Opera dhe Balet

Shqipëria ka shumë artistë të talentuar në opera dhe ballet, që janë bërë të famshëm në të gjithë botën. Vlen të permendim këngëtarë operistike si Inva Mula, Ermonela Jaho, intrumentistë si Tedi Papavrami, Shkelzen Doli, balerinë si Ilir Kerni, Eno Peçi, Klejdi Kadiu, Ambeta Toromani etj. Për meritat e tyre të jashtëzakonshme në performancën dhe përhapjen e baletit shqiptar, trupa e baletit dhe solistët e saj janë nderuar me një sërë dekoratash, çmimesh medaljesh nga shteti shqiptar dhe gjithë bota. Institucioni i vetëm shtetëror që edukon dhe rrit artistë të rinj, quhet Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansambli Popullor, shkurt TKOBAP. Është ky institucion që i ka dhuruar skenës shqiptare dhe asaj botërore artistë të mëdhenj. TKOBAP rregullisht vë në skenë pjesë të baleteve të famshme botërore dhe shqiptare.

Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve Popullore përzgjedh, përpunon dhe zhvillon vallet popullore të hershme dhe konteporane të folkut shqiptar, përfshi muzike instrumentale dhe koreografike. Kostumet tradicionale dhe kori janë element kyc të Ansamblit të ...

Më tepër

Orkestra simfonike numëron 60 instrumentalistë të gjithë artistë shqiptarë. Kjo orkestër ka performuar në koncerte dhe skena, me dirigjentë, instrumentalistë, këngëtarë dhe valltarë të ftuar nga vendi dhe bota. Dirigjentë ...

Më tepër

Teatri Kombëtar i Opera dhe Baletit në Shqipëri është teatri më i madh në vend dhe ka dy komponentë, muzikën dhe kërcëimin. Ndërtesa është krijuar në 1953 pikërisht në periudhën komuniste pas Luftës Së ...

Më tepër

 

Editor's choice

 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies