dhe 8 Marsi
Dikur 7 Marsi, festa e Mësuesve festohej duke shkuar te shtëpitë e mësuesve. Një grup nxënësish, më të mirët, shkonin me lule ose dhurata për të falenderuar mësuesin për mësimdhënien dhe ai ose ajo i priste me gjithë të mirat. Sot 7 marsi ende festohet, por brenda mjediseve të shkollës, dhe tradita e luleve vazhdon.
8 Marsi dikur ishte dhe Festa e Nënave, ku ishte një moment për të falenderuar nënat tona që na rritën dhe mbështetën. Në këtë ditë të gjithë ndihmonin nënën që të mos lodhej me punët e shtëpisë dhe i bënin dhurata. Sot ka marrë kuptimin e festës ndërkombëtare të Gruas si kudo në botë. Përsëri shumica e grave preferojnë të festojnë, duke dalë për drekë apo darkë me koleget apo mikeshat e tyre, megjithatë ka plot gra që protestojnë për më shumë të drejta dhe mundësi e barazi me burrat.
Në kuadër të Ditës së Gruas do të organizohet FemFest, një festival dedikuar gruas shqiptare. Festivali zgjat 4 ditë nga data 5-8 Mars, ditët të cilat janë të mbushura me shfaqje, ekspozita, teatër dhe marshimi në sheshin Skënderbej në 8 Mars.
14 Mars- Dita e Verës
Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në Tiranë, ku çdo vit ka pasur aktivitete të shumta.
22 Mars-Dita e Novruzit
Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri. Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.
Shijoni natyrën
Ka plot vende të bukura natyrore në Tiranë ku mund të shijoni ardhjen e pranverës. Për një eksperiencë unike ne ju rekomandojmë një udhëtim me teleferik me Dajti Ekspres drejt malit të Dajtit, për një panoramë fantastike të Tiranës.
Nëse do të pyesnit për hotel me pamje të bukur nga liqeni i Tiranës, me dhoma moderne të rehatshme, ne do t'ju sugjeronim Unik Hotel.
Për shije mesdhetare ju rekomandojme restorant Verandën në Teg. Ndërsa për adhuruesit e sushit, ju ftojmë të provoni supermenunë Amo Poke te Amo Sushi në Teg.
Nëse dëshironi të eksploroni vende dhe atraksione të tjera natyrore në Tiranë, këtu gjeni një listë me turet që ne organizojmë.
Në fillim të marsit hapet dhe konkursi sezonal #TiranaSpring2023, merrni pjesë duke postuar fotot në Instagram të pranverës në Tiranë.
Kujdesuni për veten dhe shijojeni Marsin në Tiranë!
Pas Janarit të ftohtë dhe të zymtë, thuajse të gjithë mezi presin muajin Shkurt.
Me muajin shkurt vjen dhe atmosfera romantike në kryeqytet që nis me dekorimin e qytetit për festën e të dashuruarëve. Shkurti konsiderohet si muaj i ftohtë por kjo nuk do të thotë që mungojnë aktivitetet në ambiente të hapura. Ndaj vishuni ngrohtë dhe shijoni atë ç’ka Tirana ofron këtë muaj. Shkurti është si pranvera e ardhur herët me çeljen e mimozave ku do ti shihni shpesh nëpër lagjet e Tiranës.
Më 4 shkurt, Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Z. Veliaj do të jetë çel eventin e hapjes për programin e “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, ku do të prezantohet kalendari dhe eventet e para që do të nisin në Shkurt.
Më 11 shkurt, Tirana feston 102-vjetorin e shpalljes kryeqytet i Shqipërisë në 1920 në Kongresin e Lushnjës. Për Tiranën është një datë e rëndësishme dhe si e tillë i kushtohen disa evente, një prej të cilave është ekspozita në Galerinë e Tiranës.
Krijoni momente të bukura me të dashurit e zemrës në ditën e Shën Valentinit: shijoni një natë të paharrueshme në Hotel Unik, apo një darkë romantike në restorantin Gambero.
Surprizojeni njeriun e zemrës me një natë speciale në shampanjë dhe jacuzzi në suitën ekskluzive në Habitat Hotel.
Evente të tjera në Tiranë:
Magjepsuni nga krijimtaria e Tish Daija, një prej kompozitorëve më të mirë të muzikës shqiptare. Një koncert me krijimet më të bukura të sjella nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në 9 shkurt, ora 19.00.
Një mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit i dedikohet Panajot Kanaçit, “magjistari i valleve shqiptare”.
Një shfaqje me krijimtarinë më të bukur, që mjeshtri Panajot Kanaçi realizoi në mbi 50-të vjet karriere në skenën e TKOBAP.
Fundjavat me fëmijët në Tiranë
Çojini fëmijët te "Aty ku mali takohet me hënën", një roman fantazi për fëmijë i shkruar nga Grace Linn, i frymëzuar nga Folklori Kinez. Lërini fëmijët të përjetojnë këtë botë fantazi në Theatre Metropol.
Shijojeni sa më shumë këtë muaj dhe mos harroni që në 28 Shkurt mbyllet dhe konkursi #TiranaWinter2022 në Instagram, ndaj postoni sa më shumë foto nga Tirana me këtë hashtag.
Prestigjizoja britanike “The Guardian” sugjeron Shqipërinë si destinacion për ndjesinë ekzotike dhe pa bërë fluturime të gjata.
Në artikull citohet që operatorët turistikët kanë parë një rritje të rezervimeve nga Britanikët për kulturën dhe historinë interesantë si dhe çmimet e ulta në krahësim me destinacionet fqinje.
Teksa përmenden bukuritë natyrore dhe plazhet e bukura të Shqipërisë, një vëmendje të veçantë merr dhe kryeqyteti i gjallërueshëm dhe shumëngjyrësh.
“Ka shumë gjëra për të parë dhe bërë në Tiranën, një qytet i sigurt, që mund të përçohet në këmbë, që ka lëvizje por jo e mbipopulluar me turistë. Ka një atmosferë gjallëruese me restorante dhe bar në zonën e Bllokut, dhe mjaft muze për t’u vizituar. Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022 dhe një program i mbushur me evente artistike dhe kulinari, si dhe koncerte nga Dua Lipa dhe Rita Ora”.
Lexo artikullin origjinal këtu!
Në këtë kuadër, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka publikuar një video ku uron të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri dhe nisjen e mandatit në KS.
Ministrja Xhaçka u shpreh krenare për këtë arritje të diplomacisë shqiptare, duke theksuar faktin se sot Shqipëria shihet nga mbarë bota si një aktor serioz e i matur, me një politikë të qëndrueshme e të besueshme dhe një kontribues serioz në çështjet e sigurisë e paqes.
“Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare sepse Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë. Do të punojmë për shqiptarët, por do të punojmë edhe për rajonin tonë për të konsoliduar arritjet e dekadave të fundit e për mos ta lënë atë të rrëshqasë drejt destabilizimit e tensioneve. Do të punojmë me aleatët e partnerët tanë për të avancuar së bashku agjendën e prioriteteve tona të përbashkëta, duke konsoliduar kështu akoma më shumë lidhjet e forta që na bashkojnë. Le t’i qasemi 2022 e sfidave që na presin me po këtë frymë e po këtë vendosmëri dhe nuk kam asnjë dyshim që e ardhmja që do të ndërtojmë së bashku për familjet e fëmijët tanë do të jetë vërtet e bukur”, deklaroi ministrja në videon e publikuar.
Kjo është hera e parë në 66 vite prej anëtarësimit në OKB, që Shqipëria fiton mandatin dy vjeçar për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Burimi: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Monumenti Natyror i quajtur Syri i Ciklopit, këto vitet e fundit është bërë një destinacion mjaft i kërkuar. Periudha më e frekuentuara është nga pranvera në verë. Por ka aventurier që nuk i tremben dimrit dhe e kanë vizituar pikërisht në Janarin e acartë. Një ndër këta aventurier është dhe Valter Zhara, i cili na ka siguruar disa pamje fantastike nga Syri i Ciklopit dhe zonës përreth tij.
Për të shkuar nga Tirana deri në Syrin e Ciklopit duhen rreth 40 minuta udhëtim me makinë deri në qendër të Krrabës. Më pas vazhdohet me ecje në këmbë drejt shtegut të Grykës së Murdharit në drejtimin verilindor të Krrabës. Itinerari deri te Syri i Ciklopit është rreth 4 km dhe zgjat jo më shumë se 1 orë e 15 minuta, me një pushim të ndërmjetëm rreth 10 minuta.
Ky shteg, përveç pamjes mahnitëse që të dhuron degëzimi i Lumit Erzen, i cili rrjedh në formën e një katarakti të vogël, kalon nëpër pyll e formacionet e shumëta të shkëmbinjëve, të cilat i shtojnë magjinë peisazhit.
Explorimi në dimër është shumë i veçantë për faktin që nuk gjen asnjeri në këtë perlë të natyrës. Ngricat gjatë shtegut ishin të paperfillshme dhe nuk krijonte probleme.
Gjatë verës pellgu i Syrit të Ciklopit shërben si një pishinë natyrore, por sfida e vërtetë është shytja në ujin e akullt në dimër.
Po të eksploroni me kujdes zonën përreth do të zbuloni dhe Ujëvarën e Fshehur, një tjetër mrekulli e natyrës.
Ndërsa në Krrabë në drejtimin jugor të saj gjendet dhe një katarakt i lartë dhe shumë i bukur.
Photo credits belong to Valter Zhara
Fotot janë autorësi e Valter Zharës. VisitTirana organizon këtë në bashkëpunim me guida lokale. Dërgoni kërkesen tuaj tek contact@visit-tirana.com
Dekori me dritat festive dhe pema e Krishlindjes qendron në sheshin Skënderbej deri dy javët e para të Janarit, kështu kemi ende mundësi të shijojmë kryeqytetin. Një vizitë në sheshin “Skënderbej”, një kafe te Pazari i Ri, apo një dreke te Kalaja e Tiranës do t’ju shijojë shumë këto ditë të ftohta janari. Jepini ngjyra Janarit të zymtë duke vizituar muze, galeri arti, apo një shfaqje teatrale.
Nëse jeni shpirti aventurier, zona e Shëngjergjit do t’ju befasojë në Janar, ku zakonisht Liqeni i Lepurit ngrin dhe mund të bëni ski në akull.
Ndërsa Mali me Gropa ofron pamje spektakolare në këtë muaj, ku qendron i mbuluar me borë, duket sikur je në një botë tjetër.
Për familjet Mali i Dajtit është një mundësi më afër kryeqytetit dhe ku mund të argëtohet gjithë familja duke luajtur me dëborë.
Një ndër atraksionet natyrore të veçanta në Tiranë është dhe Syri i Ciklopit në fshatin Krrabë, ku vlen të vizitohet në çdo stinë.
Për të kaluar fundjava familjare të ngrohta, ne ju sugjerojmë bujtinat e ndryshme nëpër fshtatrat e Tiranës, ku do t’ju mirëpresin me gatime tradicionale pranë zjarrit të ngrohtë të oxhakut.
Nëse jeni velur nga gatimet e Vitit të Ri plot kalori, ne ju rekomandojmë të ndryshoni pak shijen dhe të provoni gatime gourmet te restorant Gambero, për adhuruesit e sushit shkoni të Amo Sushi, ndërsa te restorant Habitat do të provoni gatimet e freskëta të detit shumë të shijshme. Ndërsa akomodimin ne sugjerojmë Unik Hotel për pamjen fantastike të Liqenit dhe suitat moderne dhe komode.
Këtë muaj do të ketë dhe evente interesante në Tiranë, për të qenë të përditësuar hapni këtë link.
Në 6 janar, dita e Epifanisë e quajtur ndryshe Dita e Ujit të Bekuar, festohet nga besimtarët ortodoksë dhe katolikë. Më së shumti festohet në jug të Shqipërisë ku një kryq prej druri hidhet nga një prift në det, lumë apo liqen dhe të rinjtë garojnë për ta marrë të parin kryqin e hedhur. Sipas ritit, personi i parë që merr kryqin do të këtë një vit të bekuar.
VisitTirana organizoi konkursin e 20-të në Instagram, konkursi me foto nga vjeshta në Tiranë me hashtag #TiranaAutumn2021. Mbi 200 foto u postuan me këtë hashtag gjatë 3 muajve, nga 1 Shtatori deri në 30 Nëntor 2021.
Fotot ishin fantastike, tregonin ngjyrat e vjeshtës kudo në Tiranë, në parqe, male, liqene dhe fshatra. Pjesëmarrësit e konkursit ishin fotograf të rinj dhe profesionist shumë prej tyre janë ndjekës dhe pjesëmarrës në të gjitha konkurset tona.
Ne kemi zgjedhur 10 fotot më të mira të këtij konkursi:
Arjan Carja
Sabian Hasani
Eriseld Myrto
Margarita Micani
Rozana Xhaferaj
Eva Hamitaj
Fiorela
Eriana Hasanaliaj
Luljeta Mustafaj
Jusra Ruko
Në Tiranë ditët me shi janë perfekte për t'ju dedikuar artit dhe kulturës, pse jo dhe kënaqësisë së të lexuarit një libër në kafe-librari, apo të vizitoni një ekspozitë a muze.
Sheshi Skënderbej është gjithmonë ftues. Ne sugjerojmë të uleni në një baret që ndodhen të Opera, shijoni një kafe ose çaj dhe admironi sheshin në një ditë me shi.
Dyqanet janë një mundësi e mirë për të kaluar kohën me shi. Disa qendra tregtare janë jashtë Tirane, te tjerat janë rreth qendrës. Ju mund të shkoni me makinë, (TEG, QTU, City Park, Casa Italia) ose në kembë (Toptani, Coin, Kristal Center, Concord Center etj).
Photo: @morning_albania
Të gjitha qendrat tregtare kanë aktivitete për fëmijët, kështu që është mirë të kalosh një ditë me shi me familjen atje. Baret, restorantet, apo dhe kinematë janë të gjitha të hapura.
Latitude është një mundësi argëtimi për të gjithë familjen, fëmijët mund të luajnë në hapësirat e parkut ajror të brendshem, në trampolina, zonen e ngjitjes së murit etj. Prindërit mund të konsumojnë një kafe teksa fëmijët e tyre argëtohen ose mund ti bashkëhen fëmijëve për më shumë qejf.
Disa të tjerë preferojnë ti kalojnë ditë të tilla duke lexuar. Por ka dhe disa librari, apo kafe-librari special ku mund t'i shijoni të dyja.
Photo: @monchericoffeeshop
Ne e duam Tiranën në gjithë stinët. Urojmë ta shijoni dhe ju!
Historia gati 110 vjeçare e shtetit shqiptar rrëfyer përmes pullave postare, të ekspozuara në këtë hapësirë të dedikuar Filatelisë dhe objekteve autentike të Postës Shqiptare. Muzeu ndodhet pas godinës në Postën Qendrore pranë rr. Mysylym Shyri.
Krijoni kujtime të reja nën pemën e Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej në Tiranë. Ka kaq shumë për të shijuar në Tiranë duke filluar me: Fshatin e Festave, blerjet e dhuratave, patinazhi në qendër dhe shumë të tjera. Kryeqyteti ynë është stolisur me drita shumëngjyreshe në çdo cep. Në këtë artikull duam t’ju tregojmë disa këshilla dhe vende se si mund ta shijoni më shumë këtë muaj në Tiranë. Si cdo vit, pema ndizet me 6 Dhjetor.
Panairet e Krishtlindjeve
I pari pazar Krishtlindjesh hapet ne Rogner me 4 dhjetor, nga OSAAB, nje panair krishtlindjesh bamiresie, te ardhurat e te cilit do perdoren per femijet ne nevoje. Ky eshte Panairi Nderkombetar i 21 i Krishtlindjeve, dhe eshte falas per te gjithe
Fshati i festave në sheshin Skënderbej
Sheshi Skënderbej është qendra e festave në Tiranë. Një fshat i improvizuar me shtëpiza druri është vendosur në sheshin më të madh të kryeqytetit. Shtëpizat janë kthyer në: dyqane artizani dhe suvenire, bare dhe restorante. Një atmosferë e këndshme ku mund të shijoni me familjen dhe miqtë tuaj.
Kalaja e Tiranës
Një vend që duhet të jetë patjetër në listën e vendeve që duhen frekuentuar në Tiranë në çdo kohë të vitit jo vetëm në Dhjetor. Gjeni një vend të ngrohtë ku të uleni dhe të shijoni një pije të ngrohtë apo të provoni gatime të kuzhinave të ndryshme në restorantet që ndodhen brenda në kala. Nëse dëshironi të blini një dhuratë të veçantë ne ju sugjerojmë të ndaloni në dyqanin e Subashi Olive Oil Shop. Aty do të gjeni paketime të ndryshme të krijuar për këto ditë festash.
Pazari i Ri
Pazari i Ri ëshë një tjetër pikë e rëndësishme e qytetit që vlen të vizitohet dhe në Dhjetor. Sapo futesh në Portën e Pazarit të Ri surprizohesh nga dritat vezulluese dhe dekori festiv. Një vend ku gjen pak nga të gjitha, një markat me fruta perime dhe produkte të freskëta bulmeti, i rrethuar nga të gjitha anët me dyqane, bare të vogla dhe restorante të këndshme.
Shijoni shtëtitjet nëpër rrugët e ndriçuara me dritat festive
Rrugët më të bukura për foto janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Shëtitorja “Murat Toptani”, Rr. Myslym Shyri, Rruga e Kavajës dhe gjithë zona e ish-Bllokut.
Shijoni dëborën nëpër malësite e Tiranës
Tirana është me fat që në distancë jo të largët gjendet Mali i Dajtit, i cili qendron i veshur me dëborë pothuajse gjithë dimrin. Nëse doni të shkurtoni kohën dhe të shijoni pamjen, merrni teleferikun e Dajti Ekspres për të mbërritur në malin e Dajtit.
Për një aventurë dimërore dhe autentike ne ju rekomandojmë zonën e Shëngjergjit të malësisë së Tiranës. Rehatohuni në shtëpitë mikpritëse të Shëngjergjit dhe shijoni gatimet tradicionale të zonës.
Blerjet për festat në qendrat tregtare
Kaloni kohë dhe argëtohuni me familjen dhe miqtë tuaj nëpër qendrat tregtare të Tiranës. Gjeni dhuratat speciale për këto festa në: Toptani Center, TEG, QTU, Ring Center dhe Megatek.
Mos humbisni eventet në Tiranë
Në këtë muaj shfrytëzoni ditët e pushimeve për të kaluar kohë me njerëzit tuaj të dashur dhe ndiqni aktivitetet argëtuese që do të organizohen në kryeqytet.
Disa prej eventeve që janë njoftuar deri më tani që priten të mbahen në Dhjetor:
Ku të hani dhe flini në Tiranë?
Nëse po kërkoni një hotel elegant, ne ju rekomandojmë Hotel Unik pranë Kopshtit Zoologjik. Hoteli me pamje nga liqeni artificial, ofron akomodim luksoz dhe shërbim të cilësisë së lartë.
Nëse jeni fans i gatimeve mesdhetare dhe italiane, kryesisht picave, ju rekomandojme Veranda Restaurant, afer Tegut ku do shijoni pjata speciale te nje kuzhine shume te shijshme, pica ne furred druri, koktejle te mrekullueshme dhe te shijoni dhe pamjen ne tarance. Veranda ka nje vecanti, nese vini njehere gjithnje do ktheheni serish.
Provoni shije të reja duke darkuar me familjen dhe miqtë tuaj në Gambero Gourmet. Një restorant gurme i rafinuar dhe shërbim të shkëlqyer pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.
Nëse jeni fansa të kuzhinës Aziatike, AMO Sushi është vendi i duhur. Me një venddodhje strategjike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, restoranti ofron sushin më të mirë në kryeqytet dhe gatime të tjera të kuzhinës aziatike. Ahh, se harruam, ofron edhe “All you can eat formula”.
Këto ishin sugjerimet tona për këtë muaj.
Ju urojmë një muaj sa më të bukur dhe të mbushur me surpriza të këndshme!
I madh e i vogël festoi Ditën e Flamurit të veshur me ngjyrat dhe veshje tradicionale shëtitën nëpër Tiranë duke valëvitur flamurin Kuq e Zi.
Kryeqyteti ishte i dekoruar me flamurin kombëtar kudo, vetë qytetarët e Tiranës në shenjë nderimi vendosën flamurin nëpër ballkonet e shtëpisë.
Nuk munguan aktivitetet për këto ditë të vecanta, ceremony zyrtare, aktivitete të ndryshme për fëmijë e të rritur gjallëruan Tiranën.
Shih galerinë më poshtë!
Panairi i Librit pas mungesës së vitit të kaluar, nën masa të mbrojtes ndaj Covid-19 u zhvillua për 5 ditët nga 17-21 Nëntor në hollin e madh të Pallatit të Kongreseve. Me një kapacitet të reduktuar, rreth 95 shtëpive botuese nga Shqipëria e bota morën pjesë në këtë panair.
Një eveniment që iu kishte munguar mijëra lexuesëve dhe sigurisht botuesëve.
Muaji nëntor është vjeshta e vërtetë në Tiranë, është koha e xhaketave dhe çadrës me vete. Është muaji i festave kombëtare, muaji kuq e zi. Nëntori shijohet shumë bukur duke shëtitur nëpër pikat tërheqëse të kryeqytetit, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri dhe ish-blloku.
Vizita nëpër muzeume dhe galeri arti janë një ide e mirë për të kaluar kohën dhe parë gjëra interesante. Ndërsa fundjavave mund të bëni arratisje të shkurtra drejt rrethinave të Tiranës për të shijuar vjeshtën nëpër fermat agroturistike në Baldushk, Shëngjergj, Surrel etj.
Datat e rëndësishme
28 nëntor
28 nëntori është festa më e madhe e kombit tonë. 28 nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga e gjithë Shqipëria, të bashkuar në Vlorë,shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.
29 nëntor
29 nëntori është dita e Clirimit të Shqipërisë,një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Me 28-29 nëntor do të kujtohet 108 vjetori i pavarësisë dhe 77 vjetori i Clirimit të vendit.
Dita e Clirimit te Tiranes 17 nëntor
Kanë kaluar 77 vite që nga dita e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, të Tiranës. “Rruga e Barrikadave” simbol i kësaj dite, ruan brenda vetes momente historike, të mbushua me krisma, klithma lufte dhe heronj. Në këtë ditë kanë flijuar veten 127 dëshmorë të cilët luftuan për një ideal ku ëndrra më e madhe e tyre ishte liria e vendit dhe e popullit.
Panairi i Librit 17-23 nëntor 2021
Panairi ndryshe nga vjet që ishte online, këtë vit do të realizohet si çdo vit në Pallatin e Kongreseve për 7 ditë rresht, nga 17 deri 23 nëntor.
Gjatë këtyre ditëve, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.
Ekspozitat
Gjatë këtij muaj çelen ekspozita të reja nëpër galeritë e ndryshme të qytetit. Ekspozitë e hapur në Galerinë FAB, 'Kaloi një grua' nga piktori Gazmend Leka. Po ashtu, në Galerinë Kombëtare të Arteve mund të vizitoni “arkivin e hapur” një koleksion i veprave më të mira të galerisë.
Plot e përplot aktivitete të tjera që priten të organizohen nga Bashkia e Tiranës.
*Kini parasysh kufizimet e orarave të daljes nga ora 06.00 deri në 23.00, si dhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura.
Për 3 ditë radhazi në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej” u zhvillua Panairi me produktet lokale të Tiranës.
Një larmishmëri ngjyrash, aromash e shijesh të prezantuara me stenda që sillnin fshatin në qytet. Fruta, perime , produkte të blegtorisë si dhe prodhime artizanale zbarkuan në sheshin “Skënderbej”. Një mënyrë e mirë për të promovuar dhe ndihmuar bizneset e komuniteteve lokale të Tiranës.
Të shumtë ishin qytetarët që mbushën çantat e pazarit me produktet bio. Ndërsa të huajt shprehnin admirimin për krijimet artizanale dhe i morën si suvenir nga Tirana.
Një studim nga Uswitch.com ka mbledhur të dhëna nga Tripadvisor duke u bazuar nga vlerësimet e marra në lidhje me menunën, çmimin, gatime vegjetariane, bare që ofrojnë meze, pube etj.
Në artikull janë renditur 10 qytet në Europë që ofrojnë më të mira për adhuruesit e ushqimit. Kryeqyeti cilësohet mes më të mirëve edhe për “brunch’, thënë në shqip mëngjes i vonë. shumë bare dhe restorane në Tiranë ofrojnë këtë në menunë e tyre, i cili shërbehet prej orës 9 të mëngjesit deri në orën 11 am. Është një vakt i kombinuar me ushqimet e mëngjesit dhe drekës dhe mund të shoqërohet dhe me pije alkolike.
Të gjesh vende ku ofrohen gatime vegjetariane dhe të shijshme është një fitore për personat që nuk preferojnë mishin dhe pëlqejnë të konsumojnë ushqime vegjetarine. Për këtë, Tirana është vlerësuar si një ndër kryeqytete që ka plot restorante dhe bare që ofrojnë në menunën e tyre gatime për këtë kategori.
Artikullin origjinal e lexoni këtu!
Edicioni i pestë i Maratonës së Tiranës shënoi një numër të madh garuesish me rreth 2500 persona, ku 1500 ishin nga Shqipëria dhe 1000 nga vende të ndryshme të botës.
Maratona e ndarë në katër kategori, Marathon 42 K, Half Marathon 21 K, Tirana 10 K dhe kategorinë “We too”, shpalli për secilën kategori nga 3 fituese që përfituan vlera monetare.
Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro
Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj
Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro
Fituesit – Femra
Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro
Festivali vjetor që mbledh të rinjtë e apasionuar pas fotografisë ishte një sukses edhe këtë vit, i cili ishte edicioni i katërt që zhvillohet. Tashmë është kthyer në traditë ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila u mbajt në 8 Tetor në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Të pranishëm në ceremoni ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi si dhe zv/ministrja e kulturës znj. Meri Kamberi, të cilët përshendetën festivalin dhe dhuruan çmime për fituesit.
Festivali u organizua nga DMO Albania, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës. Festivali zgjat një javë nga 8-15 Tetor, ku gjatë kësaj jave qëndron e hapur për publikun ekspozita me 100 fotot finaliste në katin e parë të Muzeut Historik Kombëtar.
Fituesit e këtij e edicioni janë:
Çmimi i parë: Gerti Kadillari (Shtegu i luleve, Kukës) mundësuar nga Ministria e Kulturës me vlerë 40 000 leke
Çmimi i dytë: Najada Dafa (Shishtavec, Kukes) mundësuar nga Ministria e Kultures me vlerë 30 000 leke
Çmimi i tretë: Fatjon Sinani (Valamara, Pogradec) mundësuar nga Ministria e Kultures me vlerë 20 000 leke
Çmime speciale
Fotoja e Saimir Kalbaj u vlerësua për mesazhin sensibilizues të promovojmë Shqipërinë por edhe të mos e ndotim. Vlera e çmimit 10.000 lekë
Çmimi i konkurseve sezonale te VisitTirana, fituese Luljeta Mustafaj. Vlera 10 000 lekë.
Çmimi i ofruar nga EjAlbum, një portfolio me punimet e Fabiola Muhollari.
Çmimi i videos më të mirë
Duli Kasmi per videon me drone nga Sylbica, Tropoje. Vlera 10 000 lekë.
Brian Hoxha & Ledio Hysi per videon promovuese të Shqiperise. Vlera 10 000 lekë.
Gjithashtu, në kuadër të festivalit u organizuan dy kurse fotografie, të mundësuara nga Arena Center. Kurset ishin dy ditore të zhvilluara në ditë të ndryshme, dita e parë teori dhe dita e dytë praktikë me lektorët Soela Zani dhe Albert Cmeta.
Koha kur moti freskohet mëngjeseve dhe mbrëmjeve të duhet një xhaketë e lehtë. Me një kafe në dorë ju mund të shëtisni nëpër qendrën e qytetit duke vizituar atraksionet kryesore, sheshin Skënderbej, Kullën e Sahatit, Xhaminë e Et’hem Beut. Për të shijuar vjeshtën në Tiranë, ne ju sugjerojmë të shëtisni nëpër pedonalen e Tiranës dhe të uleni në një nga baret aty për të soditur rënien e gjetheve duke shijuar një pije të ngrohtë.
Cilat janë eventet e mëdha që priten këtë muaj në Tiranë?
Për Tiranën është një muaj i ngjeshur me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.
Tirana Photo Festival ( 8-15 Tetor 2021)
Një nga eventet vjetore është festivali i fotografisë i organizuar nga DMO Albania & Visit Tirana. Festivali fillon në 8 Tetor, ku nata e parë i dedikohet ndarjes së çmimeve për pjesëmarrësit e konkursit. Festivali është mbështetur nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës. Festivali do të zgjasi nga 8 Tetori deri në 15 Tetor, ku gjatë këtyre ditëve do të ketë kurse fotografie nga dy lektor. Kurset sponsorizohen nga Arena Center.
Maratona e Tiranës ( 17 Tetor 2021)
Bashkia Tiranë ka njoftuar se Maratona e Tiranës do të organizohet në 17 Tetor. Maratona e Tiranës është eventi më i madh sportiv i vitit. Numri i pjesëmarrësëve rritet nga vit në vit, ku marrin pjesë rreth 2500 garues nga 40 vende të ndryshme të botës. Për informacione të mëtejshme dhe për t’u regjistruar, klikoni këtu.
Shfaqje teatrale dhe evente të tjera
Teatri i Operas dhe Baletit ka filluar me shfaqjet që në Shtator në shtëpinë e vetë të rikonstruktuar.
Teatrot e kryeqytetit kanë çelur sezonin e ri artistik dhe vijojnë shfaqjet e ndryshme.
Ky muaj pritet të sjell ekspozita të reja nëpër galeritë e qytetit. Në Galerinë Kombëtare të Arteve ju mund të shihni “koleksionin e galerisë ndër vite”.
Ju që dëshironi të mësoni më shumë mbi historinë e shqipërisë, mund të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun e Gjetheve, si dhe Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë.
Fundjavat e vjeshtës në natyrë
Nëse nuk keni ide se ku mund të kaloni fundjavat në natyrë, ne ju sugjerojmë të shihni destinacionet që ne kemi listuar në këtë link.
Dy aktivitete të tjera që priten të organizohen në fund të Tetorit janë Tradita e Vajit të Ullirit në Tiranë që do të zhvillohet në fshatin Ndroq, ndërsa pranë Kullës së Sahatit do të organizohet Panairi i Artizanatit.
Muaj të mbarë në Tiranë!
Shtatori është një muaj i shkëlqyer për ta ‘përkedhelur’ veten me disa ditë pushimi ekstra. Dy javët e para të Shtatorit në Tiranë do të jenë me temperatura të larta dhe mund t’i shfrytëzoni si pushime verore të zgjatura duke vizituar vende natyrore si Kanionet e Erzenit, perlën e natyrës Syrin e Ciklopit apo liqenet e shumta nëpër rrethinat e Tiranës.
Kini parasysh rregullat dhe kufizimet e reja për mbrojtjen kundër Covid-19, lexoni këtu.
Fëmijët fillojnë shkollën dhe shumica e njerëzve janë kthyer nga pushimet, kryeqyteti fillon të zhurmojë sërish nga fluksi i njerëzve po ashtu dhe turistëve që zgjedhin Shtatorin si muajin ideal për ta vizituar Tiranën.
Evente në Shtator
Mural Fest Tirana
Rikthehet Mural Art Fest në Tiranë. Duke nisur nga 1 shtatori deri në 30 shtator, 8 artistë ndërkombëtar do të pikturojnë disa nga muret e godinave të ndryshme nëpër Tiranë. Ky është edicioni i tretë, ku Tirana ka marr një vëmendje të madhe artit të muraleve dhe artit të rrugës.
Festivali Mish-Mash Tirana
Mish-Mash Tirana festivali muzikor që do të jetë dy netë radhazi në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës. Me pjesëmarrjen e artistëve të njohur si Alban Skënderaj, Vesa Smolica, DJ Abelomania, , Dafina Zeqiri, DJ Adam Reeves, Vedat Ademi, Gerta Mahmutaj dhe 04 Band. Data 10 & 11 Shtator, ora 16:30 - 22:30, te Fusha e Balonave
Koncerti i Ermal Metës
Në 17 Shtator, Ermal Meta rikthehet për herë të dytë në Tiranë për një koncert madhështor. Koncerti do të mbahet në stadiumin Air Albania. Ermal Meta u bë njohur këngën që mori pjesë në Eurovison dhe arriti vendin e 5-të në finale në 2018. Pas Eurovisionit ai erdhi në Tiranë, ku dha koncertin e tij të parë në Shqipëri. Koncerti do të jetë falas, por duhen rezervuar vendet online, këtu.
Art dhe Kulturë
Nëse jeni të interesuar për artet dhe historinë, në Tiranë do të gjeni muzeume të pazakonta, duke filluar me Bunk’Art, Shtëpinë me gjethe, deri të shtëpia studio e shkrimtarit të famshëm Ismail Kadare.
Galeritë e artit janë të hapura për artdashësit, ku mund të vizitoni ekspozita që janë hapur që prej muajit gusht ose që pritet të hapen në shtator. Eventet e reja i gjeni këtu!
Jashtë Tirane- natyrë
Nëse udhëtoni jashtë Tirane, do të mahniteni nga variacionet e peisazhit rural. Në ndryshim nga qyteti modern dhe i gjallë i Tiranës, fshatrat dhe rrethinat janë vërtet të gjelbëruara dhe të qeta. Jeta këtu lëviz ngadalë si në kohët e vjetra. Ka disa ferma agro-turizmi që vërtet do t’ju kënaqin me ushqimin shumë të mirë dhe bio, të përgatitura sipas traditës. Merrni pak ajër të pastër në një atmosferë relaksuese jashtë Tiranës. Lexoni listën e plotë këtu!
Photo credit: Visar Bucpapaj
Tirana Photo Festival -Thirrja e fundit për aplikime
Data 19 shtator është afati i fundit për të dërguar aplikimet tuaja për konkursin e fotografisë. Festivali do të mbahet 7 ditë nga data 8-15 Tetor 2021. Më shumë info, këtu!
Tirana ofron shumëçka për të gjitha moshat. Përse mos ta zbuloni tani!
Pas shumë hezitimesh vendosa të provoja sushin për herë të parë, pasi më kishin sugjeruar një restorant të ri Aziatik në Tiranë, Amo Sushi.
Me gjithë review-t e mira që lexova për këte restorant edhe pse është hapur prej pak kohësh, vendosa ta provoj. Restoranti gjendet shumë lehtë sepse ndodhet në qendër të qytetit, në bulevardin kryesor midis sheshit “Nene Tereza” dhe “Skenderbej”. Nëse kjo nuk ju orienton akoma është fiks te Kullat Binjake, te Kulla nr. 2 ne Katin 0.
Sapo futesh në restorant sheh interierin minimalist por modern ndryshe nga ngjyrat e ndezura tipike të restoranteve aziatike. Stafi i buzëqeshur të uron mirëseardhjen dhe të fton të akomodohesh. Restoranti është mesatar në madhësi dhe arredimi është me shumë shije.
Ky është restoranti i parë në Tiranë që ofron formulën “All You Can Eat”. Pasi akomodohem ve re nje skedar ne tavolinë që më kuriozon. Pas shpjegimit që më jep stafi shërben për të renditur të gjitha pjatat që dua të porosis. Në fund të këtij skedari shoh dhe menunë me ‘QR code’ që mund ta skanosh dhe ta shohësh online, gjithashtu dhe një shënim që të informoj stafin nëse kam ndonjë lloj intolerance apo alergji ushqimore.
Si herë e parë për mua me formulen AYCE e gjej lehtësisht të kuptueshme: ti zgjedh çfarë të duash nga menuja dhe do paguash vetëm 1990 lekë, në rast se je për drekë, dhe 2990 lekë nëse je per darke. Pse ndryshon çmimi? Sepse në darkë ka një shumëllojshmeri më të madhe pjatash në dispozicion.
Mendoj me vete që duhet të ketë një hile këtu! Pyes dhe më informojnë që kushti i vetëm është që çdo gjë që porositet duhet të konsumohet, në të kundërt paguhet extra me çmimin I cili gjendet në menu. Duhet të them që më pëlqen shumë kjo menyrë sepse kështu asnjë nuk shpërdoron ushqimin.
Perveç formulës AYCE, sigurisht që është dhe mundësia për të porositur ushqimet që dëshiron, me çmimet fikse të menusë. Për fëmijët çmimet janë të përgjysmuara dhe për fëmijët nën 4 vjeç janë falas. Një vlerë e shtuar është edhe mundesia për të konsumuar sushi edhe për vegjetarianet.
Hap menun dhe në fletën e dytë të menusë gjendet dhe lista e alergjentëve për personat që vuajnë nga alergji të ndryshme të produkteve të ndryshme, gjë që më bëri përshtypje pasi nuk e kisha hasur në restorante të tjera në Tiranë.
I kërkova mendim kamarierit se çfarë mund të porosisja dhe vendosa të filloja me një Sashimi mix që t’i provoja të gjitha nga pak. Porosia nuk vonoi shumë dhe pse kishte pak ngarkesë. E kisha dëgjuar që sushi është art më vete dhe e vërtetova kur më sollën pjatën, një larmi ngjyrash e shijesh dhe të servirura bukur. Ishte momenti i provës, kamarieri më instruktoi si të përdorja shkopinjtë dhe sushin ta shoqëroja me salcën e sojës për një shije më të mirë.
Kafshata e parë ishte një shpërthim shijesh të ndryshme, jo ashtu si e kisha imagjinuar që do të ndieja aromën e salmonit apo tonit. I provova një e nga një dhe të gjitha më pëlqyen, por do të veçoja “Hoso Sake” që e gjeje në menu me kodin H6, pasi te gjitha pjatat kishin nje kod specifik, gjë që mua si jo njohëse e mirë e kësaj kuzhine më ndihmonte shumë të kuptoja llojet e ndryshme.
Një kafshatë dhe kuptova që do të isha një frekuentuese e rregullt e këtij restoranti dhe një fanse e re e kuzhines aziatike dhe sushit.
Mendova që heren tjetër të vij me bashkëshortin por ai nuk e ka qejf sushin. Do përpiqem ti ndërroj mendjen por ama duke parë menun dhe shumëllojshmërin gjithsesi kam nje plan “B” pasi në AMO SUSHI gjen dhe gatime të tjera si supë, spaghetti,tempura perimesh, ravioli, oriz me perime... lista vazhdon pafund!
Në fund të vaktit po mendoja që e gjitha ishte një eksperiencë unike, dhe falë Amo Sushi-t kuzhinës aziatike dhe sushit iu shtua një “fanse” e re!
Sa mirë që ofrojnë dhe shërbimin delivery që mund të porosis nga shtëpia ose zyra. Po shënoj dhe për te gjithe ju qe e lexuat këtë artikull kontaktet dhe linkun ku mund të shihni menun online për të përjetuar dhe ju një eksperiencë të ngjashme me timen.
Mezi pres te kthehem serish ne Amo Sushi!
E perditesuar 6 Dhjetor 2021
Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Shqipërisë
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do të nisen me mjete lundruese ose të kontaktojnë me Ambasadat përkatëse.
Nuk do të lejohen të dalin nga zona e tranzitit të aeroportit dhe se nuk do të lejohen të vijojnë udhëtimin e tyre nëse destinacioni pasues është një vend tjetër i hapësirës Schengen, pasi kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur.
Duke filluar nga 30 gusht 2021 deri më datë 1️3 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
Nga ky rregull përjashtohen:
udhëtime por të zbatojnë rregullat e vendosura nga shtetet përkatëse.
Duke filluar nga 30 Gushti 2021:
Ylli i muzikës Dua Lipa po kalon disa ditë pushimi në Shqipëri së bashku me familjen, të dashurin Anëar Hadid dhe grupin e saj. Në fillim, Dua Lipa vizitoi Tiranën për të parë nga afër punimet e kopshtit “Sunny Hill” të financuar nga fondet e mbledhura nga Dua Lipa dhe organizata e saj.
Këtë vizitë Dua Lipa e ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku shkruan: “Ishte një nder të isha sot në Tiranë, Shqipëri për të parë ndërtimin e “Kopshtit Sunny Hill” në qendër të qytetit. Pasi ra tërmeti në 2019 unë me miqtë krijuam bluzat për fushatën “Lutu për Shqipërinë” fal dhurimeve tuaj, të cilat i dyfishova dhe këto para shkuan për ndërtimin dhe furnzimin e këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam e lumtur që jam sot këtu me familjen dhe miqtë e mi. Falenderoj Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën gjatë procesit.
Kopshti hapet në 15 Shtator 2021! Faleminderit @sunnyhillfoundation”.
Dua Lipa gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ka promovuar në mediat e saj sociale vendet e bukura të Shqipërisë, ku fansat e kanë komplimentuar se si ajo tregon krenarinë shqiptare.
Vizita e saj në Shqipëri nuk i ka shpëtuar syrit të disa gazetave Britanike të cilat i kanë kushtuar artikuj qëndrimit të saj në vendin tonë.
Tirana është një destinacion kulinarie interesant. Në kryeqytet gjenden restorante te ndryshme me kuzhinë tradicionale dhe mesdhetare. Të huajt që vizitojnë Tiranën janë të etur për të provuar gatimet tradiconale autentike shqiptare.
Fërgesa është një gatim tradicional i Tiranës, të cilën ne ua rekomandojmë çdo vizitori. Për këtë gatim, Bashkia e Tiranës ka krijuar dhe Festën e Fërgesës, e cila u organizua për vitin e katërt, këtë herë në mjediset e Kalasë së Tiranës. Shumë aktivitete u zhvilluan gjatë festës, Ansambli i Tiranës dhuroi shfaqje me valle popullore, u prezantuan disa nga restorantet tradicionale në Tiranë.
I pranishëm në festival ishte vetë z. Erion Veliaj, i cili dha lajmin e mirë së Kalaja e Tiranës do të zgjerohet dhe shumë shpejt publiku do të ketë mundësinë të vizitojë Sarajet e Toptanit dhe shtëpitë e Libohovitëve.
Tirana ka mjaft vlera historike dhe pasuri të tilla duhen prezantuar më shumë publikut.
Mbrëmjet e gjata buzë liqenit, koncertet te Amfiteatri i Liqenit, Kinema Verore, shëtitjet nëpër Tiranë, jeta e natës janë disa nga gjërat që mund të bësh në Tiranë në Gusht.
Nëse mendoni se Tirana nuk ka gjallëri në Gusht, ne ju tregojmë të kundërtën. Është e vërtetë që gjatë Gushtit Tirana është më e qetë, por vetëm orëve të nxehta të ditës.
Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve në Tiranë sheh kaq shumë gjallëri në qendrat kryesore. Sheshi Skënderbej, është vendi ku mblidhen të gjithë, prindër dhe fëmijë, të rinj e të reja që shëtisin rreth e rrotull sheshit. Numri i turistëve shtohet dhe në Gusht. Nëse vizitoni gjatë paraditeve ose pasditeve Pazarin e Ri dhe Kalanë e Tiranës do të shihni që thuajse çdo ditë do të gjeni aktivitete argëtuese.
Gjatë fundjavave mund të shkoni në lumin Erzen për t’u freskuar, ose Syrin e Ciklopit apo liqenet e shumta të Tiranës. Pishinat janë një opsion tjetër dhe gjeni plot të tilla veçanërisht në periferi të Tiranës.
Për t’ju gëzuar ajrit të pastër dhe për të shpëtuar nga vapa, shkoni në Malin e Dajtit dhe shijoni një ditë fantastike duke filluar me udhëtimin me teleferik në Parkun e Aventurës dhe një drekë të mire e Ballkoni Dajtit. Por ju mund të zgjidhni të vizitoni zona të tjera të gjelbra rreth Tiranës, dhe ne kemi një listë të tyre këtu.
Muzetë janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Nga Muzeu Historik Kombëtar, Shtëpia e Gjetheve, Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë, Bunk’Art mund t’i vizitoni në Gusht.
Për ju që jeni të apasionuar pas artit dhe ekspozitave këtë muaj janë të hapura disa ekspozita ne galerie të ndryshme. Në Galerinë Kombëtare të Arteve është e hapur ekspozita me titull "The Non-Canonical Gospel" e autorit Tomislav Gotovac. Ekspozita do të jetë e hapur deri në 9 shtator 2021.
Këto janë rekomandimet tona për t’ju ardhur në ndihmë që të eksploroni Tiranën dhe të mos humbisni aktivitetet më të rëndësishme.
