Tirana, një vit pas shpalljes kryeqytet
Një gazetari i huaj nga Zvicra, i cili vizitoi Tiranën në vjeshtën e vitit 1921, i bëri shumë përshtypje ky qytet. Ishte koha kur Tirana sapo ishte shpallur Kryeqyteti i ri i Shqipërisë. Artikulli i tij u botua në “Journal de Geneve” më 14 nëntor 1921.
“Në këtë kryeqytet politik u desh të improvizohej e gjithë administrata, sepse nuk mund të pritej për të ngritur ndërtesa të mëdha qeveritare. Me një ndjenjë demokratike vërtet për t’u lavdëruar.
Autoritetet i përdorën me nikoqirllëk mjetet tepër të pakta që kishte qyteti. Një shtëpi e vetme (sot, Teatri i Kukullave) u bë selia e parlamentit dhe e shumicës së ministrive. Të tjerat u shpërndanë nëpër qytet.”
“Me një thjeshtësi që i ka lezet, tamam siç është zakon edhe në Zvicër, ministri të pret në një dhomë ku muret janë të lyera me gëlqere dhe ku shikon pak gjëra: një tryezë pune, disa karrige e ndonjë divan. Të nxjerr një cigare dhe biseda rrjedh lirshëm. Të krijon një ndjenjë besimi, që ne ia dimë mjaft mirë vlerën.”
“Krah për krah, me veshje të ngjashme, myslimanët dhe të krishterët mendojnë për të ardhmen e vendit, me të njëjtin shpirt shqiptari. Çfarë qetësie në qytet! Çfarë dinjiteti, nëpër rrugë dhe në dyqane!
Nuk shikon asnjë të dehur, askënd që t’i merren këmbët nga pija. Asnjë e bërtitur, asnjë gjest i papërmbajtur. Sjellja fisnike që i bën përshtypje çdo vizitori në një vend mysliman, këtu është e pranishme kudo.
Tirana, si u shpall kryeqytet
Më 11 shkurt 1920, Tirana u bë Kryeqytet i Shqipërisë me vendim të Kongresit të Lushnjës. Vendimi ishte që të zgjidhej një Kryeqytet i përkohshëm pasi kryeqyteti natyror në atë kohë ishte Durrësi. Por italianët pushtuan qytetin e Durrësit në mënyrë që qeveria të mos qëndronte aty. Tirana u zgjodh si kryeqyteti i përkohshëm i Shqipërisë për disa arsye: Së pari, nuk ishte e pushtuar nga trupat e huaja. Qyteti ka një pozicion strategjik në mes të Shqipërisë, me rrugë të ndryshme që kalojnë nga veriu në jug dhe arsyeja e tretë ishte se Tirana ka disa ndërtesa që mund të përdoren si zyra për administrim. Megjithatë, faktori më vendimtar ishte se banorët e Tiranës ishin shumë mikpritës dhe patriotë. Ata hapën dyert e shtëpive të tyre, duke ofruar ambientet e tyre për zyrat e reja qeveritare.
Duke gjetur këtë mikpritje të qetë dhe zonë shumë të sigurt e të mbrojtur, Tirana mbeti kryeqyteti i Shqipërisë edhe pse për disa vite, në gazeta, vazhdoi të ishte Durrësi. Tirana u shpall kryeqytet i përhershëm i Shqipërisë në kushtetutën e vitit 1925.
Tags: Tirana Capital, Visit Tirana
Other News to Read
Përjetoni eksperiencat më të bukura në tetor në Tiranë
Tetori është një muaj i jashtëzakonshëm për aktivitete në natyrë, shëtitje dhe koncerte në qiell të hapur. Është…
Përshtypja ime e parë për Tiranën
Unë jam Chiara Anzuino, një studente italiane që kam mundësinë të kaloj një muaj të tërë në Tiranë,…
Gjëra që mund të bësh në shtator 2024 në Tiranë
Gjëra që mund të bësh në shtator 2024 në Tiranë. Mirë se erdhe vjeshtë! Moti është akoma i…
Sawasdee masazh tajlandez- spa unike në Tiranë
Sawasdee masazh tajlandez- spa unike në Tiranë. Vendi ideal per tu relaksuar dhe per tu kujdesur per trupin…