Bastar- fshati qe mori emrin e Mbretit

Fshati Bastar, i ndodhur pranë zonës së Tujanit, ruan një gjetje të jashtëzakonshme. Dy përkrenare antike, njëra ilire dhe tjetra korintike janë gjetur në 1955, gjatë punimeve bujqësore. Të dyja në një vendprehje pranë e pranë, dhe sot ndodhen po pranë e pranë në Muzeun Arkeologjik Tiranë.

Ato janë gjetur në një zonë që quhet Qytezë, në një kodër në Bastarin e Mesëm. Arkeologu Adem Bunguri thonë se të dy përkrenaret e shek të VI para krishtit, i përkisnin princërve apo komandantëve të lartë, pasi nuk mund t’i mbante kushdo. Ishin shumë të kushtueshme, të punuara bukur dhe i mbanin vetëm njerëz shumë të lartë. Por habia ende e pazgjidhur sot e kësaj dite është pse dy përkrenare njëra ilire dhe tjetra korintike janë pranë njera tjetrës. Si mund të varroseshin dy armiq pranë njëri tjetrit. Çfarë mund të ketë ndodhur? Ndërsa përkrenarja ilire është më e rregullt, ajo korintike ka një të goditur pranë syrit dhe sot e kësaj dite kjo gjurmë duket se nuk është ngjitur as nga restaurimi. I kishte i njëjti princ? Ka patur një dyluftim dhe dy princërit janë varrosur pranë? Paradoksi është se vendodhja e përkrenareve është në territorin parthin.

Hasan Ceka thotë se me emrin Bastar në shek e IV p.es quhet një mbret I Pajonëve. Pajonët ishin fis ilir në Maqedoninë e Veriut, por si mbërriti këtu emri Bastar në këtë territor të Parthinëve? Mbreti i Pajonëve, Bastar preu dhe monedhën e tij me përkrenaren ilire. Bastar do të thotë kasolle, vendqendrim por edhe fisnik (gjuhë indoeuropiane). Një tjetër variant është se ky mbret i Pajonëve I ka patur me vete të dyja kët përkrenare që ishin shumë të cmuara dhe mund të ketë humbur jetën këtu dhe është varrorus bashkë me to, dhe qyteza ka marrë emrin e tij. Dy përkrenare, dy fise, një emër Bastar. Gjithë kjo zonë mbetet enigmë, po kështu dhe përkrenaret në Muzeum, të cilat nuk kanë asnjë shpjegim.

Ky artikull është pjesë e Tirana heritage Routes, një projekt nga DMO Albania, në kuadrin e programit Boost Balkans, zbatuar nga ALDA dhe financuar nga AFD France

Tags:

Share this article

Other News to Read

Çfarë të bësh në Maj në Tiranë

Tirana është tashmë e mbushur me turistë. Pranvera është periudha më e mirë për të vizituar Tiranën

Bastar- fshati qe mori emrin e Mbretit

Dy përkrenare antike, njëra ilire dhe tjetra korintike janë gjetur në 1955, gjatë punimeve bujqësore ne fshatin Bastar,…

Ullinjtë antikë të Tiranës- mbi 3000 të vjetër

Tirana ka ullinjë më të vjetër në gjithë territorin e Shqipërisë dhe densidetin më të madh të ullinjve…

Mozaiku- thesari më i Vjetër i Tiranës — 2000 Vjet Histori

Mozaiku i Tiranës është një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, i cili besohet se ka…

Subscribe to our Newsletter!