Ne ju urojmë një qëndrim sa më të këndshëm dhe mos harroni të postoni fotot tuaja nga Tirana në Instagram dhe Facebook me hashtag #TiranaSummer2021! Konkursi ynë i fotografive është ende i hapur dhe ju mund të jeni një nga fituesit. Shijojeni Tiranën në Gusht!
Në Nëntor të 2019-ës, Tirana u shpall kryeqyteti i Rinisë Europiane për vitin 2022. Çfarë do të thotë ky çmim? Puna e palodhshme disamujore e Kongresit Rinor Shqiptar u shpërblyen me këtë vlerësim të madh. Gjatë gjithë vitit 2022 në Tiranë do të ketë qindra aktivitete të fushave të ndryshme për të rinjtë. Programi Activ∞ Youth foksuohet në nevojat e të rinjëve sot dhe për të ardhmen.
Rinia është një nga pasuritë më të dashura të qytetit dhe vendit tonë, duke pasur një nga popullsitë më të reja në Evropë, është e qartë dhe e pashmangshme që forca lëvizëse më e spikatur që shtyn Tiranën dhe Shqipërinë drejt një të ardhme të prosperuar dhe të qëndrueshme brenda BE-së është rinia e saj energjike dhe aspiruese, duke bashkuar energjitë dhe duke punuar së bashku.
Programi me 8 tema të ndryshme inkurajon aktivizmin pozitiv duke i ndërthurur këto tema në projekte dhe aktivitete të ndryshme. 8 pikat e programit janë: Rinia krijon ekonomi kreative dhe novative, Rinia krijon kulturë, Rinia zhvillon kapacitete, Rinia aktive, Rinia e diversitetit, Rinia janë Europianët, Rinia për Ekologjinë, Rinia për Hapësirat publike.
Edhe TI mund të bëhesh pjesë integrale e këtij qëllimi të përbashkët duke mbështetur këtë program dhe aktivitetet e tij.
Më shumë informacione: www.tiranaeyc2022.al
Tirana po zbukurohet nga arti mural që ka pushtuar dhe ka zbukuruar lagjet e vjetra të qytetit.
Shumica prej arteve murale janë realizuar nga artistë të huaj dhe shqiptarë gjatë Mural Art Fest 1 në 2018 dhe Mural Art Fest 2 në 2019.
Tirana është bërë e njohur për ndërtesat e saj shumëngjyrëshe, për të cilat ne kemi krijuar një tur me ndërtesat më të bukura. Lexo këtu!
Por tanimë, arti mural ka shpërthyer në Tiranë dhe janë një arsye më tepër për të vizituar Tiranën.
Këto murale kanë shndërruar godinat e pallatave duke tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve, të cilët ndalojnë dhe bëjnë foto ndërkohë që mendojnë për mesazhin e tyre.
Këto “pika atraksioni” po i quajmë kështu, sepse në të vërtetë janë një ftesë për të gjithë që të vizitojnë edhe lagjet e Tiranës, jo vetëm qendren dhe atraksionet kryesore.
Visit Tirana ka fotografuar disa prej këtyre arteve murale si dhe artet e tjera të rrugës të bëra kohë më parë dhe i ka sjellë në këtë galeri fotosh.
Nëse doni t’i shihni këto arte murale, hapni këtë link për të parë vendodhjen e tyre.
Tiranës i kishin munguar koncertet, të rinjtë që i japing gjallëri kryeqytetit. Tani më në fund marrim frymë më lirshëm, masat kundër Covid-19 janë lehtësuar, vaksinimi ka filluar dhe tek personat mbi 18-vjeç.
Grupe të shumta turistësh zbarkojnë çdo ditë në Tiranë, sheshet e kryeqytetit i sheh çdo ditë më bloggera udhëtimesh që fotografojnë Tiranën dhe e rekomandojnë në rrjetet e tyre sociale.
Tashmë në Tiranë është rikthyer gjallëria e munguar prej pandemisë dhe për të festuar këtë me një super koncert nga Ermal Meta në 26 Korrik në Air Albania Stadium.
Mbrëmjet janë plot emocione dhe gjallëri në sheshin “Skënderbej”, ku është vendosur Tirana Fanzone për të parë ndeshjet e Kampionatit Europian, i cili përfundon në 11 Korrik.
Gjatë muajit Korrik në Amfiteatrin e Tiranës organizohen çdo mbrëmje evente të ndryshme, duke filluar nga koncertet, shfaqje për fëmijë e të rritur etj.
Fëmijët mund të argëtohen fundjavave paradite te Amfiteatri i Liqenit me Art & Crafts. Për prindërit që nuk kanë ku t’i çojnë fëmijët gjatë verës, në Parkun e Madh të Liqenit do të jetë i hapur Kampi Veror gjatë muajve Korrik dhe Gusht.
Aktivitete të shumta priten të organizohen dhe te Reja, në hapësirën alternative për të gjithë artistët vendas e të huaj.
Për t’i shpëtuar vapës së Korrikut, mund të arratiseni në pishinat e Tiranës, ose të freskoheni në Kanionet e Erzenit, Syrin e Ciklopit apo liqenet e Tiranës.
Tirana po të pret! Ejani të shijoni kryeqytetin Shqiptar!
Për të gjithë të apasionuarit pas sportit të tenisit, tashmë në Tiranë janë inaguruara fushat të reja tenisi në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Parku i tenisit mban emrin e Perlat Voshtinës, një nga tenistët më të mirë shqiptar.
Hapësirat më të reja sportive janë totalisht funksionale, ndërsa mbi rregullat e përdorimit dhe rezervimit online mund të njiheni në faqen zyrtare të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë.
Tirana ndryshon çdo ditë, dhe ndryshimit nuk i kanë shpëtuar sheshet kryesore të kryeqytetit. Pas sheshit Skenderbej një transformim tërësor pësoi pjesa tjetër e Bulevardit, pranë Sheshit Nënë Tereza, ku ndërtesa më e lartë dhe më madhështore është Stadiumi Air Albania dhe Arena Center, një kompleks gjigand kuq e zi, me ngjyrat e flamurit tonë.
Kjo zonë tashmë ka marrë një rëndësi të veçantë dhe është kthyer në këndin më trendi të Tiranës, jo thjesht për stadiumin më të madh shqiptar dhe historinë e rëndësinë e tij, por dhe për gjithë kompleksin e këndshëm rrethues nga kolonat e famshme të ndërtesës së Muzeut Arkeologjik, Sheshi Italia, e deri te sheshi rreth Bustit te Papa Gjon palit. Gjithçka rreth e rrotull është një hapësirë e pamatë, pa makina, dhe e frekuentuar nga të gjitha moshat, kryesisht të rinj e fëmijë.
Stadiumi
Stadiumi u ndërtua në vendin ku ishte stadium Qemal Stafa. Stadiumi me një kapacitet prej 22,000 vendesh u inagurua në Nëntor të 2019 në ndeshjen e Shqipëri-Francë.
"Air Albania Stadium" është unik dhe pa konkurrence në llojin e vet në Shqipëri. Ai përbën një kompleks sportiv modern jo vetëm me një arkitekturë shumë interesante dhe tërheqëse. Integrimi i fasades historike i jep Stadiumit një vlerë të shtuar muzeale, ai është konceptuar në formën e një teatri greko-romak. Struktura e stadiumit është një formë e veçantë shumëfaqëshe (tetë-këndor) në mënyrë që secila palë të lejojë hyrjen në pjesët e tjera te ndara.
E gjithë ndërtesa është kthyer në një pikë reference për të gjithë vizitorët, jo vetëm për të parë ndeshjet por si një vend argëtues dhe kulturor. Në katin e parë ndodhet dhe Muzeu i Futbollit Shqiptar, ku prezantohet historia e stadiumit si pjesë trashëgimisë kulturore e historike të qytetit të Tiranës duke i dhënë atij një dimension me interesant. Në të janë te illustruara me foto – video dhe audio gjithë historiku mbi futbollin shqiptar duke u bere nje muze tërheqes dhe i hapur për vizitorë vendas dhe të huaj.
Sheshi Italia
Sheshi Italia së bashku me njësitë e Arena Center është kthyer në një qendër argëtimi dhe shplodhje për të gjithë. Është vendi ku sheh shumë të rinj që ulen në shkallët e Rektoratit, ose të tjerë që luajnë me roller skate. Sot është pikë takimi për shumë të rinj, por dhe për prindërit që shoqërojnë orë pas ore fëmijet e tyre në qendrën Tumo, një nga qendrat e para unike të këtij lloji në Shqipëri. Tumo, është një qendër edukimi për adoleshentët ku mësojnë të integruara dizajnin grafik dhe teknologji.
Gastronomi dhe dyqane të markave të njohura
Baret dhe restorantet i sheh të mbushura plot, aty gjen Sophie Café, Lowengrube, Yellow Mood, Grand Lounge, OPA, Italian Food & Drinks, Blooms.
Aty mund të bësh blerje për shtëpinë në: Asa HOME, Selection by Arjon dhe GoTech. Dyqane të markave të njohura si: Elisabeta Franchi, Hugo Boss, Marella, Enrico Marinelli, Aquamarine, Macron, Pinko etj.
Në vjeshtë të 2021 pritet të hap dyert hoteli me 5 yje Marriott. Hoteli do jetë në kullën 24 kate me pamje nga fusha e stadiumit, dhe do të ketë afërisht 150 dhoma, SPA, salla konference ,fitness dhe kazino.
Arena Center është një pikë shumë e rëndësishme e kryeqytetit shqiptar që tërheq mjaft vizitorë po ashtu një vlerë dhe për bizneset që ndodhen aty që përfitojnë nga pozicioni strategjik. Janë rreth 10.000 m2 sipërfaqe që jepen me qira për hapësira për biznese të ndryshme.
Arena Center është një eksperience e re autentike dhe moderne që i përfshin të gjitha në një vend të vetëm në zemër të Tiranës.
VisitTirana organizoi konkursin e 19-të në Instagram, konkursi me foto nga Pranvera në Tiranë me hashtag #TiranaSpring2021. Mbi 500 foto u postuan me këtë hashtag gjatë 3 muajve, nga 1 Marsi deri në 31 Maj 2021.
Fotot ishin fantastike, tregonin shpërthimin e pranveres kudo në Tiranë, në parqe, male, liqene dhe fshatra. Pjesëmarrësit e konkursit ishin fotograf të rinj dhe profesionist shumë prej tyre janë ndjekës dhe pjesëmarrës në të gjitha konkurset tona.
Ne kemi zgjedhur 10 fotot më të mira të këtij konkursi:
Perëndimi-pamje me dron të lumit Lana me pemët e gjelbëruara
Autor: Pixelsbyab
Skanderbeg square reflection
Author: Marsel_shots
View this post on Instagram
Kanioni i Shumokut ne Farke
Author: Jar_Islamaj
Pranverë në sheshin e lagjes së Xhamllikut
Autor: F.s.h_26
Shpërthimet e para të pranverës në Liqenin Artificial të Tiranës
Autor: Rozana Xhaferaj
Parku i madh i lulëzuar
Autor: Luljeta Mustafaj
Jeta rurale e Baldushkut në pranverë
Autor: Valter Zhara
Perëndim pranveror në rrugën e Durrësit
Autor: phomadic
Pedonalja në pranverë
Autor: claudiasobjective
Kanioni i Bovillës me prurjet pranverore
Autor: Fajton_lika
Tirana është e hapur, ky është lajmi që kemi kohë që e prisnin që prej fillimit të pandemisë.
Qershori është një nga muajt më me gjallëri në Tiranë. Jeta kulturore fillon të lulëzoj sërish, atraksionet, muzeumet, galeritë janë rihapur me lehtësimin e masave të sigurisë ndaj coronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që nga 1 Qershori:
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 Qershori:
Qershori është muaji perfekt për të marrë rreze dielli në parqet e Tiranës, të organizoni piknik ose të shijoni kinematë në ambiente të hapura. Shëtitje me biçikleta rreth liqenit, ose ecje janë disa nga aktivitetet të tjera që mund t’i shijoni më së shumti gjatë pasditeve.
Gjatë ditëve me temperatura të larta freskohuni me akullore të cilat padyshim në Tiranë janë shumë të shijshme, në këtë link lexoni disa vendet që bëjnë akulloret më të mira në kryeqytet.
Gjatë fundjavave mund të eksploroni fshtatrat e Tiranës, ose të kaloni një ditë në Parkun e Malit të Dajtit. Në 1-Qershor hapet dhe Parku i Aventurave në Dajt, një vend fantastik ku mund të sfidoni veten dhe të shijoni aventurën.
Aktivitete kulturore
Reja çel edicionin e 5-të të Festivalit të Resë në 4 Qershor. Priten ekspozita të veçanta, mbrëmje me shfaqje të ndryshme, kinema etj. Aktivitete që do të zgjojnë jetën kulturore në Tiranë.
Teatrot do të vazhdojnë të transmetojnë shfaqjet e tyre nëpërmjet kanaleve të tyre në Facebook. Tani që jeni të lirë të vizitoni muzetë, në Tiranë gjenden muzetë më interesantë, lexoni këtu listën.
Evente të tjera priten të organizohen dhe në Amfiteatrin e Tiranës, por me audiencë të reduktuar.
Me Qershorin nis sezoni veror dhe si çdo sezon VisitTirana organizon konkurse fotografie, ndaj të gjithë ju që ju pëlqen fotografia mos ngurroni të merrni pjesë duke përdorur hashtag #TiranaSummer2021
Situata e Coronavirusit në Shqipëri po vjen drejt lehtësimit dhe ndihemi optimist për hapjen e sezonit turistik. Rreth 517 000 vaksinime janë kryer deri më tani në Shqipëri. Janë kryer vaksinimet tek të moshuarit dhe personat e rrezikuar. Pritet që këtë muaj të vaksinohen personat që punojnë në fushën e turizmit, personeli i hoteleve, bareve, restoranteve, tur operatorët, agjensitë turistikë në mënyrë që të filloj sezoni turistik.
Masat e sigurisë vazhdojnë të jenë të njëjta: mbajtja e maskës në vendet publike, distancimi fizik dhe kujdesi ndaj higjenës.
Orari i lëvizjes është nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 të darkës. Baret, restorantet, dyqanet janë të hapura gjatë këtij orari.
Informacione të tjera mbi COVID-19 dhe vaksinimin i gjeni në këtë link.
Me shpërthimin e pranverës kudo në Tiranë duket se ditët më të mira po vijnë për turizmin me lehtësimin e situatës së Covid-19.
Situata e COVID-19
Shifrat kanë qenë në rënie dhe fushta e vaksinimit ka ecur shumë mirë. Këtë muaj pritet të vaksinohen edhe personat që punojnë në fushën e turizmit duke filluar me tur operatorët që të jemi gati të nisim sezonin e turizmit.
Situata duket optimiste por sërish duhet të jemi vigjilentë, të mbajmë maskat, të ruajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjenën.
Art dhe kulturë
Për artëdashësitë, muzetë dhe galeritë janë të hapura dhe mirëpresin vizitorë. Vizitat duhet të jenë komfort rregullave të mbrojtjes ndaj coronavirusit. Eventet e reja mund t’i shihni këtu.
Ndërsa teatrot vazhdojnë të dhurojnë çdo javë shfaqje artistike në livestreaming në kanalet e tyre në Facebook.
Festat zyrtare në Maj
Të dielën (2 Maj) festohen Pashkët Ortodokse. Çdo vit, besimtarët marrin pjesë në shërbesat e Pashkëve në Katedralen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”.
1 Maji është Dita e Punëtorëve dhe është ditë pushimi në Shqipëri, ndërsa 5 Maji është dita që përkujtohen dëshmorët e rënë të atdheut.
Aktivitete në natyrë
Muaji Maj është muaji ku fillojnë ekskursionet ditore në rrethinat e Tiranës. Tirana është e rrethuar me bukuri natyrore në çdo fshat të saj, mund të vizitoni ujëvara, kanione apo liqene. Në këtë link do të gjeni një listë atraksionesh natyrore të Tiranës.
Mos harroni të merrni pjesë në konkursin sezonal #TiranaSpring2021! Konkursi mbyllet në fund të Majit.
Kujdesuni për veten dhe shijojeni Majin në Tiranë!
‘Noor’ është ai bari që të ngroh në ditët e ftohta të dimrit, është ai vendi që na frymëzon edhe në ditët me shi, dhe në mbrëmjet verore ku tarraca bëhet shumë gjallëruese.
Noor është një bar dhe bistro, me vendodhje në zemër të Tiranës, pranë qendrës tregtare “Toptani”. Me një ambient modern të arreduar këndshëm dhe me elemente tradicionale, Noor të fton për një kafe mëngjesi, drekë biznesi apo aperitivë me miqte pasditeve.
Nëse të pëlqen të soditësh jashtë, ambienti i tarracës është pikërisht për ty, nga ku mund të shohësh Sarajet e Toptanit, rrugën Abdi Toptani, dhe godinën shumëkatshe të Maritim Plaza.
Kur ta ka ënda për një piadine apo pasta të mirë italiane, mos kërko më gjatë por shko tek Noor.
Menuja e Noor fillon që nga antipastat, piadinet italiane dhe pastat e shijshme.
Çdo të mërkurë dhe të enjte, është dita e aperitivëve dhe “fingerfood”-it. Në këto ditë, tek Noor do të gjeni ushqim “finger food” pa limit, dhe ju duhet vetëm të porosisni një pije, që kushton pak më shumë se ditët e tjera dhe mund të shijoni gjitha ushqimet e përgatitura.
Ndërsa fundjavave mund të shijoni një brunch me specialitete të ndryshme.
Këtu mund ta konsumoni një drekë me kolegët tuaj, “business lunch”-in mund ta kombinoni me pjatat tuaja të preferuar.
Çfarë e bën një vend të mirë përveç ushqimit të mirë, ambientit modern e komod? Patjetër që shërbimi i stafit, për të cilën vlen të theksohet që janë shumë miqësor dhe profesional.
E keni parasysh momenti kur zbuloni një vend të mirë dhe doni ta ndani me miqtë, ja kështu na ndodhi me ‘Noor’, ndaj po ua sugjerojmë ta vizitoni.
Kulinaria shqiptare po fiton reputacion në botë për kuzhinën e saj unike dhe shumë të shijshme. Shumë blogera po shkruajnë artikuj rreth kuzhinës tonë tradicionale duke vlerësuar shijen karakteristike të kuzhines tonë që është një miks mes kulinarisë shqiptare turke greke dhe italiane. Restorantet më të mira ndodhen në Tiranë, ku ju mund të gjeni thuajse në çdo qoshe apo cdo rrugë një vend të mirë për të ngrënë. Më poshtë 6 restorantet që VisitTirana rekomandon.
Nëse ju pëlqen të frekuentoni restorante me kuzhinë fine dhe dëshironi të provoni eksperienca të reja, atëhere shkoni në Gambero Gourmet, vendi i duhur ku do të përjetoni shije dhe shërbim të pakrahasueshëm.
Cilësia e parë e produkteve, kuzhinë me teknologjinë më të fundit, dëshira e shefave të kuzhinës për t'ju sjellë më të mirë por jo vetëm, çmimet shumë të arsyeshme dhe ekonomike të shoqëruara me mbi 140 marka verërash të ndryshme përbëjnë luksin e vërtetë në “Gambero Gourmet”.
Nëse doni një dreke më një pamje spektakolare të qytetit, shkoni në Ballkonin e Dajtit.
Ushqim i shijshëm me pamje mahnitëse, kështu mund t’a përshkruajmë Ballkonin e Dajtit, i cili gjendet në Malin e Dajtit, ku ju mund të shkoni nëpëmjetë teleferikut “ Dajti Ekspres”. Restoranti është mjaft i këndshëm dhe i rehatshëm me hapësira të bollshme, nga ku të ofrohet një pamje e mahnitëse, ku Tiranën e ke si në pëllëmbë të dorës.
Këtu ofrojnë gatime tradicionale dhe mesdhetare me një shërbim të shkëlqyer. Restoranti është elegant, modern, i rehatshëm, argëtues dhe sigurisht shumë i ngrohtë dhe mikpritës për klientët. Nëse vizitoni Tiranën, mos humbsni rastin të shkoni te Ballkoni i Dajtit!
Nëse doni të provoni ushqim të mirë tradicional direkt nga ferma, brenda ambienteve të një ferme, provoni UKA Farm. Ushqim i shijshëm nga produktet e zonës shoqëruar me nje verë fantastike të bërë nga vreshtat e familjes. Ndodhet në Laknas, 15 minuta larg Tiranës, afër Aeroportit Nënë Tereza. Restoranti është i vendosur në mes të fermës dhe ju ofron mundësi unike për të shijuar deri në fund aromën e prodhimeve të zonës.
Season Restaurant siç e sugjeron dhe emri është një restorant ku mund të shkosh dhe të provosh pjatat më të mira në çdo stinë. Restoranti modern i vendosur në zonën e bukur të Pazarit të Ri, ofron gatime Italiane, pasta dhe pica furre si dhe një varietet pijesh. Vendndodhja strategjike e restorantit në një nga lagjet më të vjetra në Tiranë, Pazari Ri, një zonë mjaft e frekuntuar nga vendasit dhe të huajtë e bën këtë vend mjaft të spikatur. Restoranti ka ruajtur edhe disa elemente të tradicionales ku mund t’i dalloni fare lehtë në pikturat si dhe jastëkët në divane.
Nëse kërkoni një vend për një darkë romantik, ose me një grup shoqëror, restoranti i Hotel Colosseo është ideal për darka ose dreka fantastike. Shijoni gatimet e shijshme nga menuja e restorantit , i cili është i hapur nga dreka deri në 11 të darkës. Nuk mungojnë as varietet e gatimeve të detit, sallata Cezar, pasta dhe rizoto, peshku dhe mish i freskët i gatuar me mjeshtëri nga Shefi i kuzhinës.
Me një kuzhinë mesdhetare, restoranti i Elite Palace është një nga ato vendet që kur e provon vështirë ta harrosh si eksperiencë. I vendosur në një kodër me pamje panoramike të Tiranës, ky është vendi ideal për të qenë larg zhurmave të kryeqytetit dhe të kaloni këndshëm në këtë vend pranë natyrës. Restoranti nuk është thjesht një restorant për të drekuar ose darkuar, por një restorant me shije. Dekori i veçantë me detaje të ngjyrës së arit dhe të bardhës të bën të ndihesh sikur je në një vend mbretëror, pa përmendur këtu gatimet e shijshme dhe të servirura me art. Mbi të gjitha çmimet janë të leverdisshme.
Informohuni mbi të rejat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në Shqipëri. Cilat janë masat dhe kufizimet për vendasit dhe vizitorët që vijnë nga jashtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se do të ketë mbyllje nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit.
Baret, restorantet, fast food-et dhe aktivitete të tjera të ngjashme janë të ndaluara të veprojnë midis orës 22:00 dhe 6:00, përveç shërbimeve të shpërndarjes. Lëvizja publike është e kufizuar gjatë këtyre orëve me përjashtim të arsyeve të punës, emergjencave të kujdesit shëndetësor ose nevojave urgjente. Portali e-Albania duhet të përdoret për leje të veçantë për të lëvizur gjatë kësaj kohe.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi kufizime për mbledhjet në ambiente të brendshme dhe të jashtme të më shumë se 10 personave deri në një njoftim tjetër. Masa përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh, të tilla si: konferenca /takime, tubime politike, festa, ceremoni martese, apo funerale.
Duke filluar nga 12 nëntori 2020:
- Administrata publike do të punojë online; përveç atyre që ofrojnë shërbime thelbësore nën protokollet e rrepta të sigurisë.
Duke filluar nga 15 tetori 2020:
- Veshja e maskës në ambiente publike, brenda dhe jashtë, për çdo individ 11 vjeç e lart është e detyrueshme.
- Mosrespektimi i këtij rregulli mund të rezultojë në gjobë deri në 3,000 lekë.
Duke filluar nga 1 qershori 2020:
- Rihapen parashkollorët dhe kopshtet.
- Të gjitha ngjarjet kulturore dhe tubimet e tjera të mëdha publike në Shqipëri anulohen për një kohë të pacaktuar.
- Ngjarjet sportive kanë rinisur, nuk lejohen spektatorwt
- Qendrat tregtare dhe dyqanet janë të hapura me udhëzime të rrepta për distancimin shoqëror.
- Parukierët dhe dentistët janë të hapur me udhëzime të rrepta për distancimin shoqëror.
- Restorantet dhe kafenetë janë të hapura.
- Të gjitha qendrat e aktiviteteve të brendshme u rihapën.
- Plazhet janë të hapura.
- Lejohen aktivitete në natyrë.
- Bibliotekat dhe muzetë janë të hapura.
- Transporti publik ka rifilluar.
- Të gjithë kufijtë detarë dhe ajrorë janë rihapur.
Testimi i COVID-19:
A ekzistojnë teste PCR dhe / ose antigjene për shtetas të huaj në Shqipëri? Po
Nëse po, a dalin rezultatet Brenda 72 orësh? Po
Laboratorët e shëndetit publik:
Aktualisht, në mënyrë që të testoheni për COVID-19 nga autoriteti shqiptar i shëndetit publik duhet të keni simptoma dhe një rekomandim nga mjeku i familjes i autoritetit të shëndetit publik. Sidoqoftë, laboratorët privatë të testimit do të kryejnë një test për një tarifë të caktuar, dhe nuk kërkohen simptoma ose rekomandime të mjekut (shih detajet më poshtë).
Nëse keni një numër të sigurimeve shoqërore shqiptare, ju gjithashtu keni një mjek të familjes të shëndetit publik.
Për të mësuar se kush është mjeku juaj i familjes së shëndetit publik, telefononi në vijën jeshile të ISHP-së në 0-800-4040 për të mësuar.
Testet janë falas nëse bëhen nga Instituti Shqiptar i Shëndetit Publik (ISHP).
Laboratorët privatë:
Individët gjithashtu mund të organizojnë testime private duke shkuar në një laborator privat analizash. Asnjë simptomë ose urdhër i mjekut nuk është i nevojshëm për të kryer një test privat dhe nuk ka nevojë për takim paraprak.
Sipas Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka gjashtë laboratorë privatë të autorizuar për të kryer testimin e SARS-CoV-2 për çështje administrative:
- Laboratori Spitalor Amerikan (Tel: +355 4 222 5640)
- Biocheck Diagnostic (Tel: +355 4 242 7025)
- Genius Lab (Cel: +355 69 303 3026)
- Spitali Ndërkombëtar Gjerman (Cel: +355 67 200 4282)
- Intermedica (Tel: +355 4 220 0600)
- Diagnostifikimi Noval (Cel: +355 68 804 2045)
- SALUS Lab (Cel: +355 68 205 3180)
Kostoja mesatare e testimit është: (PCR = 8,500 lekë ose ~ 85 USD) - (Antigjen = 4,000 lekë ose ~ 40 USD).
Rezultatit e testit sigurohen brenda 24 deri në 72 orë. Ju mund të zgjidhni ta merrni rezultatin në letër, me e-mail ose me mesazh.
Qëndroni në shtëpi dhe kontaktoni linjën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Shqiptare në numrin 127 nëse mendoni se jeni infektuar me virusin COVID-19.
Prisni për udhëzim para se të shkoni në një institucion mjekësor.
Më shumë informacion mund të merrni duke telefonuar në linjën e gjelbër kombëtare në 0-800-4040.
Vizitoni faqen e internetit të Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Institutit të Shëndetit Publik për informacion shtesë.
Informacione për vaksinat COVID-19:
A ka miratuar qeveria e Shqipërisë një vaksinë COVID-19 për përdorim? Po
Vaksinat që po kryehen në Shqipëri janë: Pfizer-BioNTech, AstraZeneca-Oxford, Gamaleya dhe Sinovac.
Ju lutemi ndiqni zhvillimet dhe udhëzimet e vendit pritës për vaksinimin COVID-19.
10 Prill 2021
Numri total i të vaksinuarëve shkon në 517 mijë doza.
.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 517 mijë doza të vaksinës anti COVID19.
Janë kryer vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, vaksinime për të moshuarit, vaksinime për arsimtarët, vaksinime në fasoneri.
Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, vijohet fillimisht me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe duke zbritur tek ajo +60 vjeç, do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Pritet që këtë muaj të vaksinohen personat që punojnë në fushën e turizmit, personeli i hoteleve, bareve, restoranteve, tur operatorët, agjensitë turistikë në mënyrë që të filloj sezoni turistik.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.
Vizitoni faqen e internetit të Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Institutit të Shëndetit Publik për informacione shtesë.
Po jetojmë në kohë të vështira, por kjo nuk do të thotë të mos i gëzohemi jetës. Rigjallërimi i natyrës vjen si përgjigje për të shijuar jetën me ato çka na ofrohen. Ndaj ashtu si për çdo muaj ne shkruajmë artikuj me rekomandimet tona se çfarë në Tiranë.
Koha fillon e ngrohet në Prill, rrezet pranverore të diellit ju ftojnë të bëni piknik nën pemët e çelura dhe plot ngjyra.
Në Shqipëri vazhdon situata me kufizime për mbrojtjen ndaj COVID-19, ndaj të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm. Aktualisht rregullat dhe kufizimet nga Ministria e Mbrojtjes janë: bizneset janë të hapura nga ora 6:00 e mëngjesit deri në 8 të darkës. Mbajtja e maskave është e detyrueshme dhe duhet mbajtur distancimi fizik.
Art dhe kulturë
Për artëdashësitë, muzetë dhe galeritë janë të hapura dhe mirëpresin vizitorë. Vizitat duhet të jenë komfort rregullave të mbrojtjes ndaj coronavirusit. Eventet e reja mund t’i shihni këtu.
Ndërsa teatrot vazhdojnë të dhurojnë çdo javë shfaqje artistike në livestreaming në kanalet e tyre në Facebook.
Pashkët Katolike
Në datat 2,3,4 Prill janë datat të shënuara për besimtarët katolikë të cilët kremtojnë ringjalljen e Krishtit. Çdo vit, besimtarët marrin pjesë në shërbesat katolike të Pashkëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Aktivitete në natyrë
Koha është ideale për ecje në natyrë, shëtitje me biçikleta apo një piknik me familjen. Liqeni i Parkut Artificial është më i frekuentuari pasi ka më shumë facilitate dhe një park lojërash për fëmijët si dhe mjedise reakrative. Ndërsa Parku i Liqenit të Farkës mbetet disi më pak i populluar dhe mund të shijoni qetësishtë natyrën.
Për ju që keni pasion udhëtimet në natyre, ngjitje dhe ecje në male, ne kemi një listë me vendet natyrore në Tiranë.
Mos harroni të merrni pjesë në konkursin sezonal #TiranaSpring2021, postoni në Instagram foto të pranverës në Tiranë.
Kujdesuni për veten dhe shijojeni Prillin në Tiranë!
Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri. Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
"Novruzi" vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa "Sulltan" është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.
Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.
Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars.
Në Tiranë, Shqipëri ndodhet Qendra Boterore e Bektashizmit. Qendra ndodhet në periferi të Tiranës, dhe përbëhet nga një Teqe impresionuese me një museum fantastic dhe të pasur në katin e parë dhe një dyqan të vogël dhuratash për vizitorët që duan të blejnë suvenire të këtij sekti. Teqeja është e zbukuruar fund e krye me mozaikë mermeri me forma dhe ngjyra të mrekullueshme. Urdhëri bektashian është një sekt i dervishëve që ndërthur elementë të degëve islamike Shia dhe Sufi në një bashkim unik të besimit dhe filozofisë islamike. I ndaluar nga autoritetet otomane në 1826, Urdhëri Bektashian u rishfaq në shekullin e 19 deri sa u nxorr jashtë ligjit nga Mustafa Kemal Ataturk në 1923, ngjarje që e zhvendosi selinë e tyre në Shqipëri në 1925.
Restuarimet e fundit të kësaj qendre botërore fetare përfunduan dhe inaugurimi u bë në 8 shtator 2015 në praninë e drejtuesve të të gjithë besimeve fetare në Shqiperi, perfaqësive të komuniteteve myslimane nga Ballkani, Europa dhe me gjerë. Shqipëria njihet në mbarë botën si vend me tolerancë fetare.
Visit Tirana organizoi konkursin e 18-të të konkursit të fotografisë me hashtag #TiranaWinter2021.
Më shumë se 500 foto u postuan gjatë 3 muajve nga 1 dhjetori 2020 deri në 28 shkurt 2021.
Foto të larmishme të dimrit rreth e qark Tiranës. Nga ditët me shi, dhe ditët me diell dhe të ftohta ishin këto fotot që përcillnin atmosferën e dimrit në Tiranë. Ndërsa data 14 shkurt, dita kur ra borë në Tiranë pas 3 vjetësh, bëri që njerëzit të dilnin nëpër Tiranë dhe të shkrepnin foto pafund, të cilat dhe i postuan me hashtagun e konkursit tonë.
Këto janë 3 fotot më të mira të konkursit, të cilat do jenë pjesë e ekspozitës së madhe të Tirana Photo Festival 2021.
Arend Rrada
Ardis Hasa
Luljeta Mustafaj
Visit Tirana zhvilloi konkursin e 18-të të fotografisë në Instagram, #TiranaWinter2021. Konkursi qendroi i hapur për 3 muaj, nga Dhjetori 2020 deri në datë 28 shkurt 2021. Fotografë profesionistë dhe amator morën pjesë në konkurs me fotot e shkrepura gjatë stinës së dimrit në Tiranë. Mbi 400 postime me hashtag-un e konkursit tonë u përzgjodhën 10 foto më të mira.
Shihni galerinë më poshtë:
Arend Rrada
Andia Tafa
Duli Kasmi
Hysen Xhebexhiu
Ardis Hasa
Luljeta Mustafaj
Rozana Xhaferaj
Valter Zhara
Florjan Jaupani
Nertil Zhuri
Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Është koha kur mund të admironi lulëzimin e pemëve te Parku i Madh i Liqenit, te rruga e Kavajës, te Xhamlliku dhe pemët përgjatë lumit Lana.
Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi të shijojnë natyrën. E rëndësishme është të mbajmë masat mbrojtëse kundër Covid19.
Në vitet e kaluara kur nuk ekzistonte Covid, muaji Mars pritej me shumë entuziazëm nga ne shqiptarët për shkak të disa ditëve të shënuara si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 20 Mars festohet Dita e Nevruzit. Edhe këtë vit nuk do te kemi mundësi të festojmë në grumbullime masive siç ndodh për Ditën e Verës, por jemi të lirë të shijojmë natyrën.
7 Marsi dhe 8 Marsi
Dikur 7 Marsi, festa e Mësuesve festohej duke shkuar te shtëpitë e mësuesve. Një grup nxënësish, më të mirët, shkonin me lule ose dhurata për të falenderuar mësuesin për mësimdhënien dhe ai ose ajo i priste me gjithë të mirat. Sot 7 marsi ende festohet, por brenda mjediseve të shkollës, dhe tradita e luleve vazhdon.
8 Marsi dikur ishte dhe Festa e Nënave, ku ishte një moment për të falenderuar nënat tona që na rritën dhe mbështetën. Në këtë ditë të gjithë ndihmonin nënën që të mos lodhej me punët e shtëpisë dhe i bënin dhurata. Sot ka marrë kuptimin e festës ndërkombëtare të Gruas si kudo në botë. Përsëri shumica e grave preferojnë të festojnë, duke dalë për drekë apo darkë me koleget apo mikeshat e tyre, megjithatë ka plot gra që protestojnë për më shumë të drejta dhe mundësi e barazi me burrat.
14 Mars- Dita e Verës
Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në Tiranë, ku çdo vit ka pasur aktivitete të shumta. Tashmë dihet që këtë here do të mungojnë aktivitetet argëtuese për shkak të situates kufizuese. Lajmi i mire është që nuk do të kemi mbyllje dhe mund të dalim me familjen për piknik në natyrë.
22 Mars-Dita e Novruzit
Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri. Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.
Art dhe Kulturë
Për të apasionuarit pas artit do të kenë mundësi të shohin ekspozita të Galeria Kombëtare e Arteve si dhe në COD center te Kryeministria.
Sa i përketë shfaqjeve teatrale do të transmetohen live stream në Facebook. Të gjitha teatrot në Shqipëri janë bërë bashkë për të sjellë shfaqjet e tyre më të mira për publikun online. Po kwshtu dhe Teatri i Operas dhe Baletit do të vazhdoj me shfaqjet online.
Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit është një event mjaft interesant që ia vlen të ndiqet. Ky është edicioni i katërt dhe do të zhvillohet nga data 13 deri 24 Mars 2021 në Muzeun Historik Kombëtar.
Shijoni natyrën
Ka plot vende të bukura natyrore në Tiranë ku mund të shijoni ardhjen e pranverës. Për një eksperiencë unike ne ju rekomandojmë një udhëtim me teleferik me Dajti Ekspres drejt malit të Dajtit, për një panoramë fantastike të Tiranës.
Nëse dëshironi të eksploroni vende dhe atraksione të tjera natyrore në Tiranë, këtu gjeni një listë me turet që ne organizojmë. Në fillim të marsit hapet dhe konkursi sezonal #TiranaSpring2021, merrni pjesë duke postuar fotot në Instagram të pranverës në Tiranë.
Kujdesuni për veten dhe shijojeni Marsin në Tiranë!
Piramida e Tiranës një objekt famëkeq i lidhur më të shkuarën nuk do të jetë më kështu pasi së fundmi kanë nisur punimet për transformiminnga një objekt i kohës së komunizmit, në një qendër multifunksionale për të rinjtë.
Të pranishëm në inspektimin e nisjes së punimeve ishin kryeminstri z. Edi Rama, kryeari i Bahkisë z. Erion Veliaj dhe ambasadaroja e SHBA në Tiranë znj. Juri Kim
Veliaj shprehu se Piramida do të jetë e ndarë në 3 pjesë, një ndarje për TUMO-n, një pjesë do të shërbej si ekosistem biznesesh dhe sipëmarrje në fushën e IT, ndërsa një pjesë tjetër do të jetë hapësirë e dedikuar bizneseve të ngjashme.
Piramida do të jetë e aksesueshme nga të gjitha anët. Për t’u ngjitur në maj do të ketë shkallare dhe shesh pushimi për të parë shijuar pamjen nga lart.
“Një projekt fantastik transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV, që do krijojë kushtet më të mira për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon”- shprehet Veliaj.
Ky është një projekt mjaft ambicioz dhe që i mungonte Tiranës dhe Piramida tani do të jetë akoma më e frekuentuar seç ishte më parë. Ky projekti pritet të përfundoj në 2023.
Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t'u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshime nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota.
Edit Durham antropologia e njohur Britanike ka vizituar thuajse të gjitha qytet e qendrat e Shqipërisë në fillim të viteve 1900. Të gjitha kujtimet dhe mbresat e saj për vendin tonë i ka shkruajtur në librin “Brengat e Ballkanit”.
Ja si e përshkruante Edit Durham Tiranën e 1900.
“Tirana (12000 banorë), duke patur një rrugë të mirë për në port, po shkon drejt lulëzimit. Pazari ishte plot e përplot me katundarë me kostume të ndryshme nga ata të Elbasanit. Tirana është themeluar më 1600 nga një një bej i pasur, i cili ia vuri emrin ashtu për të kujtuar një ngadhënjim turk në Teheranë të Persisë. Bejlerët e sotëm të Tiranës, Toptanasit, të cilët e quajne veten pasardhës të Topiajve të vjetër, janë shumë të njohur, jo vetëm për ndërtimin e rrugës që e kanë bërë me shpenzimet e tyre, por kanë importuar dhe makineri bujqësore dhe italianë për t’i mësuar katundarët se si t’i përdorin.
Një prej tyre (Murat Toptani) është i interesuar për patriotizëm dhe populli e vajton. Toka punohet mirë dhe është e pasur, rruga e mirë dhe tregtia jashtë po rritet shpejt. Të gjitha shtëpitë janë të ndërtuara në mes të baçave të mëdha, të mbushura me qershi, fiq, ftonj, kumbulla dhe pemë bajmesh të cilat më të shumtat vaditeshin me anë kanalesh. Është një qytet jashtëzakonisht i pastër dhe shumë piktoresk. Minaret janë posaçerisht të bukura, të ngjyrosura dhe të pikturuara me pamje natyrore. Është një parajsë artisit, prandaj më vjen keq që nuk munda të rri më shumë se tre ditë.”
Në Tiranë një shkollë 9-vjeçare ka marrë emrin Edit Durham në nder të antropologes së njohur.
Më 11 shkurt 1920 Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë nga një vendim i marrë në Kongresin e Lushnjës, i cili zhvilloi punimet në janar 1920. Ato ishin kohë të vështira dhe zyrat qeveritare ishin në Durrës. Por Durrësi ishte i pushtuar nga italianet. Kongresi i Lushnjës shqyrtoi si mundësi edhe Vlorën, sepse Vlora ishte dhe kryeqyteti i parë i Shqipërisë pas pavarësisë së vendit nga Ismail Qemali në 1912. Por Vlora ishte pak larg nga veriu i vendit. Më pas një tjetër mundësi ishte Shkodra, i cili atëkohë ishte dhe qyteti më i madh i Shqipërisë. Por Shkodra ishte pranë Malit të zi, me të cilin gjithashtu kishim probleme, dhe ishte larg pjesës tjetër të vendit. Atëherë u vendos se nuk kishte zgjidhje më të mirë se Tirana, për nga pozicioni gjeografik që kishte në qendër të vendit.
Në fakt, Tirana ka qenë gjithnjë një kryqëzim mes rrugëve të hershme edhe pse kjo nuk thuhet shumë në histori. Rruga nga Dalmacia kalonte në Ulqin, Shkodër, Lezhë dhe shkonte në lindje të vendit duke kaluar në rrethinat e Tiranës, përmes Qafë Kërrabës, Elbasan. Një tjetër rrugë e rëndësishme ishte Rruga Egnatia e cila lidhte gjithe qytetet qendrore të Shqipërisë dhe vazhdonte drejt Manastirit, Selanikut e Stambollit.,Tirana ishte në kryqëzim të kësaj rruge që lidhte Veriun e vendit me detin duke kaluar përmes Shën Gjergjit. Një tjetër rrugë që vinte nga Kavaja dhe shkonte në Ndroq, permes Ura e Beshirit, Qafa e Tujanit dhe vazhdonte ne Dibër e Maqedoni. Nëse shihni këto tre rrugë, kryqëzoheshin në Tiranë, në Sheshin Skenderbej. Ja përse Tirana e meriton emrin si kryeqyteti i Shqipërisë.
Historia tregon se atë ditë, pra në 11 shkurt 1920 në Tiranë mbërriti gjithë qeveria shqiptare e drejtuar nga Sulejman Delvina. Ajo u vendos në ndërtesën e parë që ndodhej në fillim të rrugës së Elbasanit. Qeveria u prit ngrohtë nga populli i Tiranës, që u ndjenë krenarë se qyteti i tyre u bë qendra e Shqipërisë. Profesor Kristo Frashëri, historian, në një nga librat e tij shkruan se delegatët atëkohë pyetën me të drejtë: “A ka ndërtesa Tirana për zyrat e qeverisë dhe institucionet e tjera shtetërore? Dhe përgjigja e përfaqësuesve nga Tirana ishte: Edhe nëse nuk kemi, do t’i ndërtojmë”. Në fakt Tirana atë kohë ishte pa rrugë të shtruara dhe pa një qendër të vërtetë. Gjithsesi qyteti mori shumë shpejt formën e nje kryeqendre.
Vetëm 3 vite me vonë në 1923 u bë plani i parrë rregullues i Tiranës i përpiluar nga arkitektët austriakë. Por formën e kryeqytetit që kemi sot, e dhanë dy arkitektet e famshëm të Musolinit, Florestano Di Fausto and Armando Brasini. Ata dizenjuan gjithë ndërtesat qeveritare që ndodhen sot rreth sheshit Skëndërbej dhe ato janë aty sot e kësaj dite. Tirana u konfirmua si kryeqytet i Shqipërisë në dhjetor 1925. Gjithsesi festimet këtë vit kaluan disi në heshtje përsa i përket 98 vjetorit të Tiranës si kryeqytet.
The 100 anniversaries of Tirana as Capital it will be celebrated with a festive concert at Skanderbeg Square. Besides that Tirana has its official anniversary logo and other projects are going on too.
Pas Janarit të ftohtë dhe të zymtë, thuajse të gjithë mezi presin muajin Shkurt. Disa mezi e presin prej festës së Shën Valentinit, e disa e duan sepse është muaji i fundit i dimrit. Shkurti është si pranvera e ardhur herët me çeljen e mimozave ku do ti shihni shpesh nëpër lagjet e Tiranës.
