Edukimi i te rinjve me trashegimine kulturore te Tiranes

Edukimi i të rinjve me trashëgiminë kulturore të Tiranës, titullohej projekti i realizuar nga DMO Albania dhe financuar nga Bashkia e Tiranës. Projekti zgjati nga 1 janari deri më 30 qershor 2023. Shkollat ​​e mesme si Ismail Qemali, Eqerem Cabej, Besnik Sykja, Sami Frashëri dhe Qemal Stafa ishin pjesë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore materiale dhe shpirtërore të Tiranës dhe rrethinave të saj, ku Akademia e Studimeve Albanologjike, aktivizoi pedagogët dhe ekspertët më te mire në fushën e arkeologjisë, arkitekturës dhe trashëgimisë shpirtërore për të realizuar këtë program arsimor.

Studentët ishin shumë aktivë dhe mbetën të kënaqur me këtë projekt, duke marrë me vete informacionin shtesë që mësuan nga pedagoget: Dr.Nevila Molla, Dr.Sabina Veseli, Dr.Melsi Labi, Dr. dhe një perspektivë të re për historinë e bukur të vendit tonë.

Kjo perspektivë u përforcua edhe nga vizita në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, ku studentët u mahnitën nga artefaktet e ndryshme, veçanërisht ato të mbledhura nga Muzeu Arkeologjik, të cilat ishin të mirëmbajtura dhe të ruajtura me kujdes.

Në ditën e fundit të projektit, fëmijët e shkollës “Qemal Stafa” patën kënaqësinë të vizitojnë objektet kulturore ilire të Persqopit, ku Prof.Asoc.Dr.Altin Skënderaj shpjegoi para nxënësve rëndësinë e këtij objekti dhe historinë e tij. . Ka pasur interes të madh nga të rinjtë për çdo aspekt të projektit tonë. Me kënaqësi mirëpritëm frymën e adoleshentëve energjikë dhe inteligjentë që janë e ardhmja e vendit tonë.

Ky projekt është një aktivitet vjetor dhe përbëhet nga një cikël prej 6-10 lektorësh dhe vizita studimore në rrënojat antike të Tiranës.

Share this article

Other News to Read

Çfarë të bëni në Janar 2026 në Tiranë

Gëzuar Vitin e Ri 2026, të gjithëve! Janari në Tiranë vjen si një përrallë e thurur bukur, ku…

Dekori i Festave- Foto Galeri

Tirana është dekoruar për festat e Fundvitit. Shëtisni qytetin dhe shijoni pamjet e bukura të dekorit në Sheshin…

Historia e Ditës së Rinisë në Shqipëri

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh dhe profesorësh nga Universitetet e Tiranës u bënë nismëtarët dhe protagonistët…

Cfarë të bësh në dhjetor 2025 në Tiranë

Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…

Subscribe to our Newsletter!