Çfarë të bëni në Nentor 2023 në Tiranë

Muaji nëntor është vjeshta e vërtetë në Tiranë, është koha e xhaketave dhe çadrës me vete. Është muaji i festave kombëtare, muaji kuq e zi. Nëntori shijohet shumë bukur duke shëtitur nëpër pikat tërheqëse të kryeqytetit, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri dhe ish-blloku.

Vizita nëpër muzeume dhe galeri arti janë një ide e mirë për të kaluar kohën dhe parë gjëra interesante. Ndërsa fundjavave mund të bëni arratisje të shkurtra drejt rrethinave të Tiranës për të shijuar vjeshtën nëpër fermat agroturistike në Baldushk, Shëngjergj, Surrel etj.

Historical dates

Datat e rëndësishme

28 nëntor

28 nëntori është festa më e madhe e kombit tonë. 28 nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga e gjithë Shqipëria, të bashkuar në Vlorë,shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.

29 nëntor

29 nëntori është dita e Clirimit të Shqipërisë,një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Me 28-29 nëntor do të kujtohet 111 vjetori i pavarësisë dhe 79 vjetori i Clirimit të vendit.

Dita e Clirimit te Tiranes 17 nëntor

Kanë kaluar 79 vite që nga dita e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, të Tiranës. “Rruga e Barrikadave” simbol i kësaj dite, ruan brenda vetes momente historike, të mbushua me krisma, klithma lufte dhe heronj. Në këtë ditë kanë flijuar veten 127 dëshmorë të cilët luftuan për një ideal ku ëndrra më e madhe e tyre ishte liria e vendit dhe e popullit.

Panairi i Librit 15-19 nëntor 2023

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyese dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara.

Panairi organizohet në Pallatin e Kongreseve, nga ora 09.00 deri në orën 20.00

Hyrja falas!

Plot e përplot aktivitete të tjera që priten të organizohen nga Bashkia e Tiranës.

Evente te tjera

Nentori nis me AllWeb, konferenca vjetore digjitale, edicioni i 14 ne Tirane. Eventi zhvillohet me 2 nentor

Koncerti i Elsa Lila, Finalmente Elsa, me 1 nentor ne Pallatin e Kongreseve

Street Food Festival zhvillohet nga 15 deri 20 nentor

Share this article

Other News to Read

ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare

ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë

Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri

Dhjetori është një nga muajt kur shqiptarët shpenzojnë më shumë para. Blerja e dhuratave për vitin e ri po…

Dhjetori në Tiranë: Atmosfera magjike e festave

Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…

Parada e shqiptarëve në Ditën e Pavarësisë

Më 28 Nëntor, në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana u bë qendra e bashkimit kombëtar,…

Subscribe to our Newsletter!