Jemi ende në kohë pandemie dhe kufizimesh por sërish ne mund t’i gëzohemi jetës, dashurisë e natyrës. Shkurti është muaji i dashurisë ndaj dhuroni sa më shumë dashuri e ngrohtësi jo vetëm partnerit ose partnerës por edhe të afërmve tuaj.
Në Shkurt një datë e rëndësishme është 11 Shkurti 1920, kur u shpall Tirana kryeqytet.
Këto data të rëndësishme janë kujtuar gjithmonë me organizime dhe evente të ndryshme në kryeqytet, por këtë vit aktivitetet do të jenë të kufizuara dhe me numër të paktët pjesëmarrësish për shkak të pandemisë.
Në këtë artikull ne duam t’ju tregojmë se si mund ta shijoni muajin Shkurt në Tiranë.
Shijoni natyrën
Natyra është falas. Dilni sa më shpesh në natyrë dhe dhurojini vetes qetësi. Në Tiranë ka shumë parqe dhe hapësira ku mund të bëni ecje, shëtitje me biçikletë apo dhe vetëm të shlodheni si: Parku i Liqenit Artificial, Liqeni i Farkës, Liqeni i Kasharit etj.
Për të apasionuarit pas ngjitjeve në male apo zbulimit të vendeve të reja, guidat organizojnë udhëtime duke respektuar protokollin e mbrojtjes kundër Covid-19. Mali i Dajtit dhe Mali me Gropa janë dy destinacione mjaft të vizituar në këtë periudhë të vitit, sepse janë të mbuluar me borë.
Aktivitete artistike
Në Tiranë vazhdojnë të organizohen aktivitete artistike edhe pse me kufizime dhe numër të paktë njerëzish. Të gjithë kanë nevojë për të bukurën e për tu frymëzuar, ndaj ne ju sugjerojmë të shihni ekspozitat të ndryshme, qoftë dhe ato virtuale. Teatri i Operas dhe Baletit ka nisur programin e tyre artistik. Po ashtu Teatri Kombëtar dhe teatrot e tjerë do të vijojnë me shfaqjet por do të jepen livestreaming në Facebook.
Pavioni “Reja” gjithmonë sjellë ekspozita dhe evente të tjera artistike, ndaj është mirë të kaloni nga “Reja” gjatë këtij muaji.
Shijoni qytetin e zbukuruar për Shën Valentin
Bashkia e Tiranës e ka kthyer në traditë dekorin për Shën Valentin. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Skënderbej” si dhe Parku i Liqenit Artificial janë vendet ku mund të shihni zbukurimet për Shën Valentin.
Shiko, shijo dhe bli
Dy nga pikat më interesante të qytetit që ne sugjerojmë për këtë muaj janë: Kalaja e Tiranës dhe Pazari i Ri, ku ju mund të shikoni, shijoni ushqime dhe blini produkte apo suvenire.
Brenda mureve të Kalasë së Tiranës keni një shumëllojshmëri zgjedhjesh, aty do të gjeni dyqane suveniresh, dyqane me produkta homemade, bare dhe restorante me gatime shqiptare dhe të huaja. Kalaja e Tiranës është një vend i këndshëm për të kaluar kohë me familjen ose shoqërinë.
Pazari i Ri mbetet një nga vendet më të vizituara në Tiranë, sepse aty mund të bësh pazarin e shtëpisë me produkte të freskëta të mishit, peshkut, perimeve dhe frutave. Vec kësaj, aty mund të shijoni një kafë të mirë në lokalet e këndshme si dhe mund të konsumoni drekën ose darkën në një nga restorantet.
Shijojeni sa më shumë këtë muaj dhe mos harroni që në 28 Shkurt mbyllet dhe konkursi #TiranaWinter2021 në Instagram, ndaj postoni sa më shumë foto nga Tirana me këtë hashtag.
Muaji i pare i Vitit të Ri. Njerëzit janë ende duke marrë energjitë pas festave për të rinisur punën, aktivitetet e tyre, pasi jo gjithcka nis më 1 janar. Shkollat nisin më 11 janar, ndërkohë që shumica e bizneseve hapen pas datës 6 janar. Pandemia është ende mes nesh, por lajmi i mirë është se vaksina po vjen edhe në Shqipëri, ndonëse me sasi të vogla që do shkojnë për vaksimimin e mjekëve dhe pastaj të kategorive të tjera me radhë.
Kufizimet jane ende në fuqi. Nuk mund të udhëtosh në cdo vend të botës, pasi cdo gjë varet nga rregullat e vendosura nga secili shtet. Mund të udhëtosh lehtësisht në shtetet fqinje, si Maqedoni e Kosovë. Ndërkohë në disa vende nuk mund të shkosh pa patur një test që nuk je me COVID në momentin e udhëtimit.
Në Shqipëri ka ende një kufizim lëvizjeje i vendosur që në Dhjetor. Kështu nga ora 8.30 e mbrëmjes der inë 6 të mëngjesit njerëzit nuk mund të lëvizin, përvec rasteve kur kanë marrë leje më parë te www.e-albania.al.
Eventet kulturore janë ndaluar në gjithë vendin. Nuk ka teatro, nuk ka koncerte, aktivitete në hapësire. Ka vetëm disa ekspozita ku mund të shkoni duke respektuar rregullat anti covid. Kështu mund të vizitoni ekspozitën e rrallë të Michel Setboun te COD ku janë fotot e Shqipërise në një periudhë shumë të turbullt të historisë sonë. Cdo dite të COD, pas ores 10.00 deri 19.00, e hapur deri më 20 shkurt.
Çfarë të bësh në Janar 2021 në Tiranë?
Tirana është ende e paeksploruar në rrethinat e saj. Ende qytetarët e Tiranës nuk i kanë zbuluar plotësisht disa atraksione natyrore që ndodhen afër kryeqytetit. Ka shumë guida që organizojnë ture rreth Tiranës. Edhe pse nuk bie shpesh borë në qytet, është e sigurt se për gati 30 minuta apo 1 orë larg Tiranës do gjeni borë dhe mund të organizoni aktivitete të ndryshme, si ngjitje, piknik rreth zjarrit etj. Ja sugjerimet tona:
Nëse doni më shumë informacione rreth udhëtimeve jashtë Tiranë shih ketu: http://www.visit-tirana.com/sq/eksploro-tiranen/jashte-tiranes
Tirana vazhdon të jetë e dekoruar, ndoshta deri në mes të Janarit. Kështu që shijoni rrugët e ndricuara, lokalet gjithë shkëlqim dhe të ngrohta, dhe konsumoni kafe të ngrohtë me miqtë dhe ushqim të mrekullueshëm. Mos harroni të postoni foto në Tiranë nga dimri i këtij viti, me hashtagun: #tiranawinter2021. Paçi një muaj të mbarë, të shëndetshëm!
Fundi i vitit është periudha kur shqiptarët shpenzojnë shumë në krahasim me pjesën tjetër të vitit. Edhe pse shumica e shpenzimeve lidhet me ushqimin, që tryezës të mos i mungojë asgjë teksa presim vitin e ri, tashmë është bërë traditë që të bëhen dhe dhurata qoftë dhe simbolike për familjarët dhe të afërmit apo miqtë.
Çfarë dhuratash bëjnë shqiptarët?
Shportat me produkte festive
Është bërë zakon tashmë që dhuratat më të preferuara të jenë shportat me produkte të ndryshme festive shumica e të cilëve janë sërish ushqime si: Verë, vaj ulliri, mjaltë, panetone, çokollata dhe ëmbëlsira të tjera. Këto shporta mund ti gjeni jo vetëm në supermarket, të cilat duke parë interesin e qytetarëve në vite, tashmë i kanë bërë gati, por mund ti gjeni dhe në dyqane të dedikuara dhuratash, si dhe në dyqanet e veçanta të verës, vajit të ullirit, ëmbëlsirave etj.
Libra dhe Albume
Në vend të dytë janë librat dhe Albumet fotografike apo kartolinat. Edhe pse kjo nuk është periudha e artë për libra, pasi shumica kanë blerë librat e preferuar në Nëntor në panairin e Librit, sërish libraritë janë shumë të frekuentuara. Njerezit blejne jo vetem per dhurata, por dhe per te lexuar per vete gjate periudhes se pushimeve. Të preferuara janë per dhurate edhe albumet fotografike, kartolinat.
Telefona apo pajisje elektronike/elektroshtëpiake
Disa njerëz vendosin që pikërisht në fund të vitit ti bëjnë dhuratën më të shtrenjtë dhe më të kërkuar të familjarëve të tyre: një telefon cellular është gjithnjë një dhuratë e mirë. Por nuk mungojnë dhe blerjet e pajisjeve elektroshtëpiake që këtë sezon arrijnë goxha shitje të mira.
Bizhu dhe veshje
Kryesisht ciftet e reja preferojnë ti dhurojnë njëri tjetrit, një orë të mire, ose një varëse të bukur. Edhe pse produkte nuk kanë ulje, sërish janë të lakmuara nga ciftet e reja. Por dhe mund të mos shpenzoni shumë pasi variante të bizhueve jo të shtrenjta mund të gjeni plot. Po kështu shumë njerëz rinovojnë veshjet këtë periudhë dhe ka tashmë disa ulje në qendrat tregtare për brandet kryesore.
Por mirë është të dhuroni
Gjithsesi festat nuk duhet të shihen si mundësi vetëm për të kënaqur veten, apo familjarët por edhe familjet që jetojnë pranë jush dhe janë të varfra. Edhe një shpenzim për ta, konsiderohet dhuratë. Veshjet që nuk I doni mund tua dhuroni dikujt në nevojë. Por dhurata më e mirë do të ishte një shpenzim ushqimesh për familje të tilla, që dhe ata të kenë një sofër të shtruar për vitin e Ri. Kjo do ishte ndoshta dhurata më e mirë që mund të bëni këtë sezon festiv.
Darka e Vitit të Ri është një traditë e vjetër për shqiptarët. Ndryshe nga shumë vende të tjera Europiane që festojnë Krishtlindjet, për Shqiptarët darka e Vitit të Ri është më e rëndësishmja. Në fakt tradita që kemi sot më shumë është vijim i ca zakoneve të krijuara gjatë 50-60 viteve të fundit, pra kryesisht gjatë periudhës së socializmit. Le të kujtojmë ca detaje të cilat i mbajmë mend dhe ne qe kemi qënë fëmijë në ato kohë.
Dita e Vitit të Ri, dikur...
Gjatë regjimit komunist, Dita e Krishtlindjeve nuk kishte asnjë kuptim, pasi regjimi diktatorial i Enver Hoxhës krijoi shtetin laik. Sipas një dokumenti të ruajtur në arkivat e shtetit, urimi i fundit për Krishtlindje daton në vitin 1966. Ky dokument ka të bëjë me një telegram nga Kisha Ortodokse Shqiptare që i uronte Gëzuar Krishtlindjet kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë. Shqiptarët nuk festuan evente fetare prej më shumë se 40 vjetësh. Dita më e rëndësishme ishte: 31 Dhjetori pra Nata e Vitit të Ri. Punonjësit merrnin dhurata për fëmijët e tyre, dyqanet ishin të mbushura me ushqime që nuk mund t’i blije gjatë vitit.
Amivisat merrnin një ditë pushim për të pastuar shtëpinë, lanin perdet, batanijet pra çdo gjë. Motivimi ishte i madh, duke pastruar shtëpinë pasi do vinin për vizitë të afërmit e komshinjtë, por dhe duke blerë mobilje apo sikur dicka të re për të zbukuruar shtëpinë. Njerëzit kishin bindjen se duke bërë kaq shumë gjëra, Viti i Ri do t’i gjente më të begatë. Zakonisht nata e vitit të Ri festohej në shtëpi, pastaj në ditët e para të Janarit, shqiptarët vizitojnë të afërmit e tyre ose fqinjët duke i uruar për Vitin e Ri. Ishte shumë interesante pasi brenda ditës mund ta shihnin njëri tjetrin dy here, pra në mëngjes njëra palë vizitonte shtëpinë e të afërmve apo fqinjëve dhe pasdite ata do t’ua kthenin vizitën. Ishte si një ndjesi konkuruese, kush qeraste me më shumë ëmbëlsira, pije, fruta të freskëta e të thata.
Gjithsesi Nata e Vitit të Ri para së gjithash kishte të bënte me ushqimin. Dhe kështu është sot e kësaj dite. Edhe sot përgatitja e darkës fillon një javë para Natës së Vitit të Ri, me gatimin e Bakllavas (ëmbëlsirën tradicionale të Vitit të Ri).
Gatimi Tradicional
Gatimi tradicional ka qenë gjithmonë gjeli i detit i pjekur ose i skuqur. Njerëzit e shërbejnë në mënyra të ndryshme, por më e preferuara është shoqërimi i gjelit të detit me përshesh, pra kulaç i thërrmuar dhe i regjur në lëngun e gjelit apo pulës së pjekur. Mishi i viçit, i qengjit, apo i derrit nuk mungojnë në tryezë. Në zona të ndryshme, si psh në Gjirokastër preferohet Byreku me Mish, ose lakrorë të ndryshëm. Në zonat buzë detit, apo në qytetet liqenore, si Pogradeci psh, mbetet mbret i tryezës tava me peshk. Megjithatë fantazitë e tjera, si lloje te ndryshme sallatrash, antipastash, nuk mungojnë në tryezat e shqiptarëve. Rëndësi ka që tryeza të jetë plot e përplot edhe nëse familja ka pak anëtarë. Shumica e gatimeve sigurisht mbeten pa u konsumuar.
Dikur njërëzit teksa përgatisnin gjithë këtë darkë mezi prisnin të fillonin programet e humorit në televizionin e vetëm atë kohë në TVSH. Programi zgjaste deri pasmesnate dhe më pas shfaqnin një film ekskluziv deri në orën 2-3 të mëngjesit. Ndërsa sot programet janë të larmishme, por përsëri humori duket se është programi më i preferuar për Vitin e Ri. Emisione si Portokallia, Al Pazar, apo dhe Xing me Ermalin etj, si dhe skeçet e televizionit Shqiptar, konkurojne mes tyre për të tërhequr audiencën e vitit të Ri.
Por, tradita së fundi duket se po ndryshon. Tashmë familjet gatuajnë vetëm për veten e tyre. Përveç kësaj, ata i përgatisin pjatat e tyre sipas preferencave, për shembull, gatime me prodhime deti, sallata, ose antipasta. Ka akoma shumë familje që vazhdojnë dhe ruajnë traditën dhe ne kjo gjë na pëlqen. Por, tani është trendi që darka e Vitit të Ri të festohet në restorante të ndryshme, që ofrojnë menu të shijshme. Çmimet mund të mos jenë të përballueshme për shumicën e Shqiptarëve, megjithatë sot ka shumë variacione për të darkuar në Tiranë. E rëndësishme është që të jesh i rrethuar nga familja, të afërm e miq të mirë. Vetmia është armiku i padëshiruar në këto kohë festive.
Tirana shkëlqen nga dritat në Dhjetor. Atmosfera festive ndihet kudo, edhe pse ky vit ka qenë dhe do të jetë deri në fund i pazakontë për shkak të pandemisë së Covid19. Por gjithsesi për tu dhënë njerëzve pak shpresë që viti që vjen do të jetë më I mirë, si dhe për të harruar dhimbjet e shkaktuara nga humbjet e jetëve dhe sëmundja e COVID19, qyteti është ndezur me drita më shumë se kurrë. Më të lumturit janë fëmijët, ata që I adhurojnë dritat, e shohin me shumë lumturi ndryshimin e qytetit, dhe duan të bëjnë foto gjithandej. Atyre duhet ti japim mesazhin se jeta vazhdon dhe se e ardhmja do jetë më e bukur. Për fëmijet ka dhe artistë të veshur në rrugët e ndricuara me veshjet e personazheve të preferuara të filmave për fëmijë, që japin dhurata dhe argëtojnë fëmijët.
Gjithsesi për shkak të pandemisë, grumbullimet e më shumë se 10 veta janë të ndaluara. Njerëzit janë të inkurajuar të qëndrojnë në shtepi, të shëtisin vetëm me familjen e tyre, të ruajnë distancimin social e fizik dhe sigurisht të mbajnë maskë kudo
Sheshit këtë vit do i mungojnë koncertet, festimet e organizuara, si dhe tregu I krishtlindjeve. Ajo atmosferë ku njerëzit qëndronin me orë të gjata në shesh dhe shijonin kafe, apo dhe një ushqim me miqtë, nuk do të jetë këtë vit. Gjithsesi dritat tregojne që viti i ri do ndihet në gjithë Tiranën. Në Tiranë rrallë bie borë, por bora do ia shtonte hijeshinë qytetit.
Cfarë të bësh në dhjetor?
Ecje në natyrë
Ecje mes gjetheve të rëna dhe dritave. Ajo që këshillohet dhe për oksigjenimin e mushkrive, është ecja në natyre. Paradite mund të shijoni kërcitjen e gjetheve të vjeshtës teksa ecni, ndërsa në mbrëmje magjinë e dritave. Rrugët më të ndricuara janë: Sheshi Skenderbej dhe shumë sheshe të tjera, rruga pedonale Murat Toptani, rruga Myslym Shyri, Rruga e Durresit, e Kavajës, Blloku etj
Shopping
Qendrat tregtare por dhe dyqanet e vogla janë të hapura, të zbukuruara dhe plot oferta. Në qendrat tregtare mund të gjeni dhe disa evente argetuese ose dhurata. Të gjithë bizneset bëjnë ulje gjatë kësaj periudhe, kështu që mund të përfitoni. Dhuratat më të preferuara janë: suvenire, libra, dhurata për fëmijë, rroga, verë etj
Gatuani!
Gatimi është nga gjërat më të preferuara këtë periudhë të vitit. Amvisat tentojnë të bëjnë gatime të reja për të kënaqur familjarët e tyre. Nuk ka gjë më të bukur se në të ftohtin jashtë të shijosh gjëra të shijshme e të ngrohta brenda. Një kafe apo çaj i ngrohtë pranë sobës apo oxhakut, duke lexuar një libër apo duke parë televizor. Kujdes mos e teproni me ushqimin dhe organizoni sa më shumë lojera më fëmijët. Edhe në shtëpi mund të luash për të zevendësuar shumë aktivitete që mungojnë jashtë për shkak të pandemisë. Mund të ketë një mbyllje të re, por gjithsesi vetë dimri të detyron të mbyllesh. Vetëm gatimet mos i hani të gjitha vetëm. Mendoni një pjatë shtesë për një fqinj në nevojë, pse për prindërit, apo të moshuarit që njihni.
Dhuro!
Kjo është periudha ideale për të menduar për tjetrin dhe për të treguar anën tuaj bamirëse. Dhuroni dicka të nisni me urime vitin tjetër. Dhuroni veshje, batanije, lodra, për ata që kanë nevojë, në mënyrë që cdo fëmije apo dhe I rritur të ndjejë njësoj si ju festën e ndërrimit të viteve
Urojmë që 2021 të jetë vit shumë më i mirë se 2020 dhe pandemia të marrë fund. Gëzuar nga Visit Tirana.
Visit Tirana organizoi konkursin e 17-të të konkursit të fotografisë me hashtag #TiranaAutumn2020.
Më shumë se 400 foto u postuan gjatë 3 muajve nga 1 Shtatori deri në 30 Nëntor 2020.
Foto të larmishme të vjeshtës rreth e qark Tiranës. Ngjyra të arta, të kuqërremta zbukuronin akoma më shumë Tiranë. Fotografë amator dhe profesionist postuan fotot e tyre në Instagram duke përdorur hashtagun e konkursit.
3 fotot më të mira arritën të bëheshin pjese e të konkurronin në festivalin e madh të Tirana Photo Festival 2020.
1. Rozana Xhaferaj
2. Armida Plumbi
3. Hysen Xhebexhiu
Tirana sot feston 76-vjetorin e Çlirimit, dita kur forcat Nacional Çlirimtare fituan luftën kundër pushtuesve gjermanë. Si çdo vit Bashkia e Tiranës organizon aktivitete në nderim të dëshmorëve të renë në Luftën për Çlirimin e Tiranës duke vendosur kurora me lule te Monumuneti i Ushtarit të Panjohur.
Pak histori
Lufta për çlirimin e Tiranës zgjati 2 muaj, dhe plot 19 ditë radhazi për çlirimin e kryeqytetit. Sulmi përfundimtar filloi në mëngjesin e 16 Nëntorit, ku forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve,Sahatin, Teatrin, etj. Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.
Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme. Në fakt për gjermanët ishte e pamundur ta përballonin këtë betejë, pasi partizanëve iu bashkuan edhe qytetarët e Tiranës, i madh e i vogël morën pjesë. Kreu i Ushtrisë Nacional Clirimtare ishte ish diktatori Enver Hoxha, por historia thotë se betejën për clirimin e Tiranës e udhëhoqi ish kryeministri i vetvrarë në diktaturë Mehmet Shehu.
17 Nëntori i vitit 44 ishte një ditë e lumtur për gjithë qytetarët e Tiranës. Ka disa foto sot në arkivë që tregojnë festimet e asaj dite. Luftimet për clirimin e gjithe vendit vazhduan deri në 29 Nëntor 1944, kur u clirua gjithë Shqipëria.
Nëntori është muaji i krenarisë dhe lavdisë kombëtare.Muaji historik i heronjve të vërtetë të Shqipërisë.
28 nëntori është festa më e madhe e kombit tonë. 28 nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga e gjithë Shqipëria,të bashkuar në Vlorë,shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.
29 nëntori është dita e Clirimit të Shqipërisë,një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Me 28-29 nëntor do të kujtohet 108 vjetori i pavarësisë dhe 76 vjetori i Clirimit të vendit
Dita e Clirimit te Tiranes 17 nentor
Kanë kaluar 76 vite që nga dita e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, të Tiranës. “Rruga e Barrikadave” simbol i kësaj dite, ruan brenda vetes momente historike, të mbushua me krisma, klithma lufte dhe heronj. Në këtë ditë kanë flijuar veten 127 dëshmorë të cilët luftuan për një ideal ku ëndrra më e madhe e tyre ishte liria e vendit dhe e popullit.
Panairi i Librit Online
Panairi i Librit të Tiranës për këtë vit nuk do të realizohet në “Pallatin e Kongreseve” siç është bërë traditë, për shkak të pandemisë COVID-19.
Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.
Ekspozitat
Ekspozita “Nëntor 23” vjen në jetën artistike të Tiranës, si një nga veprimtaritë me rëndësi në fushën e artit pamor.Në ekspozitën kolektive,28 piktorët përmes kompozimeve trajtojnë ngjarjet e aktualitetit, temat të përditshme, marrëdhënien e njeriut me natyrën, etj. Rreth 50 vepra të ndryshme janë prezantuar në këtë ekspozitë që është nga më jetëgjatat në vendin tonë.
Ekspozitat fotografike apo të pikturës i gjeni të hapura gjatë muajit dhe për më tepër informacion rreth tyre mund t'i shihni në faqen tonë te eventeve.
Ku të shkoni
Nëntori është muaji ku vendi mbulohet nga gjethet e rëna të pemëve dhe krijohet një peizash i mrekullueshëm.Shëtitja në natyrë është perfekte për ditët e nëntorit.Ju rekomandojmë të dilni jashtë qytetit dhe të eksploroni fshatrat përreth Tiranës që kanë një pamje mahnitëse dhe ajër të pastër.
Gjithashtu vendi ideal për një ditë të këndshme,natyrë të mrekullueshme,foto mahnitëse vjeshte është Mali i Dajtit i cili ofron shumë facilitete për t’ua bërë diten dhe më të bukur.Mund të merrni teleferikun dhe të vështroni natyrën e vjeshtës.
Mos harroni të postoni fotot tuaja të Tiranës dhe të merrni pjesë në konkursin e fotografisë në mediat sociale me hashtag #TiranaAutumn2020. Konkursi do të përfundojë në 30 nëntor.
Kujdesu per veten
Covid19 është ende këtu. Mbani distancën sociale, ikni nga turmat dhe qëndroni në natyrë. Lani duart tuaja dhe kini kujdes në mënyrë që të mbijetoni nga infeksioni. Gjithmonë informohuni në https://new.shendetesia.gov.al/
Tirana Photo Festival mbajti edicionin e tretë më 23-31 Tetor 2020. Eventi më i madh i fotografisë në Shqipëri për shkak të pjesëmarrjes së saj masive. Festivali përfshin një konkurs fotografie. Këtë vit u shpallën tre konkurse: 1.Konkursi #GreenTirana me fotografi nga kryeqyteti 2. Konkursi "Një foto për Jetën" me fotografi nga Shqipëria 3. Seri fotografish me punë nga fotografë profesionalë. Konkursi u zhvillua në kanalin e mediave sociale të Tirana Photo Festival https://www.instagram.com/tiranaphotofestival/ dhe zgjati nga maji deri në shtator.
Eventi është organizuar nga DMO Albania, Organizata e Menaxhimit të Destinacioneve dhe mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Fujifilm Albania. Qëllimi i eventit është të promovojë turizmin përmes artit të fotografisë duke angazhuar kryesisht të rinj.
Juria e Tirana Photo Festival drejtohej nga fotografi i njohur Z. Roland Tasho dhe fotografë të tjerë si Gent Shkullaku, Albert Cmeta dhe Armand Sallbanda.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua në shkallët e Muzeut Historik Kombëtar në sheshin Shkënderbej, për shkak të Covid-19 për të respektuar distancën.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Andi Seferi si dhe personalitete të tjera të kulturës dhe përfaqësues të Fujifilm Albania.
Fituesit e konkursit ‘’Green Tirana’’ ishin:
Sonila Hyseni, cmimi i parë, 100,000 leke mbeshtetur nga Bashkia Tirane
Merli Hafizi, cmimi i dytë 50,000 leke mbeshtetur nga Bashkia Tirane
Valter Zharra, cmimi i tretë 30,000 leke mbeshtetur nga Bashkia Tirane
Fituesit e konkursit ‘’Një Foto për Jetën’’ ishin:
Telvisa Hysi, cmimi i parë, fiton aparat Fuji XT-20 nga FujiFilm Albania
Ilir Shyti, cmimi i dytë fiton aparat Fuji XF10 nga FujiFilm Albania
Granit Temaj, cmimi i tretë fiton aprat instax nga FujiFilm Albania
Klaudio Spiropalli, ‘’Cmimi i Publikut’’ fiton aprat instax nga FujiFilm Albania
Cmime Inkurajuese:
Sabian Hasani, fitojne kurs fotoshop falas nga Irisoft Education, vlera 250 Euro
Klevisa Lici, fitojne kurs fotoshop falas nga Irisoft Education, vlera 250 Euro
U ekspozuarn gjithashtu foto series nga fotografë profesionistë dhe tre fituesit ishin Rozafa Shpuza, Roland Beqiraj dhe Arber Xhafa. Ekspozita qendroi e hapur nga data 23-31 tetor 2020 dhe pati shumë vizitorë pavarësisht pandemise. Sipas punonjëses së muzeut, mesatarisht 50 njerëz në ditë vizitonin ekspoziten.
Çfarë të bësh në tetor në Tiranë
Aktivitetet kulturore po kthehen në Tiranë, pas një kohe të gjatë ‘heshtje’ për shkak të pandemisë. Tetori është gjithmonë një muaj i ngarkuar me ngjarje, konferenca dhe panaire dhe ky vit do të jetë i njëjti.
Tirana Photo Festival është ngjarja më e madhe vjetore e fotografisë dhe eventi me i bukur kulturor dhe gjithpërfshirës i muajit. Festivali është një ngjarje kombëtare, pasi fotografe amatorw e profesionistw nga gjithw vendi, aplikojnw dhe dwrgojnw fotot e tyre. Këtë vit, organizatorët e Festivalit, DMO ALBANIA, shpallën tre konkurse fotografish: Foto pwr individw me temw: Një foto për jetën; Foto Seri me temë: Shpresw dhe #GreenTirana, kushtuar Tiranës. Eventi do të mbahet në Muzeun Historik Kombëtar, në 23 Tetor 2020. Një ekspozitë me 100 fotografi do të jetë e hapur për një javë, dhe disa workshope e forume me fotografë do të jenw pjesw e festivalit. Për fituesit e këtij festivali, do tw kertw cmime tw mwdha ofruar nga Bashkia Tiranw dhe FujiFilm Albania.
Aktivitete të tjera që ndodhin këtë muaj janë: Jazz Fest 2020 në parkun Rinia, Festival Different Trains, 2 Tetor, një koncert i madh ‘Covivere’ më 6 Tetor në Amfiteatrin, Parkun e Liqenit etj.
Shihni këtu të gjitha ngjarjet që ndodhin në tetor në Tiranë.
Muzetë dhe galeritë janë të hapura gjatë gjithë muajve. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në sallën kryesore mund të gjeni Arkivin e Hapur, veprat më të mira në vite nga artistët e njohur shqiptarë. Galeria 43, është një nga galeritë më të mira në Tiranë, ku mund të blini një pikture të bukur.
Ku të shkoni
Tetori është muaji ku një nga kënaqësitë është të ecësh mes gjetheve të rëna në qytet. Sezoni i shiut ka filluar, por është akoma i ngrohtë dhe mund të dilni për një shëtitje në ajër të pastër. Tetori është muaj i përsosur për shëtitje dhe udhëtime jashtë qytetit. Ne rekomandojmë gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të huajve të vizitojne fshatrat, të marrin një autobus dhe të udhëtojnë në periferi të Tiranës. Fshatrat janë kaq afër Tiranës, por larg qytetit të zhurmshëm. Ka restorante të mira, ajër të pastër, natyrë të bukur, male dhe lumenj dhe kanione. Ne kemi përgatitur disa këshilla për fshatrat në Tiranë; çfarë të bëjmë në Baldushk; çfarë të bëjmë në Kashar; Çfarë të bëjmë në Pezë, Çfarë të bëjmë në Vaqarr; etj
Disa rekomandime
Mali i Dajtit është gjithmonë një vend perfekt për të shkuar dhe për të shijuar një ushqim të shijshëm me pamje spektakolare. Merrni teleferikun të paktën një herë në muaj për tu ndjerë mbi re dhe për të pasur Tiranën në duar. Dajti ofron gjithcka në një: një hotel të mirë, restorant, fushë golfi, patinazh, paragliding, hiking etj
Hotel në qytet, ju rekomandojmë Hotel Unik afër liqenit, një qëndrim të këndshëm me pamje nga liqeni, staf shumë mikpritës, ushqim i shijshem nga Restorant Gambero dhe Piceri Pavaroti.
Mos harroni të bëni fotografi nga Tirana gjatë këtij sezoni dhe t'i postoni me hashtag #TiranaAutumn2020. Ju jeni gjithmonë fitues me VisitTirana.
Visit Tirana organizoi konkursin e 16-të sezonal të fotografisë në Instagram me hashtag #TiranaSummer2021.
Rreth 400 foto u postuan nga pjesëmarrës të ndryshëm përgjatë 3 muajve, nga 1 qershori deri në 31 gusht 2020.
Fotografë amator dhe profesionist postuan fotot në Instagram duke përdorur hashtagun e konkursit tonë.
3 fotot më të mira arritën të bëheshin pjese e të konkurronin në festivalin e madh të Tirana Photo Festival 2020.
Shtatori është muaji kur i themi lamtumirën verës dhe mirëpresim sezonin vjeshtë -dimër. Shtatori konsiderohet gjithashtu si Viti i Ri, pasi nxënësit dhe studentët do të fillojnë vitin e ri akademik 2020-2021. Shkolla fillon në 14 Shtator në të gjithë vendin dhe pavarësisht nga pandemia, gjithçka është planifikuar të kthehet përsëri në normalitet.
Eventet
Shtatori është i ngrohtë, jo i nxehtë, dhe me shira. Ka shumë njerëz që përdorin këto ditë të ngrohta për të vazhduar pushimet e tyre. Me të gjitha institucionet që tregojnë punën dhe projektet e tyre, shpresojmë të kemi një jetë më të pasur kulturore edhe në Tiranë. Gjatë verës, kishte shumë pak aktivitete për shkak të frikës nga pandemia. Për muajin Shtator janë planifikuar disa aktivitete, siç është Ekspozita në qendren Cod për Ismail Qemalin qe zgjat gjithe muajin, teatro në Air Turbina dhe Shtëpia e Gjetheve, konferenca të ndryshme dhe netët e kinemasë italiane çdo javë në Reja. Shihni eventet që përditësohen në websiten tone: http://www.visit-tirana.com/sq/cfare-te-besh/evente
Ture rreth Tiranës
Meqenëse situata me Covid19 është ende problematike, ne i inkurajojmë të gjithë të vazhdojnë aktivitetet e tyre në natyrë gjatë kohës së lirë. Tani që ditët e nxehta kanë mbaruar, ecja në natyrë është gjëja më e mirë për të bërë. Ecja pasdite pranë liqenit, ose shëtitja gjatë fundjavave në male dhe ujëvara ose liqene të Tiranës është shumë frymëzuese dhe relaksuese. Nëse doni të dini të gjitha destinacionet natyrore rreth Tiranës, ju lutemi shikoni ketu: http://www.visit-tirana.com/sq/eksploro-tiranen/jashte-tiranes, ose planifikoni turin tuaj këtu: http://www.visit-tirana.com/sq/eksploro-tiranen/ture-ne-tirane/vizita-ditore-ne-tirane
Tirana Photo Festival
Shtatori është muaji i fundit i aplikimit për Tirana Photo Festival, ngjarja më e madhe vjetore në Tiranë, me tre konkurs fotografish të hapur. Shihni këtu faqen e internetit të festivalit: www.tiranaphotofestival.com për të ditur më shumë rreth rregullave të Festivalit, si të aplikoni dhe çfarë fitoni. Një konkurs quhet #GreenTirana, kështu që ju të mund të udhëtoni kudo në qytet, të bëni një fotografi për të qenë një fitues i çmimeve fantastike që ofron ky festival.
Kujdesu për veten
Covid19 është ende këtu. Mbani distancën sociale, ikni nga turmat dhe qëndroni në natyrë. Lani duart tuaja dhe kini kujdes në mënyrë që të mbijetoni nga infeksioni. Gjithmonë informohuni në https://new.shendetesia.gov.al/
Tirana po përballet me COVID19, dhe siç thonë ekspertët ne tashmë jemi në valën e dytë të pandemisë. Qyteti po bashkëjeton prej disa muajsh me këtë sëmundje dhe të gjithë njerëzit po vijojnë normalisht të punojnë dhe të jetojnë jetën e tyre. Maska është e detyrueshme në aktivitetet e biznesit të brendshëm dhe institucionet, por njerëzit për sigurinë e tyre po i mbajnë edhe në mjedise të hapura. Numri i vdekjeve po rritet dhe situata është plotësisht e paqartë. Shihni përditësimet e situatës Covid në Shqipëri këtu: shendetesia.gov.al
Turizmi pothuajse ka ndalur, por njerëzit në Tiranë po gjejnë mënyra për të udhëtuar për pushime të vogla, kryesisht gjatë fundjavave jashtë qytetit, në fshatra, ose për disa ditë në plazhet shqiptare. Askush nuk mund të udhëtojë jashtë Shqipërisë, kufijtë mbeten të mbyllur.
Çfarë mund të bësh në Tiranë
Gjatë muajit gusht ju sugjerojmë të qëndroni larg vendeve të mbushura me njerëz, dhe të zgjidhni të udhëtoni jashtë qytetit në natyrë, në fshatra, në malet përreth Tiranës. Eshtë më e sigurt sesa të shkosh në plazh, edhe pse plazhi është aq afër Tiranës (30 minuta). Pishinat mbeten te mbyllura. Ekziston një lidhje e fortë midis vendeve të gjelbërta plot me oksigjen dhe numrit të ulët të personave të infektuar nga COVID. Pra, ajo që ne sugjerojmë është të jeni pjesë e natyrës sa më shumë që të jetë e mundur, të qëndroni në hapësira të hapura jo në ambiente të mbyllura. Ju mund të bëni shëtitje, ngjitje ose piknik, të argëtoni fëmijët tuaj me aktivitete sportive dhe mjedise të hapura. Këtu janë disa vende ku mund të shkoni në fundjavë ndërsa jeni në Tiranë në gusht: Outside Tirana.
Nëse dëshironi ture ditore rreth Tiranës, këtu janë disa prej tyre, të cilat mund t’i organizojmë për ju: Daytrips in Tirana
Ku të hani: Ushqim nga shtëpia
Ju lutemi shmangni restorante te mbyllura, me kondicioner dhe zgjidhni përkundrazi restorante në hapësira të hapura në natyrë. Lexoni me pare gjithë përshtypjet e njerëzve për restorantet e ndryshme, lidhur me higjenën dhe pastërtinë e tyre. Po kështu hapni faqet e tyre të internetit. Restorantet dhe hotelet e mira kanë përmendur masat e tyre antiCOVID në faqen e tyre të internetit. Para se të ndaleni diku rastësisht, kontrolloni cfarë ata kanë komunikuar rreth COVID, në web ose në mediat sociale, cfarë kujdesi tregojnë për klientin etj. Ka biznese shumë të përgjegjshme dhe nga ana tjetër ka biznese që sillen sikur nuk po ndodh asgjë. Kujdesuni për shëndetin tuaj. Ne sugjerojmë më shumë që këtë periudhë të hani ushqim nga shtëpia, të organizoni pikniqe në natyrë ose në parqe. Motoja jonë gjatë pandemisë është: Hani ushqim të bërë në shtëpi gjatë pandemisë!
Aktivitetet kulturore
Jeta kulturore në Tiranë ka filluar, me disa aktivitete në hapësira të hapura si tek Reja, Amfiteatri i Tiranës dhe Sheshi Skënderbej.
Reja ka filluar festivalin e saj vjetor, gjatë ditëve së verës. Çdo ditë në Reja do të shihni aktivitete, valle, muzikë, ekspozita pikture dhe shfaqje të ndryshme artistike. Mund të uleni në bar, të bëni një birrë dhe të shijoni spektaklin, duke ruajtur në cdo kohë distancën.
Për katër ditë në Sheshin Skënderbej (4-7 Gusht) do të shihni në Sheshin Skënderbej më shumë se 100 copëza veprash të artit figurative, më të mirat në botë në një spektakël projeksioni në shesh. Spektakli do të jetë i dukshëm për këdo. Ju mund të mbani distancën dhe të shijoni këtë performancë të bukur.
Në vijim mund të shijoni çdo të enjte monologjet e reja të Shekspirit, të interpretuara nga aktorët e Teatrit Metropol. Ju mund t'i shikoni ato në kanalet e tyre të mediave sociale dhe YouTube, cdo të enjte ora 19.00.
Muzetë dhe galeritë janë të hapura, nën masa të rrepta. Nuk ka festivale të mëdha, por ka disa koncerte në Amfiteatër me numër të kufizuar të spektatorëve, kryesisht për të dhënë atmosferën e muzikës në zonën më të frekuentuar, që është Parku i madh i Tiranës. Shijoni qëndrimin tuaj në Tiranë, por kujdesi për shëndetin është gjëja e parë që duhet të bëni.
Çfarë të bësh në Tiranë në Korrik 2020
Ditët e nxehta të verës tashmë kanë mbërritur. Korriku nis me temperatura të larta. Njerëzit preferojnë vende të freskëta, jashtë në natyrë, nëpër pishina ose në bregdet, qe është vetëm 30 minuta larg Tiranës.
Situata e COVID19
Shqipëria po e përballon mirë pandeminë. Ka një numër në rritje të përsonave të infektuar pasi ka dhe një numër në rritje të testimeve, cka është në proporcion normal. Deri tani llogariten afro 60 viktima, që është ndër shifrat më të ulëta në Ballkan. Për më shumë informacione të përditësuara për COVID 19 i gjeni ketu: https://new.shendetesia.gov.al/
Aeroporti i Rinasit ka filluar fluturimet por sigurisht ka kufizime nga një destinacion në tjetrin. Për informacione të përditësuara shihni herë pas here https://wwwtirana-airport.com/
Transporti ndërurban ka nisur punën dhe shumë njerëz mund të lëvizin lirshëm në destinacione. Për më shumë rreth kufizimeve dhe stacioneve te terminaleve të autobusëve nga Tirana dhe për Tiranë shihni këtu: http://tiranaparking.al/terminali-i-autobuzeve-nderqytetas/
Baret dhe restorantet janë hapur dhe po punojnë pa limit, vetëm kujdes për distancimin social.
Muzeumet dhe gallerite janë të hapura, dhe kanë nisur ekspozitat e para, por nën masa të rrepta sigurie.
Janë të ndaluara kryesisht aktivitetet në hapërisa publike, por gjithsesi këtë muaj do ketë koncerte pasditeve te Amfiteatri te Parku I Liqenit, pasi është një hapësirë e madhe ku njerëzit mund të shijojnë muzikë edhe duke qëndruar në distancim fizik nga njëri tjetri
Çfarë të bësh në korrik
Përsa kohë COVID19, qarkullon mes nesh, ne sugjerojme që ju të kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër, në fshatrat e Tiranës, në të cilat mund të shkoni dhe me bicikletë dhe me autobuset e linjave të ndryshme. Ne kemi përgatitur dhe disa ture në rrethinat e Tiranës si: Shengjergj, Bovillë, Syri i Ciklopit, Ujëvara e Kakunjës etj. Shihni turet një ditore këtu: http://www.visit-tirana.com/explore-tirana/tours-to-tirana/daytrips-in-tirana
Deti është shumë pranë kryeqytetit, dhe fundjave gjithë Tirana boshatiset pasi të gjithë I drejtohen kryesisht Durrësit, Gjirit të Lalzit, Spillesë në Kavajë, Divjakë, Vlorë e tj. Të gjitha në distance nga 30 min deri 2 orë, kur njerëzit mund të kthehen brenda ditës, ose për një fundjavë.
Nëse nuk del nga Tirana, ka shumë pishina në periferi tëkryeqytetit nga të gjitha anët, shumica e tyre në rrugen e vjetër Tiranë Elbasan. Shumë prej tyre kanë dhe bare dhe restorante, kështu që dita kalohet bukur.
Ture me bicikleta, janë shumë popullore. Ka bicikleta me qera 24 ore nga shumë ofrues, dhe ju mund të udhëtoni në periferi të Tiranës, të ndaloni në ndonjë bar në fshat apo në një bujtinë dhe dita kalon shumë bukur. Ose mund të ngjiteni në Dajt te shijoni natyren dhe parkun e aventurave për fëmijet.
Pasditeve, Sheshi Skenderbej eshte plot, shume i populluar cka tregon se nëse paradite vapa I ndalon njerezit të duken, pasdite janë të gjithë aty dhe Tirana eshte plot. Ne shesh sheh te gjitha moshat, kryesisht të rinjtë që praktikojnë tashmë dhe ecjet me patina. Ndërsa baret dhe restorantet janë plot me njerëz, parqet e lodrave gjithashtu. Ju urojmë korrik të mbarë, por kujdes: Covid19 nuk ka ikur.
Mos nënvlerësoni masat e njoftuara. Mbani distancat ne mjediset epopulluaara, mbani maska dhe lani duart. Shijoni Tiranën, por në radhë të pare kujdesuni për shëndetin!
Visit Tirana organizoi konkursin e 15 në media sociale në Instagram me hashtagun #TiranaSpring2020 Më shumë se 700 foto u postuan gjatë 3 muajve, nga 1 Marsi, në 31 May 2020. Edhe pse periudhë e pazakonte gjatë COVID19 ku njerëzit ishin të izoluar, sërish mundën që të bënin foto në ato pak orë të lejuara për pazarin e përditshëm.
Në maj kur kufizimet e lirisë u hoqën dhe njërëzit mund të dilnin, shumë fotografë, aventurierë eksploruan Tiranën dhe na sollën foto të mrekullueshme
Ne zgjodhëm 10 foto, dhe i publikuam per gjithë ndjekësit tanë, të cilët me votat e tyre zgjodhën 3 fituese
Vendi i parë 'Dita e veres' @adjol_sini
Vendi i dytë 'Piramida' @pixelsbyab
Vendi i tretë 'Shetitje ne karantine' @arend_r
Në 1 qershor u rihap Parku Rinia në zemër të kryeqytetit shqiptar. Parku Rinia quhet kështu se është ndërtuar me punën e rinisë në kohën e diktaturës. Vitin e kaluar parku iu nënshtrua një restaurimi dhe pikërisht më 1 shtator u rikthye për fëmijët e kryeqytetit.
