Sofra e Tiranës- festa e traditës kryeqytetase
Sofra e Tiranës- festa e traditës kryeqytetase
Prej 31 vitesh Sofra e Tiranës është një event i shumëpritur nga komunuiteti tirons. Ata që kanë lindur në Tiranë kanë një nostalgji për këtë event ku ata mund të dëgjojnë të gjitha këngët e tyre të preferuara, por dhe të nderojnë bijtë e Tiranës, ata që kanë dhënë më shumë për këtë qytet.
Sofra e Tiranës erdhi në këtë edicion në një atmosferë të pazakontë, pasi vetëm pak muaj më parë, ideatori, themeluesi dhe organizatori i kësaj sofre, Arben Tafaj, u nda nga jeta krejt papritur në kulmin e punës dhe aktiviteteve që ai mbështeste në Tiranën që e donte aq shumë.
Pavarësisht kësaj dhimbjeje të madhe, familja e tij, pasaardhësit, nuk mund ta linin Festën e Tironës pa e organizuar, njësoj si ai e krijoi dhe organizoi për vite me radhë.
Ilir Tafaj, vëllai i Arbenit, që tashmë drejton Fondacionin e sapo krijuar “Fondacioni Arben Tafaj”, drejtoi këtë vit gjithë organizimin e Sofrës Tironase, me shumë këngëtarë të ftuar, duke akorduar dhe një sërë cmimesh për kontribuesit e kryeqytetit ndër vite.

Ermonela Jaho ishte një ndër emrat e njohur të ftuar në këtë Sofër, një vajzë tiranase që sot nderon emrin shqiptar në skenat më të mëdha të botës, sopranoja ndoshta më e njohur e momentit në gjithë Europën. Ermonela përvec se u nderuar me Cmimin “Misionare e qytetit”, ajo këndoi dy këngë shqip të mrekullueshme për spektatorët, ku njëra nga këngët ishte në duet me organizatorin Ilir Tafaj, gjithashtu muzikant.


Other News to Read
Çfarë të bësh në Gusht 2026 në Tiranë
Gushti është muaji i fundit i verës në Tiranë dhe sjell një ritëm ndryshe në kryeqytetin shqiptar. Ndërsa…
Çfarë të bëni në Korrik 2026 në Tiranë
Çfarë të bëni në Korrik 2026 në Tiranë. Tirana është unike këtë korrik: Kulturë, Evente, Natyrë dhe Protesta…
Turizmi i protestave: një arsye më shumë për të vizituar Tiranën
Turizmi i protestave: një arsye më shumë për të vizituar Tiranën
Pse investimi në Zvërnec nuk pasuron shqiptarët!
Turizmi i qëndrueshëm minimizon impaktin negativ në mjedis, dhe maksimizon përfitimet për komunitetin. Modeli i fundit i resortit…