Çfarë të bësh në Tiranë në Janar 2024
Ndiheni pak dembel për të filluar Vitin e Ri?
Janari konsiderohet muaji i zymtë, sepse moti është gri dhe i ftohtë dhe njerëzit udhëtojnë më pak, pasi kane shpenzuar shumë para për të festuar fundvitin. Pas gjithe vrullit të dhjetorit, njerëzit duan të shijojnë mjediset e ngrohta, të mos lëvizin shumë.
Çfarë mund të bëni në Tiranë nëse jeni duke udhëtuar këtë muaj?
Filloni mirë Vitin e Ri me një filxhan kafe në mëngjes në kafenetë tona të vogla të bukura. Ecni, kryesisht nga liqeni, por dhe zonat rreth shtëpive tuaja, pasi ju bën mirë për të tretur dhe gjithë ushqimet e konsumuara gjatë festave të fundvitit.
Atmosfera festive me dekorime në sheshin Skënderbej do të vazhdojë deri në dhjetëditeshin e parë të janarit. Ortodoksët festojnë 6-7 janar Krishtlindjet e tyre ortodokse. Në Tiranë kemi një komunitet të konsiderueshëm ortodoks që feston. Kështu që Festa e vitit të Ri mbyllet zyrtarisht pas këtyre festimeve.
Ne sugjerojmë që planet tuaja të udhëtimit të fillojnë me një sërë aktivitetesh outdoor të tilla si ture në këmbë dhe turne me biçikletë.
Këtu janë disa nga turet që ne sugjerojmë. Të gjithë muzetë do të jenë të hapur gjatë muajit janar. Mund të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar, Shtëpinë e Gjetheve, çdo ditë përveç të hënave, qe gjithe muzeumet shteterore jane pushim.
Mali i Dajtit është gjithmonë një aventurë e madhe në çdo stinë. Zakonisht në janar bie borë në malin e Dajtit, kështu që ju mund të shijoni një udhëtim me teleferik dhe shumë aktivitete në mal.
Restorantet jane thuajse atraksion ne Tirane, pasi ofrojnë kuzhinën më të mirë, kështu që ju mund të zgjidhni çdo ditë një vend të mirë për të ngrënë në Tiranë.
Sugjerimet tona jane: Terra Restaurant, Habitat Restaurant, Veranda dhe Amo Sushi në Teg, Ballkoni i Dajtit, etj
Eventet jane te pakta ne dy javet e para te janarit dhe kryesisht nisin në fund të muajit, ju lutemi përditësohuni përmes faqes sonë të internetit www.visit-tirana.com
Shijoni Janarin, pasi cmimet do jene me te lira, dhe te hoteleve dhe te restoranteve. Eshte nje mundesi per te shijuar qytetin pa shume njerez.
Tags:
Other News to Read
Përjetoni eksperiencat më të bukura në tetor në Tiranë
Tetori është një muaj i jashtëzakonshëm për aktivitete në natyrë, shëtitje dhe koncerte në qiell të hapur. Është…
Përshtypja ime e parë për Tiranën
Unë jam Chiara Anzuino, një studente italiane që kam mundësinë të kaloj një muaj të tërë në Tiranë,…
Gjëra që mund të bësh në shtator 2024 në Tiranë
Gjëra që mund të bësh në shtator 2024 në Tiranë. Mirë se erdhe vjeshtë! Moti është akoma i…
Sawasdee masazh tajlandez- spa unike në Tiranë
Sawasdee masazh tajlandez- spa unike në Tiranë. Vendi ideal per tu relaksuar dhe per tu kujdesur per trupin…