Sofra di Tirana: la festa tradizionale della capitale

 

Prej 31 vitesh Sofra e Tiranës është një event i shumëpritur nga komunuiteti tirons. Ata që kanë lindur në Tiranë kanë një nostalgji për këtë event ku ata mund të dëgjojnë të gjitha këngët e tyre të preferuara, por dhe të nderojnë bijtë e Tiranës, ata që kanë dhënë më shumë për këtë qytet.

Sofra e Tiranës erdhi në këtë edicion në një atmosferë të pazakontë, pasi vetëm pak muaj më parë, ideatori, themeluesi dhe organizatori i kësaj sofre, Arben Tafaj, u nda nga jeta krejt papritur në kulmin e punës dhe aktiviteteve që ai mbështeste në Tiranën që e donte aq shumë.

Pavarësisht kësaj dhimbjeje të madhe, familja e tij, pasaardhësit, nuk mund ta linin Festën e Tironës pa e organizuar, njësoj si ai e krijoi dhe organizoi për vite me radhë.

Ilir Tafaj, vëllai i Arbenit, që tashmë drejton Fondacionin e sapo krijuar “Fondacioni Arben Tafaj”, drejtoi këtë vit gjithë organizimin e Sofrës Tironase, me shumë këngëtarë të ftuar, duke akorduar dhe një sërë cmimesh për kontribuesit e kryeqytetit ndër vite.

Ermonela Jaho ishte një ndër emrat e njohur të ftuar në këtë Sofër, një vajzë tiranase që sot nderon emrin shqiptar në skenat më të mëdha të botës, sopranoja ndoshta më e njohur e momentit në gjithë Europën. Ermonela përvec se u nderuar me Cmimin “Misionare e qytetit”, ajo këndoi dy këngë shqip të mrekullueshme për spektatorët, ku njëra nga këngët ishte në duet me organizatorin Ilir Tafaj, gjithashtu muzikant.

    
Më tej gjithë të pranishmit shijuan këngët dhe vallet Tiranase në një atmosphere vertet festive. Nga Artjola Toska, te Valbona Mema, Pajtim Struga me te bijën, prania e të rinjve, tregon se kjo feste dhe gjithë muzika do të vazhdojnë për brezat që do vijne. Sofra e Tiranës do të vazhdojë të mbetet e shtruar jo vetëm për tiranasit që linden dhe u rritën këtu, por dhe për gjithë mysafiret që jetojnë sot, dhe janë bërë pjese integrale e qytetit. Një popull gjykohet nga mënyra se si I pret të të ardhurit, dhe Tiranasit janë më zemërhapurit dhe mikpritësit e Shqipërisë. Festa vazhdon, tradita e të parëve jeton.

Share this article

Other News to Read

Tirana Photo Festival 2025- MEDITERRANEO

Il Tirana Photo Festival 2025 si è svolto dal 18 al 30 giugno 2025 a Tirana e il…

Cosa fare a luglio a Tirana

Benvenuto Luglio! E’ ora di entrare nel vivo dell’ estate: Tirana e’ la destinazione migliore che tu possa…

Sofra di Tirana: la festa tradizionale della capitale

Sofra di Tirana: la festa tradizionale della capitale

Un nuovo studio sul DNA conferma l’origine illirica degli albanesi

Un nuovo studio sul DNA conferma l’origine illirica degli albanesi

Subscribe to our Newsletter!