Çfarë të bësh në Mars 2026 në Tiranë
Mirë se vjen pranverë, periudha më e bukur për të vizituar Tiranën.
Marsi është muaji i parë i pranverës dhe lulet lulëzojnë kudo. Nese doni te shihni bukurine e pranveres, zonat qe rekomandojme jane: parku i Liqenit, Rruga e Kavajes, Sheshi Shtraus etj

Shqiptarët festojnë disa ditë në mars.
Festojmë 7 Marsin si ditën e mësuesit, një festë e trashëguar nga sistemi komunist. Por gjithsesi, ne duam të tregojme respekt për mësuesit dhe përkushtimin e tyre për edukimin e brezave të rinj. Zakonisht, nxënësit dhe studentët blejnë lule për mësuesit e tyre ose dhurata të tjera simbolike, ndërsa mësuesit festojnë me njëri-tjetrin me një drekë ose darkë miqësore.
8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo dite ka shumë aktivitete, festime, biseda dhe ekspozita që shpërblejnë gratë e forta dhe të suksesshme. Zakonisht, 8 Marsi në Shqipëri është një ditë festive, jo proteste. Pra, grate zgjedhin të festojnë, të jenë të lumtura për t’i dhënë dhe marrë dhurata njëra-tjetrës dhe për të organizuar një drekë apo darkë.
14 Marsi është një nga festat më të mëdha në Shqipëri. Është Dita e Verës, e cila nga viti në vit po rritet dhe po kthehet në festën më domethënëse në të gjithë vendin.

Origjina e kësaj feste daton në kohët e lashta dhe ruhet në ditët e sotme në Elbasan. Kjo ditë simbolizon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Disa rituale të bukura për këtë ditë përfshijnë byzylykët pranverorë të quajtur “Verore”, por dhe Ballokume tradicionale dhe specialitete të tjera ushqimore të gatuara posaçërisht për këtë ditë.

Evente të tjera kulturore gjeni në kalendarin e Opera dhe Baletit, që këtë muaj nis me Operën Lola, e cila kthehet në TKOB pas 25 vitesh. Por gjatë gjithë muajit ky Teatër ofron shfaqje të vazhdueshme, por siguroni të merrni biletën në avancë. Për evente të tjera ekspozita, koncerte, shihni vazhdimisht faqen tonë të eventeve: Evente – Visit Tirana

Më 18 March ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit dhe ky konsiderohet muaji më festiv për besimtarët myslimanë. Ramazani perfundon më 19 mars dhe dita e Bajramit të Madh pritet te festohet më 20 Mars, e premte. Kështu që respektoni këtë muaj besimtarët dhe ritualet e tyre. Gezuar Bajramin!

Dita e Novruzit me 22 Mars eshte gjithashtu nje feste fetare e pervitshme dhe dite pushimi. Dhe pse qendra e festimeve eshte ne Kryegjyshaten Boterore te Bektashinjve, ajo eshte nje feste qe simbolizon ardhjen e pranveres dhe festohet nga te gjithe. Kjo tregon dhe tolerancen fetare te shqiptareve qe jane bashke ne festa te tilla.
Aktivitete tjera
Turistët po vijnë në Tiranë dhe turet më të preferuara janë ecja dhe biçikleta. Pra, ju rekomandojmë të bëni Turin me Biçikleta në qytetin e Tiranës, ku mësoni rreth historisë dhe udhëtoni nëpër qytet. Teleferiku dhe Mali i Dajtit janë gjithmonë arratisje të mira nga qyteti. Mund të vizitoni disa muze në Tiranë; për ture të tjera, shihni faqen tonë të internetit.

Rekomandimet tona
Për hotelet ju sugjerojmë Hotel Habitat, i cili gjithashtu ka një restorant të mirë, Habitat Restaurant. Hotel Dajti Belvedere është gjithmonë më i miri për pamjen e tij spektakolare të Tiranës. Balkoni i Dajtit është një restorant që shërben ushqim tradicional dhe ushqim italian. Për kafen e mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës zgjidhni Mon Cherie, që e gjeni thuajse në cdo qoshe të Tiranës. Nëse do mobilioni shtëpinë apo zyrën ju sugjerojmë Nova Home. Ndërkohë për ture mund të zgjidhni Zenith Travel Agjensi Udhetimi | Agjensi Turistike | Zenith Travel
Mos harroni të merrni pjesë në #TiranaPranverë2026. Përdorni këtë hashtag për të postuar fotot tuaja të Tiranës gjatë pranverës. Ne do të ndajmë fotot tuaja dhe do t’i postojmë ato në kanalet tona të mediave sociale.

Other News to Read
Çfarë të bësh në Mars 2026 në Tiranë
Mirë se vjen pranverë, sezoni më i mirë për të vizituar Tiranën. Marsi është muaji i parë i…
Kalaja e Ndroqit – Shkëmbi që shpëtoi Perandorin Bizantin
Kalaja e Ndroqit – Shkëmbi që shpëtoi Perandorin Bizantin(1081)
Origjina e Lashtë e Emrit Tirana: Një Histori Toponimike dhe Arkeologjike
Origjina e Lashtë e Emrit Tirana: Një Histori Toponimike dhe Arkeologjike
Persqopi- qyteti ilir i shekullit 6 p.e.s
Qyteza e vjetër e Persqopit ndodhet në jug të Tiranës, pranë Kalasë së Petrelës e ndërtuar në Malin…