Ullinjtë antikë të Tiranës- mbi 3000 të vjetër
Tirana ka ullinjë më të vjetër në gjithë territorin e Shqipërisë dhe densidetin më të madh të ullinjve të vjetër (Hairi Ismaili (PDF) Millennia Olives in Albania). https://www.researchgate.net/publication/301614144_Millennia_Olives_in_Albania
Ekzemplarët e gjendur në zonat e Tiranës si Petrela, Lanabregas, Tufin, Prezë, Brar dhe Tujan, tregojnë lashtësinë e ullinjve shqiptarë, të cilët kanë një perimetër deri në 30 metra dhe vlerësohen të keni një moshë gati mbi 3000 vjeçare. Profesor Hairi Ismaili i ka kushtuar gjithë jetën e tij akademike studimit të ullinjve të Shqipërisë, dhe në veçanti atyre të Tiranës. Kryeqyteti kultivon rreth 600 mijë pemë ulliri disa mijëvjeçare të varietetit “i bardhi Tiranës”. Ulliri lidhet me lashtësinë dhe është trashëgimi kulturore, pasi është mbjellë nga njerëzit dhe rron gjatë, si dhe mosha është plotësisht e matshme me disa mënyra.
Më i vjetri është ai ulliri i Tujanit, rreth 3000 vjet, gjë që përputhet edhe me vjetërsinë arkeologjike të këtij territori, siç kemi shpjeguar më lart. Po kështu gati 3000 vjeçarë janë ullinjtë e Tufinës, Petrelës etj. Ullinjtë sipas professor Ismailit, janë një tjetër dëshmi e antikitetit dhe civilizimit rural të shqiptarëve. Nga 21 ullinj shumë të vjetër, 3 prej tyre janë mbi 3000 vjet, thotë studimi i professor Ismailit. Ata janë afër kështjellave apo rrënojave.

The oldest is the olive tree of Tujan, about 3000 years old, which also matches the archaeological age of this territory, as we have explained above. Similarly, the olive trees of Tufina, Petrela, etc. are almost 3000 years old. According to Professor Ismail, olive trees are another piece of evidence of the antiquity and rural civilization of Albanians. Of the 21 very old olive trees, 3 of them are over 3000 years old, says Professor Ismail’s study. They are near castles or ruins. In addition to the ancient period, the tradition of planting olive trees took a leap during the time of Skanderbeg, where, according to a rule instigated by Skanderbeg, every young couple when getting married had to plant olive roots and this became a tradition that was inherited for centuries.

Përveç periudhës antike, tradita e mbjelljes së ullinjve mori një hov gjatë kohës së Skënderbeut, ku sipas një rregulli të nxitur nga Skëndërbeu, çdo çift i ri kur martohej duhej të mbillte rrënjë ulliri dhe kjo u bë një traditë që u trashëgua në shekuj. Jo vetëm kaq, por në festa, në martesa kurora ishte me degë ulliri, një zakon I trashëguar që nga tradita ilire. Sot zona e Petrelës, Persqopit, Ndroqit, Marikajt, Tufinës, është plot me ullinj. Shqipëria ka ullinjtë më të vjetër në Mesdhe. Sot ka 60 mijë hectare ullinj, dhe 12 milionë pemë ulliri, nga të cilat 1.6 mln jane shekullore që datojnë 500-3700 vjet. Shumica e ullinjve 500 vjeçarë lidhen me kohën e Skëndërbeut, ndërsa të tjerët më të lashtë, sigurisht me jetën e protoilirëve.
Ky artikull është pjesë e Tirana heritage Routes, një projekt nga DMO Albania, në kuadrin e programit Boost Balkans, zbatuar nga ALDA dhe financuar nga AFD France
Tags:
Other News to Read
Çfarë të bësh në Maj në Tiranë
Tirana është tashmë e mbushur me turistë. Pranvera është periudha më e mirë për të vizituar Tiranën
Bastar- fshati qe mori emrin e Mbretit
Dy përkrenare antike, njëra ilire dhe tjetra korintike janë gjetur në 1955, gjatë punimeve bujqësore ne fshatin Bastar,…
Ullinjtë antikë të Tiranës- mbi 3000 të vjetër
Tirana ka ullinjë më të vjetër në gjithë territorin e Shqipërisë dhe densidetin më të madh të ullinjve…
Mozaiku- thesari më i Vjetër i Tiranës — 2000 Vjet Histori
Mozaiku i Tiranës është një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, i cili besohet se ka…