Parku u rikonceptua ndryshe për të shmangur disi zhurmën që e rrethon, pasi ndodhet në zonën me të populluar të Tiranës, mes katër rrugëve shumë të rrahura nga makinat dhe trafiku, nga Bulevardi kryesore, rruga M. Shyri, Rr. Ibrahim Rugova si dhe ministrite e shumta përreth.
Parku do ketë hapësira të dedikuara për gjithë moshat. Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, “Parku Rinia” ka edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka shërben jo vetëm si një mur akustik, por nxit edhe aktivitete fizike për fëmijët. Keshtu në hyrjet e parkut ka duna te gjelbra për të izoluar disi gjallërinë në park nga pjesa tjetër e qytetit. Një hapësirë është për të moshuarit, dhe një hapësirë e dedikuar për katërputroshët. Të rinjtë kanë pjesën e shatërvanit dhe gjithë kompleksin tajvani.
Gjithashtu është treguar kujdes për Munumentin e Pavarësisë, që u inagurua në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, i cili është futur në një ishull të rrethuar me ujë.
Parku Rinia është ngritur për herë të parë në 1949 në kohën e diktaturës, dhe ka marrë këtë emër për shkak të punës së palodhur të të rinjve vullnetare që mbollën pemë brenda një kohë shumë të shkurtër. Lexo historinë e parkut këtu.
Gjithë hotelet kanë hapur dyert në Tiranë pas mbylljes nga pandemia. Ata kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e shëndetit të turistëve. Kanë dizinfektuar mjediset, kanë pastruar gjithcka, kanë printuar gjithë materialet e kujdesit ndaj pandemisë dhe i kanë vënë në vende të dukshme. Gjithcka është gati. Po ku janë turistët?
Duke qenë se jo të gjithë vendet i kanë hapur kufijtë, ne i jemi drejtuar turizmit të brendshëm. Po kështu dhe hotelet. Ata kanë bërë paketa me cmime të arsyeshme, qe të tërheqin dhe turistët vendas. Ne intervistuam disa prej tyre.
Dajti Ekspres ka në pronësi Hotel Belvedere, Restorantin e Ballkonit të Dajtit, parkun e vetëm të Aventurave, Pistën e patinazhit dhe fushat e Golfit. Kështu ata kanë ofruar së fundi një paketë familjare : dy prindër dhe dy fëmijë (nën 12 vjec) me një cmim prej 49 euro të gjithë bashkë ku përfshihen: një natë në Belvdere hotel, mëngjesi dhe darka e bollshme, teleferiku biletat si dhe pistën e patinazhit. Një ofertë shumë e mirë për një fundjavë në Dajt, por edhe pse jo për një javë pushime.
Hotel Colosseo me 4 yje, që ndodhet në Rr e Durrësit, tashme eshte gati dhe po pret turiste. “Mezi presim të shohim klientët e pare” thotë Brizida manaxhere e Hotelit. Ajo madje u ka dërguar një email gjithë bashkëpunëtorëve për ti njoftuar jo vetëm për hapjen por dhe për gjithë masat e marra ndërkohë për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm brenda gjithë rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë për sigurinë e stafit dhe klientëve. Colosseo mirëpret udhëtarë edhe nga rajoni që vijnë me makinë, nga gjithë vendet e Balkanit dhe gjithashtu po përgatit dhe gjithë kuzhinën për të ofruar gatime mikse tradicionale dhe italiane si dhe shërbim dinjitoz dhe të pastër. Ata kanë përgatitur gjithashtu paketa të arsyeshme për turistët vendas.
Hotel UNIK, qe ndodhet pranë Liqenit, në një zone të gjelbër gjithashtu eshte hapur pas pandemise. 20 dhomat e tij do të presin klientët në kushte të pastra, sipas protokollit anti COVID. Ata kanë bërë një ulje 20% për akomodimin gjatë kësaj periudhe. Valentina, menaxherja e hotelit thotë se ky biznes qe ka në pronësi dhe Piceri Pavarotin dhe restorant Gamberon ka punuar pjesërisht dhe gjatë karantinës, pasi ka përshtatur shërbimin duke ofruar shërbim delivery për klientët në shtëpi, me produkte nga piceria dhe restoranti. Stafin e kanë mbajtur dhe mezi presin tashmë të rivënë në punë hotelin e tyre unik.
Baret, restorantet dhe jeta e nates
Baret dhe restorantet jane hapur qe me 18 Maj, fillimisht me orar të kufizuar. Tashme po punojne me kapacitet te plote dhe njerezit kane filluar ti frekuentojne rregullisht. Sigurisht respektohet distanca mes tavolinave dhe karrigeve. Ndërsa për lokalet e natës, ende nuk thuhet asgje, pasi ata hapen sigurisht pas ores 9 të mbrëmjes. Për aktivitetin e tyre ende nuk ka një zgjidhje.
Muzeumet dhe parqet
Më 18 maj, në ditën ndërkombëtare të Muzeumeve, u hapen muzeumet dhe gjithe sitet kulturore. Kjo ishte një mundësi e mirë për gjithë tur operatorët të përfshijnë në paketat e tyre vizitat në këto site kulturore, të cilat gjithashtu do operojnë me protokollet e anti covid 19.
Qendrat tregtare u hapen me 11 maj, kështu që dhe kjo është një mundësi e shtuar për gjithë turistët që i frekuentojnë.
Nga 1 qershori, kufijtë tokësorë u hapen, te pakten me vendet fqinje. U hap gjithë vendi duke u hequr kufizimet dhe për zonat e mbetura të kuqe, Tirana, Durrësi dhe Shkodra. Për fillimin e fluturimeve pritet që të hapet nga vendet respektive. Nga ana tjetër portet do nisin udhëtimet e trageteve pas datës 11 Qershor.
Me këtë hapje, shpresë se turizmi do të rindizet pas agonisë së gjatë për shkak të COVID19. Hotelet në Tiranë janë të gatshëm të mirëpresin turistët me të gjitha masat e nevojshme të kujdesit ndaj shëndetit tuaj. Restorantet, baret gjithashtu janë të hapura.
Plazhet e Shqipërisë hapen nga 1 qershori, por vetëm për njerëzit që qëndrojnë në hotele. Nga 10 qershori, plazhet do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e tjerë. Transporti publik gjithashtu është i hapur në qershor, dhe njerëzit mund të lëvizin nga një destinacion në tjetrin. Por masat janë të rrepta, edhe për transportin që do të punojë me gjysmën e kapacitetit të tyre për shkak të distancës sociale.
Gjithashtu hotelet kanë protokolle të rrepta për tu ndjekur, duke filluar nga caktimi i një koordinatori anti-Covid i cili do të monitorojë shëndetin e klientëve, që nga momenti që ata kanë arritur në hotelin e tyre.
Çfarë sugjerojmë për ju?
Moti është perfekt. Ju mund të eksploroni atraksionet kryesore në qytet duke ecur, ose me bicikletë. Tirana ka linja të reja biçikletash, kështu që ju mund të merrni me qira një biçikletë dhe të eksploroni qytetin dhe të bëni fotografi. Në 1 qershor rihapet dhe Parku Rinia, pas një restaurimi.
Hotelet kanë rinisur punën dhe mezi ju presin. Mund të rezervoni një hotel në Tiranë, çmimet janë të ulëta dhe konkurruese. Ju mund të zgjidhni hotele brenda qytetit sapo të hyni në Tiranë siç është Colosseo, ose mund të zgjidhni hotele me pamje liqeni siç është hoteli UNIK, ose mund të zgjidhni një hotel në Malin Dajt siç është Belvedere. Varet nga ju nëse doni të qëndroni në qytet, afër qendrës, ose në mes të një natyre të bukur. Shih ketu
Teleferiku për në Dajt është i hapur që nga 18 maj. Parku i Aventurës është gjithashtu i hapur, dhe është i vetmi park i tillë për argëtimin e fëmijëve dhe të rriturve. Çmimi i biletës për fëmijë deri në 8 vjet është 1 000 lekë, ndërsa nga 8+ vjet çmimi i biletës është 1400 lekë përfshirë edhe teleferikun. Shih ketu
Restorantet janë të gjitha të hapura, kështu që ju mund të shijoni ushqimin shqiptar të kombinuar me ushqimin italian ose grek. Shihni më shumë restorante këtu.
Ajo që ne sugjerojmë për këtë muaj janë ture jashtë Tiranës. Një udhëtim ditor në Kanionet e Erzenit, Shpellën e Pëllumbasit, Kanionet e Shumokut, Liqenin e Farkës, Syri i Ciklopit, ose në fshatrat Pezë, Petrelë dhe Prezë, kur mund të shihni kështjellat dhe të shijoni një piknik në natyrë. Ne organizojmë ture në grupe çdo fundjavë dhe ju mund të bashkoheni me ne, duke rezervuar vendin tuaj në adresën e contact@visit-tirana.com ose tel: 0692078553.
Ngjarjet kulturore ende mungojnë, pasi festivalet, koncertet në hapësira publike janë akoma të ndaluara. Por ju mund të shijoni muzetë dhe galeritë të cilat janë të hapura. Teatri apo kinematë janë ende të mbyllura deri në një urdhër të dytë. Meqë ngjarjet kulturore mungojnë në Qershor, mund ta përdorim këtë periudhë për të shijuar natyrën, dhe për t’u bërë njësh me të. Por kujdes, mos e ndotni natyrën, mos lini asgjë pas, veç gjurmëve të këmbëve tuaja! Ne mund ta ruajmë natyrën dhe ta bëjmë planetin tonë të jetojë më gjatë!
Dhe mos harroni të postoni fotot tuaja të Tiranës në verë. Konkursi i fotografise #TiranaSummer2020 do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 31 gusht. Trego më të mirën e Tiranës dhe ne do të ndajmë fotot tuaja përmes kanaleve tona të mediave sociale. Le ta promovojmë së bashku qytetin tonë. Le të shpëtojmë turizmin së bashku!
Një lagje e re do të ndërtohet te zona e njohur si Bregu i lumit në Tiranë, që do të konsiderohet dhe zona më moderne në kryeqytet. Plani i ndërtimit i është besuar arkitektit italian Stefano Boeri dhe aty do strehohen kryesisht banoret e mbetur pa strehë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Projekti ka marrë emrin në anglisht Tirana Riverside ose Tirana e Bregut të lumit. “Do të jetë një qytet me teknologjinë më të përparuar nga pikëpamja e internetit dhe 5G dhe një qytet ku e gjelbra është ideja themelore. Do të jetë një lagje që do të funksionojë pa qenë nevoja që të përdoret makina”, u shpreh arkitekti italian.
Lagjja e re që do të ndërtohet në zonën pranë Lumit të Tiranës do të ketë mbi 11 mijë banorë ose rreth 3 175 familje. Po aq sa numri i banorëve është parashikuar të jetë dhe numri i pemëve në këtë zonë dhe po aq sa numri i familjeve janë parashikuar dhe vendet e parkimit. Përveç godinave ku do të jenë apartamentet për banorët, në këtë zonë parashikohet të ndërtohen dhe tre qendra të mëdha, ku në dy prej tyre do të vendosen kryesisht zyra dhe në një tjetër do të funksionojë si qendër tregtare.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë lagje nuk do të strehohen vetëm familje që kanë humbur banesat nga tërmeti, por do të përfshihen dhe familje që kanë përfituar kredi të buta.
Tirana ende është e izoluar nga koronavirusi, për sa kohë që raste e reja të infektimeve janë kryesisht në kryeqytetin e vendit. Qyteti po rikthehet në normalitet gradualisht. Dyqanet tashmë janë hapur, po kështu dhe bizneset e tjera kanë filluar punën. Orari i daljes si për Pazar ashtu edhe për në punë është 5am deri 17.30 pm.
Por turizmi është ende larg hapjes së tij. Gjithsesi hotelet janë hapur, dhe cdokush që ka dëshirë të kalojë një natë apo dy netë ndryshe, në qetësi, larg shtëpisë ku ka qenë i izoluar për dy muaj, mund të shkëputet. Ja disa hotele ku mund te qendroni ne Tirane: Hotele në Tiranë
Qeveria po shikon mundësitë për të hapur kufijtë me vendet fqinje, për sa kohë qe Ballkani ka patur një vdekshmëri të ulët nga Covid 19. Së pari mund të happen me Greqine, ku shumë shqiptarë punojnë. Qeveria do të marrë një vendim të tillë në 11 Maj, në varësi të situatës me pandeminë këto ditë. Janë hapur pjesërisht shkollat, ato të mesme me 18 maj, ndërkohë arsimi 9 vjecar do të jetë përfundimisht i mbyllur për tu rihapur në shtator.
Restorantet dhe baret do jenë të fundit që do të happen, ndoshta në qershor. Kjo do të thotë se turizmi ende do të jetë larg fillimit këtë verë.
Sidoqoftë strategji e Ministrisë së Turizmit këtë vit, është të targetohet turizmi i brendshëm dhe ai rajonal. Pra shqiptarët do ftohen të vizitojnë destinacione të ndryshme të Shqipërisë, hotele e ristorante, në mënyrë që të zbutet sadopak kriza e madhe e këtij sektori.
Visit Tirana, gjatë muajit maj, do ju njohë me destinacionet rurale dhe atraksionet jashtë Tiranës, ku ju në ditët e lehtësimit të karantinës mund të shkoni dhe të ktheheni brenda ditës. Ushqimin mund ta merrni me vete për sa kohë restorantet janë mbyllur. Këto udhëtime ditore do ju clodhin, do ju sjellin pranë natyrës, dhe do ju bejnë kreativë për të rinisur punën. Ja disa udhetime nje ditore, ku ne mbremje duhet te ktheheni ne shtepite tuaja: Ture ne Tirane. Ndersa ketu gjeni disa atraksione, si ujevara, kanione, liqene, male Ture jashte Tiranes, ku mund të shkoni dhe vetëm, por mund të na kontaktoni nëse ju duhet një shoqërues. Gjithnjë duke mbajtur parasysh rregullat e distancimit social dhe higjenës.
Përsa i përket kulturës, duket se ajo është ndalur. Ka patur disa koncerte nëpër lagje të organizuara nga Bashkia Tiranë, ndërkohë ne ju sugjerojmë të ndiqni dhe disa shfaqje të teatrit Metropol Tiranë në kanalin e tyre në youtube: Teatri Online
Mund të vizitoni disa muzeume në mënyrë virtuale, kur të dëshironi: Tur Virtual ne Muze.
Lajm i mirë është se Tirana sipas shumë studimeve, tashmë është me e pastër. Kjo për shkak të uljes së trafikut të makinave, mbylljes se aktiviteve të fabrikave e bizneseve, dhe ndalimit të aktivitetit njerëzor. E ndërsa jeta po rifillon , ne bëjmë thirrje që gjithsecili të bëjë sa të mundet për ta mbajtur qytetin sa më pastër. Të mos e ndotim dhe të lëmë pas vetëm gjurmët tona, duke mos hedhur asgjë në tokë. Është momenti të mësojmë disa parime të turizmit të qëndrueshëm për ta mbajtur pastër destinacionin tonë.
#TiranaWinter2020 ishte konkursi i 14-të sezonal i mediave sociale i organizuar nga Visit Tirana. Konkursi u zhvillua nga 1 Nëntori 2019 deri më 29 Shkurt 2020. Janë 771 foto të postuara për #TiranaWinter2020, që tregojnë sezonin e dimrit në Tiranë. Edhe pse nuk kishte dëborë në Tiranë këtë sezon, fotografitë përshkruanin atmosferën e vjeshtës së vonë, Vitin e Ri, Ditën e Shën Valentinit etj.
Fituesit e këtij konkursi fotografik ishin:
Çmimi i parë, Romina Livadhi.
Ajo fitoi një pikturë të piktorit të famshëm Rakip Shabani me vlerë monetare 150 Euro. Ky çmim u ofrua nga Galeria 43, galeria më e re në Tiranë.
Fituese e çmimit të dytë është Alma Mancaku me një foto nga Parku i Liqenit të Tiranës
Dhe fituesi i çmimit të tretë ishte Erald Halili me një foto grup në malin e Dajtit.
Të dy fituesit e çmimit të dytë dhe të tretë fituan mundësinë për të përdorur falas biçikletat elektrike nga LikSad e-Bike për 24 orë.
Tani është koha për të mos e vizituar Tiranën. Eshtë koha për të qëndruar në shtëpi. Koha për ta ndalur kudo ku jeni. E habitshme dhe surreale. Por sot këshilla është qëndro vetëm, qëndro në shtëpi, mos tako askënd, por duaj e kujdesu për gjithkënd. E pazakontë, por është koha për të mësuar një mënyrë tjetër të jetuari. Pandemia e COVID 19 ka prekur tashmë gjithë botën. Shkollat, bizneset janë mbullur dhe gjithë jeta është pezulluar. Askush nuk e parashikonte që do vinte ndonjëherë një situate e tillë. Edhe qeveritë më të forta me buxhete triliona dollar, nuk po dine si të sillen, për të parashikuar e shpëtuar të ardhmen.
Turizmi është sektori më i goditur. Tashmë thirrja është mos udhëtoni, mos vizitoni asnjë vend, mos dilni nga shtëpia, mos shpenzoni. Si do mbijetojë turizmi? Që nga kompanitë ajrore, hotele, ristorante, janë mbyllur, po kështu dhe një industry e tërë argëtuese për turistët ska si të funskionojë. Një në 10 vetë në botë punojnë në turizëm. Ata rrezikojnë të mbeten pa punë për të paktën disa muaj rresht.
Tirana është një qytet që mirëpret turistë gjatë gjithë vitit, nga Marsi në Nëntor. Visit Tirana me artikujt e përmuajshëm ka sugjeruar se cfarë të bëjnë turistët cdo muaj. Por për prillin rekomandimet tona janë ato të OBSH dhe qeverisë së vendit tone. Rrini në Shtëpi, mbani distance fizike prej 1 m, mbani higjenën, ndihmoni të moshuarit. Respektoni rregullat e daljes nga shtëpia dhe telefononi në këto numra në cdo rast urgjence
Bindu çdo rregulli
Teksa jeni në Tiranë, duhet të dini, se dalja lejohet vetëm për ushqimet e nevojshme dhe ilace. Ka një rregull për të marrë leje për të dale, për të cilën duhet të aplikojë vetëm një anëtar i familjes. Aplikoni me kartë identiteti në portalin https://e-albania.al/. Lexoni me vëmendje instruksionet për të marrë leje. Nëse nuk keni kartë ID, ose jeni i huaj, ose nuk mund të përdorni internetin, atëherë bëni një sms në numrin 55155. (numri ID plus orën e daljes që kerkoni, psh N00587336U 10.30. Leja ka fuqi brenda 24 oreve dhe vetën në fashën e orarit nga 5.00-13.00. E diela tërësisht e ndaluar për të dale.
Ku të blesh ushqim
Gjithë supermarketet janë hapur, po kështu dhe dyqanet ushqimore ne gjithë lagjet tuaja, po kështu furrat e bukës dhe farmacitë.
Muzeumet online
Për gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj, që nuk mund të vizitojnë muzeumet fizikisht, ne i ftojmë ata që të bëjnë udhëtime virturale në disa prej muzeumeve të Shqipërisë. Mësoni rreth historisë së Shqipërisë duke eksploruar online në këtë link: https://kultura.gov.al/3dsite/category/tirane/?lang=en
Mëso dhe lexo
Kjo është periudhë ideale për të lexuar. Ju mund ti riktheheni librave të vjetër, po kështu dhe fëmijët tuaj, ose mund të porosisni ato online, psh te Bukinist, dhe tju vije në shtëpi. Po kështu libraritë janë hapur që nga 31 marsi, të paktën ato me shitje me pakicë, dhe në atë fashë orari të lejuar ju mund të blini librin tuaj të preferuar. Të paktën 1 orë në ditë lexoni një roman artistic, jo lexime pune apo shkolle. Koha gjithashtu është ideale për kurse online. Duke u solidarizuar me situaten shumë platforma online kanë hapur mundësi falas pa fund për të gjithë. Here is a link: https://www.britishcouncil.al/en/english/mooc
Ushtrohuni dhe luaji me fëmijët
Ka shumë aplikacione që ju mund të shkarkoni për të bërë disa ushtrime dhe stërvitje në kushtet e shtëpisë. Sipas OBSH, të rriturit duhet të stërviten të paktën 30 minuta në ditë, ndërsa fëmijët një orë. Ose stërvitjen mund ta planifikoni dhe si lojëra me fëmijët, sigurisht nëse keni dhe hapësirë të mjaftueshme në kushtet e shtëpisë.
Informacion per turistet, Situata aktuale e udhëtimit
Për momentin janë anulluar gjithë fluturimet nga Tirana për në Itali dhe anasjelltas. Vazhdojnë fluturimet në destinacione të tjera por me shumë kufizime. Ju lutem ndiqni informacionet në faqen e Aeroportit Tiranë lidhur me fluturimet e mundshme.
Janë anulluar tashmë gjithë udhëtimet me target nga Durrësi dhe Vlora drejt Italisë. Aktualisht gjithë aktivitetet publike janë anulluar për gati dy javë.
Transporti public po operon si më pare, në oraret e dikurshme, por njerëzit janë këshilluar të mos i përdorin shpesh. Baret restorantet janë të detyruara të largojnë tavolinat në më shumë se 2 metër distance nga njëra tjetra dhe 1 m distance nga nje person te tjetri. Për momentet muzeumet nuk janë mbyllur, as qendrat tregtare, por janë mbyllur teatrot, dhe gjithë shfaqjet deri në 3 Prill.
Çfarë e pret vizitorin në Shqipëri
Ka kontrolle të shtuara në pikat kufitare tokësore me Shqipërinë. Cdo turist është i detyruar ti nënshtrohet kontrollit të temperatures dhe kontrolleve të tjera si marrja e mostrës, kur ekipet mjekësore e shohin të arsyeshme. Nëse ekipet mjekësore gjykojnë që për ndonjë prej udhëtarëve të merren masa shtesë, ju lutem binduni dhe ndiqni udhëzimet e tyre për karantinë apo për dërgim në spital. Jepni të dhëna të sakta se nga vini, dhe nëse keni qënë në vendet që tashmë janë të infektuara apo jo. Ndihmoni veten dhe të tjerët.
Çfarë masash duhet të marrë cdo turist në Shqipëri
Nëse keni temperature, apo ethe, fillimisht qëndroni në shtëpi sic bëni për gripin e zakonshëm. Jeni të detyruar të qëndroni për 2 jave të izoluar në shtëpi, apo në dhomë hoteli pa takuar njerëz të tjerë.ndiq këto hapa:
Çfarë të bëj nëse kam komplikacione?
Nëse keni simptomat e virusit, si dhimbje fyti, kollë dhe probleme në frymëmarrje, telefononi numrin 127. Mos shko në spital, por përgjigju pyetjeve që të bëjnë shërbimet e urgjencës në telefon. Ji I sinqertë dhe ndiq udhëzimet e tyre. Ata vendosin nëse do të vijnë në shtëpinë tuaj, apo në hotel dhe të marrin mostrën për analizimin e sëmundjes. Analizat dalin brenda 8 orëve dhe vendosin nëse ju jeni pozitiv apo negative ndaj COVID19. Pas kësaj gjithcka është në gjykim të autoriteteve mjekësore për t’ju marrë drejt spitalit apo për tju dërguar në karantinë.
Faleminderit!
7-8 Marsi janë dy ditë të rëndësishme që festohen shumë në Shqipëri. 7 Marsi, Festa e Mësuesit dhe 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Më poshtë ne kemi renditur disa oferta se si të festoni 7-8 Marsin në Tiranë.
Oferta Përfshin: Transport falas me furgon deri në stacionin e teleferikut., Udhëtimi me Teleferik, Muzikë DJ, Dreka në Restorant Ballkoni Dajtit, Shorte me dhurata gjatë drekës.
Për rezervime 0672084471
Oferta për 7-8 marsin
Sallatë/antipastë, pjatë kryesore (mish), ëmbëlsira dhe fruta, të përfshira janë edhe pijet jo alkoolike. Do të ketë muzikë me DJ. Paketa është 1500 lekë për person. Për rezervime kontaktoni: +355 69 20 51531, reservations@therandahotel.com
Në Hotel Colosseo mund të rezervoni ose drekë ose darkën, në numrin e telefonit 0692032666. Menu shumë e pasur dhe atmosferë e këndshme me DJ. Menuja 2900 Lek/personi
Oferta nga Hotel Unik ne Tirane vjen për të gjithë ata që duan të kalojnë një natë ose dy, me pamje nga Liqeni. Oferta është 10% ulje për natë, nga data 2-9 mars.
Gambero Gourmet ofron për të gjithë ju që doni menu të zgjedhur, toke apo deti, të festoni në këtë restorant me miqtë tuaj. Oferta për 7-8 marsin është si më poshtë
Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi për aktivitete argëtuese. Nga ne shqiptarët pritet me shumë entuziasëm për shkak të disa ditëve të shënuara kalendarike si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit.
Festa e Mësueseve dhe Nënave
7-8 Marsi, festa e Mesuesve dhe Grave, gjithnjë konsiderohen si ditë festive, edhe pse sivjet janë planifikuar gjithashtu disa protesta dhe fushata sensibilizimi për gratë. Shih më shumë
Dikur 7 Marsi, festa e Mësuesve festohej duke shkuar te shtëpitë e mësuesve. Një grup nxënësish, më të mirët, shkonin me lule ose dhurata për të falenderuar mësuesin për mësimdhënien dhe ai ose ajo i priste me gjithë të mirat. Sot 7 marsi ende festohet, por brenda mjediseve të shkollës, dhe tradita e luleve vazhdon.
8 Marsi dikur ishte dhe Festa e Nënave, ku ishte një moment për të falenderuar nënat tona që na rritën dhe mbështetën. Në këtë ditë të gjithë ndihmonin nënën që të mos lodhej me punët e shtëpisë dhe i bënin dhurata. Sot ka marrë kuptimin e festës ndërkombëtare të Gruas si kudo në botë. Përsëri shumica e grave preferojnë të festojnë, duke dalë për drekë apo darkë me koleget apo mikeshat e tyre, megjithatë ka plot gra që protestojnë për më shumë të drejta dhe mundësi e barazi me burrat.
Dita e Verës
Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë. Bashkia e Tiranës përgatit një program të gjerë gjatë gjithë ditës enkas për Ditën e Verës. 14 Marsi, është një ditë pushimi dhe në të gjithë vendin festohet ardhja e pranverës dhe “bereqetit”. Është interesante se nuk quhet “Dita e Pranverës”, por Dita e Verës dhe pse festohet në stinën e Pranverës, sepse ditët e ngrohta nisin shumë herët dhe vendi ynë ka 300 ditë me diell në vit.
Koncerte, paradë karnavalesh, lojëra dhe argëtime pafund shënohen këtë ditë. Është dita më e mirë për provuar se si festojnë shqiptarët, ushqimet dhe traditat tona.
Koncert i madh
Për herë të parë Tirana do të jetë pjesë e turneut të artistit ndërkombëtar Maluma, World Tour 11:11 në datë 14 Mars 2020 në sheshin Nënë Tereza, ku nën tingujt e muzikës latine do të festojmë sëbashku Ditën e Verës.
Marsi është i ngjeshur dhe me aktivitete në ditët e tjera, me shfaqje teatrale, ekspozita dhe koncerte, të cilat do t’i gjeni të publikuara këtu.
Një ndër eventet tona speciale është Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të foto-konkursit në mediat sociale, i cili do të organizohet në javën e parë të Marsit. Ne do të zgjedhim 3 fitues të konkursit #tirnanawinter2020 të zhvilluar në Instagram dhe Facebook nga data 1 Dhjetor 2019 dhe 29 Shkurt 2020, si dhe do hapim konkursin tjeter të pranverës #TiranaSpring2020.
Nëse doni ture të personalizuara na kontaktoni, Visit Tirana ofron ture kulturore gjysmë-ditore, 24-orëshe dhe 48-orëshe. Ne ju sugjerojmë edhe turet e aventurës, të cilat po pëlqehen shumë së fundmi nga shqiptarët dhe të huajt.
Te mesosh nje gjuhe te re eshte argetuese, por ne te njejten kohe me shume perfitim per CV e cdokujt. Gjuha e huaj eshte bere nje domosdoshmeri per tregun e punes, por jo vetem. Per kete intitucionet e arsimit kane futur mesimin e gjuhes se dyte prej vitesh. Ajo cfare vihet re pavaresisht viteve te studimit shumices prej personave u mungon praktikimi i gjuhes se huaj. Jo te gjithe e kane mundesine per te zhvilluar nje bisede ne gjuhe te huaj. Opsioni me i mire mbetet shoqeria, por mesimi i nje theksi ose zhderrvjellshmeria nuk fitohet lehte.
Per tu ardhur ne ndihme cdokujt qe do te mesoje ose te zhvilloje nje gjuhe te huaj, nje grup vullnetar organizon cdo te hene “Multi-Languages Café”. Kjo iniciative, edhe pse pak e njohur per publikun, ka nisur prej shtate vitesh. Ideja eshte marre nga Suedia, nga nje student shqiptar qe studioi prej nje viti atje dhe pa si unversiteti organizonte kete aktivitet.
Multi-Languages Café nuk eshte kafja tradicionale qe ju zhvilloni me shoqerine. Ne kete aktivitet ju mund te praktikioni nje gjuhe te huaj me vullnetare ose me persona te tjere. Thelbi qendron ne kulturen shqiptare te kafese, pasi rreth nje tavoline mblidhen disa persona dhe bisedojne. Ndryshimi i vetem eshte se ju do te flisni per nje teme te caktuar, perzgjedhur nga nje kryetar, dhe do te bisedoni ne nje gjuhe te huaj.
Multi-Languages Café eshte me shume se nje praktikim i thjeshte gjuhe. Eshte vendi ideal ku ju mund te shkembeni ide, ekperienca dhe te njihni njerez te rinj. Pervec kesaj, mund te njihni vullnetaret dhe kulturen e nje shteti tjeter. Nuk ka nje limit moshe dhe cdokush eshte i lire te bashkohet.
Pervec tematikave te ndryshme zhvillohen dhe shume lojera. Pjesa me e madhe e tyre jane board games si Katani, Uno etj. Pervec argetimit qe eshte i garantuar, jane lojera qe nxisin kreativitetin dhe zgjuarsine pasi jane shume taktike.
Nese akoma nuk keni vendosur si ta kaloni pasditen tuaj, atehere Multi-Languages Café eshte zgjedhja ideale. Eshte si nje kurs gjuhe, por qe perfshin shume argetim. Ketij aktiviteti mund ti bashkohet dhe cdo turist qe do te bjere ne kontakt me kulturen vendase. Pervec mundesise per te folur ne gjuhen e vete, mund te njohin nga afer gjuhen vendase dhe te bejne miq te rinj ne Shqiperi. Eshte menyra perfekte per te njohur vendin ne kendveshtrimin e vendasve.
Per te gjithe interesuarit, Multi-Languages Café organizohet cdo te hene, ora 5PM prane ambienteve te qendres rinore. Mos e humbisni shansin te praktikoni nje gjuhe te huaj dhe ne te njejten kohe te kaloni nje pasdite ndryshe.
Shumë prej jush mund ta kenë dëgjuar shprehjen “Ju flet Tirana”, e disa mund ta kenë përjetuar me emocion sa herë niste transmetimet radio e parë në Shqipëri, Radio Tirana.
Ne kemi vendosur të sjellim në vëmendje historinë e Radio Tiranës për ata që nuk e kanë dëgjuar si dhe për ata që kanë nostalgji.
“Ju flet Tirana!”– Ishte thirrja që prej 28 nëntorit të vitit 1938 e deri sot e kësaj dite, emeton fjalën shqip për shqiptarët, duke na kujtuar se, është e para radio në vend që hodhi bazat dhe ndërtoi historinë e radiofonisë në Shqipëri.
Radio Tirana, për herë të parë në historinë e saj, ka nisur transmetimet më 28 Nëntor të vitit 1938, pesë muaj para pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Fillimisht Radio Tirana e kishte rezidencën e vet në një prej ambienteve të Bashkisë së atëhershme, por që aty nga fundi i vitit 1939, u transferua në një ndërtesë të re në rrugën Kont Urani. Lajmi për hapjen e një radioje në kryeqytetin shqiptar, ku të flitej dhe transmetohej muzikë shqipe, u prit me entuziazëm të madh tek njerëzit. Në Tiranën e Mbretit Zog, ideja e një radioje, ishte ndër shanset e mëdha të përhapjes së një fryme emancipuese për shoqërinë e prapambetur shqiptare. Dëshmitë tregojnë se në ceremoninë e inaugurimit të Radio Tiranës, morën pjesë vetë Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë, të cilët mbajtën edhe fjalimet përkatëse. Nga kjo radio fillimisht transmetohej muzikë patriotike e popullore shqiptare dhe kryesisht për muzikën përdoreshin disqet e gramafonëve të dhuruara nga qytetarët.
Në kohën kur Shqipëria po pushtohej nga Italia fashiste, më 7 Prill 1939, kudo u bënë thirrje që populli të ngrihej kundër këtij pushtimi. Jehonë të madhe bëri dhe thirrja që vinte nga radio Tirana. Nga fundi i viteve 1939, Radio Tirana transferohet si godinë dhe duke filluar nga viti 1940, nisi të botojë edhe një revistë të përdyjavshme, e cila u quajt së pari “Radioprogram”, e më pas “Radiorevista Tirana” dhe “Vatra shqiptare”.
Me pushtimin gjerman shënohet edhe incidenti më i rëndë me njerëzit e radios. Më 17 Nëntor të vitit 1943, i gjithë personeli i radios thirret për një mbledhje, që në fakt ishte grackë e Gestapos. Gjithsesi, radioja ra në duart e gjermanëve dhe u desh një natë e vetme, ajo e 17 nëntorit të vitit 1944, që të çlirohej Tirana si dhe të rimerrej radioja që i përkiste veç asaj.
Më 27 Nëntor 1944, Radio Tirana rifilloi traditën e vet. Vijoi muzika partizane, sazet popullore, muzika e interpretuar nga artistët prezent në studio, shoqëruar nga pianisti italian Mario Etore dhe shqiptarja Lola Gjoka. Çdo natë ishte si një premierë. Artistë që vinin e shkonin, emocione të drejtpërdrejta, altoparlantë të vendosur në pikat më kyçe të kryeqytetit dhe turmat e njerëzve që dëgjonin përmes tyre. Këngëtarët lirikë që debutuan pas lufte ishin Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Marie Kraja, e plot të tjerë. Më pas filluan emisionet me këngë patriotike, reportazhe nga hekurudhat, nga jeta në qytet, filluan emisionet “Ora e gruas”, “Ora e fëmijëve”, “Ora e katundarit”, “Ora gazmore”, “Këshilla mjekësore”, etj. Që në ditët e para të pas luftës, Radio Tirana ka transmetuar dhe lajme në gjuhë të huaj, duke vazhduar përvojën e nisur që në prill të 1939.
Në 1945, Radio Tirana fillon për herë të parë në historinë e saj, një cikël emisionesh sportive, ku protagonist i saj bëhet Anton Mazreku. Në vitin 1946, filloi dramatizimi i pjesëve të ndryshme, me pjesëmarrjen e aktorëve më të mirë të skenës shqiptare.
Dashuria me jugosllavët, rusët dhe kinezët dhe më pas miqësitë e prishura me ta, reflektoi ndjeshëm në programacionin e Radio Tiranës. Ajo do të zhvendosej përfundimisht në ndërtesën e nisur nga rusët, të vazhduar nga kinezët dhe të përfunduar nga shqiptarët. Është pikërisht ndërtesa ku Radio Tirana gjendet sot.
Më vonë krijohet orkestra e madhe, që njihej me emrin “Orkestra e radios dhe kinematografisë”, ndërkohë që në vitin 1962, Festivali i parë i muzikës së lehtë shqiptare, i njohur si “Festivali i Radios”, merr jetë, për të vazhduar një traditë shumë vjeçare. Në vitin 1972, me fillimin e liberalizimit të jetës në vend provoi futjen e muzikës së huaj, siç ishin për shembull “Beatles”. Gjithçka liberalizuese që kishte nisur të lulëzonte u ndërpre në mes dhe Radio Tirana vazhdoi me ritualin e saj propagandistik.
Vitet ’90’
Vitet ‘90’ e gjetën Radio Tiranën pothuajse me të njëjtin personel. Era e ndryshimeve, solli më shumë liri për gazetarët, por edhe më shumë hapësirë dhe vërtetësi për dëgjuesit, të cilët e shihnin RTSH, si të vetmin mjet informimi për ngjarjet e vrullshme që shoqëronin Shqipërinë. Radio Tirana është dëshmitare, por edhe protagoniste e historisë shqiptare. Janë punonjësit e saj, të gjithë të apasionuar, njerëz kurajozë e profesionistë, të gjithë të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj, ata që sot inspirojnë dëgjuesin e Radio Tiranës, duke ia lartësuar emrin si tempulli i kulturës dhe emancipimit njerëzor.
Dashuria ndihet në ajër. Dita e Shën Valentinit po afron, Tirana do të jetë e mbushur me lule dhe zemra. Do të ketë disa pika të dekoruara vec për ditën e të dashuruarve. Restorantët, hotelet, dyqanet po ofrojnë paketën e tyre për këtë ditë. Nuk ka rëndësi nëse jeni beqar apo në një marrëdhënie, ka vend për të gjithë për të festuar në Tiranë. Mos harroni se 14 shkurti do të jetë e Dielë, kështu që të gjithë kanë një arsye për të festuar më shumë. Dhuroji partnerit/es një ditë të paharrueshme këtë Shën Valentin në Tiranë.
Jeni me dikë dhe doni ta surprizoni këtë Shën Valentin?
Zbuloni hotelet dhe restorantet më romantike për një darkë të paharrueshme në ditën e të dashuruarve. Por nëse po kërkoni më shumë se një darkë romantike është e rëndësishme të zgjidhni një hotel që i përshtatet shijeve dhe kërkesave tuaja. Mëngjesi në dhomë, mirëseardhje me shampanjë, dhomë me trëndafila janë detajet që do t’ju ledhatojnë këtë Shën Valentin. Më poshtë gjeni sugjerimet tona për një arratisje të ëmbël në 14 Shkurt në Tiranë.
Vendosur në Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit me pamje nga Tirana, Dajti Ekspres është për ata që duan të kalojnë prishtmërite e vetëm një darke romantike. Sigurohuni që të jeni atje në kohë për të kapur pamjen e perëndimit të diellit. Dajti Ekspres ju fton të kaloni mbrëmjen me muzikë të zgjedhur, menu të pasur dhe shumë dhurata për çifte. Paketa 99 Euro/cift përfshin akomodim në hotel, mëngjes, udhëtim me teleferik dhe sigurisht darken romantike.
Unik Hotel
Për të gjithë ata që duan të kalojnë një natë magjike, nën dekorimet festive të kësaj dite, Unik Hotel është zgjedhja e duhur për ju. Eshtë unik në stilin e tij dhe përveç dekorimeve ofron një shishe falas shampanjë për të gjithë ciftet që zgjedhin të kalojnë këtë festë në ambientet e Unik hotel. Përveç pamjes dhe dekorimeve perfekte, ju mund të shijoni një darkë të kuruar në restorantin e tij, Gambero Gourmet.
Nëse keni shëtitur për disa orë nëpër Tiranë dhe keni nevojë për një “arratisje” romantike në Ditën e Shën Valentinit, afër qendrës së qytetit ndodhet vendi ideal Hotel Colosseo, në Rrugën e Durrësit. Darka romantike me menu të pasur, muzikë violine dhe drita të zbehta janë atmosfera e duhur për të shijuar ditën e të dashuruarve.
Kur vjen fjala për luks atë e gjeni në Elite Palace. I vendosur në një kodër me pamje nga Tirana dhe liqeni i Farkës është ky hotel është perfekt për të kaluar një Shën Valentin si në ëndrra. Oferta e Shën Valentinit prej 90 Euro çifti përfshin akomodimin në suitën e dekoruar enkas për ju, një shishe verë në dhomë si dhe sallatë frutash.
Për darkën e Shën Valentinit, Gambero Gourmet vjen me dy menu speciale: një menu për adhuruesit e gatimeve të detit dhe një menu toke. Një gjë është e sigurt cilado të jetë menuja e përzgjedhur nga ju do të mbeteni të kënaqur nga shija e pakrahasueshme e gatimeve dhe ambienti elegant i Gambero Gourmet.
Mos jini dorështrenguar në një ditë si kjo, blini dhe një dhuratë. Tirana ofron shumë mundësi për dhurata. Një buqetë lulesh, çokollata, aksesorë dhe libra. Një dhuratë interesante është dhurimi i Foto Albumit të Tiranës, të cilin mund ta porosisni online, ose ta blini në libraritë e kryeqytetit.
Përvec darkave, ju mund të zgjidhni të ndiqni disa prej eventet që do të zhvillohen në qytet gjatë kësaj dite.
Gallery43 është galeria personale e piktorit Rakip Shabani. Në të janë të ekspozuara rreth 100 vepra të autorit që i takojnë një periudhe kohore nga viti 1969 deri në 2020. Përveç veprave të ekspozuara në këtë galeri, pikturat e Rakip Shabanit janë të ekspozuara edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në Vlorë.
Gjithashtu, veprat e tij mund t’i gjeni te ekspozuara në disa ambasada si ajo e Parisit, Italisë, Brazilit, Monte Carlo etj. Përveç kësaj, hotele të mëdha dhe kroçera kanë zbukuruar ambjentet e tyre me artin e këtij piktori.
Gallery43 mbart këtë emër, pasi edhe vetë piktori ka lindur në vitin 1943. Ne këtë mënyrë emërtimi i saj është i personalizuar dhe i lidhur drejtpërdrejtë me krijimtarinë e tij.
Piktori e lidh ndjeshëm krijimtarinë e tij me natyrën dhe lidhjen organike që arti ka me natyrën. “Artist nuk bëhesh nëpërmjet shkollës, por duke punuar dhe sakrifikuar mbi artin tënd”, thotë ai. Autori ka udhëtuar tre herë në gjithë Shqipërinë dhe ka ndenjur sa më pranë natyrës duke fjetur në male me çobenë e duke kapur në detaje bukurinë e natyrës dhe çdo spektër të dritës. Teknikat që shprehen në pikturat e tij janë të ndryshme duke filluar nga teknika ne vaj, ne akuarel etj.
Shumë piktura te tij lidhen me kulturën dhe historinë e kombit shqiptar. Përvec figurave historike, autori ka dhe një dhomë që i dedikohet plotësisht legjendave shqiptare. Arti figurativ është shumë i rëndësishëm pasi përjetëson historinë. Për autorin ky është misioni i artit të tij: Të përjetësojë historinë dhe kulturën shqiptare nëpërmjet pikturës. Fjala art do të thotë ndjenjë dhe përjetësimi i artit të vërtetë lind vetëm nëse një artist studion dhe njeh etnografinë, topografinë, përrallat dhe legjendat e një vendi. Të kuptuarit të origjinës së një toponimi është dhe kuptimësia e historisë së këtij vendi.
Kjo lidhje e fortë me kulturën dhe natyrën shqiptare shprehet më së miri në pikturat dedikuar Ali Pashës. Figurës së Ali Pashës i është kushtuar një dhomë e posaçme në Gallery43. Në të do të shihni piktura të ndryshme që i dedikohen figurës së tij si dhe një pikturë dedikuar vendit ku e vranë Ali Pashën. Dëshira për të pikturuar figurën e Ali Pashës lindi pasi gjithë autorët e huaj kishin krijuar për të, ndërsa një piktor shqiptar jo. Për të hedhur figurën e tij në letër Rakip Shabani ka studiuar librat e asaj kohë, etnografinë dhe figurën e Aliut. Ali Pasha është studiuar nga ky autor në aspektin social dhe jo mbi bëmat famëkeqe. Ali Pasha cilësohet si një figurë sociale duke qenë dhe myslimani i vetëm që ka ndërtuar një kishë. Gjithashtu ai vlerësohet për rëndësinë që i ka kushtuar artit dhe historisë.
Në krijimtarinë e piktorit nuk mund të mos vihen re dhe pikturat mbi kryeqytetin. Në të vihen re detajet e shumta të urës së Tabakavë dhe lagjja e Tabakëve. Piktura këto të shprehura në bardh e zi, por duhet theksuar që në asnjë prej pikturave të autorit nuk ka hije pasi autori ka një lidhje organike me dritën dhe e shpreh në cdo pikture. Përveç pjesës historike autori ka prezantuar dhe jetën urbane me ciklin e endacakëve të rrugëve. Në cdo portret te tyre shprehet dhe historia e ‘barbonëve’ të Tiranës siç i quan autori.
