Historia e Shallvareve- banesat e stilit komunist

Turistët në Tiranë nuk i njohin këto vende, por vendasit në Tiranë i njohin shumë mirë. E keni menduar ndonjëherë se përse e kanë marrë këtë emër këto lagje të njohura?

Shallvare është një emër i çuditshëm, i cili nuk është as në gjuhën shqipe. Zona e pallatave përballë parkut Rinia, e cila është një zonë plot me bare, restorante dhe dyqane. Pallatet e Shallvareve fillojnë që nga ndërtesa përballë Bankës Kombëtare dhe vazhdojnë deri në fund të rrugës ku ndodhet lumi Lana.

I gjithë kompleksi i apartamenteve të Shallvareve ka një stil sovjetik arkitekturor. Janë pallate 5-katëshe me dhoma dhe ballkone të vogla. Inxhinieri Orhan Sakiqi ka dhënë një intervistë këto ditë në mediat shqiptare dhe ka sqaruar se ka dy versione për origjinën e Shallvareve; versioni i parë është i lidhur me pasanikun e asaj kohe të quajtur Miltiadh Shallvari, i cili ishte pronar toke në atë zonë dhe versioni i dytë është se termi shallvare vjen nga Turqishtja, e cila do të thotë “brekushe”, të cilat përdoreshin nga garnizioni turk në kohën kur luanin futboll në fushën gjigande në atë zonë. Pranë kësaj fushe të madhe ndodheshin disa shtëpi dy katëshe, ku jetonin disa prej familjeve të njohura Tiranase, si sopranoja Tefta Tashko, historiani Osman Myderizi etj. Shtëpia me Gjethe, e cila tashmë është kthyer ne muze, po në këtë zonë, dikur ishte qendra shëndetësore e Dr. Basho, ndërsa një prej ndërtesave të vjetra aty, ishte dhe Shtëpia Botuese e para në Tiranë, e quajtur “Gutenberg”.

Ndërtimi i pallatave Shallvare filloi në vitin 1951-1953. Zona ishte zgjedhur nga Komiteti Qendror sepse hapësira ishte e madhe dhe pranë qendrës së Tiranës. Në të njëjtën kohë në Parkun Rinia përballë Shallvareve, u mbollën pemë nga studentët e Universitetit Bujqësor. Pra ideja për zhvillimin e plotë të zonës ishte e pandalshme. Arkitekti i këtyre ndërtesave ishte Gani Strazimiri, i specializuar në Bashkimin Sovjetik. Stili arkitekturor u adaptua i gjithi nga Moska, dhe ndaj ishte i lehtë për t’u realizuar.

Puna vazhdoi më pas me pallatet Agimi, në anën tjetër të lumit Lana. Ato u quajtën pallatet Agimi, që përkon me domethënien e ditës së re. Të gjitha këto apartamente kanë të njëjtin stil, dhe ishte e lehtë të përfundoheshin në kohë rekord për dy vite (1953-1955). Rreth 500-600 të burgosur politik kanë punuar në ndërtimin e këtyre pallatave.

Arkitektët e përfunduan bllokun me të njëjtat projekte, duke vazhduar me të njëjtin stil përgjatë bulevardit Zhan D’Ark, duke krijuar formën e shkronjës “U”, ky stil vazhdonte deri në rrugën e Myslym Shyrit. Pallatet e Myslym Shyrit  përfunduan në vitin 1964. Gjithashtu në të njëjtën dekadë u ndërtuan pallatet e rrugës “4 Shkurtit”, e cila tani njihet si rruga Ibrahim Rugova e njohur ndryshe si zona e famshme e Bllokut. Me të njëjtin stil vazhduan dhe ndërtesat deri te 21 Dhjetori dhe Rruga e Kavajës. Disa njerëz i quajnë këto apartamente 5 katëshe të shëmtuara.  Në fakt veç modelit dhe ngjyra e tyre e kafe, i jepte një pamje të zymtë qytetit. Për këtë arsye Kryetari i Bashkisë në atë kohë Edi Rama (kryeministiri aktual) dhe kryetari i bashkisë aktual Erion Veliaj, po i lyejnë këto ndërtesa me ngjyra të ndezura dhe forma të ndryshme për t’i bërë më tërheqëse këto lagje, të cilat ndodhen në zemër të Tiranës. Në pamundësi për t’i prishur, lyerja e tyre me ngjyra, është mënyra më e mirë për t’i dhënë bukuri këtyre lagjeve qëndrore të kryeqytetit.

Share this article

Other News to Read

Përjetoni eksperiencat më të bukura në tetor në Tiranë

Tetori është një muaj i jashtëzakonshëm për aktivitete në natyrë, shëtitje dhe koncerte në qiell të hapur. Është…

Përshtypja ime e parë për Tiranën

Unë jam Chiara Anzuino, një studente italiane që kam mundësinë të kaloj një muaj të tërë në Tiranë,…

Gjëra që mund të bësh në shtator 2024 në Tiranë

Gjëra që mund të bësh në shtator 2024 në Tiranë. Mirë se erdhe vjeshtë! Moti është akoma i…

Sawasdee masazh tajlandez- spa unike në Tiranë

Sawasdee masazh tajlandez- spa unike në Tiranë. Vendi ideal per tu relaksuar dhe per tu kujdesur per trupin…

Subscribe to our Newsletter!