Historia e Arkitekturës së Tiranës

Tirana është një qytet unik, pasi të gjitha qytetërimet kanë lënë gjurmët e tyre. Gjurmët e para të jetës në Tiranës nisin që në periudhën antike, ku rrënoja ilire janë ende në zemër të Tiranës, në pjesën e Kalasë të Tiranës dhe në vendin ku sot ndodhet Akademia e Shkencave. Pra datimi i shek të 5 para erës tonë. Më tej kemi Mozaikun e Tiranës, që është shekulli I tretë I erës tonë, një vile Rustika me dysheme të dekoruar me motive gjeometrike.

Periudha osmane (1430-1900)

Kjo është periudha më e njohur e Tiranës së vjetër në foto, ku dominonte një Pazar I madh në të cilin sot ndodhet Pallati I Kulturës, Xhamia e Karapicëve, Kisha në të cilin është ndërtuar më vonë 15 katëshi, Bashkia e vjetër ku më pas u ngrit Muzeu Historik, ndërkohë gjithë rruga e Durrësit ka qene e banuar me shtëpi karakteristike të vjetra si dhe pjesa pas 9-katësheve. Nga periudha Osmane sot ka mbërritur në ditët tona Xhamia e Ethehm Beut dhe Kulla e Sahatit. Gjithashtu dhe Kapllan Pasha Tomb, e cila ndodhet perpara Hotel Plaza.  Shtepite karakteristike të periudhës osmane ishin dykatëshe, me oborr dhe porta të medha, të rrethuara me mure massive. Simboli karakteristik i shtëpive të kësaj periudhe janë ndërtesa Sarajet (1833) e Selim Pasha Toptani, me 32 dhoma te stilit oriental dhe te dekoruara bukur.

Periudha fashiste (1920-1944)

Sheshi SKenderbej, godinat qeveritare dhe gjithe Bulevardi Deshmoret e Kombit deri te Universiteti eshte shtrirja qe mori qyteti ne fillimet e Tiranes kryeqytet, pra pas 11 shkurtit 1920 kur gjithe qeveria u zhvendos ne Tirane. Kjo ende mbetet pjesa me autentike dhe me e bukur e Tiranes, ajo arkitekture qe eshte ende ne gjithe kartolinat e qytetit. Vec godinave qe nisin qe nga Bashkia, Banka qendrore ne Qender dhe gjithe godinat e tjera qeveritare me radhe ne boulevard, gjatë kësaj kohe u ndëërtuan dhe shumë vila të tjera, dy apo tre katëshe, si Vila Petrela, Sali Shijaku, Radio Tirana, Lidhja e Shkrimtarëve etj.

Periudha Komuniste

Komunizmi nuk prishi as simbolikat osmane, dhe as arkitekturën italiane. Por ndërhyri me arkitekturat e tipit sovjetik, me palate te shumta pesekatëshe të njëjta përgjatë gjithë rrugëve kryesore si Rruga e Durresit, ku prishi mjaft vila, 15-kateshi qe zuri vendin e Kishës, apo pallatet te 9 kateshet, qe prishën vilat e të pasurve, dhe pallati I kulturës që prishi pazarin e vjetër. U ndërtuan lagje të reja, por me të njëjtin stil, ku apartamentet për qytetarët ishin të vogla, me dy ose tre dhoma, jo më shumë, por mjediset jashtë ishin të gjera, si hapësira publike ku luanin fëmijët. Godinat ikonë të komunizmit janë Pallati I Kutlrës, Muzeu Kombëtar, Pallati I Kongreseve, galeria e arteve dhe Piramida. Si dhe një numër monumentesh, bustesh, statujash.

Periudha Moderne (1990-now)

Tashmë Tirana ka ndryshuar aq shumë sa nuk e njohin më as vendasit. Tirana po merr një tjetër pamje më Pallate shumëkateshe, Qendra biznesi që po ngrihen e po dynden kryesisht në qendër të qytetit. Kjo do të thotë se ndërtimet do të vazhdojnë dhe ende Tirana nuk ka marrë një formë përfundimtare. Në vend qe të ndërtohen lagje të reja, gjithë ndryshimet po ndodhin sërish në qendër, por pa prekur ato pak rrënoja që janë gjurmët më të rëndësishme të 4 periudhave të mëparshme. Sot godinat kryesore të Tiranës Moderne janë: Stadiumi Air Albania, Qendra Toptani dhe gjithë godinat që po vijojnë në pedonalen Toptani, Kullat prapa Pallatit të Kulturës dhe 15 Katëshit, Kullat e mëdha pranë Bankës së Shqipërisë dhe përballë Katedrales Ortodokse. Kësaj arkitekture gratacelash i shtohen dhe objektet fetare si Kategralja Ortodokse dhe Xhamia e re të Rruga e Elbasanit që janë shumë massive. Gjitashtu Piramida e strukturuar mund të quhet një project modern, edhe pse struktura është ajo e komunizmit.

Ndoshta prandaj Tirana është kaq interesante për të huajt, se vazhdon të ndryshojë nga viti në vit, dhe nuk ka një fizionomi të caktuar sic mund të mbahet mend cdo kryeqytet tjetër i botës. Tirana mbart shumë kultura dhe ato i ka plotësisht të dukshme, duke suprizuar këdo që viziton qytetin.

Share this article

Other News to Read

Alessandro: Eksperienca ime e paharrueshme ne Tirane

Për sa i përket qytetit të Tiranës, ai ishte vërtet mahnitës dhe i mbushur me surpriza. Isha veçanërisht…

Subscribe to our Newsletter!