Kur pyetet mbi Tiranën e ditëve të sotme dhe artin nuk nguron të shprehë pakënaqësinë e tij. Autori shprehet se qytetit i mungon arti dhe infrastuktura e qytetit nuk është aspak artistike ose që të mbartë vlerat e të shkuarës..
Mirëse erdhët në Tiranë në muajin Shkurt 2020. Ky muaj është dhe muaji historik i 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet. Më 11 shkurt me një vendim të Kongresit të Lushnjës u vendos që kryeqyteti i Shqipërisë të bëhej Tirana, një vend i qetë, i lirë nga ushtritë e huaja, por dhe strategjik për pozicionin e tij gjeografik afër portit, në zemër të Shqipërisë dhe me urë lidhëse nga të gjitha anët.
Tirana nisi të zhvillohej fillimisht me arkitekturë të tipit italian dhe më pas me stile komuniste dhe moderne, duke marrë gjithë gjurmet e historisë së një shekulli. Për të parë se si ka ndryshuar qyteti në këto 100 vite klikoni ketu!
Disa aktivitete janë përgatitur këtë muaj nga Bashkia Tiranë, ndërkohë më 11 shkurt do ketë dhe koncert në Sheshin Skëndërbej.
Shkurti është muaji i dashurisë (Shen Valentini). Shkurti shënjon dhe fundin e dimrit, dhe në këtë muaj në Tiranë ndihen shpërthimet e para të pranverës me çeljen e mimozave. Dita zgjatet dhe njerëzit ndihen më të motivuar për të shëtitur më shumë apo për të qendruar në bare dhe restorante. Është koha kur fillojnë dhe të shtohen udhëtimet në natyrë.
Megjithatë Shkurti nisi me borë në Dajt. Pse të mos merrni teleferikun dhe të bëni një udhëtim në malin e Dajtit që zgjat vetëm 15 minuta. Aty mund të luani me topa bore, të bëni një shëtitje me kalë, të konsumoni një drekë të shijshme me pamje të bukur të Tiranës, të luani golf etj.
Jeta kulturore fillon të gjallërohet më shumë me programin e ri të shfaqjeve dhe eventeve në kryeqytet. Por çfarë gjërash interesante mund të bëni në Shkurt në Tiranë? Ne ju ofrojmë disa sugjerime për ju. Nëse jeni të interesuar për ture ditore, ture kulinarie, ture të komunizmit etj, ne mund t’ju ndihmojmë me organizimin e tyre. Për më shumë ture shikoni ketu.
14 Shkurti, Dita e Shën Valentini është kryefjala e këtij muaji. Në Shqipëri, Shën Valentini ka filluar të festohet masivisht dekadën e fundit. Kjo është një ditë simbolike për të gjitha çiftet që zgjedhin ta kujtojnë këtë ditë duke suprizuar të dashurit e tyre me dhurata apo dedikime të ndryshme. Të shumta janë zgjedhjet për të festuar këtë ditë: disa preferojnë një udhëtim, disa një darkë romantike , dhe disa me dhurata të personalizuara.
Një ditë e rendësishme është dhe për bizneset, veçanërisht hotelet dhe restorantet që përgatisin ofertat e tyre speacile për Ditën e Shën Valentinit. Nëse doni të kaloni Shën Valentinin në një hotel në Tiranë, këtu gjeni hotelet që ne rekomandojmë. Nëse darka romantike është ajo që dëshironi, këtu gjeni një listë me restorante në Tiranë që ja vlen t’i hidhni një sy.
Ndërsa për personat që janë vetëm këtë Shën Valentin, ka plot gjëra që mund të bëjnë. Mund të marrin kohë dhe të vizitojnë atraksionet kryesore të shpërndara nëpër qendrën e qytetit. Jeta e natës s’ka pse të kthehet në bezdi në 14 Shkurt, pasi janë të shumtë ata që zgjedhin të argëtohen me shoqërinë e tyre single në baret e Tiranës.
Përveç turneve dhe jetës së natës, të gjithë mund të shijojnë ekspozitat dhe shfaqjet teatrale që do të jenë në skenë gjatë këtij muaji. Ju mund të kontrolloni të gjitha ngjarjet që ndodhin në Tiranë këtu!
Me mbylljen e muajit Shkurt mbyllet edhe konkursi ynë fotografik #TiranaWinter2019. Ndaj, mos harroni, nëse keni foto nga Tirana, të shkrepura edhe gjatë ditës së Shën Valentinit, mund t’i postoni në rrjete sociale me hashtagun e konkursit dhe mund të keni fatin të jeni një nga fituesit e këtyre çmimeve. Fituesi i cmimit të parë do të ketë mundësinë të fitojë nje pikturë nga artistit Rakip Shabani. Fituesi i cmimit të dytë dhe të tretë ka shansin të përjetojë, së bashku me një shok, adrelinën që të dhurojnë bicikletat elektrike te LikSad eBike.
Ne kemi përgatitur një tur për vizitorët që duan të mësojnë më shumë rreth Skënderbeut duke vizituar disa nga vendet ku ai ka shkelur në Tiranë dhe Shqipëri.
Shqipëria është një vend që ka shumë kështjella dhe shumica prej tyre janë ndërtuar gjatë kohës së Skënderbeut, në shekullin e 14-15. Edhe pse asnjë nga betejat e tij nuk kanë qenë në Tiranë, sërish kryeqyteti është i lidhur me figurën e tij. Keshtjellat
Sheshi më i madh dhe kryesori në Tiranë mban emrin e Skënderbeut dhe në qendër të tij ndodhet statuja e tij, e krijuar nga Odhise Paskali, e cila është inaguruar në 1968 në 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.
Udhëtimin e fillojmë duke nisur nga sheshi Skëndërbej për të shkuar te Muzeu Kombëtar dhe vizitojmë pavijonin e Skënderbeut.
Më pas do të nisemi drejt Krujës, për të vizituar Muzeun Kombëtar të Skënderbeut. Udhëtimi për në Krujë zgjat vetëm 50 minuta nga Tirana dhe do të mësoni shumë informacione për jetën dhe betejat e tij.
Kruja ishte qendra e rezistencës së Shqiptarëve kundër Otomanëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai mbajti larg ushtrinë osmane për 25 vjet që të mos kalonin në Europën Perëndimore, për këtë ai fitoi titullin “Athleta Christi”(Kampion i të Krishterëve) i dhënë nga Papa i asaj kohe. Do të vizitojmë Muzeun e Skënderbeut dhe Muzeun Etnografik të pasur thuajse me të gjitha me sendet origjinale të fund shekullit 19. Më në fund do të bëjmë rrugën e pazarit të Krujës, të mbushur plot me artizanale dhe suvenire.
Pas kësaj kthehemi në Tiranë për të vizituar Kalanë e Petrelës (Kalaja e Mamicës, motrës së Skënderbeut). Kalaja e Petrelës ishte pjesë e sistemit të mbrojtjes së Kalasë së Krujës dhe shërbente si sinjalizuese me Kalanë e Krujës me anë të zjarreve. Gjatë luftës së Skënderbeut me Otomanët, motra e Skënderbeut, Mamica kishte në kontroll kalanë. Sot në brendësi të kalasë ndodhet një restorant tradicional. Kalaja e Petrelës të ofron pamje fantastike të luginës së Erzenit, kodrave dhe vargmaleve përreth.
Ka dhe shumë gjurmë të tjera dhe kala të Skënderbeut si: Kalaja në Kepin e Rodonit, Kalaja e Fshehur në Kurbin, Baleci në Shkodër, Stelushit, Guri i Bardhë etj.
100-vjetorin e dytë të saj si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana e nis me një bulevard të ri. U hap sot për 80 mijë banorët e zonës së Kasharit bulervardi “Migjeni”, një investim i rëndësishëm që lidh Unazën e Re me rrugën “Tre Dëshmorët” dhe Yzberishtin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, siguruan se investimet në këtë zonë do të vijojnë.
Kryebashkiaku ka përmendur gjithashtu shtimin e Vaqarrit si një lagje shtesë e Kombinatit. Pra, autobusi i Kombinatit do të shkojë dhe në një stacion më shumë. Kemi edhe disa plane të tjera, mes Kombinatit dhe Kasharit, ku duam të ngrejmë zonën e lirë ekonomike të Tiranës”, tha Veliaj.
Bulevardi i Kasharit ka dy korsi për secilin kah lëvizjeje, korsi biçikletash dhe rrugë për këmbësorët. Ndërkaq, në këtë bulevard me përmasa moderne, janë të përcaktuara edhe zonat për gjelbërim, sistemi i ndriçimit, vijëzimet etj. Një lehtësim të ndjeshëm për qytetarët sjell edhe hapja e rrugës “Kadri Roshi” duke rritur urbanizimin e kësaj zone që në vitet e tranzicionit ka njohur një rritje të madhe të popullsisë.
100-vjetori i shpalljes kryeqytet do ta gjejë Tiranën jo vetëm me një unazë të re, por edhe me një terminal të ri. Me rinisjen e punimeve në zonën e Astirit, Bashkia e Tiranës ka zhvendosur terminalin autobusëve të jugut dhe veriut, nga zona e njohur si ish- Dogana tek terminali provizor pranë kthesës së Kamzës. “E kemi filluar vitin e ri me punë konkrete, që përkojnë me 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet. Tiranës iu deshën 100 vite të vinte në këtë ditë ku është sot, por besoj se nuk mund të presim edhe 100 vjet të tjera për të marrë disa vendime shumë të rëndësishme. Një prej tyre është Unaza e Madhe e Tiranës, që përshkon gjithë zonën e Rr. “Teodor Keko”, ose siç njihet ndryshe, zona e Astirit. Për të filluar punimet në Unazë, na duhet të lirojmë pjesën e “Shqiponjës”, ku është terminali provizor aktual i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu. Terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban. Ka një hapësirë më të madhe sesa ish-Dogana, do të sistemojë 63 vend-poste dhe stacione për autobusët e veriut dhe jugut, ndërkohë që juglindja do të vazhdojë të shërbehet nga Qyteti “Studenti” dhe parkingu i madh atje.
E jo vetëm kaq, por kemi edhe 4 linja autobusi urban që do kenë një stacion ngjitur me terminalin e autobusëve; pra, linja e ‘City Park’, e Kamzës, linja e Institutit dhe ‘Tirana e Re’, të katërta do të ndalojnë aty, për t’i çuar pasagjerët në drejtimin që duan në Tiranë, duke shmangur edhe kaosin që ndodhte tek ‘Shqiponja’”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Veliaj kërkoi bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve derisa të ndodhë transferimi. Ai nënvizoi se terminali i ri i autobusëve do të harmonizohet edhe me terminalin e trenit për Rinas apo Durrës. Dikush qe do të përdorë trenin nga Rinasi, Durrësi, si aks i parë, pastaj edhe me degëzimet e tjera më afatgjatë, do të ketë mundësi që transportin multimodal ta kryejë në këtë hapësirë me tren, me autobus urban, biçikletë, taksi apo çfarëdolloj mënyre tjetër që do të dojë të qarkullojë në Tiranë”, tha Veliaj.
Një tjetër lajm i mirë është edhe ndërtimi i terminalit të ri juglindor për Tiranën. “Brenda këtij viti do të kemi përfundimisht edhe terminalin juglindor në zonën e Farkës, përveç terminalit qendror në hyrjen perëndimore të Tiranës, këtu në kthesën e Kamzës, për t’u kthyer në një qytet modern, ku janë të ndara hyrjet dhe portat e qytetit për transportin ndërqytetas”, nënvizoi Veliaj. Terminali i ri do të jenë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut, duke sjellë jo vetëm kushte më të mira, por edhe lehtësi në qarkullim.
Jemi në muajin më të ftohtë të vitit. Muaji janar nisi me temperatura shumë të ulta në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Është parashikuar që në Tiranë të bjerë borë këtë muaj. Mali i Dajtit pa diskutim që është i pari që mbulohet nga bora dhe nëse i ftohti vazhdon, nuk do të vonojë dhe bora do të jetë në kryeqytet. Nëse ju pëlqen të luani në dëborë dhe të shijoni një pamje fantastike ne ju sugjerojmë një shëtitje me teleferik në Malin e Dajtit. Një udhëtim 20 minutësh me teleferik do jetë spektakolar veçanërisht në ditët e zbardhura nga dëbora.
Në Janar duket sikur kryeqyteti bie paksa në qetësi dhe rrugët nuk janë të populluara as me makina dhe as me njerëz. Duket sikur e keni gjithë qytetin për vete.
Në ditët e ftohta ajo çka do të shihni më shpesh në baret dhe kafetë e Tiranës janë njerëzit që shijojnë një kafe, macchiato ose çaj të nxehtë në ngrohtësinë e bareve. Darkat pranë oxhakut janë akoma më të bukura dhe të gjitha restorantet që kanë oxhak janë gjithnjë të rezervuara në fundjava.
Këtë muaj do të ketë dhe evente interesante në Tiranë, për të qenë të përditësuar hapni këtë link.
Në 6 janar, dita e Epifanisë e quajtur ndryshe Dita e Ujit të Bekuar, festohet nga besimtarët ortodoksë dhe katolikë. Më së shumti festohet në jug të Shqipërisë ku një kryq prej druri hidhet nga një prift në det, lumë apo liqen dhe të rinjtë garojnë për ta marrë të parin kryqin e hedhur. Sipas ritit, personi i parë që merr kryqin do të këtë një vit të bekuar.
Për të gjithë të apasionuarit pas artit dhe kulturës komeditë “Boeing Boeing” dhe “Revizori” janë zgjedhja perfekte. Opsione të ndryshme ofrohen dhe për fëmijët duke e filluar këtë vit me shfaqjen “Bileta për në polin e veriut”, kaq të pëlqyer nga vogëlushët.
Pranë Muzeut Historik Kombëtar, përveç pavioneve historike, do të gjeni ekspozita të hapura gati çdo jave. Megjithatë çmimet e biletave për këtë fillim viti kanë ndryshuar.
Për më shumë informacion klikoni ketu .
Gjatë këtij muaji të ftohtë janari do të mund të ndiqni dhe ekspozitën “Kucedra” që do të zhvillohet përgjatë gjithë janarit dhe disa ekspozita personale si ajo e Blerta Xhomo etj.
Kinemaja është gjithmonë një mundësi për të kaluar disa orë në këto ditë të ftohta.
Mos harroni të na kontaktoni në contact@visit-tirana.com për organizimin e tureve, ekskursioneve jashtë qytetit, në destinacionet natyrore apo në fshatra, por edhe në ture të tjera brenda në kryeqytet.
Për të apasionuarit pas fotografisë, konkursi fotografik #TiranaWinter2020 në mediat sociale vazhdon të jetë i hapur deri më 29 shkurt. Mund të jeni JU fituesi!
Tirana është një qytet i mbushur me hare, ashtu si kryeqytetet e tjera Europiane. Gjatë natës së Vitit të Ri qyteti gjallërohet edhe më shumë nga të rinjtë që dalin nëpër rrugët e Tiranës për të festuar. Në Tiranë do të ketë një koncert festiv për ardhjen e Vitit të Ri, i cili do të fillojë në orën 23:00, në sheshin Skenderbej. Artistë të famshëm shqiptar dhe nga diaspora do të performojnë me këngët e tyre të njohura. Të gjithë janë të mirëpritur të shijojnë koncertin dhe të fillojnë numërimin mbrapshtë në pritje të spektaklit të fishekzjarreve dhe më pas të shkëmbejnë puthje dhe përqafime me të dashurit e tyre.
Është kthyer tashmë në traditë që njerëzit qëndrojnë deri në orën 12:00 në shtëpi dhe më pas dalin në shesh për të parë koncertin e organizuar nga bashkia dhe spektaklin e fishekzjarreve. Kryebashkiaku Veliaj tha se ky do jete spektakli me i madh i fishekzjarreve i pare ndonjehere ne Tirane, pasi 2020 eshte vit special, viti kur Tirana mbush 100 vjet si kryeqytet i Shqiperise.
Sidoqoftë është ftohtë dhe askush nuk rri gjatë nëpër rrugë, kështu që njerëzit pas spektaklit te fishekzjarreve do festojne ose ne baret e shumta ne fshatin e krishtlindjeve ne shesh, por qe vendet nuk mjaftojne per te gjithe. Pjesa tjeter shkojnë në bare ose klube nate ne zona te tjera te kryeqytetit për të pirë me shoqërinë e tyre dhe të festojnë deri në orët e para të mëngjesit të 1 Janarit.
Të gjitha lokalet, veçanërisht në zonën e Bllokut janë të hapura pas mesnate. Në disa prej tyre duhet të rezervosh ditë para, pasi kanë shumë rezervime, kjo varet nga baret të cilat janë hapur atë natë. Çmimet variojnë nga 500 lekë deri në 5000 lekë, këtu mund të përfshihet vetëm hyrja ose edhe disa pije ose snacks, kjo varet nga lokalet e ndryshme. Muzikë live apo me DJ, njerëzit kërcejnë gjithë natën. Ata gjithashtu këndojnë bashkë dhe presin me hare ditën e parë të Vitit të Ri.
Por, ne ju rekomandojmë të bëni kujdes nga incidentet. Mund të ketë njerëz të dehur që shkaktojnë rrëmuja nëpër rrugë. Gjatë natës forcat policore do të dyfishohen për të kontrolluar shoferët dhe trafikun dhe të parandalojnë problemet që mund të dalin gjatë natës.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë njëmbëdhjetë muajve të vitit 2019 është 6.117.330, duke u rritur me 8,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Përgjatë njëmbëdhjetë muajve të vitit 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri , Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 19,7 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,0 %.
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Nëntor 2019, janë 693.951. Krahasuar me Nëntor 2018, ky tregues rezulton me rritje 7,2 %. Në Nëntor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 268.176. Krahasuar me Nëntor 2018, ky numër është rritur me 8,7 %.
Në Nëntor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Maqedonia e Veriut..
Arilena Ara është shpallur fituese e Fest ’58, Festivali i Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që do të mbahet në Hollandë më 16 maj 2020. Kënga e saj “Shaj” ka qenë më e pëlqyera nga 12 këngët e natës së tretë. Këngëtarja shkodrane, Arilena Ara vit pas viti i ka dhuruar publikut shqiptar hite nga më të bukurit. Ajo numëron mbi 154 milion shikime në youtube me këngë si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Nallane 3”, “Aeroplan”, “Rroke Toke”, “Snow in December” etj.
Në vend të dytë u rendit Elvana Gjata dhe në vend të tretë Sara Bajraktari. Ne festivalin e 58 ishin të ftuara edhe dy këngëtare me famë botërore, këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, fituese e çmimit të dytë në Eurovizion 2019, dhe këngëtarja italiane Giusy Ferreri, që me kengët e tyre krijuan një atmosferë të jashtezakonshme në Pallatin e Kongreseve.
Arilena Ara do të jetë përfaqësuesja e 17 shqiptare në Eurovision. Vjet Shqipëria u prezantua me Jonida Maliqin me këngën ‘Ktheju Tokës”. Çdo vit Shqipëria ka dërguar në eurovizion balada, dhe ka qenë kërkesa e vazhdueshme e publikut për të sjellë këngë më ritmike. Por dhe në këtë Eurovision Shqipëria do paraqitet sërish me baladë, me këngën ‘Shaj’ të Arilenës.
Shqipëria ka marrë pjesë në konkursin e këngës në Eurovision për herë të parë në vitin 2004. Kanali transmetues, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), ka qenë organizatori i konkursit zgjedhës të këngës kualifikuese për në Eurovizion, që nga debutimi i vendit. Festivali Shqiptar i Këngës është organizuar çdo vit që nga viti 1962. Por këngëtarja që ka përfaqësuar Shqipërinë për herë të pare në Eurovizion ka qenë Anjeza Shahini me këngën "Imazhi yt", e cila fitoi Festivalin shqiptar të këngës më 2003. Në Eurovision ajo u rendit e 7-ta ne finalen e madhe. Ndërsa performanca më e mirë shqiptare në Eurovision ka qenë në vitin 2012, me këngëtaren Rona Nishliu, e cila me këngën Suus, u rendit në vendin e 5-te.
Një atraksion i ri i shtohet Tiranës, i titulluar La Radura, vepër e arkitektit italian Stefano Boeri. Vetë arkitekti Stefano Boeri ishte i pranishëm në përurimin e veprës "La Radura", e cila është vendosur pas godinës së kyeministrisë. Boeri me këtë rast ka shpjeguar edhe simbolikën e kësaj vepre arti.
Ai ka thënë se druri që është përdorur për veprën "La Radura" vjen nga zonat mes Friulit dhe Trentinos, zonë kjo që kohë më parë u prek nga një stuhi që rrëzoi më shtymë se 15 milion pemë. Druri përbërës është bredh i kuq dhe sipas Boeirit kjo tragjedi për pyjet italiane u mbeti të gjithëve në zemër dhe prandaj erdhi edhe një vepër e tillë.
Përveç instalacionit Reja te Galeria e Arteve, ky është një tjetër instalacion që i shtohet kryeqytetit, ku qytetarë, organizata e institucione të ndryshme mund të organizojnë takime e evente të ndryshme në një ambient të hapur.
Fituesit e konkursit të fotografisë #TiranaAutumn2019 janë shpallur në 12 dhjetor nga Vizita në Tiranë. Ky konkurs ishte i mbushur me foto që kapën ngjyrat e vjeshtës. Të gjitha fotot janë postuar në Instagram, duke lejuar të gjithë të shprehin talentin e tyre dhe të marrin komente nga përdoruesit e ndryshëm. Portali VizitTirana ka zgjedhur 10 fotot më të mira të konkursit dhe më vonë tre finalistët.
Fituesit janë:
Vendi i parë: Olsi Bogdani (Tirana në një ditë me shi)
Vendi i dytë: Artemisa Kola (Dita e mjegullt e Liqenit të Tiranës)
Vendi i tretë: Arjola Dula (Pamje vjeshte nga mali i Dajtit)
Kjo ishte konkursi i 12-të i fotografise i organizuar nga Vizita e Tiranës dhe gjatë këtyre tre viteve ka treguar se është një nga mënyrat më të mira për promovimin e qytetit. Duke zhvilluar pasionin e tyre për fotografinë, brezi i ri bëhet më i ndërgjegjshëm për tu përfshirë në promovimin e kryeqytetit.
Konkursi u zhvillua në kanalet e mediave sociale, por kryesisht në Instagram nga 1 shtatori 2019 deri më 30 nëntor 2019. Fotografitë kishin ngjyrat e vjeshtës me të verdhë, kafe dhe gri. Portali VizitTirana ka zgjedhur 10 fotot më të mira të konkursit dhe më vonë tre finalistët. Tre fotografitë më të mira të zgjedhura do të jenë pjesë e ekspozitës # TiranaPhotoFestival2020.
8 Dhjetori kujtohet çdo vit si Dita e Rinisë në Shqipëri. Kjo ditë kujton studentët që protestuan në fillim të viti 1990 kundër regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Studentët që atëherë ishin të Universiteti “Enver Hoxha”, sot “Universiteti i Tiranës”, marshuan nëpër rrugët e qytetit për të kërkuar reformën e sistemit politik. Marshimi nisin në 8 Dhjetor 1990, por numri i protestuesve shkoi në 3000 në 11 Dhjetor, duke detyruar parardhësin e Hoxhës, Z. Ramiz Alia të takohej me studentët për të mbyllur trazirën. Ai pranoi të ndiqte hapat për të demokratizuar shqipërinë. Kështu nis procesi i gjatë i kalimit nga komunizmi në demokraci.
8 Dhjetori u shpal Ditë Kombëtare në 2009 nga ish kryeminstri i asaj kohe, Z. Sali Berisha, për të kujtuar këtë ditë të rëndësishme të lëvizjes studentore për rrëzimin e diktaturës së Enver Hoxhës.
Muzeu “Shtëpia e gjetheve” ka fituar çmimin “Muzeu i Keshillit Europian 2020”. Muzeu u përzgjodh nga Komiteti i Kulturës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në ditën e sotme, në një takim në Paris.
Muzeu Kombëtar i Mbikëqyrjes Sekrete "Shtëpia e Gjetheve" përkujton dhunën psikologjike dhe kontrollin e plotë të qytetarëve gjatë regjimit komunist në Shqipëri (1944-1991) gjatë së cilës 18,000 njerëz u ndoqën penalisht dhe 5.000 u ekzekutuan. Muzeu ndodhet në ish-shtëpinë e Sigurimit të Shtetit në qendër të Tiranës, e cila shërbente si Drejtoria Qendrore e Sigurimit. Karakteristika e veçantë e këtij muzeu të vogël është se ai ka mbetur praktikisht i paprekur me pajisje origjinale dhe regjistrime të cilat tani ruhen në arkiva.
Muzeu i Keshillit Europian 2020 e ka zanafillen në vitin 1977 dhe i është dhënë vit pas viti një muzeu që gjykohet të ketë dhënë një kontribut të rëndësishëm në njohjen e trashëgimisë kulturore evropiane, promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, kapërcimi i barrierave sociale, politike dhe kulturore. Ky muze i njeh vizitorët me të shkuarën e hidhur të Shqipërisë, duke i bërë më të vetëdijshëm për çështjet sociale bashkëkohore dhe zhvillimin e demokracisë.
Muzeut fitues i jepet një statuje e bronztë nga Joan Miró, të cilën muzeu do ta mbajë për një vit, së bashku me një diplomë. Çmimi vendoset në bazë të tre propozimeve të paraqitura nga një juri e Forumit Evropian të Muzeumeve, dhe bën pjesë në çmimet e Muzeut Evropian të Vitit.
Fituesit e fundit të çmimit përfshijnë Muzeun e Komunikimit në Bern, Zvicër (2019), Muzeun e Fëmijërisë së Luftës në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë (2018), dhe Qendrën e Shprehjeve dhe Kujtesës së Karaibeve të Tregtisë së Skllevërve dhe Skllavërisë në Guadeloupe, Francë (2017).
Burimi: Parliamentary Assembly
Ky është muaji i solidaritetit, i dhurimit. Muaji ku gjithkush mund të ndajë ato që ka me tjetrin. Pas dhimbjes që la pas tërmeti i 26 nëntorit me epiqendër në Durrës, ky është muaji ideal që të festojmë me njëri-tjetrin dhe të dhurojmë dashuri. Gjatë gjithë këtij muaji, Visit Tirana do t’i bëjë jehonë gjithë eventeve bamirëse, gjithë iniciativave private apo shtetërore që dhurojnë, ndihmojnë, dhe u sjellin gëzim, të prekurve nga tërmeti i muajit të kaluar.
Visit Tirana e ka shpallur Dhjetorin si muajin e dhurimit dhe solidarizimit për njerëzit që kanë nevojë. Dhuroni batanije, një supë të ngrohtë për një të pastrehë, bashkohuni me organizata të ndryshme ku mund të kryeni punë vullnetare.
Të presim festat e fundvitit me gëzim
Dekorimi i kryeqytetit për festat e fundivitit kishte nisur që në javët e fundit të nëntorit. Pas ditëve të zisë kombëtare, në pak ditë kryeqytetit do t’i rikthehet shkëlqimi i duhur për të pritur festat. Fëmijët janë ata që mezi i presin, ndaj për ta duhet të ketë patjetër aktivitete në Tiranë. Qendra e festimeve do të jetë sheshi “Skënderbej” me fshatin e festave, ku sheshi kthehet në një fshat të vogël më shtëpiza druri të dekoruara më ngjyrat e krishtlindjes dhe dritat vezulluese. Shtëpizat e drurit janë dyqane artizanale, bare dhe restorantet të improvizura, ku vizitorët mund të blejnë dhurata, të konsumojnë ushqime dhe pije.
Disa nga sugjerimet e Visit Tirana për të kaluar bukur këtë Dhjetor në Tiranë:
Admironi dritat e krishtlindjeve
Rrugët më të bukura për t’u parë janë: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Pazari i Ri, Pedonalja “Murat Toptani”, Rr. Myslym Shyri, Rr. Kavajës, zona e ish-bllokut etj.
Pazari i Ri
Për pasdite dhe mbrëmje të gjalla kaloni kohë te Pazari i Ri, i cili mbetet një pikë interesante për t’u vizituar në çdo kohë në Tiranë. Atmosfera e festave ndihet mjaft bukur edhe në këtë zonë të frekuentuar nga vendasit dhe të huajt.
Kalaja e Tiranës
Nuk mund të mungojë në listën e vendeve për t’u argëtuar këtë muaj as Kalaja e Tiranës. Baret dhe restorantet, si dyqanet e suvenireve në ambientet e kalasë vezullojnë nga dritat dhe zbukurimet duke i tërhequr më shumë vizitorët të kalojnë kohë pranë ambienteve të tyre. Vendi ku mund të blesh suvenire për miqtë, të konsumosh ushqime të shijshme apo një gotë verë të ngrohtë me miqtë është ajo që ju duhet në ditët e ftohta të dhjetorit në Tiranë.
Bëj pazare
Suvenire, dhurata, ushqime, gjithçka që doni për familjen dhe miqtë tuaj ju mund t’i blini në një vend të vetëm siç janë “tregu i Krishtlindjeve” si dhe në qendrat tregtare dhe dyqane të ndryshme në Tiranë.
Shijoni dëborën
Tirana është me fat që ka afër Malin e Dajtit, i cili gjatë dimrit mbushet me dëborë. Udhëtimi me teleferik është një ndër gjërat që duhet të përjetoni. Udhëtimi zgjatë rreth 15 minuta, ku do të keni mundësi shijoni panoramën e mahnitshme veçanërisht kur është e mbuluar me dëborë. Edhe pse nuk ka qendra skish, ju mund të argëtoheni duke luajtur në dëborë.
Mos humbni eventet në Tiranë
Njerëzit kanë shumë ditë pushimi. Ndaj mund ti kaloni duke parë filma në kinema, shfaqje në teatro, ndiqni koncerte gjatë festave të fundvitit. Për të mos humbur eventet që ndodhin në Tiranë, mjafton të shihni herë pas herë kalendarin e eventeve në faqen tonë.
Disa nga eventet e publikuara deri më tani janë:
Stafi i Visit Tirana ju uron të kaloni një muaj të gëzuar! Le të presim vitin 2020 me shpresën se do të jetë një vit më të mbarë për shqiptarët.
Shpesh dëgjojmë nga brezi i ri se Tirana nuk ofron shumë mundësi për të organizuar aktivitete në natyrë. Ose, që organizimi i një udhëtimi të shkurtër jashtë qytetit është i shtrenjtë. Të gjitha këto justifikime nuk janë të vërteta. Ka shumë vende të bukura në pjesët rurale të Tiranës dhe të shkosh ti vizitosh është mjaft e lirë.
Mali i Brrarit dhe fshati me të njëjtin emër është një nga ato zona që mund të arrihet lehtësisht nëse je një adhurues i natyrës dhe ngjitjes në mal. Mali i Brrarit ndodhet 17 kilometra larg nga Tirana. Për të ndjekur rrugën deri në mal duhet të arrini fillimisht në fshatin me të njëjtin emër: fshati i Brrarit. Fshati mund të arrihet me lehtësi nga transporti publik. Autobusi që të çon në fshat është urbani i Tufinës. Ju mund të merrni këtë urbann në çdo stacion urbani të tillë si "Stacioni i Nënkatsheve" ose "Stacioni i autobusit të Selvisë". Autobusët largohen çdo 10 minuta, kështu që koha nuk është thelbësore. Sidoqoftë, rekomandohet të filloni udhëtimin tuaj herët, në mënyrë që të përjetoni ndryshimin e ditës lartë në mal dhe të mos humbni asgjë. Bileta e urbanit të linjës kushton 40 lekë. Stacioni i fundit do të jetë destinacioni juaj. Udhëtimi nga Tirana deri atje do të zgjasë 30 minuta maksimumi.
Do ta dini që jeni në vendin e duhur kur të shihni një kafene të vogel. Në rast se nuk keni patur mundesinë të pini kafen e mengjesit mund ta pini aty. Ekziston edhe një furrë e vogël në rast se doni të blini dicka për të ngrënë, ose mund të bëni si çdo alpinist tjetër dhe të paketoni ushqimet tuaja me vete. Përveç vakteve ushqimore, një gjë kritike për fillimin e këtij udhëtimi janë këpucët. Më e mira do të ishte të vishni këpucë e duhura për hiking sepse rruga dhe shtegu nuk janë në kushtet e tyre më të mira. Një xhaketë është gjithashtu e rëndësishme, në rast se bëhet ftohtë gjatë kthimit. Nëse jeni fillestar në hiking, mund të konsideroni gjithashtu të merrni një shkopi ngjitjeje, në mënyrë që ngjitja të jetë më e këndshme.
Rruga që të çon në fshat në fillim është me baltë. Pasi të largoheni nga rruga ku kalojnë makinat e mëdha, për 20 minuta fillon fshati i vërtetë. Fshati është ndërtuar në një kodër, kështu që në thelb do të filloni shëtitjen nga atje. Ka vetëm një rrugë kryesore që kalon nëpër fshat dhe është e vështirë të ngatërrohesh. Edhe nëse e humbisni rrugen, në mesin e fshatit, do të gjeni një tabelë të madhe, me hartën e rrugës së hiking dhe si mund të arrini në “Malin e Brrarit”, “Preske e Vogel” etj. Ju gjithmonë mund të pyesni vendasit pasi janë shumë miqësor. Ndërsa ngjiteni në majë të fshatit, ju mund të shihni kafshë të ndryshme si dele, pula, bletë, dhi, etj. Ju gjithashtu vëreni bimë të ndryshme, por më e famshmja dhe më e shijshme është mareja. Duket si një manaferrë, por është më e madhe, dhe shijon shumë herë më ndryshe.
Pas 15 minutash ecje, ju mund të vini re fundin e fshatit dhe fillimin e rrugës së ngjitjes. Ka dy mënyra ose edhe më shumë për të arritur malin. E preferuara ime është të kaloj nëpër fshat dhe të shmang pluhurin e rrugës me makina. Ngjitja(hiking) është e nivelit të ndërmjetëm. Në fillim, nuk ka shumë bimë ose pemë, por do të vini re më shumë prej tyre gjatë rrugës. Nuk ka asnjë sinjalistike hiking pas pak sa lini fshatin, kështu që më e mira do të ishte që dikush që ka bërë të njëjtën shteg më para t'ju udhëzojë. Edhe si provë e parë, mendoj se do të ishte e vështirë të ngatërrohesh. Brenda 40 minutave të ngjitjes, do të arrini një fushë të bukur. Atje mund të bëni një pushim të merituar dhe të shijoni pamjen fantastike. Ju mund ta shihni Tiranën, por më e rëndësishmja të shijoni ngjyrat e maleve përreth jush. Ajri është i freskët, plot bimë (mare) që e kthen atë në një vend të përsosur për një piknik të bukur. Mund të qëndroni atje, duke shijuar pamjen dhe të bëni disa fotografi magjike. Të luani lojëra të ndryshme ose thjesht kërcimi do të ishte një zgjidhje perfekte gjithashtu.
Rruga e ngjitjes për në malin e Brrarit vazhdon më tej për rreth 50 minuta. Të ngjitësh këtë është mjaft e vështirë pasi ka shumë shkurre dhe ju mund të humbni lehtësisht. Në rast se nuk keni dikë që t'ju drejtojë deri në mal thjesht ngjituni deri tek lëndina dhe eksploroni zonën përreth pasi ka shumë gjëra për të parë dhe fotografuar. Për t'u kthyer në shtëpi, duhet të ndiqni të njëjtat këshilla, por në këtë rast në anën e kundërt. Për ta pasur këtë përvojë të mahnitshme, gjithçka që duhet të shpenzoni është më pak se 2$ dhe shumë energji.
Tirana është qyteti i 14-të që fiton çmimin “Kryeqyteti Rinor Europian”. Ky është një çmim vjetor që i jepet një qyteti europian, dhe nuk është thjesht një trofe. Përgjatë një viti qyteti fitues bëhet qendra e gjithë aktiviteteve rinore dhe merr një vizibilitet të jashtëzakonshëm. Për një vit, Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka do të thotë shumë projekte, shumë aktivitete, një promovim i jashtëzakonshem i Tiranës dhe Shqipërisë, dhe shumë mundësi për të rinjtë tanë për t’u organizuar dhe lidhur me gjithë rrjetet rinore europiane.
Inkurajimi i rinisë për pjesëmarrje dhe mbajtja e titullit “Kryeqyteti Europian i Rinisë” ka kontribuar në rritjen e angazhimit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes përmes strukturave të ndryshme duke lidhur kështu më mirë të rinjtë me autoritetet lokale.
Çfarë synon programi i “Kryeqyteti Europian i Rinisë”?
Nëpërmjet aktiviteteve që do të organizohen program ka si qëllim: Krijimin e mundësive të reja; Të sjellë ndryshime pozitive; Inkurajon pjesëmarrjen aktive; Promovon vullnetarizmin; Nxit identitetin evropian; Mbështet larmishmërinë dhe përfshirjen; Forcon organizatat rinore; Rrit investimet në rininë; Përforcon zërin në Evropë; Shndërron qytetin në një pikë takimi ndërkombëtar; Lidh të rinjtë mes tyre.
Qyteti i parë që e ka fituar këtë cmim është Roterdami në 2009. Pastaj me radhë: Torino (Itali), Antëerp (Belgjike), Braga (Portugali), Maribor (Sllovenia), Selanik (Greqi), Clunj Napoca (Rumani); Ganja (Azerbaxhan), Varna (Bullgaria), Cascais (Portugali), Novi Sad (Serbi); Amiens (France).
Bashki nga e gjithë Europa kanë patur mundësinë të aplikojnë në këtë konkurs, ku secili prezanton me video dhe shembuj, argumente përse meriton të jetë kryeqytet rinor europian, duke treguar vençantitë e identitetit dhe forcës së rinisë. Tirana u prezantua me një video të mrekullueshme me dy breza, ku brezi i ri, shumë fëmijë dhe pastaj të rinj flasin në disa gjuhë të huaja. Fitore e merituar! Bashkia Tiranë do të nisë që tani përgatitjen e një kalendari aktivitetesh për ta kthyer këtë vit në një vit ku Tirana të dëgjohet në mbarë Europën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë sot në dëgjesën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonominë Vendore, ku diskutoi për projekt-buxhetin e Shtetit për vitin 2020. Në fjalën e tij, ai propozoi rishikimin e ndarjes së re territoriale, në mënyrë që Aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës dhe jo e Fushë-Krujës, për të krijuar mundësi për investime.
Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizoi vendosmërinë e qytetit për të përqafuar teknologjinë ekologjike në transportin publik. Për këtë, ai propozoi uljen e TVSH-së për autobusët dhe mjetet elektrike, duke sjellë në këtë mënyrë edhe mbrojtjen e mjedisit dhe të jetës së qytetarëve.
Në dëgjesën për projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2020, Veliaj deklaroi se është momenti që sikurse shumë vende të Europës kanë një ligj të veçantë për kryeqytetin, edhe Tirana të ketë një të tillë.
“Vitin tjetër Tirana mbush 100 vjet. Është shumë e rëndësishme që të ketë më në fund një ligj të vetin. Do donim që ai vit jubilar të përkthehet edhe në një vit sinjifikativ në aspektin e legjislacionit”, tha Veliaj.
Në kuadër të mbylljes së programit “Tetori i Librit” Ministria e Kulturës ka vendosur një instalacion libri në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë. Instalacioni është “Fjalori i Gjuhës Shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë.
Por ai fjalor është edhe funksional. Përmes një monitori, bashkëlidhur me të, mund të kërkoni kuptimin e cilësdo fjalë të fjalorit.
Një mesazh për të njohur dhe dashur gjuhën tonë!
Instalacioni ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët nuk kanë ngurruar të bëjnë foto.
Ejani dhe festoni me ne muajin e krenarisë së Shqiptarëve! Nëntori është padiskutim muaji më festiv, pasi shqiptarët festojnë ditën e pavarësisë dhe çlirimit të atdheut më 28-29 Nëntor. Këtë vit kujtohet 107 vjetori i pavarësisë dhe 75 vjetori i Çlirimit të vendit. Po kështu dhe 75 vjetori i çlirimit të qytetit të Tiranës më 17 Nëntor.
Nëntori njihet dhe si muaji i Librit, pasi organizohet eventi më i madh për gjithë adhuruesit e librave, Panairi i Librit në Pallatin e Kongreseve. Edhe pse netët bëhen më të gjata dhe ditët më të shkurtra dhe të ftohta në Nëntor, kjo nuk është një arsye për të qendruar në shtëpi. Tirana është e mbushur plot me evente interesante dhe të mëdha këtë muaj duke filluar me Panairin e Librit, Panairi “Tirana Street Food”, Festa e Pavarësisë, Nata e Bardhë etj.
Panairi i Librit është panairi më i madh i librit në Shqipëri. Panairi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në datat 13-17 Nëntor. Ky panair është më i frekuentuar dhe më popullor në krahasim me të gjitha panairet e organizuara në Tiranë. Tregon interesimin e librave për shqiptarët e të gjitha moshave.
14-17 Nëntor- Tirana Street Food Fair në sheshin “Skënderbej”.
16 Nëntor- Ballet on Ice në Pallatin e Kongreseve.
Balet në Akull - brenda sallës së Pallatit të Kongreseve duke e shndërruar për herë të parë të ekzistencës së saj në një pistë të shndritshme akulli. Trupa Shtetërore e Shën Petersburgut do të performojë në datë 16 Nëntor 2019, me rreth pesëdhjetë balerinë profesionistë dhe fitues çmimesh të Konkurseve Botërore dhe Evropiane të Patinazhit dhe Lojrave Olimpike kanë qenë ndër vite pjesë e Baletit në Akull të Shën Petersburg-ut.
17 Nëntori është ditë historike për qytetin e Tiranës, sepse ajo mbahet në mend si Dita e Çlirimit të Tiranës (17 nëntor 1944). Bashkia e Tiranës organizon disa aktivitete festive, duke vënë gjithashtu kurora me lule në monumentin e “Ushtarit të Panjohur”, ose në statujën e "Nëna Shqipëri" në Varrezat e Dëshmorëve.
23-26 Nëntor “Njihu me Rusinë” panair në Pallatin e Kongreseve
Në datat 23-26 Nëntor 2019, do të keni mundësi të njiheni me kulturën ruse, tradita dhe vodkën e famshme.
28 Nëntori është dita më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, ku ne festojmë Ditën Kombëtare të Pavarësisë ose Ditën e Flamurit. Ka shumë aktivitete përpara ditës në mbarë Shqipërinë, veçanërisht në Tiranë dhe Vlorë.
29 Nëntori është gjithashtu një ditë festive. Mbahet në mend si dita e Çlirimit të Shqipërisë nga nazistët në vitin 1944. Por në dekadën e fundit, ajo zëvendësohet me Natën e Bardhë, e cila fillon në natën e 29 nëntorit, ku njerëzit kalojnë gjithë natën jashtë dhe vazhdojnë të festojnë deri në agim. Galeritë dhe muzetë janë të hapura për t’u vizituar, dhe shumë surpriza të tjera janë planifikuar këtë vit.
Ekspozitat fotografike apo të pikturës i gjeni të hapura gjatë gjithë muajit, po kështu teatro, filma, shfaqje, koncerte janë tashmë ta planifikuara dhe do ti gjeni të përditësuara në faqen tonë të eventeve.
Për gjithë adhuruesit e kërcimit, shfrytëzoni çdo javë mbrëmjet e vallëzimit tango. Tango Tirana, komuniteti i tangos argjentinase ne Shqiperi, organizon MILONGA, çdo të enjte, ora 21.00.
Mos harroni të postoni fotot tuaja të Tiranës dhe të merrni pjesë në konkursin e fotografisë në mediat sociale me hashtag #TiranaAutumn2019. Konkursi do të përfundojë në 30 nëntor.
Një muaj i mrekullueshëm ju pret në Tiranë!
Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës shënoi një rekord të lartë pjesëmarrje, ku morën pjesë më shumë se 2500 vrapues, profesionistë dhe amatorë, nga mbi 42 shtete të ndryshme nga mbarë bota. Rrugët dhe bulevardet kryesore të kryeqytetit ishin në funksion të ngjarjes sportive më të madhe në vend.
Maratona e Tiranës nuk është thjesht një event sportiv, por një ngjarje e madhe që jep mesazhe për jetën sportive të shëndetshme si dhe një promovim shumë i mirë që i bëhet kryeqytetit me pjesëmarrës nga 42 vende të ndryshme të botës.
Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe e certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, Maratona këtë vit solli një garë të fortë sportive, në tre kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.
Fitues i garës së Gjysmë Maratonës (21, 0975 km) për meshkuj doli sportisti nga Kenia Laban Cheruiyot, i cili e realizoi për kohën 01:06:44, ndërsa për femra fituese doli një tjetër sportiste nga Kenia, Christine Moraa Oigo, e cila e realizoi për kohën 01:20:32.
Në garën Tirana 10K fitues për meshkuj doli sërish një sporti tjetër nga Kenia, Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo me kohën 00:29:57. Ndërsa, për femra fituese u shpall rekordmenia shqiptare, Luiza Gega me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar me 25 sekonda.
Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km për meshkuj
Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km për femra
Fituesit e Tirana 10k për meshkuj
Fituesit e Tirana 10k për femra
Fituesit e Kategorisë We Too
Edicioni i dytë i Tirana Photo Festival ishte një sukses i vërtetë. Qindra dashamirës të fotografisë u mblodhën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Tirana Photo Festival 2019.
Ceremonia u mbajt në 8 Tetor, në Muzeun Historik Kombëtar në një atmosferë fantastike. Pjesëmarrësit patën mundësi të shihnin dhe ekspozitën me 100 fotot më të mira.
Tematika e këtij edicioni ishte: “Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Shqipërisë”, nëpërmjet fotove në ekspozitë tw kuruar nga Elton Koritari njihesh me një Shqipëri me vlera të bukura natyrore dhe kulturore.
Juria e përbërë nga Roland Tasho, Leon Cika, Gent Shkullaku dhe Olsi Beci zgjodhën fituesit e këtij edicioni.
Çmimi i parë: Afrim Tahiraj (fitoi një aparat profesional ofruar nga FujiFilm Albania
Çmimi i dytë: Kyd Zacharian (fiton 40 000 lekë, mundësuar nga Ministria e Kulturës
Çmimi i tretë: Rozafa Shpuza (fiton 20 000 lekë, mundësuar nga Ministria e Kulturës
Çmim i katërt, ose inkurajues: Altin Serani (fiton një aparat Instax ofruar nga FujiFilm Albania)
- Çmimi: Fotografi më i ri (për moshat 15-18 vjeç): Alket Shahini fiton një aparat Instax ofruar nga FujiFilm Albania
- Çmimi i publikut (nga votat në Instagram): Megi Buzo, fiton një aparat Instax ofruar nga FujiFilm Albania
Ekspozita do të qendrojë e hapur deri në 15 Tetor nga ora 9.00 deri në 19.00.
Gjatë ditëve të festivalit organizohen workshope fotografie me fotografët Roland Tasho, Alla Simacheva dhe Albert Cmeta.
Ky festivali u organizua nga DMO Albania & Visit Tirana,, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Ministria e Kulturës dhe sponsor FujiFilm Albania.
Tetori është një periudhë e artë, më e bukura e vjeshtës, pasi gjethet e verdha mbulojnë qytetin, dhe moti është perfekt, as shumë ftohtë as shumë nxehtë. Periudhë e mrekullueshme për aktivitete outdoor dhe për të ndjekur evente të shumta në Tiranë, që përgatiten si për vendasit dhe për të huajt vizitorë. Tetori është plot me evente, festivale, ekspozita, panaire, maratona sportive, koncerte dhe shfaqje të mrekullueshme.
Është muaji ku eventet kulmojnë, thuajse çdo ditë është e ngjeshur, dhe ju do keni mundësi të vizitoni disa evente njëherësh. Le të eksporojmë së bashku disa prej tyre që do të ngrohin ditët tuaja me kujtime të paharrueshme.
Tirana Photo Festival
Eventi më i madh i fotografisë në kryeqytetin shqiptar. Një event që i kushtohet plotësisht fotografisë, promovimit të vendit dhe edukimit të të rinjve me pasionin për fotografinë. Eventi hap dyert më 8 tetor 2019, ora 18.00 te Muzeu Historik Kombëtar, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur për një jave, deri më 15 tetor 2019. Veç ekspozitës ka workshope, foto ture, forume etj. Mos e lini pa parë ekspozitën e këtij festivali.
Maratona e Tiranës
Eventi më madh dhe ndërkombëtar, ku mblidhen vrapuesit e gjithë moshave nga 40 vende të botës dhe garojnë në këtë event sportive që zhvillohet në Tiranë. Itinerari do të përfaqësojë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë në sfidë por dhe kënaqësi. Vec sportit, kjo do jetë një ditë feste për konkurentët por dhe për qytetarët. Do jetë aktivitete kulturore dhe artistike të shumta brenda këtij eventi.
Tre tenorë, koncert në pallatin e Kongreseve
3 Tetor, 19:00
Një nga koncertet më të bukura në Tiranë, dhe të shumëpritura ku do ketë muzikantë shqiptarë dhe të huaj për gjithë dashamirësit e muzikës klasike.
Koncert rrok poshtë kurorës së ullirit
Një koncert fantastik nga këngëtarët e njohur shqiptarë: Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Flaka Krelani dhe Kastriot Tusha, dhe i ftuar special Kristos Dantis. Me 8 tetor te Amfiteatri i Tiranës, ora 8 pm
Tirana Kino Kabare
Më në fund Tirana do ketë sesionin e saj të parë Kino Kabare, një javë e kaluar me adhuruesit e filmit ku producentët si amatorë dhe profesionistë do kenë shancin të krijojnë një video, film të shkurtër, dokumentar, pra çdo gje që ju bën të ndiheni të frymëzuar për të krijuar në frymën e Kino Kabare. Bashkojuni komunitetit të madh të kinematografisë. Do takohen bashkë talentët mbarë kombëtare dhe do tu jepet mundësi që të bëjnë filma të shkurtër për kinema/
Ky panair do të zhvillohet te Hilton Hotel, aty ku shumë student por edhe nxënës do të ftohen të marrin pjesë për tu njohur me mundësitë e studimit në vende të ndryshme europiane. Panairi është i hapur për të gjithë, dhe për prindërit që të informohen për shkollat më të mira ku do të cojnë fëmijët e tyre.
AllWeb Albania 2019- Edicioni IV
Konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital organizohet për herë të katërt.
Prej 3 vitesh organizim, AllWeb është konferenca që ka tejkaluar pritshmëritë dhe po ndikon fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të Marketingut dhe Inovacionit. Përmbajta cilësore vjen nga folës Ndërkombëtarë / Rajonalë dhe vendas.
Zgjidhni eventi tuaj të preferuar dhe ruani datën. Mos harroni të klikoni në portalin http://www.visit-tirana.com per te ndjekur eventet më të fundit në Tiranë dhe cdo informacion, atraksion dhe rekomandime se çfarë të bëni në Tiranë.
Portali më i madh turistik VisitTirana ka shpallur më 10 shtator, fituesit e konkursit të fotografive #TiranaSummer2019. Një numër rekord fotografish janë postuar në Instagram, më shumë se 600 foto, duke tërhequr vëmendjen e shumë fotografëve të rinj dhe profesionistë. Fotografitë janë paraqitur në mënyrën më të mirë verën e nxehtë të Tiranës. VisitTirana zgjodhi 10 fotografitë më të mira të konkursit dhe më vonë për finalistët.
Fituesit e #TiranaSummer2019 ishin:
Vendi i parë: Sara Vaughn (Foto e dronit të Liqenit të Tiranës)
Vendi i dytë: Jersey i Tarja (Lojëra për fëmijë, në Sheshin Skënderbej)
Vendi i tretë: Matilda Rustemi (Foto shumëngjyrësh e balonave në Sheshin Skënderbej)
Kjo është konkursi i 11-të i fotografisë i organizuar nga VizitaTiranës në tre vjet. Qëllimi është promovimi i kryqytetit përmes fotografisë dhe angazhimi i të rinjve në promovimin e Tiranës. Konkursi u zhvillua në kanalet e mediave sociale, por kryesisht në Instagram nga 1 qershori 2019 deri më 31 gusht 2019.
Tri fotografitë më të e përzgjedhura u bënë pjesë e ekspozitës #TiranaPhotoFestival2019, e cila u zhvillua në 8-15 Tetor, në Muzeun Historik Kombëtar. Këto tre foto fituese ishin pjesë e ekspozitës me 100 foto nga e gjithë Shqipëria.
Shtatori është një muaj i shkëlqyer për ta ‘përkedhelur’ veten me disa ditë pushimi ekstra. Dy javët e para të Shtatorit në Tiranë do të jenë me temperatura të larta dhe mund t’i shfrytëzoni si pushime verore të zgjatura duke vizituar vende natyrore si Kanionet e Erzenit, perlën e natyrës Syrin e Ciklopit apo liqenet e shumta nëpër rrethinat e Tiranës.
Fëmijët fillojnë shkollën dhe shumica e njerëzve janë kthyer nga pushimet, kryeqyteti fillon të zhurmojë sërish nga fluksi i njerëzve po ashtu dhe turistëve që zgjedhin Shtatorin si muajin ideal për ta vizituar Tiranën.
Në shtator nisin dhe programet e gjera artistike kulturore dhe argëtuese.
Në ditët e para të Shtatorit fillojnë koncertet në Amfiteatrin e Tiranës. Më 4 Shtator do të jetë koncerti i këngëtarit grek Michalis Hatzigiannis.
Ndërsa në datat 6-7-8 Shtator organizohet eventi “Fundjavë në Park” me muzikë elektronike në Parkun e Madh të Tiranës.
Ekspozita të reja priten të hapen këtë muaj në galeritë e Tiranës. Ekspozita personale e Adrian Pacit do të hapet për publikun në 20 Shtator në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Për adhuruesit e artit rikthehet për vitin e dytë radhazi Tirana International Watercolor Biennale nga 20 deri në 30 Shtator. Më shumë se 140 artistë nga 45 vende të ndryshme si Spanja, Peruja, Anglia, Irlanda, Kina, Singapori, Italia dhe shumë të tjera do të marrin pjesë me punimet e tyre artistike të kategorive të ndryshme.
Tirana ofron shumëçka për të gjitha moshat. Përse mos ta zbuloni tani!
Numri i shfaqjeve kulturore gjithsej në tremujorin e dytë 2019 është 372, duke shënuar rritje prej 28,3%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Sipas statistikave te sapopublikuara të INSTAT, vihet re një rritje e interesit për kulturën, si për shfaqje, vizita kulturore, si dhe librin.
Në institucionet qendrore të artit dhe kulturës, në tremujorin e dytë të vitit 2019, janë organizuar 18 premiera, pa pësuar ndryshim nga tremujori i dytë 2018. Në tremujorin e dytë 2019, numri i spektatorëve është 71.970, duke shënuar rritje me 46,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e dytë 2019 është 193 spektatorë për shfaqje nga 169 spektatorë në tremujorin e dytë 2018.
Institucione qendrore të artit dhe kulturës
Në tremujorin e dytë 2019, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve gjithsej, me 143 të tilla, 24 shfaqje më shumë, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar numrin më të lartë të premierave, 12 premiera, dy më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në tremujorin e dytë 2019, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka numrin më të lartë të spektatorëve, me 19.154 të tillë, duke shënuar një rritje me 30,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri mesatar i spektatorëve për shfaqje ka shënuar një rritje, nga 169 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e dytë të vitit 2018, në 193 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e dytë 2019. Rritja është në masën 14,5 %.
Trashëgimia kulturore
Numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e dytë 2019 është 331.767 vizitorë, duke shënuar rritje me 3,0%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, 103.536 janë vizitorë në muze, 97.446 vizitorë në kala e monumente të tjera dhe 130.785 janë vizitorë në parqe arkeologjike.
Në tremujorin e dytë 2019, numri i vizitorëve gjithsej të huaj në muze, kala dhe parqe arkeologjike ishte 178.560, duke shënuar një rritjeme 24,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018.Gjatë tremujorit të dytë 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj krahasuar me vizitorët vendas.
Biblioteka Kombëtare
Në tremujorin e dytë 2019, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 27.180 njësi, 29,3 % më shumë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018. Në tremujorin e dytë 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është 37.026, duke shënuar rritje me 63,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e dytë 2019 janë afishuar 1.118 tituj të rinj dhe 3.699 ekzemplarë të rinj.
Burimi: Revista Monitor
Festa e Fërgesës rikthehet për vitin e dytë radhazi, kësaj here në mjediset e Kalasë së Tiranës. Festa dedikuar gatimit tradicional të Tiranës mblodhi disa nga restorantet më të mira tradicionale të Tiranës, të cilët u bënë pjesë me gatimet e tyre dhe demonstrimet drejtpërsëdrejti.
Të shumtë ishin pjesëmarrësit në këtë akvititet, qytetarët e Tiranës dhe vizitorët e huaj.
Aktiviteti nis paradite dhe vazhduan deri në mbrëmje vonë. Gjatë hapjes së aktivitetit ishte i pranishëm dhe Kryetari i Bashkisë, Z. Veliaj.
Cirku Kombëtar si dhe Ansambli i Tiranës i dhanë gjallëri më shumë aktivitetit, fëmijë e të rritur u argëtuan me këngë e me valle popullore.
Ndërsa viti 2018 pa një tkurrje të numrit të të huajve që kanë marrë shërbim shëndetësor në Shqipëri, duket se në 2019 fati po u buzëqesh bizneseve të fushës. Sipas shifrave më të fundit të INSTAT, për 6-mujorin e parë të vitit, numri i hyrjeve të shtetasve në Shqipëri për të marrë një trajtim shëndetësor ishte 444, me një rritje prej 270% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që ishin 120. Kujtojmë se gjatë gjithë vitit 2018, numri total ishte 276.
Për rritjen e shifrave të turizmit shëndetësor, aktorët e tregut argumentojnë se ka pasur një koordinim më të mirë, e cila nisi në fund të vitit të shkuar, mes ofruesve të shërbimeve shëndetësore në vend (kryesisht privatë) dhe agjencive të huaja dhe shqiptare, për të tërhequr turistë.
Aktorët e tregut pohojnë se italianët në përgjithësi vijnë në Shqipëri të rregullojnë hundën, teksa çmimet janë 50% më të lira se në Itali, ndërsa britanikët po preferojnë dhe shërbimet In vitro.
Pse Shqipëria?
Me gjithë profilin e saj të ulët në kujdesin shëndetësor ndërkombëtar, Shqipëria ka nisur të jetë tërheqëse për turistët. Fluturimet ndërkombëtare lidhin Aeroportin e Tiranës me shumicën e destinacioneve në botë.
Mediat e huaja, që e cilësojnë Shqipërinë si një vend pa rreziqe dhe me bukuri natyrore të jashtëzakonshme, janë shtuar shumë vitet e fundit. Tirana është bërë një qytet modern, ku flitet gjerësisht anglishtja, infrastruktura e turizmit është e mirë dhe vizitorët e huaj do të kenë një qëndrim të qetë dhe të sigurt.
Klinikat private po punojnë pikërisht në këtë drejtim, duke qenë se lokacioni i tyre është kryesisht në kryeqytet, për të tërhequr klientë potenciale të huaj. Kirurgjia plastike po sheh një zhvillim më të lartë, se sa ndërhyrjet e tjera, sepse sipas aktorëve të tregut, emergjenca e një ndërhyrje të tillë nuk është e lartë (kryesisht bëhet për qejf dhe jo nevojë shëndetësore, ndryshe nga ndërhyrje të tjera), gjë që u jep mundësi atyre edhe që të argëtohen si turistë.
Shqipëria vijon të jetë e preferuar në kërkesa si turizmi dentar, për shkak të çmimeve të favorshme dhe lidhjeve të klinikave me agjenci partnere jashtë, të shërbimeve të mbjelljeve të flokëve, tejet e kërkuar nga të huajt sipas spitaleve private në vend, të shërbimit IN Vitro, e cila preferuar kryesisht nga italianët dhe anglezët, si dhe e operacioneve plastike të ndryshime, ku kryeson rhinoplastika, buzët dhe rimodelimi i gjoksit.
Marrë nga Revista Monitor
Shumë prej jush mund të mendojnë se Tirana nuk ofron shumë mundësi argëtimi ose këto evente janë të programuara në data të caktuara dhe për këtë arsye zgjedhin të largohen nga Tirana gjatë fundjavës, por ne kemi një sugjerim tjetër për të gjithë ju që ndani këtë mendim.
Nuk ke përse pret gjithmonë evente ose miq por merr biҫikletën dhe drejtohu liqenit artificial të Tiranës për një super aventurë, nëse nuk disponon një të tillë mos u shqetëso pasi në hyrje të liqenit ndodhen disa pika të ndryshme të cilat ofrojnë biçikleta me qera. Këto pika gjenden lehtësishtë, prej orës 8:30 e deri në mbrëmje.
Pasi të jesh drejtuar në Parkun e liqenit nisu drejt rrugës së biçikletave në krah të digës së liqenit dhe përshko këtë rrugë, duke ndjekur korsinë që të drejton për nga Fari do të kalosh nëpër rrugë që të drejtojnë në brendësi të parkut.
Ajo ҫka do të vini re gjatë këtij udhëtimi është se do të ecni në rrugë të cilat ofrojnë pamje të ndryshe të parkut, ndaj mund të ndaloni në disa vënde për të fotografuar këto pamje të mrekullueshme të cilat falin një kënaqësi të jashtëzakonshme.
Momenti që zbret liqenin mund të themi se është pjesa më e veçantë e këtij udhëtimi pasi duhet të bësh një zbritje të lehtë në tatëpjetë, dhe kjo do t’iu dhurojë adrenalinë por njëkohësisht ju drejton edhe në pjesën e fundit duke shënuar kështu dhe fundin e këtij udhëtimi.
Rrugë të pastra, të shtruara, gjelbërim, cicërima zogjsh dhe pamje mahnitëse, kjo është gjithçka që ofron parku i Tiranës. E thënë ndryshe është vendi më perfekt për t’u furnizuar me energji pozitive.
Karamele Zana ishin karamelet e thjeshta që mund t’i gjeje kudo dikur. Karamelet e Zana u prodhuan fillimisht nga vreshta shqiptare në vitet 1980. Në atë kohë, ata ishin të mbështjella brenda me një letër të bardhë, ndërsa jashtë me letër të kuqe të tejdukshme. Karamelet mbijetuan dhe pas rënies së komunzimit pas viteve ‘90.
Për ata që kanë ende nostalgji për këto karamele, mund t’i gjeni dhe në Tiranë.
Ne i kemi provuar te Komiteti Kafe-Muze, por mund t’i gjeni dhe te Kalaja e Tiranës te Insifa Candy House.
Bashkia e Tiranës ka publikuar projektin për transformimin e Parkut Rinia, me hapësira të dedikuara për të rritur dhe fëmijë.
Vite më parë ky park ishte e mbushur me ndërtesa dhe i mungonte gjelbërimi, më pas Edi Rama kryebashkiak në atë kohë vendosi të lironte parkun duke e kthyer në një hapësirë të madhe të gjelbër.
Ndërsa sot ka filluar rikonstruksioni për një park më modern, me hapësirat e gjelbra dhe trotuare. Parku Rinia do të ketë tashmë hapësira të caktuara për aktivitete fizike dhe të përshtatshme dhe për fëmijët.
Ashtu siҫ u premtua edhe më herët, dje në sheshin Skënderbej u organizua koncerti më i madh i vitit. Digitalb ishte kryefjala e mbrëmjes së djeshme, platforma televizive shënoi dje 15 vite nga krijimi i saj. Festa nisi mëngjesin e datës 13 dhe vijoi përgjatë tri ditëve duke e mbushur sheshin me lojëra, ngjyra, muzikë etj.
‘Illusionarium’ ishte Muzeu i Iluzioneve Optike, i cili u organizua më datat 13-14-15 Korrik në Sheshin Skënderbej. Ky muze ishte një ndër më të vizituarit përgjatë tre ditëve nga të gjitha moshat.
Në shesh u vendos edhe një instalacion i dinozaurit, i cili ishte dhe një atraksion i preferuar për të bërë foto. Ndërsa koncerti i shumë pritur nisi në orën 18:00 dhe përfundoi në orët e vona të natës. Kulminacioni i mbrëmjes ishte dhe spektakli i fikshezjarreve, një surprizë e bukur për pjesëmarrësit në koncert.
Në mbrëmjen e djeshme performuan artistët më të njohur shqiptarë si: Faydee & Luana Vjollca, Alban Skënderaj, Ledri Vula, Elvana Gjata, Mc Kresha & Lyrical Son, Jericho, Kida, Tayna, Aurela Gaçe, Young Zerka, Vedat Ademi, Ronela Hajati si dhe Ylli Limani, të cilët u ngjitën në skenë për t’i dhuruar publikut të kryeqytetit një natë të jashtëzakonshme nën tingujt e muzikës më të mirë. Emocione, brohoritje, dhurata, argëtim, ishin këto disa nga elementët e këtij super koncerti. Gjithashtu koncerti u transmetua live në Top Channel për të gjithë teleshikuesit.
Shqiptarët nuk kanë më frikë të flasin për periudhën e errët të komunizmit. Brezat e rinj shqiptar po ashtu edhe të huajit duhet të dinë se çfarë ka ndodhur para 25-50 viteve në Shqipëri. Një moment historik që solli dritë shprese për shqiptarët ishte dyndja e më shumë se 3000 shqiptarëve në ambasadat e huaja në Tiranë në Korrik të vitit 1990. Ai ishte hapi i parë drejt shembjes së diktaturës në Shqipëri.
8 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, ky lajm mbërriti dhe në shqipërinë e izoluar. Disa të rinj nga Tirana ishin të parët që kuptuan se diçka duhet të ndryshoj dhe në shqipëri dhe se muret e regjimit diktatorial duheshin rrëzuar.
Ylli Bodinaku, ishte guximtari, i cili vendosi të futej në ambasadën gjermane me skodën e tij. Me gruan dhe dy fëmijët, njëri prej të cilëve ishte vetëm 2-muajsh. Ai drejtoi skodën e tij në pjesën e pasme të murit gjigand të ambasadës Gjermane ne 2 Korrik të vitit 1990. Muri u shkatërrua, edhe pse copat e gurëve u shpërndanë rreth e qark, madje edhe brenda skodës, ai ia doli të futej brenda në ambasadë së bashku me familjen e tij.
Skoda e tij krijoji një ‘portë’ për 36 persona të cilët u futën fal asaj skode në ambasadën gjermane dhe më shumë se 3000 të tjerë ndoqën shembullin e tyre dhe u hodhën nëpër ambasadat e tjera në atë zonë. Ish-Ministri i Jashtëm Gjerman, Hans Dietrich Genscher, e quajti hero në atë kohë Bodinakun.
Regjimi reagoi ashpër duke e fortifikuar zonën përreth ambasadave duke mos i lejuar as familjarët e njerëzve që punonin në ambasadë të takoheshin me njëri-tjetrin. Regjimi i quajti këta njerëz vandal dhe filluan propagandën në të gjithë vendin kundër këtyre lëvizjeve.
Disa prindër i refuzuan fëmijët e tyre për hir të sigurisë se jetës në regjim. Ndërkohë Perëndimi vendosi të pajiste me pashaporta të gjithë njerëzit që arritën të futeshin në ambasada. Pas 10 ditësh, të gjithë njerëzit që kapërcyen muret arritën të largoheshin në vendet që kishin kërkuar në ambasada. Regjimi e përforcoi sigurinë në të gjithë kufijtë e vendit dhe ambasada, por revolucioni i vërtetë shpërtheu muaj më vonë në Dhjetor të 1990 me revoltën e studentëve, të cilët rrëzuan statujën e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Më pas ndryshimet demokratike pasuan me krijimin e dy partive dhe zgjedhjet e para demokratike.
Z.Ylli Bodinaku e ka treguar disa herë historinë e tij në media, por ai vend nuk ka patur memorial deri më tani.
Në 3 Korrik 2017, arikitektët Gjergj Islami dhe artisti Eljan Tanini zbuluan instalacionin në murin e Ambasadës Gjermane në Tiranë. Tre artistët e ftuan Ylli Bodinakun për të punuar në këtë projekt dhe të krijonin skodën në të njëjtën formë që kishte kur u fut në ambasadë. E njëjta skodë “Liaz” më të njëjtën ngjyrë dhe në të njëjtin pozicion ishte vendosur pranë Ambasadës Gjermane. Skoda është vendosur me pamje nga rruga dhe jo nga muri, për të treguar që misioni është përmbushur. Tashmë ky memorial shërben për të treguar historinë brezave të rinj. Pranë memorialit është vendosur pllakata me informacione për historinë.
Ky memorial është pjesë e një projekti të madh të quajtur “Muri”, i cili pritet të realizohet rreth murit të bllokut të ambasadave, për te rikujtuar historitë tragjike të të njëjtit episodë. Turistët janë të mirëpritur të vizitojnë dhe të mësojnë më shumë për historinë e trazuar të shqiptarëve gjatë viteve 90’.
Është tashmë një fakt që turizmi i errët dhe historia unike e shqiptarëve gjatë periudhës së komunizmit po tërheq shumë turistë më shumë se historia moderne. Ne kemi ende shumë për t’i treguar botës se çfarë ka ndodhur në shqipëri gjatë kohës së izolimit.
Qershori ka qenë një muaj i nxehtë në Tiranë, por sërish i këndshëm gjatë pasditeve dhe netëve ku freskohej dhe sheshet dhe parqet e Tiranës mbusheshin me njerëz. Ne kemi zgjedhur fotot më të bukura të postuara këtë muaj nga ndjekësit tanë në Instagram.
Shijojini!
Perëndimi dielli nga mali i Dajtit
Liqeni i Bovillës
Shëtitje me biçikletë rreth Liqenit të Fshatit Prush
Kur freskohesh te shatërvanët e sheshit Skënderbej
Yoga në Parkun e Madh të Tiranës
Perëndimi dielli në lumin e Lanës
Piknik buzë Liqenit të Tiranës
Sezoni i lulekuqeve
Prestigjozja Britanike “The Guardian” ka publikuar një artikull interesant të shkruajtur nga gazetari Shaun Walker pasi ka vizituar vilën e diktatorit Enver Hoxha në ish-Bllok.
Gazetari e përshkruan si një vend të mrekullueshëm, edhe pse të frikshëm për t’u vizituar.
Vila e Enver Hoxhës ku ai jetoi nga viti 1975 derisa vdiq në vitin 1985 ishte e vendosur në “Zemrën e Tiranës” në Bllok.
Në muret e salloneve të zë syri piktura të artit të socializmit.
Dhomat janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria ofronte në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve. Ai kishte izolim gjenial të dyerve të dhomës së tij të gjumit por kishte edhe mijëra libra me tematikë të gjerë.
Në bibliotekën e tij të madhe gjen dhe tavolinën ku ai ka shkruajtur disa nga 74 librat e tij. Edhe pse shqiptarët nuk kishin akses në literaturën e huaj, Hoxha i dashuronte librat dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë që i vinin nga Parisi. Rafte librash kudo. Shumë prej tyre ishin titujt e tij ose literatura të tjera marksiste.
Tre fëmijët e tij të rritur që jetuan këtu, çlirimin e gjenin në dhomat e tyre të gjumit.
Në katin e poshtëm të vilës së Enverit kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që e çonte në një bunker, paranojakun HOXHA, nëse do i duhej t’ia mbathte.
Gjatë jetës së tij, e gjithë zona e Bllokut u mbyll për publikun dhe aty jetonin vetëm krerët kryesorë të partisë. Tani ish-Blloku është pjesa më e gjallë e qytetit.
Është njoftuar që vila do të hapet shumë shpejt për publikun.
Burimi: The Guardian
Për të gjithë të rinjtë që duan të njohin vlerat e artit shqiptar ndër shekuj, ekspozita e sapohapur e Kole Idromenos në Galerinë është një mundësi e artë. Një ekspozitë retro me pikturat më të bukura dhe fotografitë më unike të Kolë Idromenos. Një numër shumë i madh njerëzish ishin të pranishëm dje në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozitë, përfshi ministra, artistë, piktorë, gazetarë etj.
Fotoja e parë e ekspozitës është një autoportret i vetë Idromenos, të cilin ai e ka pikturuar në moshën 71 vjecare, në 1938, një vit para se të vdiste. Piktura tregon fytyrën e një intelektuali modest, të veshur hijshëm. Falë kësaj picture ne kemi pamje reale të piktorit të madh. Më tej vazhdon piktura e gruas së tij me të cilën jetoi 55 vjet, Gjyzepina. Më tej shfaqen portretet e mbesës së tij, dhe shumë portrete të tjera të burrave dhe grave malësore me veshjet tradicionale të kohës. Por në kuadrin e portreteve, piktura e tij më ë famshme është Motra Tone, e cila konsiderohet gjithashtu vepra më e realizuar në pikturën shqiptare, symbol I fillimit të piktures realist, që përfaqësonte gruan shqiptare në tërësi, motrën, nënën, bashkëshorten.
Një nga pikturat më interesante të gjithë ekspozitës është Dy Rrugët, ku mund të shohësh një tablo me shumë e shumë njerëz secili jo më i madh se 10 cm, e megjithatë me karaktere të ndryshme, veshje të ndryshme dhe sjellje të ndryshme. Të gjithë të drejtuar në dy rruge: Ferr dhe Parajsë. Sigurisht rruga e ferrit është plot dhe radha gjithashtu. Edhe pse hyjnë në portat e ferrit dhe parajsës, rrugës secili përballet me gjykimin ose vështirësi të tjera. Atë pikturë mund të rrish e ta kundrosh me orë të tera. Në fakt duket që Idromenos I ka pëlqyer ky subject, pasi dhe piktura të tjera përfshijnë torturën, dhe mëkatin. Një nga pikturat e tilla është momenti I prerjes së gjuhës së një gënjeshtari, ndërsa digjet nga flakët e ferrit.
Kush është Kole Idromeno?
Nikolle Idromeno, ose sic njihet Kole nga miqtë e tij, lindi në 1860 dhe vdiq në 1939. Sipas studiuesit Robert Elsie, Idromeno ishte një nga figurat e para të njohura të pikturës shqiptare. Një person I talentuar jo vetëm në pikturë, por në arkitekturë, skulpturë, fotografi, muzikë, etj Ai mori mësimet e para në studion e Pjetër Marubit, nga I cili mësoi artin e fotografisë. I ati ishte ndërtues shtëpish dhe mori kështu zanatin e arkitektit. Studioi në Venecia në 1875 dhe u kthye prej andej me mjeshtrine veneciane në 1878. Në 1883 hapi studio fotografike me kamera të importuara nga kompania Pathe në Francë. Në 1912 u bë personi i parë që importoi dhe pajisje për studio filmike dhe shfaqi filmat e parë. Ai nënshkoi dhe një kontratë me kompaninë Josef Stauber në Austri për të ngritur kinemane e parë publike në vend. Si piktor Idromeno preferonte jetën urbane, si tek Dasma Shkodrane 1924, por dhe portretet e shumta si dhe peinsazhet dhe subjektet fetare.
Pikturat e tij janë shfaqur në ekspozita në Budapest 1898, Romë 1925, Rome (1925), Bari (1931), Rome (1936) dhe Nju Jork (1939). Kole Idromeno gjithashtu kujtohet si skulptor dhe si arkitekt i një sërë godinash ende të rëndësishme në Shkodër, si Kafja e Madje, Kisha e Shirokës, tavani dhe këmbanorja e katedrales së Shën Stefanit, shtëpitë e familjeve Coba e Radovani, godina e prefekturës etj. Vështirë të gjenden në artin shqiptar figura kaq dimensionale si Kole Idromeno.
Tirana tashmë është i njohur si qytet me shumë të rinj, dhe një qytet plot gjallëri. Ajo që turistët kërkojnë është të kenë më shumë informacion për jetën e natës, për të shijuar dhe ata mes të rinjve këtë atmosferë. Edhe pse bizneset e turizmit të natës ankohen për kufizimet e orareve të vendosura nga autoritetet vendore dhe do të donin më shumë liri, ne mundëm të gjejmë disa vende të bukura për tua sugjeruar turistëve. Më poshtë gjeni një guidë të jetës së natës për të gjitha shijet.
Pre-Party
Në këtë kategori ne do t’ju sugjeronim disa bar lounge të cilat ju japin mundësinë të shijoni një gotë vere ose një kokteil. Ndër to, disa nga më të njohurat e më të frekuentuarat në Tiranë janë si më poshtë:
Colonial Tirana
Colonial Tirana është një ndër baret më interesante në Tiranë dhe mjaft e frekuentuar nga të rinjtë, stafi i sjellshëm do t’ju ndihmojë të zgjidhni një nga shumë pijet e personalizuara të bazuara në disa pyetje specifike mbi shijet tuaja personale dhe kështu do të kaloni disa orë të këndshme. Ju rekomandojmë të provoni disa nga pijet e ftohta origjinale të tyre, pasi do të gjeni koktejle pafundësisht të ndryshme, me shije dhe dekore të larmishme.
Vendndodhja: Rruga Pjetër Bogdani 3, Tiranë 1000
Vinyl by Padam
Padam Garden përveҫ restorantit ofron dhe zonën Lounge Bar, duke kombinuar elegancën me ndriçimin delikat, i vendosur në një kopësht të gjerë nën dizajnin e rinovuar modern ofron për ju pijet klasike dhe koktejle të ndryshme. Padam ofron ҫdo fundjavë muzikë nga grupet dhe DJ-t më të njohur. Ndërsa të enjteve mbrëma “Vinyl by Padam” përfshihet nën tingujt e muzikës Jazz.
Vendodhja: Rr. Mustafa Matohiti, Vila Nr. 2,, Tirana 1000 Albania
Radio Bar Tirana
Radio Bar është një vend unik në Tiranë. I njohur për muzikë të mirë, koktejle të shijshme si dhe dekor autentik. Në këtë vend do të gjeni një frymë të trashëgimnisë kulturore Shqiptare, ku do të shihni të vendosura shumë radio të vjetra ,koleksione të ndryshme albumesh , televizorë, mobilje, postera, koleksione qelqesh etj, elementë të cilat e bëjnë këtë bar ndër më të veҫantët e këtij lloji. Për adhuruesit e muzikës Jazz, ҫdo e enjte është mbrëmja juaj e argëtimit. Ndërsa gjatë fundjavës ky vend shoqërohet nga tingujt e muzikës Disco & Elektronik. Për të gjithë ju që kërkoni një vend ndryshe nga baret dhe clubet e zakonshme, ky është vendi i duhur.
Vendndodhja: Rr.Ismail Qemali, P. 29 Ap. 1, Tirana 1000, Albania
Pub-e dhe Klube nate
Folie Terrace Club
Folie Terrace është një ndër klubet më të frekuentuara në Tiranë . I njohur për përzgjedhjen e muzikës së fundit, atmosferën e këndshme që ofron si dhe koktejleve të mrekullueshme, janë vetëm disa nga elementet që e bëjnë këtë vend më të preferuarin e të rinjve të Tiranës dhe jo vetëm . Ky vend ofron gjithçka që ju nevojitet për një festë të paharrueshme në fundjavë.
Vendodhja: Rr. Murat Toptani, Tirana, Albania
Dada? Tirana
Nëse dëshironi të dilni për tu argëtuar gjatë fundjavave me miqtë tuaj, për të shijuar pije të ndryshme në banak ose në tavolinë në mes të pemëve, të vallzoni nën tingujt e muzikës së fundit. Atëhere vendi i duhur është Dada Tirana ,i njohur si Pub-i më i frekuentuar i të rinjve dhe jo vetëm, e ku ҫdo fund javë ofron për ju muzikë live nga artistët më të njohur si dhe Dj të ndryshëm.
Vendodhja: Rruga Brigada VIII, Nr. 3/520, Tirana Albania
After Party
The Code Bar
Nëse keni përfunduar party dhe dëshironi të vazhdoni argëtimin në Clube të tjera, në ju sygjerojmë The Code Bar , këtu mund të shijoni pijet tuaja të preferuara nën ritmin DJ më të njohur.
Vendodhja: Rruga Vaso pasha , Tirana, Albania 1001
Urgjenca Club
Urgjenca është një bar koktejl i ndodhur në zemër të Tiranës, dhe ky shumë i frekuentuar.
Koktejle të shijshme dhe me ҫmime të arsyeshme janw njw ndwr arsyet qw ja vlen tw shkosh. Sapo të shkelni në këtë bar nate do shihni plot të rinj që kërcejnë ashtu shkujdesur sepse vendi ia lejon.
Vendndodhja:Rr. Gjin Bue Shpata, Tirana 1010 Albania
Fundjavë të mbarë!
Genocidi grek ndaj popullsise çame e ka zanafillën në aneksimin e krahines së Çamërisë nga Greqia në 1913 dhe arriti piken më të lartë në 27 qershor 1944 me masakrat e gjeneralit grek Napoleon Zerva.
Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimane u bë në rajonin e Paramithisë ku banorët u kapën në befasi dhe u vrane 600 vete. Vrasjet vazhduan në Filat 1286 vetë, në Gumenicë 192, në Pargë 620 dhe nga Qershori 44 në mars 45 rreth 2771 civilë u vranë. 23000 shqiptarë u zhvendosën me dhunë drejt Shqipërisë, nga të cilët 2400 vdiqën rrugës. 27 Qershori është shpallur nga parlamenti shqiptar si dita e genocidit çam kryer nga shovinistët grek.
Fotot nga ekspozita e 75 vjetorit të genocidit çam në Muzeun Historik Kombëtar.
Tirana në muajin Korrik është më pak e populluar gjatë orëve të ditës për shkak të temperaturave të larta dhe sepse shumë njerëz janë drejtuar vendeve bregdetare për pushime. Por kjo s’do të thotë që në Tiranë nuk ka gjallëri, përkundrazi pasditeve të vona dhe darkave Tirana ka një atmosferë fantastike, në sheshin “Skënderbej” sheh familje që shëtisin rreth e qark sheshit.
Parku i Liqenit Artificial është një tjetër destinacion për netët e gjata të verës, ku shpeshherë shfaqen filma.
Photo: APR Tirana
Amfiteatri i Tiranës thuajse çdo ditë ka shfaqje muzikore, baleti apo aktivitetete të tjera argëtuese për familjet.
Në 5 Korrik, ora 20:30 organizohet një shfaqje që nuk duhet humbur. “Takohemi në Moulin Rouge” është një shfaqje baleti me emrat me te medhenj te skenave boterore.
Ndërsa në 6 Korrik, vjen në Tiranë Trupa Franceze e kërcimit dhe cirkut “Un Loup pour l'Homme” për të dhuruar spektakël në Amfiteatrin e Tiranës.
Photo: APR Tirana
Për artëdashësit mund të shohin ekspozitën retrospektive të Kolë Idromenos në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Te Reja mund të ndiqni filmat ku kanë luajtur aktoret e mëdha Italiane: filmat shfaqen çdo të martë, ora 21:00.
Shumë aktivitete të tjera janë planifikuar gjatë muajit Korrik në Tiranë, nëse doni të jeni të përditësuar mund të kontrolloni rubrikën tonë të eventeve këtu.
Parqet në Tiranë janë një mundësi e shkëlqyer për të kaluar orë të freskëta dhe shlodhëse me familjen apo miqtë tuaj, pse jo dhe duke shijuar akulloret më të mira në kryeqytet. Dy vendet më të frekuentuera janë liqeni i Tiranës në Parkun e Madh ku mund të bëni shëtitjet me varka në fundjavë dhe liqeni i Farkës.
Për t'u freskuar fundjavave mund t'i drejtoheni Kanioneve të lumit Erzen, Syrit të Ciklopit, apo liqeneve të shumta që ndodhen në Tiranë.
Pishinat janë një tjetër mundësi për argëtim dhe shlodhje dhe Tirana ka plotë të tilla brenda dhe në dalje të qytetit. Nëse ju pëlqen deti dhe rëra mund të shkoni në Durrës për 25 minuta.
Në këtë artikull ne duam të tregojmë parqet dhe hapësirat e gjelbra të Tiranës. Për ata që duan të shpëtojnë nga zhurmat e qytetit dhe duan të pushojnë në parqe dhe hapësira të hapura, më poshtë do të gjeni listën tonë.
Parku Kombëtar i Dajtit
Parku Kombëtar i Dajtit është mali më i afërt me qytetin, vetëm 25 km në lindje të Tiranës (1611 metra i lartë). Një udhëtim atje, është një ndër aktivitetet më të preferuara turistike në Tiranë. Duhen 20 minuta me makinë ose autobus nga qendra e Tiranës deri te stacioni i Teleferikut. Më pas ju merrni Teleferikun për të përjetuar një aventure të mrekullueshme. Gjithashtu ju mund të shkoni në Parkun e Aventurave në Dajt. Parku i Aventurave ndodhet shumë pranë Teleferikut të Dajti Ekspres. Parku ofron një sërë aktivitetesh si: zip line, ecje në urën e litarit të cilat janë për dy kategori për të rritur dhe për fëmijë.
Parku i Madh i Tiranës
Parku i madh është një vend i pashmangshëm për t’u vizituar nga të gjithë, të rinj e të moshuar, kjo edhe për faktin se është lehtësisht i arritshëm me këmbë. Parku pranë liqenit është një nga destinacionet perfekte për t’i shpëtuar zhurmës së qytetit. Qytetarët e Tiranës vijnë këtu më shumë pasditeve për të ecur ose vrapuar, por edhe për një kafe apo bisedë me miqtë. Ndonjëherë parku duket i mbipopulluar, xhiroja e dikurshme në bulevard gjatë diktaturës duket se tashmë është zhvendosur këtu. Përveç ecjes dhe vrapimit, vizitorët mund të marrin këtu një biçikletë personale ose familjare dhe të shijojnë një xhiro rreth liqenit.
Parku Rinia
Parku Rinia është parku qendror publik në Tiranë. U ndërtua në 1950 gjatë kohës së komunizmit dhe përfshin 29 hektarë. Dikur ishte vend i këndshëm për familjarët që shëtisnin fëmijët e tyre dhe shpenzonin kohë me familjen. Njihet dhe me emrin Taivan, ndoshta për shkak të kompleksit, që duket si ishull në mes të gjelbërimit . Sot ndërtesa kryesore e parkut është një godinë e bardhë me taracë që ka kafene, restorante, shatërvan dhe lojëra në katin e nëndheshëm.
Fshati Pezë
Peza është një fshat rreth 35 minuta larg qendrës së Tiranës, një vend ideal për të shkuar për një kafe apo drekë në fundjavë për t’i shpëtuar qytetit. Pasi largohesh nga Tirana dhe sapo hyn në rrugën e Pezës syri të zë kodra dhe fusha të mrekullueshme dhe kafshë të fermave. Peza ka një fushë të madhe që shpesh popullohet gjatë festave për piknike familjare. Peza njihet dhe për ushqimin shumë të freskët direkt nga ferma në tryezë. Vizitorët mund të luajnë futboll apo lojëra të tjera, ndërsa fëmijët mund të ngrenë balonat e tyre.
Farkë
Fshati i Farkës është 8 km larg qendrës së Tiranës, emrin Farkë e ka marrë nga farkëtar si fshati i farkëtarëve. Në zemër të fshatit është dhe një liqen I bukur, që ka të njëjtin emër, Liqeni i Farkës. Ky liqen tashmë është i rrethuar nga nje pedonale shumë moderne, ku njerëzit mund të ecin për kilometra rreth liqenit dhe të shijoni pamjen 360 gradë të tij. Ju mund të uleni dhe të qetësoheni për pak kohë në stolat rreth liqenit dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj. Është një vend ideal për piknik. Gjithë zona është e gjelbër, kështu që ju mund të uleni në bar, dhe të hani një drekë perfekte me familjen. Gjatë fundjavës është një nga zonat më të populluara. Ky vend është shumë afër Tiranës dhe është e lehtë për të shkuar pasi rruga është e mirë.
Liqeni i Kasharit
Liqeni i Kasharit ose Rezervuari i Kasharit ndodhet vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës dhe mund të shkohet me makinë, me biçiklet ose me autobusë deri në qendrën e Kasharit. Zona përreth Kasharit është shumë e bukur me peisazh fantastik, ku shtëpitë me çatit e kuqe ndodhen rrëz kodrës. Liqeni i Kasharit dhe zona rreth tij është shpallur si Parku i Tretë i Tiranës nga Bashkia e Kryeqytetit. Vitin e kaluar janë mbjellë 500 pemë rreth liqenit, për ta bërë më atraktiv, duke rritur zonën me hapësirë të gjelbër për publikun dhe duke rregulluar cilësinë e ajrit.
