Çfarë të bëni në Shkurt në Tiranë

Pas janarit të ftohtë dhe të zymtë, pothuajse të gjithë mezi presin shkurtin. Disa janë të emocionuar për të festuar ditën e Shën Valentinit, dhe disa presin me padurim sepse është muaji i fundit i dimrit. Kjo është koha e pranverës së hershme kur dashuria dhe romanca lulëzojnë. Një nga shenjat e para të pranverës së hershme është lulëzimi i freskët i luleve të mimozës, një pamje e bukur dhe e mrekullueshme për t’u parë.

Shkurti është muaji i dashurisë, ndaj jepini sa më shumë dashuri dhe ngrohtësi partnerit dhe të afërmve tuaj. Qyteti do të zbukurohet me zemra kudo, veçanërisht në qendër. Ndërkohë, baret dhe restorantet po pergatisin menu dhe oferta të reja për të tërhequr çiftet që festojnë.

Një datë e rëndësishme është 11 shkurti, kur Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1920. Këtë vit Tirana do të mbushë 106 vjet si Kryeqytet i Shqipërisë. Këto data vendimtare janë kujtuar gjithmonë me ngjarje të ndryshme në kryeqytet.  Lexo kete artikull per Tiranen si viti i pare kryeqytet ne 1921: Tirana, një vit pas shpalljes kryeqytet – Visit Tirana

Çfarë mund të bëni në shkurt?

Shijoni natyrën

Natyra është falas. Dilni sa më shpesh në natyrë dhe jepini vetes qetësi. Tirana ka shumë parqe dhe hapësira ku mund të bëni shëtitje, çiklizëm ose relaksim, si Parku i Liqenit Artificial, Liqeni i Farkës, Liqeni i Kasharit,  etj. Ne ofrojmë disa turne me biçikletë, veçanërisht turne me biçikletë në qytet, Turne me biçikletë në Park, ose Turne me biçikletë në Farkë.

Mali i Dajtit dhe Mali i Gropës janë dy destinacionet që vizitohen në këtë periudhë të vitit për shkak se janë të mbuluara me borë. Mund të qëndroni në Balkoni i Dajtit për një drekë të mirë dhe të shijoni pamjen spektakolare të qytetit.

Eventet e shkurtit në Tiranë

Teatri i Operës dhe Baletit ka nisur programin e tij artistik. Në muajin Shkurt ka një kalendar të pasur të cilin e gjeni në këtë link: https://shorturl.at/wfkf5

Ndërkohë shfaqja më e rëndësishme e Muajit ështe LElisir Damore, një opera në Ditën e të dashuruarve. Me shume rreth kesaj shfaqjeje operistike lexo ketu: L’Elisir D’amore- Opera in Tirana – Visit Tirana

Nderkohë një tjetër shfaqje për të mos u humbur është Baleti në Akull: Romeo and Juliet, në Pallatin e Kongreseve Romeo dhe Juliet në akull – Visit Tirana

Më 14 shkurt, Dita e Shën Valentinit do të festohet kudo në qytet, nga sheshet kryesore deri te baret dhe restorantet.

Atraksionet e muajit

Ne rekomandojmë dy muzetë këtë muaj: Muzeu ose Galeria Postare dhe Muzeu i Shkencave të Natyrës. Muzeu i parë ka pulla poste unike, dhe gjithe historine e postes shqiptare nis që nga qeveria e parë e Ismail Qemailit.

Muzeu i Shkencave të Natyrës do t’ju tregojë botën e specieve dhe kafshëve unike të Shqipërisë, disa aq të rralla sa nuk mund t’i gjeni në asnjë pjesë të botës. Ky muze do të tregojë se sa i pasur është biodiversiteti i Shqipërisë, e cila përbëhet nga 30% e gjithë Florës së Europës dhe 42% e gjithë faunës së Europës.

Shijojeni sa më shumë këtë muaj dhe mbani mend se më 29 shkurt përfundon Konkursi i Fotove #TiranaWinter2026, ndaj postoni sa më shumë foto nga Tirana me këtë hashtag

Share this article

Other News to Read

Çfarë të bësh në Mars 2026 në Tiranë

Mirë se vjen pranverë, sezoni më i mirë për të vizituar Tiranën. Marsi është muaji i parë i…

Kalaja e Ndroqit – Shkëmbi që shpëtoi Perandorin Bizantin

Kalaja e Ndroqit – Shkëmbi që shpëtoi Perandorin Bizantin(1081)

Origjina e Lashtë e Emrit Tirana: Një Histori Toponimike dhe Arkeologjike

Origjina e Lashtë e Emrit Tirana: Një Histori Toponimike dhe Arkeologjike

Persqopi- qyteti ilir i shekullit 6 p.e.s

Qyteza e vjetër e Persqopit ndodhet në jug të Tiranës, pranë Kalasë së Petrelës e ndërtuar në Malin…

Subscribe to our Newsletter!