Çfarë të bësh në Gusht në Tiranë
Gushti është muaji I fundit I verës në Tiranë. Është muaji kur thuajse shumica e qytetarëve vendas zgjedhin ti largohen qytetit dhe të pushojnë pranë detit. Por ndërsa vendasit largohen, turistët e huaj janë të shumtë. Sivjet Tirana ka qenë plot me turistë të cilët preferojne kryesisht eventet në mjedise të hapura.
Gushti sjell në Tiranë disa artistë si Dire Straits, Jason Derulo, Gypsi Kings. Rikthehen evente si Color Day Festival.
Rekomandime ne gusht
Duke qene një muaj I nxehtë, sigurisht arratisja drejt Malit të Dajtit apo zonave prane lumit dhe pishinave është mundësia më e mire për të shmangur vapën ne Tiranë.
Në Dajt merrni fëmijët me vete dhe shkoni të Parku I Aventurave, ku është jo vetëm fresket por dhe një mënyrë e mire për ti mbajtur fëmijët në formë të mire sportive.
Tirana ka rreth 10 liqene ku mund të shijoni një kafe pranë mjediseve të fresketa
Durrësi gjithsesi është vetem 30 minuta larg dhe mund të shijoni vajtje ardhje plazhin ditor. Bileta kushton vetem 200 lekë nese merrni autobusin.
Tirana has about ten lakes where you can enjoy a coffee near fresh surroundings.
However, Durrës is only 30 minutes away, and you can enjoy the beach daily. The ticket costs only 200 lek if you take the bus.
Ture dhe aktivitete
Në sugjerojmë turet autentike të Tiranës, si turin e veshjeve popullore, turin e qendisjes, turin e verës dhe rakise, etj. Gjithashtu sugjerojmë turet ditore në Bovillë, Tujan, Kanioni i Erzenit, Shpella e Pellumbasit, Kalaja e Petrelës etj
Një udhëtim në këto zona u jep mundësi dhe komuniteteve që të presin turistë. Mos harroni të ndaloni të konsumoni një kafe apo dhe një ushqim në këto zona, të ndieni mikpritjen rurale dhe të shijoni ushqime e bëra në shtëpi. Ne mbështesim turizmin e qendrueshëm, një turizëm që I ofron të ardhura komunitetit dhe nuk ndot mjedisin
Ku mund te hash
Morsi Tirana është një restorant italian me ushqime të shijshme. Në mbrëmje mund të provoni edhe kokteje fantastike. Restoranti Habitat është një ambient i këndshëm në rrugën e Kavajës, ku mbizotërojnë prodhimet e detit. Në TEG ju sugjerojmë restorantin Amo Sushi dhe Veranda. Ballkoni i Dajtit është gjithmonë një mundësi e shkëlqyer për të shijuar ushqimin dhe pijet.
Bli suvenire
Në Tiranë ka shumë dyqane ku mund të blini suvenire si e memorie nga Tirana. Visit Tirana po ofron suvenirët e saj të markës me atraksionet më të mira të Tiranës të printuara mbi to me materiale eko-miqësore. Kur blini një produkt duke vizituar Tiranën, merrni me vete edhe suvenirin dhe historinë e Tiranës, pasi çdo produkt ka kodin e tij QR me historinë përkatëse. Nëse dëshironi dhurata nga Shqipëria, na kontaktoni për suvenire në contact@visit-tirana.com. Për produkte të tjera të prodhuara në Shqipëri shikoni www.blishqip.al
Other News to Read
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare
ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë
Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri
Dhjetori është një nga muajt kur shqiptarët shpenzojnë më shumë para. Blerja e dhuratave për vitin e ri po…
Dhjetori në Tiranë: Atmosfera magjike e festave
Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…
Parada e shqiptarëve në Ditën e Pavarësisë
Më 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana u bë qendra e bashkimit kombëtar,…