Përshtypja ime e parë për Tiranën

Kur mësova se intership-i im do të ishte në Tiranë, të  jem e sinqertë, nuk isha shumë e emocionuar. Në të vërtetë, në Itali kemi një ide të gabuar për Shqipërinë, por do t’i rikthehem më vonë kësaj teme

Para së gjithash, po prezantohem. Unë jam Chiara Anzuino, një studente italiane që m’u dha mundësia të kaloj një muaj të tërë praktikë pune në Tiranë, falë programit Erasmus Plus të Bashkimit Evropian. Unë jam nxënëse në vitin e katërt të shkollës së mesme në Itali.

Edhe pse kam qenë këtu për vetëm 1 javë, dua t’ju tregoj se si është Tirana nga sytë e një studenteje të re, e cila gjithmonë ka jetuar me idenë e Shqipërisë si një vend i rrezikshëm dhe i pazhvilluar, por që tani po e ndryshoj këtë mendim të gabuar.

Në këtë artikull do ju them të gjitha arsyet për të cilat duhet ta konsideroni Tiranën si një destinacion për udhëtimet tuaja të ardhshme, së bashku me disavantazhet që ka aktualisht ky qytet.

Le të flasim për atë që me të vërtetë më pëlqeu në kryeqytetin e Shqipërisë.

Gjëja e parë që nuk mund të injoroja është stili i jetesës këtu. Më duket i mahnitshëm fakti që mund të ha në çdo restorant në kohën që preferoj. Për shembull, në Tiranë, mund të ecësh lehtësisht në qendrën e qytetit në orën 11 të natës dhe të gjesh kaq shumë restorante të hapura ku njerezit mund të darkojnë. Mund t’ju siguroj se kjo anë pozitive nuk është aq e zakonshme, pasi në qytetet e mëdha europiane është mjaft e vështirë për të ngrënë në kohën kur ti dëshiron.

Për të vazhduar me gjërat më të mira në Tiranë, argumenti tjetër për të cilin duhet të vizitoni këtë vend, është larmia e restoranteve, klubeve dhe aktiviteteve që mund të bëni.

Thjesht mendoni se në vetëm 7 ditë une kam kaluar një natë të mrekullueshme karaoke në një pub autentik irlandez, kam darkuar në një restorant tradicional të mrekullueshëm ku kishte një orkestër popullore shqiptare që luante muzikë dhe këndonte për të gjithë njerëzit që darkonin atje, pata mundësinë të shijoja një mbrëmje  në një kinema romantike në qiell të hapur te Liqeni Artificial. Kam vizituar dhe shumë atraksione të tjera super të mrekullueshme, duke përfshirë dhe qendrën e bukur të qytetit.

Si mund të harroj një nga anët pozitive më të mëdha të Tiranës? Natyrisht, çmimet e saj të arsyeshme. Këtu mund të darkoni në restorant dhe të hani një pjatë me 6/7 €,  të hani akullore për vetëm 1 € dhe madje të përjetoni momentet më të bukura me 10 €! A nuk është e mrekullueshme?

Për të vazhduar me gjërat më të mira të këtij qyteti, do të doja të theksoja mirësinë dhe mikpritjen e shqiptarëve, pasi shpeshherë bëjnë gjithcka që duhet për t’ju bërë të ndiheni të mirëpritur në vendin e tyre.

Disavantazhet

Gjithsesi, le të diskutojmë për atë që nuk më pëlqen këtu, pasi si në të gjitha qytetet e tjera, ka disa anë negative që nuk do të doja t’i injoroja.

Disavantazhi i parë që vura re këtu në Tiranë është mungesa e një rrjeti transporti efikas.

Këtu, nuk është e mundur të përdorësh Uber, biçikleta elektrike ose transportin nëntokësor; e vetmja mënyrë për të lëvizur nëpër qytet janë autobusët, që në disa momente janë shumë të tejmbushur. Mund të zgjidhni edhe skuterët elektrikë që mund t’i merrni me qira në qendër, por unë nuk do t’jua rekomandoja shumë këto, pasi njerëzt i ngasin makinat në një mënyrë jo të sigurt… Teksa ecni në këmbe, kini kujdes kur të kaloni rrugën, edhe nëse semafori është i gjelbër për ju.

Një nga aspektet më të këqija të Tiranës, është fakti që një mori biznesesh këtu nuk e pranojnë kartën e kreditit, por duan që të paguani me para në dorë, dhe kjo nuk është dhe aq komode për një turist.

Gjithashtu duke qenë se jam dhe një adhuruese blerjesh, duhet të them se këtu pazari është mediokër. Eshtë e vështirë t’i gjesh të gjitha dyqanet dhe brandet që kemi në vendet perëndimore, por edhe nëse mund të gjesh një markë të njohur, ka të ngjarë që cmimet të jenë më të larta, pasi Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

Pavarësisht këtyre disavantazheve, si përfundim, do t’ua rekomandoja Tiranën të gjithë atyre njerëzve që duan të hanë mirë, të argëtohen, të shpenzojnë më pak dhe të shijojnë një kulturë të re.

Tani, mezi pres të zbuloj më shumë për këtë qytet të bukur dhe befasues!

Tags:

Share this article

Other News to Read

Përjetoni eksperiencat më të bukura në tetor në Tiranë

Tetori është një muaj i jashtëzakonshëm për aktivitete në natyrë, shëtitje dhe koncerte në qiell të hapur. Është…

Përshtypja ime e parë për Tiranën

Unë jam Chiara Anzuino, një studente italiane që kam mundësinë të kaloj një muaj të tërë në Tiranë,…

Gjëra që mund të bësh në shtator 2024 në Tiranë

Gjëra që mund të bësh në shtator 2024 në Tiranë. Mirë se erdhe vjeshtë! Moti është akoma i…

Subscribe to our Newsletter!