Liqeni i Kasharit është një destinacion perfekt për një fundjavë me familjen ose shoqërinë, ku mund të shijoni një piknik pranë liqenit dhe në ajër të pastër larg zhurmave të kryeqytetit. Gjithashtu është një mundësi e mirë për të mësuar dhe parë jetën në fshat.
Ne ju rekomandojmë që të shkoni me biçiklet pasi në këtë mënyrë do të keni mundësi të shijoni më mirë panoramën e fshtrave.
Të gjithë e dimë që Instagrami është vendi i fotove dhe check-ineve. Gjëja e parë që bëjmë kur planfikojmë të vizitojmë një vend është të kërkojmë location /vendodhjen në Instagram për të parë pikat tërheqëse të atij qyteti. Ndaj për t’ju ardhur në ndihmë vizitorëve të huaj por edhe shqiptarë ne kemi përmbledhur në këtë artikull se cilat janë vendet në Tiranë që janë më të postuara në Instagram.
Sheshi Skënderbej
Sheshi “Skënderbej” kryeson listën e vendeve më më shumë foto të postuara në Instagram qoftë nga shqiptarët, qoftë nga turistët. Sheshi ka një sipërfaqe prej afro 28 000 metra katror dhe plot vende për foto; në mes të sheshit, te shatërvanet, të shkallët e Muzeut Kombëtar, te lulishtja etj.
Parku Kombëtar i Liqenit Artificial
Parku Kombëtar i Liqenit të Artificial njihet ndryshe si Mushkëria e Tiranës është një ndër vendet më të frekuentuara në kryeqytet nga të gjitha moshat: fotot në Instagram janë ecje apo vrap nga liqeni, duke vozitur me varkë, duke shëtitur me biçikletë apo duke lexuar një libër buzë liqenit.
Kalaja e Tiranës
Një shëtitje, një kafe me shoqërinë apo darkë brenda mureve të kalasë së Tiranës është një nga gjërat e preferuara dhe që s’mund të shpëtojnë pa u postuar me foto në Instagram. Kalaja e Tiranës e quajtur ndryshe dhe si Fortesa e Justinanit ka hapur dyert për publikun në Dhjetor të 2018, dhe që prej atëherë vazhdon të rritet numri i vizitorëve.
Pazarit të Ri
Ngjyrat e fasadave të Pazarit të Ri, markata e fruta-perimeve,baret dhe restorantet e këndshme të e bëjnë këtë zonë mjaft të frekuentuar të Tiranës. Foto me shporta me fruta e perime, foto të vajzave fashion blogger, foto të turistëve janë këto foto që do të shihni më shpesh nga ky vend.
Artet murale
Thuajse kudo nëpër Tiranë do të shohësh piktura murale nga artistët e rrugës. Disa prej këtyre muralave janë bërë nga artistë te huaj dhe shqiptarë gjatë Festivalit të Artit Mural. Ndaj dhe këto murale janë shpesh të fotografuara dhe të postuara në Instagram.
Liqeni i Farkës
Liqeni i Farkës më pak i populluar se ai i Parkut të Madh, sërish është një ndër vendet që gjenden shumë foto në Instagram: shëtitje, piknik me shoqërinë ose familjen, shëtitje me biçikletë janë disa prej fotove më të postuara nga Liqeni i Farkës.
Liqeni i Bovillës
Adhuruesit e natyrës dhe pas ngjitjes së maleve Liqeni i Bovillës është një ndër vendet më të vizituara në Tiranë. Mjafton të kërkosh Liqeni i Bovillës në Instagram dhe qindra foto do të shfaqen.
Cili nga këto vende është i preferuari juaj? Na e shkruani në komente!
Pas vlerësimit që mori në bienalen e Çikagos, çmimit prestigjioz europian për “Hapësirën Publike Urbane 2018” në Barcelonë dhe çmimit të dytë për Arkitekturën Bashkëkohore 2019 që u akordua nga Bashkimi Europian, sheshi “Skënderbej” vijon të tërheqë vëmendjen e profesionistëve ndërkombëtarë të arkitekturës, si një nga hapësirat që ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.
Së fundi, sheshi “Skënderbej” është përzgjedhur si fitues i Çmimit Europian për Ndërhyrje në Trashëgiminë Arkitekturore (European Award for Architectural Heritage Intervention AADIPA), në një garë aspak të lehtë, ku konkurruan 239 projekte nga vende të ndryshme të botës. Juria e cilësoi projektin e sheshit “Skënderbej” si një reflektim i kompleksitetit dhe historisë së Shqipërisë.
Çmimi prestigjoz u dha nga Shoqata e Arkitektëve të Katalonjës dhe Shoqata e Arkitektëve për Mbrojtjen dhe Ndërhyrjen në Trashëgiminë Arkitekturore, mbështetur nga Ministria e Kulturës e Qeverisë së Katalonjës dhe Këshillit Bashkiak të Barcelonës.
Lumi Vjosa është një nga pasuritë natyrale më unike në Shqipëri, dhe si I tillë duhet mbrojtur. Përse është unik? Sepse sipas shkenctarëve, ai është lumi i vetëm i egër i mbetur në Europë, që ende rrjedh në rrugën e vet natyrale, pa asnjë devijim.
Por ndoshta kjo nuk do vazhdojë gjatë, pasi qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e 6 HEC-eve përgjatë përrenjeve që furnizojnë Vjosën, dy prej të cilëve kanë përfunduar dhe i treti po ndërtohet. Gjëja e mirë në këtë histori është se Vjosa dhe shtrati i tij ende nuk janë prekur, por është ndërhyrë në përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël që furnizojnë Vjosen, dhe ndoshta herët e vonë, Vjosa nuk do të ketë më ujë si më parë.
Një ekspozitë fotografike u hap më 13 qershor në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, me punët e 7 fotografëve dhe gazetarëve që po kontribuojnë në mbrojtjen e Vjosës. Ekspozita u hap nga organizata ambjentaliste Eco Albania dhe do të shëtisë në disa qytete të jugut, vecanërisht në Gjirokastër e Tepelenë që lagen nga Vjosa.
7 fotogragët janë: Roland Tasho (fotograf profesionist), Roland Dorozhani (fotograf, pamjet ajrore), Adrian Guri (ambjentalist); Artan Rama (gazetar investigativ) Gregor Subic (biolog dhe film-maker nga Sllovenia. Robert Hackman (i lindur ne Australi dhe jeton në Londer, që boton punët e tij në National Geographic), Nick St Oegger (ambjentalisht nga Kalifronia). Nick ishte prezent në ceremoninë e hapjes dhe shprehu emocionet e tij si erdhi në Shqipëri për herë të parë në 2013 dhe sa shumë i bëri përshtypje lumi Vjosa dhe bukuritë e Shqipërisë.
Fotot kryesore ishin për dy ndërtimet problematike, për HEC –et e Pocemit dhe Kalivacit si dhe impakti që kanë sjellë këto ndërtime në jetën e banorëve, në tokën bujqesore të tyre por dhe në lumenjtë ku janë ndërtuar që furnizojnë Vjosën.
Disa foto janë artistike, si ato të Roland Tashos, vecanërisht një foto e ish deputetes së parlamentit Europian Ulrike Lunacek me kostum popullor në Tepelëna dhe një foto tjetër e një grupi dizenjatorësh nga Patagonia, gjatë një vizite në Vjosë, me veshje tradicionale shqiptare në Luginën e Bencës. Patagonia është një brand veshjesh që mbëhtesin fushatën “Ruani zemrën blu të Europës”. Ekspozita është e hapur për 4 ditë.
Nëse jeni duke kërkuar një vend për t’i shpëtuar vapës në Tiranë, apo dhe për një fundjavë argëtuese me miqtë në verë, në Tiranë gjenden plot vende të tilla. Pishina familjare, pishina me pamje apo pishina luksoze cilado të jetë zgjedhja juaj ne po ju rendisim disa nga këto pishina.
Kompleksi i Pishinave Tagan
Ky kompleks ndodhet në fshatin Tagan, Petrelë, 12 km në juglindje të kryeqytetit, rruga kombëtare Tiranë-Elbasan. Kompleksi Tagan ka karakter sportiv-argetues-relaksues, ku çdo frekuentues zgjedh në mënyrë të pavarur një aktivitet fizik, për mireqënien e trupit dhe mendjes së tij, në mënyrë individuale ose të orientuar nga instruktorë e trajnerë, gjithçka e lidhur ngushtë me elementin ujë.
Select Hill Resort
Select Hill Resort është një resort i ri në Tiranë i hapur këtë vit. Pishina e hapur është e madhe dhe ofron një pamje të mahnitshme. Gjatë fundjavave këtu organizohen festa në pishinë me këngëtarë të njohur shqiptarë dhe gjithashtu party-shkuma. Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë-Dajt, km 4.
Teater Park Kame
Teater Park Kame ndodhet vetëm 20 km nga Tirana, i rrethuar nga kodra me pisha si dhe pozicioni buzë lumit Erzen e bëjnë këtë vend ideal për të pushuar. Ju mund të notoni dhe pushoni nën cicërimat e zogjve.
Chateau Rexhekri
Chateau Rexhekri është një oaz i qetësie vetëm 12 km larg Tiranës në fshatin Surrel. Është një vend ideal për t'u çlodhur dhe për të harruar stresin e qytetit. Pishina është shumë e madhe dhe me pamje nga kodrat e gjelbëruara të Tiranës. Stili arkitekturor e bën akoma më tërheqës këtë vend te denjë dhe për foto Instagrami.
National Sport Park
National Sport Park është një vend që ofron më shumë se pishina, e teksa gjendeni atje do të gjeni një sërë aktivitesh për t’u argëtuar. National Sport Park ka dy pishina të mëdha, të cilat janë mjaft të mirembajtura nga stafi. Pasditeve ju mund të zgjidhni të luani tenis ose volejboll.
Kompleksi i Pishinave Aquadrom
Nëse nuk doni të largoheni shumë nga Tiranë, atëherë zgjidhja e duhur është kompleksi Aquadrom, i cili ndodhet pranë Liqenit Artificial. Kompleksi ka pishina verore dhe dimëroree dhe janë të ndara në pesë kategori: pishina olimpike, pishinë V.I.P, pishinë familjare, pishinë me trampoline, pishinë dimërore.
Aqua Park
Aqua Park është shumë i preferuar nga familjet, sepse ata kanë kënde të veçanta dhe pishina për fëmijët, rrëshqitjet e ujit, sportet e ujit si dhe për barin e pishinës për mamin dhe babin. Restoranti është shumë modern, por ju mund të zgjidhni dhe nga menuja e fast food-it. Aqua Park ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës pranë qendrës tregtare City Park.
Ka shumë vendpushime të tjera të këtij lloji të përhapur në të gjithë periferinë e Tiranës dhe nuk mund t'i përmendim dot të gjitha këtu. E rëndësishme është që ne ju dhamë disa alternativa dhe ju mund të zgjidhni.
Visit Tirana shpalli mbrëmjen e së hënës, më 10 Qershor te Reja çmimet e konkursit #TiranaSpring2019. Eventi i ceremonisë u organizua nga DMO Albania.
Nga 1500 foto me hashtag #TiranaSpring2019 të postuara në Instagram nga periudha 1 Mars 2019-31 Maj 2019 fillimisht u përzgjodhën 50 foto të cilat u shfaqën në video gjatë hapjes së ceremonisë. Nga 50 fotot, u zgjodhën 10 foto më të mirat, ku 7 prej tyre u vlerësuan me certifikata mirënjohje dhe 3 me çmime të mëdha fal sponsorave të konkursit.
Ky është konkursi i 10-të i organizuar nga Visit Tirana dhe DMO Albania. Të gjitha këto konkurse kanë si qëllim promovimin e Tiranës si destinacion turistik, ku mund të shijosh gjallërinë e kryeqytetit në çdo stinë, po ashtu dhe turizmin në natyrë, në Dajt, në Shëngjergj, Pëllumbas etj. Prej 3 vitesh Visit Tirana nëpërmjetë këtyre konkurseve fotografike ka inkurajuar dhe vlerësuar me çmime fotografë amator dhe profesionist. Suksesi i këtyre konkurseve janë komuniteti i madh që na rrethon dhe bëhet pjesë e këtyre aktiviteteve të Visit Tirana.
Me mbështetjen e sponosorave të këtij konkursi u vlerësuan 3 fituesit kryesorë si më poshtë:
Çmimi i parë: Eriola Postoli (foto alpinizëm në pranverë në Malin e Fagut). Fituesja e çmimit të parë do të shijojë akomodimin për dy persona në Elite Palace Hotel, ku janë të përfshira hyrja në SPA, sauna dhe jacuzzi.
Çmimi i dytë: Enida Paluka (Muzikanti i rrugës). Fituesja e çmimit të dytë do të shijojë një drekë për dy në restorantin Gambero Gourmet.
Çmimi i tretë: Hysen Xhebexhiu (Perëndimi dielli në rrugën me pemët e gjelbëruara). Hysen Xhebexhiu së bashku me 5 miq të tij fiton një lojë falas PaintBall Zone Mëzez.
7 fotot më të mira të cilat u vlerësuan me certifikata mirënjohje: Adiola Zhupani, Albi Beqiraj, Arjan Carja, Dritan Zaimi, Giti Kolasi, Rozana Xhaferaj dhe Telvisa Hysi.
Shihni në këtë link galerinë e fotove!
Në Farkë u zhvillua për herë të dytë radhazi Tirana Triathlon, me pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të tjera. Trialthon është një garë e vetme që zhvillohet në tre disiplina : not, çiklizëm dhe vrap.
Në garë morën pjesë sportistë profesionistë dhe amatorë, por vendin e parë për femra e zuri Jelena Tomaseviç, kurse për meshkuj Strahinja Trakiç.
“Tirana Triathlon” është edhe një mundësi e mirë promovimi e sporteve të ndryshme, aktivitetit fizik dhe promovimin e pikave turistike të kryeqytetit, si natyra fantastike e Liqenit të Farkës- tha Veliaj në fjalën e tij në hapjen e aktivitetit.
Fituesit e Tirana Triathlon:
Për kategorinë meshkuj
1- Strahinja Trakic
2- Luka Cupic
3- Dusan Tomasevic
Për kategorinë e femrave
1- Jelena Tomasevic
2- Zana Pavicevic
3- Meredith Himestra
Photo source: Bashkia Tirane, Tirana Triathlon
E dimë që picave nuk i reziston dot askush sidomos kur janë të bëra siç duhet. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se ku të provoni picat më të mira në Tiranë.
Ka një vend në Tiranë kur mund të shijoni picën Napoletane, ashtu siç mund ta gjeni në Itali. Të gjitha picat janë aq të shijshme, sepse janë të përgatitur me produkte të prodhura në Itali dhe të përgatitura me pasion. Ky vend me të vërtetë do t'ju befasojë. Ambienti është mjaft i bukur dhe modern, me hapësirë të madhe si brenda dhe jashte. Nga këtu ju nuk do të merrni vetëm picat më të mira, por edhe verëra të përzgjedhura.
Season Restorant & Pizzeria
Nëse ndodheni pranë Pazarit të Ri, nuk duhet të largoheni pa provuar picat e Season Restorant. Season Restorant nga vetë emri është një restorant që ofron gatime për çdo stinë. Pica më e preferuar është pica me tartuf, sigurisht edhe pica season, specialiteti i tyre.
Saporita
Nëse jeni duke kërkuar për një vend që i shërben të gjitha llojet të picave me çmime të arsyeshme, mos kërkoni më tej, Saporita i ka të gjitha këto. Kombinimi i çdo përbërësi dhe cilësia e tyre janë një arsye tjetër përse vendasit e duan Saporitën. Sigurohu të rezervosh para se të shkosh, pasi veçanërisht në fundjavë është vështirë të gjesh vend. Saporita ndodhet pranë stadiumit "Dinamo".
Photo: Javier Sofi Rrapi
PizzArte
Ka një vend në Tiranë kur mund të shijoni Pizza Napoletana, ashtu siç mund ta gjeni në Itali. Të gjitha picat janë shumë të shijshme, sepse piqen në furrë druri. PizzArte është 3 minuta në këmbë nga sheshi Skënderbej.
Proper Pizza
Proper Pizza është zinxhiri më i famshëm i picerisë në Shqipëri. Ju mund t'i gjeni pothuajse në çdo lagje të Tiranës, ose mund të porositni picën tuaj të preferuar dhe sa hap e mbyll sytë do të jetë në dorën tuaj.
Eatalian’s
Siç emri sugjeron Eatalania’s, që do të thotë të hash si italianët. Këtu do të gjeni jo vetëm pasta fantastike por edhe pica. Eatalian’s gjendet në zonën e Bllokut dhe ka fituar një reputacion të mirë për picat. Ky restorant nuk pëlqehet vetëm nga italianët që jetojnë në Tiranë, por edhe nga vendasit.
Kjo është lista jonë, mund të bëni dhe ju listën tuaj
Tirana Photo Festival është eventi më i madh i fotografisë në Shqipëri. Edicioni i parë u zhvillua nga 1-9 Nëntor 2018 dhe këtë vit zhvillohet nga 8-15 Tetor te Muzeu Historik Kombëtar.
Tirana Photo Festival është një event i përvitshëm që mbledh së bashku fotografë të rinj e të vjetër, amatorë e profesionistë, në një sërë aktivitetesh që nisin me konkurse fotografie dhe video, ekspozita, workshope fotografie, foto ture, forume etj.
Për një jave do flitet vetëm për fotografinë, ndërsa ekspozita me rreth 100 foto të përzgjedhura do të jetë e hapur për 7 ditë rresht.
Këtë vit janë ideuar këto komponentë. Një konkurs fotografie nis nga 1 maji deri 1 Shtator me foto nga e gjithë Shqipëria. Fotot duhet të kenë disa parametra të caktuara por janë të pranuara si fotot me celular dhe me aparat fotografik. Fotot duhet të jenë bërë në Shqipëri dhe të tregojnë për vlerat, traditat, trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë. Në fund të konkursit do përzgjidhen fotot më të mira që do jenë pjesë e ekspozitës 7 ditore nga 8-15 Tetor te Muzeu historik Kombëtar. Fituesit do të marrin aparate fotografikë ofruar nga sponsori ynë Fujfilm Albania dhe shpërblime monetare.
Një tjetër konkurs për videot më të mira, deri 1 minutë, ku duhet të shfaqen bukuritë e Shqipërisë. Pranohen video edhe me dron. Nga ky konkurs do shpallet vetëm një fitues që do ketë dhe shërbim, aparat fotografik nga Fujifilm
Kompeticioni tjetër është për seri fotosh, ose miniekspozita nga fotografët profesionistë, ku secili mund të dërgojë deri në 10 punë secili. Nga këto seri, do të zgjidhen disa prej tyre dhe do të ekspozohen në ditët e Festivalit nga 8-15 tetor
Dy workshope fotografie do të zhvillohen gjatë ditëve të festivalit me të rinj që duan të mësojnë rreth artit të fotografisë
Dy foto ture gjithashtu me fotografë të njohur do të organizohen ditëve të festivalit.
Pas shpalljes së cmimeve në ditën e hapjes së festivalit në 8 Tetor 2019, do të ketë disa forume me nxënës të shkollave në mjediset e ekspozitës për të folur rreth fotografisë. Një album fotografik me fotot e ekspozitës do të prodhohet dhe shpërndahet ditëve të festivalit dhe më tej në pikat e shitjeve.
Ky festival organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organisation) dhe Visit Tirana, portali turistik i kreqytetit, me mbeshtetjen e Ministrise se Kulturës, dhe Fujifilm Albania. Partneri ynë për pagesat online të aplikimeve për konkurs është EasyPay.
Tirana është magjike në Qershor. Vera do të nisi me koncerte nga artistë dhe grupe të njohura shqiptare. Albanian Pop Rock Duets është koncerti që do të mbahet në 2 Qershor në Amfiteatrin e Tiranës. Duetet më të mira të muzikës së lehtë shqiptare deri në fund të viteve ‘90-të, do të vijnë me orkestracione të reja, mbrëmjen e 2 qershorit në Amfiteatrin e Tiranës. Repertor i zgjedhur nga Aleksandër Gjoka e Aurela Gaçe, Ledina Çelo e Sabri Fejzullahu, Fitnete Tuda, Parashqevi Simaku, Nertila Koka etj, do të interpretohen nga një gjeneratë më e re këngëtarësh, midis të cilëve Orgesa Zaimi, Evi Reçi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Mateus Frroku, Luiz Ejlli etj.
Më 8 Qershor Grupi Ritfolk rikthehet me një koncert magjik, ku do të sjellin repertorin e tyre të plotë për publikun kryeqytetas në sallën e “Qendrës Kulturore Katedralja Orthodhokse”. Ndërsa për adhuruesit e baletit klasik, “La Sylphide” rikthehet në ArTurbina në 30, 31 Maj – 1, 2 Qershor - ora 19:00.
Data 1 Qershor është dhe dita e fundit e Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave, shfaqje e fundit do të jetë “"Të mirësjellshmit" nga Teatri Metropol. Por, argëtimi në Tiranë nuk mbaron me kaq, sepse do të ketë aktivitete dhe koncerte për gjatë gjithë muajit. Për të gjitha aktivitetet që ndodhin në Tiranë ju mund të informohuni në rubrikën tonë te eventeve këtu.
Meqenëse vera ka filluar zyrtarisht, ne kemi disa sugjerime për ju që ta shijoni muajin Qershor sa më mirë. Parqet në Tiranë janë një mundësi e shkëlqyer për të kaluar orë të freskëta dhe shlodhëse me familjen apo miqtë tuaj, pse jo dhe duke shijuar akulloret më të mira në kryeqytet. Dy vendet më të frekuentuera janë liqeni i Tiranës në Parkun e Madh ku mund të bëni shëtitjet me varka në fundjavë dhe liqeni i Farkës. Nëse doni të kaloni fundjava në fshat, rrethinat e Tiranës ofrojnë një natyrë të paprekur dhe ku mund të shijoni gatimet e zonave të ndryshme.
Pishinat janë një tjetër mundësi për argëtim dhe shlodhje dhe Tirana ka plotë të tilla brenda dhe në dalje të qytetit. Nëse ju pëlqen deti dhe rëra mund të shkoni në Durrës për 25 minuta.
Pasditet dhe mbrëmjet në Tiranë janë gjithmonë të ngjeshura me aktivitete kulturore. Në muzeumet dhe galeritë e kryeqytetit nuk mungojnë ekspozitat e artistëve shqiptarë dhe të huaj.
Këtë muaj mund të vizitoni muzeun më të ri në Tiranë, Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë.
Qëndrim të mbarë këtë muaj në Tiranë!
Të jetosh do të thotë të lësh gjurmë. Dhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka lënë gjurmë, gjurmë të cilat jo vetëm brezat që jetojnë sot, por dhe ato që do vijnë duhet ti njohin dhe ti vlerësojnë. Po kështu dhe turistët. Këto ditë u hap në Tiranë për publikun shtëpia e Ismail Kadarëse, ku ai ka jetuar dhe shkruar pjesën më të madhe të librave të tij.
Pallati i tij, ashtu i palyer, i vjeter, tipik i kohes se komunizmit, duket se është godina e vjetër e atij lloji në zonën më moderne të Tiranës. Në fillim të Rrugës së Dibrës, prapa 15 katëshit, ai pallat pesëkatësh, tashmë duket se do të jetë simboli i jetës në komunizëm. Kur hyn nga hyrja pas, sheh nje hyrje te zymte, lart varen lloj lloj kabllosh elektrike, dhe në majë, shenja K e mbiemrit Kadare- Shtepia studio. Një oborr i vogël i ndarë në kuti, duket si ato lojërat e fëmijeve qe luanin para pallatit. Në fakt është sistemi i shtëpive, ku vetëm dy shkrimtare që jetonin në këtë pallat kishin hyrje gjigande 4+1, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Gjithë të tjerët që gjithashtu ishin intelektuale të shquar kishin hyrje 3+1; 2+1 dhe 1+1. Ngjitemi në katin e katërt ku është dhe shtëpia e Kadaresë.
Sa hyn sheh në një mur me një dritare të vogël fjalët: “Të jetosh do të thotë të lësh gjurmë”. Dera e vjetër e bardhë si në kohën e komunizmit. Hyn brenda direkt në dhomën e ndenjes dhe ajo që të bie në sy është një dollap i madh sa faqja e murit. Brenda ka kujtime të Ismailit nga fëmijëria e tij, nga studimet në Moskë, ku gjen dhe një bllok me emrat sovjetikë të shokëve të shkollës atje, foto të fëmijëve, pasaporta, fletë lavderimi, deftesa notash të fëmijëve etj. Një formë syri në sirtare ju tregojnë se ato janë të lejuara të shihen prej jush. Në këtë dhomë do të gjeni në faqen përballe vitin kur Kadare erdhi në këtë shtëpi në 1964 dhe librat që ka shkruar deri në vitet 90 kur ai u largua nga aty. Në faqet e murit do shihni thënie të tij dhe të Elenës, të shkëputura nga librat e tyre. Ndërsa në tryezë katalogë, broshura që flasin për shtëpinë, për Tiranën e asaj kohe, vecanërisht fotot e Petrit Kumi të cilat kanë qenë një ndihmë e madhe dhuruar kësaj shtëpie muze.
Më tej në një derë xhami ku është e vizatuar harta e Tiranës me emrat e dikurshëm të rrugëve dhe vendeve të njohura, hyn në një dhomë ku është vazhdimi i librave të Kadaresë të shkruar sipas viteve, dhe një perde me fije ju con në studion e tij, dhoma unike ku ai shkruante. Një oxhak i madh dhe një kolltuk përballë, dhe një skrivani druri e familjes,si dhe një bibliotekë e madhe janë objektet e kësaj dhome, ato që i duhen një shkrimtar. Siç thuhet vetëm kjo shtëpi kishte oxhak, asnjë tjetër në atë pallat.
Një tjetër dhomë e errët ka të shfaqur filma bazuar me libra të Kadarese dhe të Elenës. Nëse do rrini pak aty do kënaqeni me filmat e kohës. Një tjetër dhomë speciale i dedikohet Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, që ka qenë libri që e bëri më të famshëm ato kohë, si dhe komente rreth këtij libri. Në fund dhoma e gjashtë është përshtatur si dhomë studimi për studentët apo studjuesit, por edhe si një dhomë biletarie.
E veçanta e kësaj shtëpie është se ka hyrje dhe dalje, dhe dalja është në hyrjen tjetër të pallatit, krejt e veçantë për apartamentet e kohës së diktaturës. Sepse i veçantë ishte dhe Ismaili. Shumë shpejt zyrtarët e Bashkisë na thanë se edhe shtëpia e Dritëro Agollit që ndodhet në të njëjtin pallat, do kthehet në muze. Le të jetë ky pallat simbolika e jetesës së intelektualëve në diktaturë.
Kur vizitoi shtepine muze Ismail Kadare tha: “Mirënjohje, ideja është e mrekullueshme, fisnike dhe humane” ndersa bashkeshortja Helena Kadare u shpreh: “Një punë e mrekullueshme nga Bashkia, ishte e papritur”
Visit Tirana jo vetëm e ka listuar Shtëpinë e Kadaresë si muze për gjithë adhuruesit e veprave të tij ne listën e muzeve, por e ka futur tashmë në turet e Tiranës për t’ja rekomanduar turistëve, veçanërisht në turet e kohës së komunizmit.
Ka plot liqene rreth Tiranës dhe liqene mahnitës të fshehur nëpër malet dhe kodrat e Tiranës, të cilat po i paraqesim në këtë artikull.
Liqeni Artificial i Tiranës
Liqeni Artificial i Parkut të Madh në Tiranë është liqeni më njohur dhe frekuentuar për shkak të vendndodhjes së tij. Aktivitetet që mund të bëni këtu janë: vozije me varka, kanoeing dhe kayaking. Ju mund të merrni biçikletën dhe shëtisni rreth liqenit. Liqeni është ndërtuar me punë vullnetare në vitin 1955 duke shfrytëzuar disa prurje ujore të zonës.
Liqeni i Farkës
Në zemër të fshatit Farkë ndodhet liqeni i bukur i Farkës. Ky liqen tani është i rrethuar me një pedonale moderne, ku njerëzit mund të ecin me kilometra rreth liqenit, dhe të shijojnë panoramën e qetë të tij. Mund të uleni në stolat e vendosura në anë të liqenit për t’u shlodhur dhe soditur pamjen.
Liqeni i Bovillës (rezervuari)
Liqeni i Bovillës është ujëmbledhësi më i madh i rrethit të Tiranës. Ai furnizohet me ujë nga lumi Tërkuzë, i cili buron nga pjesa veriore e Malit me Gropa dhe ujërat e shirave të kodrave përreth. Liqeni rrethohet nga një kurorë malesh. Nga çdo lartësi e maleve rretheqark liqenit, mund të shijohet pamja spektakolare e peisazhit.
Liqeni i Kasharit
Liqeni i Kasharit ose Rezervuari i Kasharit ndodhet vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës dhe mund të shkohet me makinë, me biçiklet ose me autobusë deri në qendrën e Kasharit. Zona përreth Kasharit është shumë e bukur me peisazh fantastik, ku shtëpitë me çatit e kuqe ndodhen rrëz kodrës. Liqeni i Kasharit dhe zona rreth tij është shpallur si Parku i Tretë i Tiranës nga Bashkia e Kryeqytetit.
Liqeni i Lepurit
Liqeni i Lepurit ndodhet në fshatin Shengjergj. Rrethuar nga pishat, malet dhe kodra ky liqen është të mahnit me ngjyrën e pastër e të gjelbër.
Foto: gleniisa/Instagram
Liqeni i Pezëhelmesit
Liqeni i Pezëhelmes ndodhet në fshatin Pezëhelmes shumë pranë Tiranës. Ai është i rrethuar nga të gjitha anët me kodra që dikur kanë qenë të tarracuara. Për të shkuar deri atje merr rrugen e vjetër nga Tirana në Durrës (Ndroqit) dhe kthehesh në të majtë të saj pasi del tabela Pezëhelmes, pak përpara Pezës. Rruga është e mirë dhe të shpie deri tek liqeni. Pamja e tij është shumë e bukur dhe relaksuese. Rreth tij ka shtigje në të cilat mund të bëhen ecje.
Liqeni i fshatit Prush
Liqeni i fshatit Prush është një liqen artificial, i cili është pozicionuar në një ambient të rrethuar me kodra të pyllëzuara me pisha. Aty të duket sikur je në nje oaz bimësie. Nuk është shumë i madh si liqen, por të ofron një pamje shumë relaksuese. Përreth liqenit mund të bëhet ecje në shtigjet që ka rrotull. Ndodhet shumë pranë qytetit dhe për të shkuar atje ndiqet rruga nga qendra në drejtim të Vaqarit. Pa shkuar në Vaqarr kthehesh djathtas dhe ndjek rrugën per në fshatin Prush. Rruga është shumë e mirë dhe mund të shkosh deri pranë liqenit.
Liqeni i fshatit Rov
Liqeni i fshatit Rov ndodhet midis Petrelës dhe Baldushkut, pikërisht buzë rrugës që i lidh këto dy zona. Rruga është kryesisht e mirë dhe mund të shkohet me makinë deri pranë liqenit. Buzë liqenit, mbi një nga kodrat që e rrethojnë atë shtrihet fshati Rov. Përreth tij mund të bëhet ecje në natyrë dhe në zonë ka një mori shtigjesh për t’u eksploruar. Është një destinacion ku dashamirësit e natyrës mund të gjejnë kënaqësi e paqe.
Fjolla Lake
Ndodhet në fshatin Pezë e Madhe. Rruga për te ky destinacion është deri në hyrje të fshatit Pezë, e asfaltuar dhe më pas devijon majtas kur vjen nga Tirana në një rrugë rurale, por të mirë deri tek liqeni. Liqeni ndodhet në një vend të rrethuar nga pothuaj të gjitha anët me kodra të lartësive të ndryshme. Rreth tij nuk ka asnjë ndërtim dhe banesë dhe kjo e bën që ujrat e tij të jenë të pastra dhe shumë të mira për t’u larë në sezonin e verës. Uji i tij mbetet përherë me një ngjyrë jeshile të qartë. Bimësia rreth liqenit është e dendur dhe natyrale. Në kodrat rreth tij mund të praktikohet sporti i ngjitjes. Nuk ka shenja orientuese për tek ky destinacion. Pamja e liqenit nga lartësitë e kodrave është shumë e bukur.
Nëse dini liqene të tjera, mund të na shkruani duke dërguar një përshkrim dhe foto në contact@visit-tirana.com
Në 17 maj, në ambientet e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodhokse, Ansambli muzikor rus “Jarmarka” nga qyteti Permi i Rusisë mahniti publikun shqiptar me një performancë krejt të veçantë.
Ansambli erdhi në Shqipëri mbas një turi të suksesshëm në Europë dhe Amerikë për të performuar dhe servirur kulturën ruse me veprat muzikore më të njohura në vend. Në fund të performances grupi folklorik kishte përgatitur një surprizë për publikun shqiptar të cilët kënduan dhe vallëzuan me këngë shqiptare.
Salla e tejmbushur me qindra dashamirës të kulturës ruse dhe duartrokitjet e forta krijuan një atmosferë me plot energji pozitive për publikun dhe për artistët në skenë.
Në perfundim të mbremjës drejtori artistik Viktor Kuzminov, u shpreh se ngrohtësinë që gjeti në Shqipëri nuk e ka marrë në asnjë vend ku grupi folklorik ka performuar.
Tirana është e bekuar me bukuritë natyrore që gjenden ne rrethinat e saj, me pamje fantastike. Në rrethinat e Tiranës gjenden të fshehura disa ujëvara mahnitëse, ku vite më parë shumë pak i dinin se ekzistonin. Më e njohura prej tyre është Ujëvara e Shëngjergji. Në ju njohim më poshtë me ujëvarat që duhet t’i vizitoni.
Ujëvara ndodhet pranë fshatit Shëgjin, të komunës Shëngjergj. Deri pranë saj, mund të shkohet me makinë dhe rruga është shumë e mirë. Kjo ujëvarë deri para gjashtë vitesh, rrinte "e fshehur" mes maleve dhe përveç banorëve të zonës, askush nuk e dinte ekzistencen e saj. Ndërsa vitet e fundit është kthyer në destinacionin më të kërkuar të pranverë-verës nga adhuresit e natyrws. Ujëvara furnizohet me ujë nga Mali me Gropa dhe formon një nga degët e krijimit të Lumit Erzen. Ajo ka një lartësi rreth 30 metra të dukshme dhe gjarpëron përmes hinkave në formë spirale në lartësi më të madhe dhe më pak të dukshme për syrin e vizitorit. Formacioni shkëmbor rreth saj është me shkëmbinj shtresëzorë dhe me ngjyra, ku e kuqja është mbizotëruese. Ne pranverë dhe në vjeshtë ajo ka një bukuri mahnitëse, nga llojshmëria e ngjyrave.
Foto: Visar Bucpapaj
Ujëvara e fshehtë e Përroit të Murdharit
Kjo është një nga ujëvarat më të veçanta të këtij përroi, por dhe më e veçanta në llojet e ujëvarave. Kjo për faktin se ajo rrjedh në brendësi të malit. Uji i përroit kalon me shtratin e tij brenda në thellësi të malit dhe krijon atje një ujëvarë me lartësi rreth 7-8 metra. Vendi ku bie është pothuaj në erresirë përveç pjesës nga futet lumi që lejon dritën të hyjë. Banorët e zonës e quajnë "Hurdha e Zezë" (Pellgu i Zi). Për të arritur deri atje shtegu është pak i vështirë dhe i rrëshqitshëm. Pamja e saj është mbresëlënëse dhe mistike. Nuk mungojnë edhe legjendat lokale për këtë vend.
Kjo ujëvarë ndodhet pranë fshatit Kakunjë. Ndryshe ajo njihet edhe si ujëvara e Shkëmbit të Askolajt. Ajo ka një lartësi rreth 8-9m dhe përroi ku ndodhet është pjesë e degëve që furnizojnë lumin e Zhullimës. Ujëvara është përherë me ujë por në momente të pranverës dhe vjeshtës pas shirave ka me shumë prurje. Për të shkuar deri atje ndiqet rruga nga Tirana në Baldushk deri në fshatin Kakunjë. Nga atje më pas procedohet në këmbë deri tek ujëvara.
Foto: Valter Zhara
Kjo ujëvarë ndodhet në përroin që kalon pranë fshatit Besh-Livadh. Ajo ka një lartësi mbi 10 metra dhe në stinën e pranverës ka prurje të mëdha uji. Shkëmbinjtë ku kalon janë shtresëzore dhe duken si pllaka të vendosura me dorë njëra mbi tjetrën. Ujëvara është e fshehur në një oaz të gjelbër bimësie dhe nuk është e thjeshtë për t’u gjetur. Për të shkuar deri atje ndiqet rruga nga Tirana deri në fshatin Besh pranë Shkallës së Tujanit.
Edicioni i dytë Colour Day Festival Albania ishte një event i jashtëzakonshëm ku më shumë se 10.000 persona u argëtuan me ngjyrat, muzikën dhe atmosferën e krijuar më 18 Maj, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Për 12 orë performuan artistë shqiptarë e të huaj si: Tayna, Ylli Limani, Kida, Ronela Hajati, Don Phenom, Anxhela Peristeri, Offchestra, Gent Fatali, Mullagang, Ace2Ace dhe Alex Harris.
Pjesa më e bukur sigurisht ishte hedhja e ngjyrave në mënyrë të sinkronizuar. Njerëzit nuk pyesnin për fustanet delikate apo bluzat e bardha. Çdo veshje ishte shumëngjyrëshe. Me biletën mund të merrje një pako bojë falas, ndërkohë që të gjithë mund të blinin bojëra të ndryshme në pikat e posaçme në shesh.
Ishte e pamundur të largoheshe nga festivali pa u ngjyrosur. Nuk mund të njihje as miqtë e tu, aq shumë ishin transformuar nga miksimi i bojërave. Fatmirësisht këto boja mund të laheshin kollaj, ndaj askush nuk kishte më droje për t’i përdorur.
Ju sjellim një foto galeri nga festivali
Tirana Photo Festival, një projekt i ideuar nga DMO ALBANIA, është nominuar nga Emerging Europe në kategorinë "Fushata e vitit për Turizmin”. Emerging Europe është një organizatë me seli në Londër, një “Think Tank” i angazhuar për të nxitur zhvillimin social dhe ekonomik te 23 vendeve në Europën Lindore dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rajonin dhe vendin tonë. Pjesë e këtij grupi shtetesh është dhe Shqipëria.
Emerging Europe shpalli thirrje për organizatat dhe bizneset të dërgonin projektet e tyre për zhvillimin, strategjitë, investimet dhe promovimin në turizëm. DMO Albania ishte një ndër aplikantët dhe pas një procesi vlerësimi me kritere shumë strikte, Emerging Europe zgjodhi 10 kandidatët për secilën kategori. DMO Albania është nominuar së bashku me 9 kandidatë të tjera në kategorinë e “Fushata e Turizmit e Vitit” për eventin e fotografise “Tirana Photo Festival”, i cili organizohet për vitin e dytë radhazi. Tirana Photo Festival është festivali i vetëm i fotografisë në Shqipëri dhe mbledh fotografët profesioniste dhe amator të cilët promovojnë Shqipërinë turistike nëpërmjet fotove.
Nga 1000 aplikantë janë zgjedhur 120 kandidatë nga 23 vende të Europës. Polonia kryeson me 32 kandidatura, ndërsa Shqipëria me 4, një nga të cilat është DMO ALBANIA me seli në Tiranë, e cila ka si synim marketimin dhe promovimin e destinacioneve shqiptare duke përdorur gjithë teknologjinë e komunikimit dhe marketimit dixhital. Projektet tona janë Visit Tirana, Visit Gjirokastra dhe Tirana Photo Festival. Vitin e shkuar ishim të nominuar me Visit Tirana, si fushata turistike e vitit. Jemi të lumtur të përfaqësojmë Shqipërinë ndër ato pak nominime në fushën e turizmit.
Për të disatin vit radhazi, Bashkia e Tiranës organizon çdo 5 Maj, Ditën Pa Makina. Një ditë ndërgjegjësuese për të gjithë qytetarët që në qytet mos të përdornin shumë makinat për distanca të shkrutra, por lëvizjen me biçikleta ose ecjen në këmbë, për një shëndet më të mirë dhe një qytet pa shumë ndotje.
Gjatë kësaj dite u zhvilluan aktivitete në katwrpikat kryesore të kryeqytetit.
Në sheshin “Skënderbej” u mbajt një koncert nga kori i Liceut Artistik, dhe shfaqje aktrimi të fëmijëvë të QKKF. Qitje minipoligon dhe paintball ishin dy aktivitete të tjera që tërhoqën mjaft të rinj.
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” qytetarët vizituan panarin e antikuareve, panairin e Policisë së Shtetit, ndoqën filma shqiptarë më tematikë lufte dhe shijuan lojërat nga Eco Volis.
Në sheshin “Nënë Tereza” ishte vendosur panairi nga Ministria e Mbrojtjes.
Në Parkun e Madh të Liqenit Artificial u mbajt maratona “Wing For Life World Run 2019”. Këndi i Librit dhe lojërave argëtëuese ishte mjaft i frekuentuar.
Prilli si muaji ku shpërtheu pranvera e vërtetë në Tiranë, ka qenë vërtetë i këndshëm. Ne kemi mbledhur 10 fotot më të bukura të postuara nga ndjekësit në Instagramin tonë @visit_tirana
Nga sheshi Skënderbej në një ditë me shi, pranvera në rrugët e Tiranës, perëndime dielli në liqen, dhe deri te fotot familjeve në park, shihni fotot më të bukura më poshtë.
1. @gentonuzi- Sheshi "Skenderbej" në një ditë me shi:
2. @hysen.xhebexhiu: pranverë në rrugët e Tiranës:
3. xhaferajarozana: Pranverë në Kalanë e Petrelës:
4. @gleniisa: Liqeni i Lepurit në Shëngjergj
5. @e.photography10: Eksplorimi në Lumin Erzen pas shiut.
6. @wheretfislena: Piknik në Parkun e Liqenit të Tiranës
7. @busracete: E diela familjare në Parkun Rinia
8. @my_favorite_albania: Artisti i rrugës duke performuar në Pedonalen “Murat Toptani”.
9. @edivata105: Perëndimi i diellit i pare nga maja e Piramidës së Tiranës.
10. @elvisbregu: Toleranca fetare në një foto
Maji është muaji ideal për të vizituar Tiranën. Temperaturat janë të ngrohta dhe koha perfekte. Në fakt në duket sikur vera vjen me këtë muaj. Është muaji i preferuar për turistët gjithashtu, ku sheshet e Tiranës i sheh plot me grupe turistësh nga vende të ndryshme të botës.
Ky është muaji më i gjallërishëm sepse fillojnë aktivitetet në natyrë, koncerte, kinema në natyrë, shfaqje teatrale etj. Maji është muaji i fundit i populluar në Tiranë, para se të nisë vera e vërtetë ku qyteti zbrazet dhe njerëzit largohen drejt plazheve, duke bërë që kryeqyteti të bjerë në qetësi. Në fund të Majit përfundon dhe sezoni shkollor dhe shumë fëmijë shkojnë nëpër kampe verore.
Dita e parë e Majit është ditë pushimi për shkak “Ditës së Punëtorëve”, ku në Shqipëri festohet si ditë pushimi, ndërsa në vendet e tjera protestohet. Kjo ditë kujton protestën në Amerikë për të drejtat e punëtorëve, ku u kërkua të vendosej 8 orarëshi i punës. 5 Maji është gjithashtu ditë pushimi, sepse përkujtohen Dëshmorët e Kombit. Po në këtë ditë Bashkia e Tiranës ka vendosur si Ditën pa Makina, ku ftohen qytetarët të sensibilizohen dhe mos të përdorin makinat këtë ditë.
Një ndër eventet e mëdha që pritet të mbledhë shumë njerëz, është Colour Day Festival 2019, i cili do të mbahet në Sheshin “Nënë Tereza” në datën 18 Maj. Festivali organizohet për herë të dytë në Tiranë, ku të ftuar do të jenë artistë shqiptarë dhe të huaj.
Më 1 Maj, do të keni mundësi të ndiqni koncertin te Amfiteatri i Liqenit, ku do të performojnë Soni Malaj dhe Majk.
Në 10-12 Maj organizohet "Panairi i Ushqimit dhe pijeve" në Expocity Albania.
Ndërsa në 19 Maj mbahet "Panairi i Kafshëve Shtëpiake".
