Sofra e Tiranës- festa e traditës kryeqytetase
Sofra e Tiranës- festa e traditës kryeqytetase
Prej 31 vitesh Sofra e Tiranës është një event i shumëpritur nga komunuiteti tirons. Ata që kanë lindur në Tiranë kanë një nostalgji për këtë event ku ata mund të dëgjojnë të gjitha këngët e tyre të preferuara, por dhe të nderojnë bijtë e Tiranës, ata që kanë dhënë më shumë për këtë qytet.
Sofra e Tiranës erdhi në këtë edicion në një atmosferë të pazakontë, pasi vetëm pak muaj më parë, ideatori, themeluesi dhe organizatori i kësaj sofre, Arben Tafaj, u nda nga jeta krejt papritur në kulmin e punës dhe aktiviteteve që ai mbështeste në Tiranën që e donte aq shumë.
Pavarësisht kësaj dhimbjeje të madhe, familja e tij, pasaardhësit, nuk mund ta linin Festën e Tironës pa e organizuar, njësoj si ai e krijoi dhe organizoi për vite me radhë.
Ilir Tafaj, vëllai i Arbenit, që tashmë drejton Fondacionin e sapo krijuar “Fondacioni Arben Tafaj”, drejtoi këtë vit gjithë organizimin e Sofrës Tironase, me shumë këngëtarë të ftuar, duke akorduar dhe një sërë cmimesh për kontribuesit e kryeqytetit ndër vite.

Ermonela Jaho ishte një ndër emrat e njohur të ftuar në këtë Sofër, një vajzë tiranase që sot nderon emrin shqiptar në skenat më të mëdha të botës, sopranoja ndoshta më e njohur e momentit në gjithë Europën. Ermonela përvec se u nderuar me Cmimin “Misionare e qytetit”, ajo këndoi dy këngë shqip të mrekullueshme për spektatorët, ku njëra nga këngët ishte në duet me organizatorin Ilir Tafaj, gjithashtu muzikant.


Other News to Read
Rrugët e Trashëgimisë së Tiranës- 5+1 itinerare të reja për Tiranën
Pesë itinerare të reja tematike që kombinojnë historinë, kulturën, trashëgiminë, natyrën dhe komunitetin në rrethinat e Tiranës u…
Çfarë të bësh në Tetor 2026 në Tiranë
Çfarë të bësh në Tetor 2026 në Tiranë. Tetori në Tiranë është një muaj i gjallë dhe plot…
Çfarë të bësh në Shtator 2026 në Tiranë
Shtatori shënon fillimin e një sezoni të ri kulturor. Kontrolloni programin e teatrove, galerive, qendrave kulturore dhe vendeve…
Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike
Kalaja e Tiranës – fortesë me rrënoja antike. Në zemër të Tiranës, ndodhet Kalaja e Tiranës në rrugën…