Tirana Photo Festival 2025- Mesdheu

Tirana Photo Festival 2025 u zhvillua nga 18 deri 30 Qershor 2025 në Tiranë dhe tema për këtë vit ishte “MESDHEU” në kuadër të Tirana kryeqytet mesdhetar i kulturës dhe Dialogut për 2025.

Mbi 1000 foto nga 12 vende të Mesdheut u aplikuan për këtë festival, nga të cilat u zgjodhën 100 foto dhe 7 seri fotografike për t’u shfaqur në ekspozitë e cila qëndroi e hapur dy javë në mjediset pranë Teatrit të Kukullave.

Fituesit

Ky ishte edicioni i 8 i këtij Festivali, i cili tashmë njihet si festivali më popullor i fotografisë për nga numri i aplikantëve, gjithëpërfshirja dhe kohëzgjatja e tij. Në ceremoninë e ndarjes së Cmimeve më 24 Qershor, u nderuan këta fotografë. Denis Morina me vajzën me violinë në Ujëvarën e Topojanit, me cmim të pare; Një fotografe nga Hasi në vend të dytë, Florie Cenalia me foton e Shqipërisë rurale në një ditë vere.

Në fotot Series u nderuan me cmime Radoje Jovanovic nga Mali i zi, me një seri fotosh nga Ulqini.

Ndërsa Mehmet Uluyurt u nderua me cmimin Best Author për fotot autentike nga zemra e detit Mesdhe nën ujë

Një cmim inkurajues për fotografen e re Esmeralda Korini, e cila solli një seri fotosh me produktet mesdhetare nga vaji i ullirit, rakia, frutat

Ndërsa video më e mire u shpall e Altin Seranit, një video shumë e bukur për të promovuar Shqipërinë Mesdhetare

WORKSHOPS

Festivali nuk ishte vetëm ekspozitë dhe Cmime, por dhe workshope dhe foto tours. Një workshop u zhvillua nën drejtimin e Ben Blushit dhe Roland Tashos për Fotografinë si Projekt në mjediset e COD.

Po kështu një foto safari u zhvillua nën drejtimin e Albert Cmetes dhe Fabian Kazo në rrethinat e Tiranës në fshatin Allgjatë për të promovuar bukuritë tona natyrore përmes fotografisë së peisazhit.

Falenderim për MEKI dhe Bashkinë Tirane që mbështeten festivalin.

Tirana Photo Festival (8th Edition)

Share this article

Other News to Read

Tirana Photo Festival 2025- Mesdheu

Tirana Photo Festival 2025 u zhvillua nga 18 deri 30 Qershor 2025 në Tiranë dhe tema për këtë…

Çfarë të bësh në Korrik në Tiranë

Mirë se vini korrik! Është koha për t’u zhytur në thelbin e verës: Tirana është destinacioni më i…

Sofra e Tiranës- festa e traditës kryeqytetase

Prej 31 vitesh Sofra e Tiranës është një event i shumëpritur nga komunuiteti tirons

International Tirana Photo Festival 2025 – Mesdhe

International Tirana Photo Festival 2025 – Mesdhe, Edicioni i 8

Subscribe to our Newsletter!