Nga data 3 deri më 9 maj mos bëj asnjë plan! Qendra Kombëtare e Kulturës sjellë Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave te sheshi "Skënderbej". 12 trupa nga e gjithë bota do të dhurojnë për fëmijët nga 2 shfaqje falas në ditë.
" alt="What to do in May 2018 in Tirana" />
Jeta artistike do të jetë e ngjeshur me shfaqjet që do të ngjiten në skenat e teatrove në Tiranë. Mësoni më shumë këtu!
Ndërsa qyteti do të gumëzhijë nga aktivitetet, ne ju rekomandojmë që fundjavave të shkoni në atraksionet natyrore të Tiranës. Një ide shumë e mirë për një fundjavë aventure me familjen ose shoqërinë është një ditë në Parkun e Aventurave në Dajt, i cili hapet në 1 Maj pas mbylljes në sezonin e dimrit. Destinacion mjaft i preferuar është dhe Liqeni i Bovillës, Syri i Cikllopit, Kanionet e Erzenit. Ndërsa për piknik mund të shkoni në Liqenin e Farkës, Pezë, Petrelë etj.
Nëse doni ture në Tiranë, mos hezitoni të na kontaktoni. Ne ofrojmë ture kulturore, natyrore, si dhe turin e komunizmit.
Ku të gjeni hotelet më të mira në Tiranë, restorantet , baret klikoni këtu.
Për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë, mos harroni të merrni pjesë në konkursin tonë #TiranaSpring2019 në Instagram dhe Facebook. Tre çmime do të jepen për fituesit: një natë akomodimi në Elite Palace Hotel, një drekë për dy persona në restorantin Gambero Gourmet, dhe një lojë falas për 6 persona në PaintBall Zone Mëzez.
Ju urojmë një Maj të bukur në Tiranë!
10 blogerë Italianë vizituan Shqipërinë për 5 ditë. Të ftuara nga Agjencia e Udhëtimeve "Travel Brain and Heart", blogerët, 9 femra dhe një djalë pranuan ftesën për të zbuluar Shqipërinë dhe t’ua prezantonin dhe ndjekësve të tyre në rrjetet sociale.
Dita e parë ishte qëndrimi në Tiranë, ku u mikpritën nga Metro Hotel. Në Tiranë vizituan pikat kryesore turistike të qytetit, sheshin “Skënderbej”, Parkun e Madh, Pazarin e Ri etj. Shijuan dhe gatimet tradicionale të gatuara plot shije në restorantin “Ceren Ismet Shehu” në Surrel.
Një pritje e këndshme iu bë nga kryetari i Bashkisë Tiranë në Kalanë e Tiranës, ku më pas darkuan në restorantin Luga e Argjendtë.
Më pas udhëtimi i tyre vazhdoi në jug të Shqipërisë, ku vizituan rivierën Shqiptare, Vloren, Butrintin, Ksamilin, Tepelenen etj. Pas jugut u kthyen sërish në Tiranë dhe në dy netët e tjera u akomoduan në Hilton Garden Inn Tirana dhe në The Rooms. Kruja ishtë një nga ndalesat e blogëreve, të cilët vizituan dy muzuemet dhe pazarin e vjetër të Krujës. Pas kësaj vizite kulturore dhe historike në Krujë, ata u kthyen në Tiranë dhe kaluan një mbrëmje të paharrueshme në Bllok. Në ditën e tyre të fundit udhëtuan me teleferik drejt Malit të Dajtit, ku shijuan një drekë tradicionale në Ballkonin e Dajtit.
Gjatë gjithë turit 5-ditor në Shqipëri, blogeret postonin foto, video pafund për çdo hotel që qëndronin, për çdo vend ku drekonin dhe darkonin, në çdo bar dhe në çdo vend që vizituan, duke u treguar ndjekësëve të tyre se sa e bukur dhe ftuese është Shqipëria.
Mjafton të bëni kërkimin në Instagram #TravelBlogTour2019 dhe do të shihni postimet e tyre.
“Travel Brain and Heart” agjencia Italiane e udhëtimeve në Shqipëri organizoi këtë tur për bloggerët e udhëtimit në vendin tonë. "Visit Tirana" ishte promovuese e këtij turi në të gjitha mediat sociale.
Piramida e Tiranës është një objekt famëkeq i lidhur më të shkuarën. Por nuk do të jetë më kështu. Pikërisht sot u prezantua projekti përfundimtar se si do të transformohet Piramida, nga një objekt i kohës së komunizmit, në një qendër multifunksionale për të rinjtë.
Të pranishëm në prezantimin e projektit ishin kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtori i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff si dhe arkitektë e urbanistë të ndryshëm, që janë marrë me projektimin e godinës ikonë të qytetit të Tiranës.
Ky është një projekt mjaft ambicioz dhe që i mungonte Tiranës dhe Piramida tani do të jetë akoma më e frekuentuar seç ishte më parë.
Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t'u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshime nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota.
Për të gjithë të apasionuarit pas makinave të vjetra “vintage” nuk duhet të humbasin ekspozitën e sotme te Kryeministria. Dhjetra automobila shfaqen sot nga ora 9:00 deri në orën 16:00 për të gjithë admiruesit por edhe personat kanë automjete historike.
Eventi është pjesë e projektit të www.retro.al, nismë e ndërmarrë nga Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
"RETRO lindi për të jetëzuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë", shkruhet në faqen zyrtare të Retro.
Tirana është e rrethuar me bukuri dhe atraksione natyrore të shumta, ku shumë prej tyre nuk janë në distanca shumë të largëta nga qyteti. Kohët e fundit shihet një numër i madh i personave që lënë baret dhe kafenetë e kryeqytetit në kërkim të qetësisë dhe aventurës në natyrë. E rëndësishme është që para së të niseni në Ujëvarën e Shëngjergjit duhet të informoheni mirë mbi zonën dhe nivelin e rrezikshmërisë.
Shëngjergji është një zonë e përbërë me 12 fshatra te vendosura në faqen tjetër të Malit të Dajtit. Për të shkuar në Shëngjergj duhet të ndjekësh rrugën që të çon në hyrjen e Parkut Kombëtar të Dajtit, dhe nga aty do ndjekësh rrugën në të djathtë. Rruga që do të përshkoni është një panoramë mahnitëse: do të mrekulloheni nga gjelbërimi i kësaj zone, lumi që përshkron zonën, liqenet e vegjël etj.
Të duhen 1 orë e gjysëm udhëtim për të mbërritur në ujëvarë, e cila ndodhet 15 minuta nga rruga kryesore e fshatit. Në qendrën e fshatit do të dallonin tabelën e madhe me pikat në hartë. E gjithë rruga për në ujëvarë është e shënuar dhe nuk do të hasni vështirësi për ta gjetur. Por, duhet të kini parasysh që nëse jeni me fëmijë apo dhe me persona të moshës së tretë, zbritja për në ujëvarë mund të jetë e rrezikshme. Në rrugën e ngushtë që zbret në ujëvarë duhet të vendosen disa litarë dhe të bëhen rruga në formë shkallësh me gurë që kalimi të jetë i lehtë dhe njerëzit të mos rrëshkasin. Do të ishte mirë që të vendosej dhe një platformë që të mund të kishe pamje të mirë të ujëvarës dhe njerëzit të bënin foto. Këto janë investime të vogla që mund të bëhen nga Bashkia e Tiranës.
Në fakt, kjo situatë gjendet pothuajse në të gjitha atraksionet natyrore rreth Tiranës. Ka shumë vende që janë të kalueshme me makinë, por në zonat që duhet të ecësh, ngjitesh ose zbresësh ka raste që mund të jenë të rrezikshme. Shpella e Pëllumbasit është një ndër këto raste, për shkak të errësirës dhe mundësisë së lartë të rrëshkitjes. Në krahasim me Shpellën e Gadimës në Kosovë, e cila është e ndriçuar mirë dhe pajisur me mjete sigurie, Shpella e Pëllumbasit është e rrezikshme nëse nuk bëni kujdes, si dhe të keni me vete elektrik dore.
Në Shqipëri festohen Pashkët Katolike dhe Ortodokse, kjo është një mundësi e mirë dhe për vizitorët e huaj që kanë dëshirë të festojnë në Shqipëri. Katolikët festojnë Pashkët sipas kalendarit Gregorian, ndërsa Pashkët Ortodokse festohen zakonisht një javë pas atyre katolike, sipas kalendarit Julian.
Është interesante fakti se këto tashmë janë festa zyratare pasi në periudhën e komunizmit feja ishte e ndaluar. Askush nuk mund të thoshte fjalën E diela e Pashkës, apo Ringjallja e Krishtit. Askush nuk lejohej të shkonte në kishë apo të kryente ritualet fetare. Regjimi i Enver Hoxhës pretendonte të krijonte një shtet ateist dhe ditët fetare ishin të ndaluara.
Pas përmbyjes së regjimit komunist kur erdhi demokracia të gjithë besimtarët filluan sërish të festonin hapur dhe të lirë ditët e tyre festive sipas kalendareve përkatëse.
Por në përgjithësi festohen njësoj si Pashkët Katolike dhe Ortodokse.
Si katolikët dhe ortodoksët marrin pjesë në shërbime përgjatë Javës së Shenjtë, nga e Diela e Ditës së Palmave (e fundjma para Pashkëve) deri të Dielën e Pashkëve, pavarësisht se në datat e ndryshme. Të dy besimet mbajnë vigjilje të shtunën e shenjtë për të mirëpritur mëngjesin e ringjalljes. Ortodoksët e fillojnë ne lutjet e mëngjesit dhe me shërbimet e këngëve.
Të dyja besimet dekorojnë vezët e Pashkëve, ortodoksët ngjyrosin shumë nga vezët e tyre të kuqe për të simbolizuar gjakun e Krishtit. Ortodoksët gjithashtu hanë një bukë të veçantë të Pashkëve, pije raki dhe hanë qengjin e pjekur për darkën e Pashkëve. Në të vërtetë, të gjithë shqiptarët preferojnë të marrin pjesë në ngjarje kulturore ose tradicionale për Pashkë, sepse në vendin tonë katolikët, ortodokset dhe myslimanët shpesh "marrin hua, përziejnë dhe përshtasin" festa dhe praktika fetare në Shqipëri. Ne jemi të njohur për tolerancën dhe bashkëjetesën tonë fetare.
Ja si festojnë shqiptarët Pashkët:
Katolikët
Marrin pjesë në shërbesat katolike të Pashkëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Katedralja i përketë Kryepeshkopatës Katolike Romake të Tiranë-Durrës. Dritarja e qelqit me ngjyrë në të majtë të derës së përparme përmban figurën Papa Gjon Pali II dhe Nënë Terezës. Gjithashtu një statujë e Nënë Terezës gjendet në hyrjen e katedrales, e cila u përurua më 26 janar 2002.
Ortodoksët
Marrin pjesë në shërbesat orthodhokse të Pashkëve në Ringjalljen e Krishtit, Katedralen Ortodokse në kryeqytet. Katedralja, e përfunduar në vitin 2012, është një nga më të mëdhatë në Ballkan. Ajo ka një kullë të madhe prej 16 zile me një kryq të stilit ortodoks, i cili mban katër "qirinj paskishorë" që qëndrojnë për dritën e katër llogarive të Ringjalljes së Ungjillit.
Por ka shumë kisha të tjera në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Më e famshmja është Kisha e Lacit, një orë larg nga Tirana. Festimet më të mëdha festive mbahen në Shkodër dhe Lezhë, ku bashkësia katolike është më e madhe. Pra, nëse jeni në Tiranë këto ditë, ju mund të zgjidhni të vizitoni këto qytete që janë dy orë nga Tirana dhe përjetoni traditën e vërtetë festive.
Në përgjithësi, pas shërbimeve në kishë, njerëzit festojnë me familjet dhe miqtë e tyre.
Tirana është një qytet që ofron shumë mundësi argëtimi dhe për familjet më fëmijë të vegjël. Në këtë artikull ne duam të tregojmë disa nga vendet ku mund të kaloni kohë me fëmijët dhe të argëtoheni.
Sheshi Skënderbej është konsideruar për më shumë se gjysmë shekulli si qendra e Tiranës. Sheshi Skënderbej pati një restaurim të madh dhe u rihap në vitin 2017. Sheshi Skënderbej, Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeu Kombëtar dhe Banka Kombëtare janë si një kurorë që rrethojnë sheshin “Skënderbej” , ndërsa pas këtyre ndërtesave do të shihni mini-lulishte gjithandej me pemë dekorative dhe lule nga e gjithë Shqipëria. Ka plot stola ku mund të uleni me fëmijët dhe të shplodheni. Fëmijëve do t’u pëlqej dhe një xhiro në karuselin e famshëm që ndodhet në sheshin Skënderbej.
2. Kalaja e Tiranës (Fortesa e Justinianit)
Kalaja e Justinianit e njohur thjesht si Kalaja e Tiranës, është e vetmja në qendër të qytetit. Dikur kalaja ka qenë pikë kyçe ku kryqëzoheshit rrugët kryesore lindje-perëndim dhe veri-jug, duke formuar zemrën e qytetit. Kalaja u rihap për publikun në dhjetor 2018 dhe sot zona brenda mureve rrethuese shërben si një atraksion turistik me restorante, dyqane suveniresh dhe produktesh lokale.
3. Teleferiku i Dajtit + Parku i Aventurave në Dajt
Një nga gjërat që provuar patjetër në Tiranë është udhëtimi me teleferik nga Tirana në Malin e Dajtit. Pas mbërritjes në Parkun Kombëtar të Dajtit mund të shijoni një drekë të shijshme në restorantin Ballkoni i Dajtit. Fëmijët mund të luajnë në shesh lojërash ose të shkojnë në Parkun Aventuror të Dajtit. Ky park aventurash është për të gjitha moshat. Për fëmijët deri në moshën 7 vjeç ka lojëra dhe shtigje të lehta. Lojërat e tjera janë për fëmijët mbi 8 vjeç dhe për të rriturit. Nuk të duhet teknikë apo eksperiencë për të luajtur në Parkun e Aventurave, sqarimet e nevojshme do t’i merrni nga instruktorët. Është një vend për t'u argëtuar me familjen, për të provuar guximin tuaj dhe për të shijuar natyrën e bukur në pyll.
4. Parku i Madh i Tiranës + këndi i lojërave
Parku i Madh Kombëtar në Tiranë është një vend që nuk duhet humbur për të gjithë vizitorët në qytet, të rinj dhe të vjetër. Është zona më e madhe e gjelbër në qytet që mund të shkohet lehtësishtë me këmbë dhe një vend i përkryer për t'u larguar nga zhurmat e qytetit. Familjet mund të marrësh me qira një biçikletë familjare dhe tw shwtisin rreth e qark liqenit. Fëmijët mund të luajnë në këndin e madh të lojërave.
Parku Rinia ndodhet në zemër të qytetit. Është një nga vendet më të njohura në Tiranë, veçanërisht për familjet dhe banorët e Tiranës. Parku Rinia është sot një pikë-takimi për shumicën e njerëzve, pasi n këtë park ndodhet dhe kompleksi i Tajvanit me kafene të këndshme dhe restorante shumë të mira.
6. Kopshti Zoologjik i Tiranës
Kopshti Zoologjik i Tiranës është themeluar në vitin 1966. Si i vetmi Kopsht Zoologjik në Shqipëri, vizitohet nga shumë vizitorë çdo ditë. Mesatarisht treqind njerëz vizitojnë kopshtin zoologjik çdo javë. Kopshti Zoologjik ndodhet pranë Parkut të Madh dhe pranë Kopshtit Botanik. Kopshti Zoologjik së bashku me Parkun e Madh të Liqenit Artificial përbëjnë kurorën e gjelbër të qytetit. Kopshtin zoologjik ka vetëm disa kafshë, por megjithatë ende vlen të vizitohen dhe fëmijët mund të shëtisin nëpër park, të ushqejnë kafshët dhe shpendët. Gjatë fundjavave ka shumë fluks vizitorësh dhe shumica janë prindërit me fëmijët e tyre.
Pazari i Ri ndodhet në sheshin Avni Rustemi, vetëm 8 minuta në këmbë nga qendra e Tiranës. Pazari i Ri u kthye shpejt në atraksionin më popullor të qytetit. Nga dita e inaugurimit në vitin 2017, vizitorët në këtë zonë janë rritur, jo vetëm për ndërtesat e bukura, por edhe baret dhe restorantet. Markata ofron një shumëllojshmëri të perimeve të freskëta, fruta, ushqime deti dhe mish. Është një vend i këndshëm për të kaluar kohë me familjen. Gjatë fundjavës organizohen aktivitete të ndryshme këtu si panaire, koncerte dhe teatro të hapura për fëmijët.
Nëse jeni të interesuar të njihni historinë e trazuar të shqiptarëve, ky është vendi për t'u vizituar. Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i rëndësishëm në Shqipëri dhe përmban një histori të mirë dokumentuar të vendit.
Galeria Kombëtare e Arteve është e vendosur në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit. Galeria aktualisht përmban 4626 vepra arti dhe më shumë se 600 artistë të regjistruar në arkiva. Galeria e Arteve është i vetmi institucion kombëtar që ekspozon, ruan, studion, rivendos, boton, dokumenton dhe arkivon veprat e artit në vend. Familjet shpesh preferojnë të marrin fëmijët këtu dhe të shfrytëzojnë orët e hapura edukative ku fëmijët mund të pikturojnë dhe të mësojnë më shumë mbi artin.
10. Muzeu Kombëtar i Arkeologjisë
Muzeu Arkeologjik Kombëtar ndodhet në sheshin “Nënë Tereza”. Ishte muzeu i parë që u hap në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Fëmijët do të jenë të befasohen duke parë objektet e parahistorisë dhe mesjetës.
Tirana është një qytet që po ndryshon çdo ditë. Atraksione të reja i shtohen qytetit, saqë edhe njerëzit që kanë lindur këtu, nuk i njohin më lagjet e tyre të dikurshme.
Ndaj nëse doni të jeni të përditësuar me ndryshimet e reja që ndodhin në Tiranë ne ju sugjerojmë këto vende.
E nisim vizitën tonë në sheshin Skënderbej. Sheshi Skënderbej është restauruar në verën e vitit 2017 dhe padyshim është destinacioni më i vizituar në Tiranë. Gjatë qëndrimit të shkurtër ne do t’ju tregojmë disa informacione për sheshin dhe godinat përreth si: Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i Kulturës, Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit dhe Banka Kombëtare. Pasi të bëjmë disa foto to atraksioneve pranë sheshit Skënderbej, do të shkojmë në Muzeun Kombëtar për të patur një ide të përgjithshme të historisë së shqiptarëve. Ju mund të zgjidhni nëse doni të vizitoni Xhaminë apo Kullën e Sahatit.
Pas kësaj ne do të drejtohemi për të shkuar te Ura e Tabakëve nga ku do të kalojmë nga rruga Xhorxh Bush. Më pas do të kthehemi nga e njëta rrugë për të shkuar në pedonalen ‘Murat Toptani’ për të vazhduar ecjen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të shohim instalacionin e “Reja” përballë Galerisë së Arteve, Monumentin e Pavarësisë në parkun Rinia, më pas te Piramida dhe monumenti i Postbllokut.
Vazhdojmë përgjatë bulevardit derisa të arrijmë te Pallati i Kongreseve dhe te sheshi “Nënë Tereza”. Për t’u shlodhur mund të shkojmë në zonën e Bllokut për të pirë diçka ose për të ngrënë sipas dëshirës suaj. Nëse doni më shumë për periudhën e errët të komunizmit në Shqipëri mund të shkojmë të vizitojmë dy nga muzetë që ndodhen në qendër të qytetit: Muzeu “Shtëpia me Gjethe” dhe Bunk’Art 2”.
Dajti Adventure Park është një atraksion mjaft popullor në Tiranë, veçanërisht në pranverë dhe verë. Këtë vit hapet në prill, më herët se viti që shkoi. Por si mund të shkoni atje? Ju mund të shkoni me makinë, ose me teleferik. Udhëtimi me teleferik është akoma më magjepsës, pasi mund të shijoni pamjen e mahnitshme mbi fshatrat dhe kodrat e Tiranës. Dhe më e mira është se çmimi i udhëtimit me teleferik është i përfshirë në çmimin e biletës për në Parkun e Aventurave në Dajt. Hyrja në parkun e aventurës kushton 11 euro për të rriturit dhe për fëmijët 8 euro (përfshirë udhëtimin me teleferik).
Sapo të arrini do të shihni se sa shumë njerëz ka, dhe sa shumë i pëlqyer është ky vend. Ndoshta do ju duhet të prisni pak, për të marrë veshjen e duhur dhe jeni gati për aventurë.
Ky park është për të gjitha moshat. Për fëmijët deri në moshën 7 vjeç ishin lojëra dhe shtigje të lehta. Lojërat e tjera ishin për fëmijët mbi 8 vjeç dhe për të rriturit. Nuk duhen teknika të veçanta ngjitje, as përgatitije fizike. Është një vend për t'u argëtuar, për të provuar guximin, për të kapërcyer frikën tuaj dhe për të shijuar natyrën e bukur në pyll. Niveli i vështirësisë fillon në një nivel të ulët, shënuar me ngjyrë të verdhë dhe përparon në një nivel shumë sfidues i shënuar me ngjyrë të kuqe. Fëmijët janë ata që e duan dhe shijojnë më shumë Parkun e Aventurave. Në park ata mund të veprojnë në mënyrë të pavarur, të përpiqen dhe të dështojnë dhe të përpiqen përsëri, të kapërcejnë frikën e tyre pa asnjë rrezik. Stafi i Parkut Aventurës së Dajtit është shumë i vëmendshëm dhe i dobishëm.
Çdo shteg përfundon me rrëshqitje në litar, ku njerëzit ulen me shpejtësi nga lart-poshtë. Kjo është një përvojë fantastike, dhe gjithkush do të donte ta përsëriste shumë herë.
Shumë të huaj apo turistë po e frekuentojnë këtë park që kur u hap në 2017. Kjo është një arsye tjetër për të vizituar Malin e Dajtit, nga i cili pamja është spektakolare.
Ky atraksion i shtuar e vendos Tiranën në listën e qyteteve për turizëm aktiv. Turistët në Tiranë mund të zgjasin qëndrimin e tyre në qytet dhe të provojnë edhe disa nga atraksionet e saj periferike, përveç qendrës së qytetit.
Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe. Pas muajit Mars, herë me shi e herë me diell, vjen Prilli me motin e ngrohtë.
Këtë muaj janë planifikuar disa evente madhore në Tiranë duke filluar me Panairin e Tretë Ndërkombëtar të Turizmit, Ballon Vjeneze Edicioni i Dytë, Panairi i Edukim dhe Punësim deri në koncertin e madh të Olen Cesarit me artistë të tjerë me famë botërore. Qëndroni të përditësuar me eventet në Tiranë në këtë link. Kini parasysh që shumica e evente në Tiranë njoftohen një ose dy javë para se të zhvillohen.
Në 21 Prill festohen Pashkët dhe 28 Prill Pashkët Ortodokse. Komuniteti i Krishterë në Shqipëri e feston në mënyra të ndryshme, por e përbashkëta është shkuarja në kishë, më pas gatimet tradicionale të ditës së shënuar, pa harruar “vezët e ngjyrosura” si simbolikën e festës.
Nëse jeni në Tiranë gjatë festës së Pashkëve, ne ju sugjerojmë të vizitoni Katredalen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” dhe Kishën Katolike të Shën Paulit, për të ndjerë atmosferën e Festës së Pashkëve.
Në Prill është parashikuar mot i ngrohtë, me temperatura që arrijnë deri në 20 gradë në javën e parë. Koha është perfekte për të shijuar sa më shumë qytetin me baret e hapura, koncerte, shëtitje si dhe natyrën në destinacionet turistike përreth Tiranës.
Një pranverë aventuriere
Sapo ngrohet koha, të gjithë duan të jenë sa më shumë në natyrë. Disa preferojnë shëtitjet, disa preferojnë të organizohen me familjen ose miqtë për piknik në parqet e Tiranës si në Parkun e Madh, Parku Rinia ose në fshatrat e Tiranës. Parku Kombëtar i Malit të Dajtit është një mundësi e shkëlqyer argëtimi dhe pushimi. Ju mund të provoni adrenalinën që ju fal Parku i Aventurave në Dajt, i krijuar për të rritur dhe fëmijë.
Nëse ju pëlqen të vizitoni destinacione natyrore të reja në Tiranë, keni një sërë mundësi zgjedhje. Udhëtim në Liqenin e Bovillës, në Farkë, Kasharë, Pezë, Shëngjergj, Pëllumbas, Petrelë, Prezë, ose udhëtim në Malin me Gropa. Të gjithë këto destinacione ofrojnë pamje mbresëlënëse të lulëzimit dhe gjelbërimit. Të gjitha këto destinacione janë të listuara në faqen tonë këtu, ku mund të zgjidhni dhe të na kontaktoni për të rezervuar udhëtimin tuaj.
Gjatë Prillit do të shihni që njerëzit preferojnë të drekojnë në restorante të hapura, në tarraca etj (shih këtu). Të huajt e kanë lakmuar ushqimin në Tiranë për ndërthurjen e gatimeve me ndikim kultura të ndryshme.
Për të apasionuarit pas fotografisë, mos harroni të postoni fotot tuaja nga pranvera në Tiranë duke përdorur hashtag #TiranaSpring2019. Si të marrësh pjesë? Lexo në link rregullat e pjesëmarrjes.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Është një ditë që duhet t’i kujtojmë vetes të buzëqeshim më shumë dhe t’i gëzohemi. Kjo ditë rastis dhe me ekuinoksin pranveror, kur nata dhe dita kanë të njëjtën kohëzgjatje në të gjithë botën. Secili prej nesh ka arsye që te jetë i lumtur, një ndër arsyet e mëdha është se jemi qënie të lira humane që jetojmë në një planet që ngrohemi nga dielli dhe vazhdojmë procesin e jetës. Le të festojmë këtë ditë, për t’i kujtuar vetes dhuratën e ‘Nënës Natyrë’.
Ekuinoxi pranveror shënon gjithashtu ndërrimin e stinëve nga Dimër në Pranverë, hemisfera veriore shtyhet drejt diellit, ditët bëhen më të gjata dhe netët më të shkurtra. Në këtë periudhë i gëzohemi ardhjes së pranverës dhe ditëv të ngrohta. Për miqtë që ndodhen në Hemisferën e jugut, atje shënohet ndryshimi i stinës në vjeshtë.
Të gjitha fotot janë autorësi e Visit Tirana.
Visit Tirana shpalli mbrëmjen e së mërkurës, në 13 Mars te Reja çmimet e konkursit #TiranaWinter2019. Eventi i ceremonisë u organizua nga DMO Albania.
Nga 1844 foto me hashtag #TiranaWinter2019 të postuara në Instagram nga periudha 1 Dhjetor 2018-28 Shkurt 2019 fillimisht u përzgjodhën 50 foto të cilat u shfaqën në video gjatë hapjes së ceremonisë. Nga 50 fotot, u zgjodhën 10 foto më të mirat, ku 6 prej tyre u vlerësuan me certifikata mirënjohje dhe 4 me çmime të mëdha fal sponsorave të konkursit.
Ky është konkursi i 9-të i organizuar nga Visit Tirana dhe DMO Albania. Të gjitha këto konkurse kanë si qëllim promovimin e Tiranës si destinacion turistik, ku mund të shijosh gjallërinë e kryeqytetit në çdo stinë, po ashtu dhe turizmin në natyrë, në Dajt, në Shëngjergj, Pëllumbas etj. Prej 3 vitesh Visit Tirana nëpërmjetë këtyre konkurseve fotografike ka inkurajuar dhe vlerësuar me çmime fotografë amator dhe profesionist. Suksesi i këtyre konkurseve janë komuniteti i madh që na rrethon dhe bëhet pjesë e këtyre aktiviteteve të Visit Tirana.
Me mbështetjen e sponosorave të këtij konkursi u vlerësuan 4 fituesit kryesorë si më poshtë:
Çmimi i parë: Erald Halili (foto me drone) nga Dajti. Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë e një nate akomodimi në hotelin më të ri dhe modern në Bllok, në Metro Hotel.
Çmimi i dytë: Anxhi Çeliku (Liqeni i Lepurit, Shëngjergj). Anxhi Çeliku fitoi një aparat fotografik të çastit të njohur si Instax Emotions ofruar nga Fuji Film Albania.
Çmimi i tretë: Dy janë fituesit e çmimit të tretë: Enea Mustafaraj (Atmosfera e Vitit të Ri) dhe Erisa Shaba (foto në dëborë nga Shkallët e Tujanit). Fituesit e çmimit të tretë do të shijojnë një drekë në restorantin Meksikan “Serendipity”.
6 fotot më të mira të cilat u vlerësuan me certifikata mirënjohje: Arjan Carja, Apostjon Thimjo, Drilon Neli, Mirjan Beca, Nertil Zhuri, Valter Zhara.
VisitTirana organizon edicionin e 10-të të fotografisë në mediat sociale, #TiranaSpring2019. Ndani një moment të veçantë nga Tirana duke përdorur hashtag #TiranaSpring2019 dhe publikojeni në Instagram dhe Facebook duke shkruajtur dhe një tekst të shkurtër. Pranohen foto nga 1 Mars 2019 deri në 31 Maj 2019.
Çmimet e #TiranaSpring2019
Me ndihmën e partnerëve tanë, Elite Palace Hotel, restorant “Gambero Gourmet” dhe PaintBall Zone Mëzez, do të shpërblejmë tre fitues: një natë akomodimi në Elite Palace Hotel, një drekë për dy persona në restorantin Gambero Gourmet, dhe një lojë falas për 6 persona në PaintBall Zone Mëzez.
Çmimi i parë
Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë të shijojë një akomodimi për dy persona në Elite Palace Hotel , ku janë të përfshira hyrja në SPA, sauna dhe jakuzzi. Elite Palace është një nga hotelet më elegante dhe luksoze në Tiranë, Shqipëri.
Çmimi i dytë
Fituesi i çmimit të dytë do të ketë mundësinë të shijojë një drekë për dy në restorantin Gambero Gourmet , një nga restorantet më ekskluzive dhe me një kuzhinë të nivelit të lartë në Tiranë, Shqipëri. Vendi ku shijohet ushqim i mirë dhe me çmime të arsyeshme.
Çmimi i tretë
Fituesi i çmimit të 3-të do të fitojë një lojë falas me 5 miq të tjerë në PaintBall Zone Mëzez. PaintBall Zone Mëzez do të ofrojë mundësinë për fituesin e vendit të tretë që së bashku me 5 miqtë e tij të argëtohen me lojën fantastike te paintball (gjuajtje me bojë).
Fituesit do të shpallen në muajin Qershor 2019.
Faleminderit dhe fat të gjithë konkurrentëve! Konkurset e mëparshme:
Rregullat dhe Kushtet
Rregullat dhe kushtet e mëposhtme zbatohen për të gjitha konkurset e fotografive, të organizuara nga VisitTirana.
Në konkurs marin pjesë të gjithë ata që postojnë foto nga Tirana dhe rrethinat e saj në çdo stinë të vitit. Foto shoqërohet me një përshkrim të shkurtër që shpjegon vendin ku është fotografuar si dhe emocione të fotografit. Teksti nuk duhet të jetë më i gjatë se 100 fjalë. Konkurset janë të gjitha free, pra pjesëmarrja është pa pagesë.
Rregullat e pjesëmarrjes
Si zgjidhet fituesi
Media e njohur Italiane Corriere della Sera, në rubrikën e udhëtimeve ka publikuar një artikull promovues të një turi 6 ditor në Shqipëri.
Më poshtë një përmbledhje e artikullit.
Një kështjellë veneciane, zbulime mbresëlënëse arkeologjike, vreshta si në Toskanën italiane, këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në Shqipëri. Ashtu si gazetari Italian Indro Montanelli përshkruante Tiranën në vitin 1939 si një vend plot me kontraste: “ku sheh makina të shtrenjta, karroca kuajsh në të njëjtën rrugë”. Kështu, edhe në ditët e sotme Tiranën moderne e gjejmë me shumë kontraste.
Gazetarja Marisa Fumagalli bën një përshkrim të ecurisë së Tiranës, duke e nisur me gjurmët e stilit Italian dhe më pas ato të kohës së komunizmit deri në Tiranën plot ngjyra dhe jetë të ditëve të sotme. Në Tiranë do të shihni ndërtesa të stilit Italian, ndërtesa të larta e modern, pallatet e kohës së komunizmit por me ngjyra të forta, një kontrast i bukur që duhet vizituar” thuhet në artikull.
Më poshtë është artikulli original
Una cittadella veneziana, scavi archeologici sorprendenti, vigneti «in stile toscano». Sei giorni di full immersion in un Paese che progetta il future
Sulla «modernità» di Tirana, capitale dell’Albania, già discettava, nel 1939, un giovane Indro Montanelli, pur sottolineandone gli evidenti contrasti. «È un mondo mescolato, pittorescamente mescolato: ci trovi automobili di lusso e carrozze preistoriche intente a suonare la tromba come fossero automobili anch’esse...», scriveva nel suo reportage Albania, una e mille. Era l’epoca dell’occupazione italiana che ha lasciato tracce, ben visibili ancora oggi. Per esempio, le architetture razionaliste dei palazzi «ministeriali» lungo il Boulevard, l’arteria principale della città. Ma al Paese delle Aquile toccò poi la dittatura comunista di Enver Hoxha, durata quarant’anni. Infine, all’alba degli anni Novanta, il cammino difficile di ripresa democratica; un accidentato percorso verso la contemporanea modernità. Perfino spiazzante per gli italiani che non sono mai stati in questa terra, distante un braccio di mare dalla Puglia. Italiani fermi nell’immaginario all’esodo di molti albanesi che, a bordo di gommoni, guadagnavano le nostre coste per rifarsi una vita migliore.
Tirana e quella rinascita a tutto colore
Ma oggi c’è un’Albania che non ti aspetti, tutta da scoprire. Cresciuta velocemente (e anche caoticamente), soprattutto nei centri urbani. Tirana, innanzitutto. Un passo indietro: l’attuale premier dell’Albania, Edi Rama (artista, figlio di uno scultore), eletto sindaco della capitale agli inizi del nuovo millennio (rimase in carica fino al 2011), fece dipingere di molti colori i grigi e desolati edifici lasciati in eredità dal regime di Hoxha, per dare senso, anche visivo, alla rinascita. Un ricordo ormai, surclassato dai moderni grattacieli. Così l’aeroporto: nel 2003, anno del nostro primo viaggio in Albania, attorno alla pista pascolavano le pecore, e l’area passeggeri era poco più di una baracca.
Sei giorni di tour tra passato e futuro
Ora i lettori del «Corriere della Sera» che vorranno partecipare al tour in Albania qui proposto, atterreranno nello scalo modernissimo intitolato a Madre Teresa; a Tirana, alloggeranno in un hotel a 5 stelle, scoprendo perfino la “dolce vita” della capitale, per usare un’espressione che richiama un effervescente periodo italiano. Si parte il 27 aprile. E per 6 giorni di tour, organizzato con il supporto di «Francorosso», ci sarà tempo di scoprire l’Albania di oggi e di ieri. Da Tirana a Kruja, l’antica capitale, città-simbolo della resistenza anti-ottomana, ben rappresentata nel museo di Giorgio Scanderbeg, l’eroe nazionale. All’ingresso del castello, il caratteristico bazar. E Scutari, affacciata sull’omonimo lago. L’abitato sorge ai piedi di una cittadella veneziana, costruita nel XV secolo. Testimonianza del periodo in cui la città fece parte della Repubblica di Venezia.
Un tuffo tra natura e città di pietra
Si punta a Sud per Albania archeologica. Da Apollonia, una delle più importanti colonie greche, al gioiello archeologico del Paese, il Parco di Butrinto (sito Unesco), colonia greco-romana. È conosciuto per il suo eco-sistema e le rovine stesse sono nel mezzo di una giungla mediterranea. Gli scavi più importanti si devono all’archeologo italiano Luigi Maria Ugolini, che operò negli anni Trenta del ‘900. Patrimonio Unesco è anche il centro storico di Berat dominato da un castello-fortezza. Mentre Argirocastro, la “città di pietra”, è un museo a cielo aperto. La sosta nella casa natale (oggi museo) di Ismail Kadare ci narra del principale scrittore albanese, tradotto in tutto il mondo. La spettacolarità della natura viene riassunta durante il viaggio nella visita all’Occhio Blu, sorgente carsica che deve il suo nome al colore delle acque. Oltre Tirana, ecco la modernità (e la speculazione edilizia) dei centri urbani, a Saranda, a Valona e a Durazzo. Non è tutto.
Tra le tappe anche vigneti e una cantina speciale
Il tour albanese si snoda fra coste, spiagge, castelli, monasteri. Da segnalare il curioso “passaggio” in una cantina di Kavaje. Esempio virtuoso del nuovo corso vitivinicolo del Paese. Il signor Fatbardh Belba ha appreso l’arte del vinificare in Toscana. Tornato in Albania, ha messo a frutto l’esperienza, impiantando vigneti nella fertile terra e producendo ottimi vini. Il viaggio si chiude dove era cominciato, con il giro della capitale (l’anfiteatro romano, la torre veneziana, il museo archeologico), senza trascurare la movida, passeggiando nel Bllok, il quartiere della vita notturna. Infine, dal monte Dajti (si raggiunge in funicolare) l’addio all’Albania. Qui, lo sguardo panoramico abbraccia Tirana, e oltre.
Tirana ka qenë gjithmonë e lidhur me emrin e familjes së famshme Toptani, dikur pronari më i madh i tokës në atë që sot është qendra e kryeqytetit. Si u bë familja Toptani 'pronare' e Tiranës gjatë shekullit XVI?
Ekzistojnë dy versione për origjinën e emrit Toptani. Të dyja versionet i jep shkrimtari dhe diplomati francez Jules Alexandre Theodore Degrand, i cili ishte konsull në Shkodër më 1900. Versioni i parë flet për një histori e lidh mbiemrin Toptani me Principatën e Topiajve, familjen e burrit të Mamicës, motrës së Skënderbeut. Legjenda flet për një fëmijë të gjetur nga ushtarët turq që hynë në Krujë dhe plaçkitën shtëpinë e Mamicës, motrës së Skënderbeut, e martuar me Tanush Muzakë Topinë. Fëmija, thuhet në legjendë, bëhet më vonë themeluesi i fisit Toptani, anëtarët e të cilit ishin të gjithë luftëtarë të mëdhenj. Shtëpia e tyre ishte si një muze. Muret ishin zbukuruar me motive lulesh e pemësh rreth dritareve. Kishte objekte ari dhe argjendi në mure, shumica prej tyre armë me vlera historike. Kishte edhe kostume të bukura tradicionale, dhe disa trofe, të cilat ishin krenaria e shtëpisë. Toptanët ishin një familje shumë e madhe dhe e njohur gjerësisht, shprehej Degrand.
Versionin e dytë, Degrand e nis përshkrimin e tij për Tiranën që prej vitit 1600. Në atë kohë, një burrë me emrin Sulejman Bargjini kishte ndërtuar një xhami, një furrë dhe disa banjo, të gjitha në një tokë që më parë ishte një pyll me kasolle të vogla të varfra. Ky është vendi ku sot gjendet Tyrbja me tetë kolona, në afërsi me Kullën e Sahatit dhe Xhaminë Et’Hem Bej.
Megjithatë, Tirana është shumë më e vjetër, nëse i referohemi Marin Barletit, autorit të shekullit të 16-të të historisë së Skënderbeut. Barleti e quajti qytetin Tyrana, dhe kjo është dëshmi e mjaftueshme për të hedhur poshtë pohimet se qyteti e kishte marrë këtë emër pas Teheranit, kryeqytetit të Iranit.
Sulejman Bargjini u vra në Bagdad. Ishte djali i tij Ahmeti, i cili përfundoi xhaminë dhe ndërtoi një çezme. Më vonë, nipi i Ahmetit ndërtoi shtëpinë e tij këtu. Ajo u quajt Kulla e Madhe dhe kishte mure të forta dhe një kullë të rrumbullakët. Kur vdiq Ahmet Pasha, ai la katër vajza në moshë të re. Të afërmit e tyre kërkuan mbrojtje nga një familje e fuqishme si ajo e Kapllan Pashës së Krujës. Ata i ofruan atyre që katër vajzat jetime të fisit Bargjini të lidhnin martesë me djemtë e tij. Kapllan Pasha, stërgjyshi i Esat Toptanit, pranoi ofertën, pasi vajzat e Bargjinit ishin të pasura dhe zotëronin toka rreth Tiranës. Djemtë e Kapllanit u zhvendosën në Tiranë dhe gjithë familja mori mbiemrin Toptani. Në turqisht 'Toptan' do të thotë ‘të gjithë bashkë ’. Legjenda thotë se kur familja u transferua në Tiranë, Kapllan Pasha tha: Tani ata janë të gjithë bashkë. Prandaj moren mbiemrin Toptan.
Esati i ri ishte një prej trashëgimtarëve të fisit. Kur ishte fëmijë ai qëndronte në majë të mureve të vjetra që rrethonin vilën dhe shihte përballë aty është sot Hotel Dajti, dhe shihte përtej hapësirën e pafundme të gjelbëruar. Pasi në atë kohë nuk kishtë shumë ndërtesa.
Esati shkoi në Stamboll në 1891 dhe u martua me një grua të bukur turke të quajtur Shadije Aziz. Esadi ishte atëherë 27 vjeç. Ai ishte divorcuar me gruan e tij të parë me të cilin kishte tre vajza: Nafije, Mahmude dhe Pertefen. Esati qëndroi vetëm 3 javë në Stamboll dhe u kthye në Tiranë për të menaxhuar pronat e tij bashkë me gruan e tij të re. Siç tregonte kunati i tij, Fikret Aziz, Esati ishte i pasur. Të ardhurat e tij vjetore nga tokat e tij arritën në 200 mijë franga, rreth 1 milion dollarë në ditët e sotme.
Pjesa më e gjallë e qytetit në atë kohë ishte pazari, të cilin e Esati e kishte restauruar me paratë e tij. Shumë mjeshtra dhe artizanë punonin atje gjatë ditës. Kur Esati vizitonte pazarin, njerëzit ndalonin punën e tyre dhe e përshendesnin.
Kur koha ishte e mirë, burrat dhe gratë e Toptanit dilnin për piknik poshtë kodrës së Shën Prokopit në periferi, ku shtronin qilima dhe jastëkë dhe uleshin për të ngrënë ushqim të gjithë bashkë. Njerëzit hidhnin valle dhe këndonin për orë të tëra.
Fuqia e klaneve si ajo e Toptanve matej me numrin i ushtarëve që ishin të gatshëm të rekrutoheshin në luftë. Toptanët ishin në gjendje për të ngritur një ushtri të vogël prej 500 vetësh dhe që e ndihmuan atë të bëhet më e pasur gjatë Perandorisë Osmane.
Sot, një numër ndërtesash e rrugësh në Tiranë mbajnë emrin Toptani: Qendra Tregtare Toptani, Pedonalja Toptani, Shtëpia Selim Pasha Toptani (1833-1840) dhe Kalaja Toptani, e cila u restaurua dhe u hap në vitin 2018.
Përshtatur nga libri i Ilir Ikonomit: "Esat pashë Toptani - Njeriu, Lufta, Pushteti" (Tiranë, 2016)
Nga sheshi “Skëndërbej”, te liqeni Artificial, mali i Dajtit dhe rrethinat e tjera të Tiranës kemi përzgjedhur fotot më të mira të kësaj javës, shumë prej tyre janë pjesë e konkursit tonë të fotografisë #TiranaWinter2019. Përzgjedhja është bërë në mënyrë të tillë që të tregoj dimesionet e ndryshme të Tiranës.
Po e nisim me foton e superhënës e shkrepur në malin e Dajtit nga Gerti Shella. Në rrjet shpërthyen fotot me hënën e datës 19 Shkurt.
Kalaja e Tiranës që sa është hapur ka tërhequr plot njerëz që nuk kanë reshtur së dërguari foto duke na bërë tag në Instagram. Këtë javë ne kemi zgjedhur foton e bërë me drone nga @capture.blog
Perëndimet e diellit në dimër janë vërtet me ngjyra fantastike, një ndër këto është perëndimet është shkrepur nga @nertilzhuri, në sheshin “Skënderbej”.
Kalaja e Petrelës është mjaft e preferuar si destinacion zakonisht fundjavave, për shkak të historisë që mbart dhe vendndodhjes me pamje të mrekullueshme nga lugina e Erzenit dhe zonës përreth. Fotoja nga Kalaja e Petrelës është dërguar nga @fab_muh .