Edukimi i te rinjve me trashegimine kulturore te Tiranes
Edukimi i të rinjve me trashëgiminë kulturore të Tiranës, titullohej projekti i realizuar nga DMO Albania dhe financuar nga Bashkia e Tiranës. Projekti zgjati nga 1 janari deri më 30 qershor 2023. Shkollat e mesme si Ismail Qemali, Eqerem Cabej, Besnik Sykja, Sami Frashëri dhe Qemal Stafa ishin pjesë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore materiale dhe shpirtërore të Tiranës dhe rrethinave të saj, ku Akademia e Studimeve Albanologjike, aktivizoi pedagogët dhe ekspertët më te mire në fushën e arkeologjisë, arkitekturës dhe trashëgimisë shpirtërore për të realizuar këtë program arsimor.
Studentët ishin shumë aktivë dhe mbetën të kënaqur me këtë projekt, duke marrë me vete informacionin shtesë që mësuan nga pedagoget: Dr.Nevila Molla, Dr.Sabina Veseli, Dr.Melsi Labi, Dr. dhe një perspektivë të re për historinë e bukur të vendit tonë.

Kjo perspektivë u përforcua edhe nga vizita në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, ku studentët u mahnitën nga artefaktet e ndryshme, veçanërisht ato të mbledhura nga Muzeu Arkeologjik, të cilat ishin të mirëmbajtura dhe të ruajtura me kujdes.
Në ditën e fundit të projektit, fëmijët e shkollës “Qemal Stafa” patën kënaqësinë të vizitojnë objektet kulturore ilire të Persqopit, ku Prof.Asoc.Dr.Altin Skënderaj shpjegoi para nxënësve rëndësinë e këtij objekti dhe historinë e tij. . Ka pasur interes të madh nga të rinjtë për çdo aspekt të projektit tonë. Me kënaqësi mirëpritëm frymën e adoleshentëve energjikë dhe inteligjentë që janë e ardhmja e vendit tonë.

Ky projekt është një aktivitet vjetor dhe përbëhet nga një cikël prej 6-10 lektorësh dhe vizita studimore në rrënojat antike të Tiranës.
Other News to Read
Çfarë të bëni në Shkurt në Tiranë
Pas janarit të ftohtë dhe të zymtë, pothuajse të gjithë mezi presin shkurtin. Disa janë të emocionuar për…
Historia e Thesarit të Vrapit – një trashëgimi e hershme e Tiranës
Historia e Thesarit të Vrapit – një trashëgimi e hershme e Tiranës. Thesari i Vrapit nuk është një…
Çfarë të bëni në Janar 2026 në Tiranë
Gëzuar Vitin e Ri 2026, të gjithëve! Janari në Tiranë vjen si një përrallë e thurur bukur, ku…
Dekori i Festave- Foto Galeri
Tirana është dekoruar për festat e Fundvitit. Shëtisni qytetin dhe shijoni pamjet e bukura të dekorit në Sheshin…