Bastar- fshati që mori emrin e Mbretit
Fshati Bastar, i ndodhur pranë zonës së Tujanit, ruan një gjetje të jashtëzakonshme. Dy përkrenare antike, njëra ilire dhe tjetra korintike janë gjetur në 1955, gjatë punimeve bujqësore. Të dyja në një vendprehje pranë e pranë, dhe sot ndodhen po pranë e pranë në Muzeun Arkeologjik Tiranë.
Ato janë gjetur në një zonë që quhet Qytezë, në një kodër në Bastarin e Mesëm. Arkeologu Adem Bunguri thonë se të dy përkrenaret e shek të VI para krishtit, i përkisnin princërve apo komandantëve të lartë, pasi nuk mund t’i mbante kushdo. Ishin shumë të kushtueshme, të punuara bukur dhe i mbanin vetëm njerëz shumë të lartë. Por habia ende e pazgjidhur sot e kësaj dite është pse dy përkrenare njëra ilire dhe tjetra korintike janë pranë njera tjetrës. Si mund të varroseshin dy armiq pranë njëri tjetrit. Çfarë mund të ketë ndodhur? Ndërsa përkrenarja ilire është më e rregullt, ajo korintike ka një të goditur pranë syrit dhe sot e kësaj dite kjo gjurmë duket se nuk është ngjitur as nga restaurimi. I kishte i njëjti princ? Ka patur një dyluftim dhe dy princërit janë varrosur pranë? Paradoksi është se vendodhja e përkrenareve është në territorin parthin.

Hasan Ceka thotë se me emrin Bastar në shek e IV p.es quhet një mbret I Pajonëve. Pajonët ishin fis ilir në Maqedoninë e Veriut, por si mbërriti këtu emri Bastar në këtë territor të Parthinëve? Mbreti i Pajonëve, Bastar preu dhe monedhën e tij me përkrenaren ilire. Bastar do të thotë kasolle, vendqendrim por edhe fisnik (gjuhë indoeuropiane). Një tjetër variant është se ky mbret i Pajonëve I ka patur me vete të dyja kët përkrenare që ishin shumë të cmuara dhe mund të ketë humbur jetën këtu dhe është varrorus bashkë me to, dhe qyteza ka marrë emrin e tij. Dy përkrenare, dy fise, një emër Bastar. Gjithë kjo zonë mbetet enigmë, po kështu dhe përkrenaret në Muzeum, të cilat nuk kanë asnjë shpjegim.
Destinacion turistik
Zall-Bastari, njësi administrative e vendosur rreth 18 km nga kryeqyteti, shtrihet në një zonë të thyer malore dhe përbëhet nga 12 fshatra.
Territori kodrinor-malor ofron peizazhe piktoreske dhe pamje mahnitëse. Në shpatet e kodrave dhe maleve, të përshkuara nga lugina dhe pjerrësi të shumta, dallohen qartë fshatrat dhe lagjet e tyre. Zona ka një sipërfaqe totale prej 132 km², nga të cilat 785 hektarë janë tokë bujqësore dhe 4,500 hektarë pyje e kullota.
Destinacioni më i bukur i kësaj njësie administrative është Liqeni i Bovillës, një kombinim spektakolar i kodrave, ujit dhe panoramave të mrekullueshme. Vitet e fundit ai është shndërruar në një nga destinacionet natyrore më të vizituara pranë Tiranës.

Në Bovillë mund të shkoni nga fshati Bastar në këmbë ose me automjet fuoristradë. Zona ruan ende një natyrë të paprekur dhe autentike. Vizitorët mund të organizojnë piknikë me familjen ose miqtë në livadhet e gjelbra përreth liqenit, duke shijuar qetësinë dhe bukurinë e natyrës.
Përtej liqenit, udhëtimi mund të vazhdojë drejt maleve përreth. Një nga destinacionet më interesante është fshati Vilëz, i vendosur pranë kufirit mes Tiranës dhe Dibrës. Nga ky fshat mund të admirohen katër vargmale njëherësh: Dajti, Bovilla, Tujani dhe Mali i Skënderbeut në Krujë. Në ditët me kthjelltësi të madhe mund të shihen edhe Tirana dhe Durrësi.

Përveç peizazheve mahnitëse, kjo zonë dallohet për komunitetin e saj të lidhur ngushtë dhe mikpritjen tradicionale. Banorët janë të njohur për bujarinë dhe dashamirësinë ndaj vizitorëve. Në restorantin e fshatit, Shyqyriu dhe bashkëshortja e tij ofrojnë disa nga gatimet më të mira tradicionale, të përgatitura sipas recetave të trashëguara brez pas brezi, si byreku me qumësht dhe pula me thërrime.



Ngjitja drejt maleve nuk është gjithmonë e lehtë, pasi rrugët janë të vështira. Megjithatë, sapo të arrini në majë, do të shpërbleheni me pamje panoramike të jashtëzakonshme.
Vizita rekomandohet veçanërisht gjatë muajve prill dhe maj, kur luginat malore mbulohen nga Narcisi Poet, një lule e rrallë dhe shumë e bukur që rritet në lartësi të caktuara mbi nivelin e detit, duke krijuar një peizazh magjepsës.


Në fshatrat malorë të Tiranës, jeta ka ruajtur ende shumë nga karakteri i saj tradicional. Këtë mund ta ndieni teksa përshkoni rrugët, soditni malet, ujëvarat, luginat e paprekura dhe barinjtë që vazhdojnë të kullosin tufat e tyre në këto vise. E njëjta frymë gjendet edhe në respektin e madh që komuniteti ruan për të moshuarit, të cilët vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme, duke u përcjellë brezave të rinj dijet, zakonet dhe traditat e të parëve.
Udhëtimi nëpër fshatrat e Tiranës është gjithmonë plot surpriza. Këtu mund të gjeni gjithçka: një përvojë autentike lokale, natyrë të mrekullueshme, histori të lashtë dhe njerëz mikpritës.
Vetë Bastari ruan një histori të veçantë që lidhet me të kaluarën e tij. Historia e dy helmetave antike dhe e Mbretit të Bastarit, prej të cilit mendohet se ka marrë emrin fshati, nuk është thjesht një legjendë. Helmetat u zbuluan në këtë zonë dhe sot ruhen si artefakte.
Ky artikull është pjesë e Tirana heritage Routes, një projekt nga DMO Albania, në kuadrin e programit Boost Balkans, zbatuar nga ALDA dhe financuar nga AFD France
Tags:
Other News to Read
Çfarë të bësh në Tiranë në Qershor 2026
Çfarë të bësh në Tiranë në Qershor 2026
Historia e dashurisë së Turran dhe Laran (Tujan dhe Lana)
Tujan ose Turan ishte hyjnia e dashurisë dhe e pjellorisë
Çfarë të bësh në Maj në Tiranë
Tirana është tashmë e mbushur me turistë. Pranvera është periudha më e mirë për të vizituar Tiranën
Bastar- fshati që mori emrin e Mbretit
Dy përkrenare antike, njëra ilire dhe tjetra korintike janë gjetur në 1955, gjatë punimeve bujqësore ne fshatin Bastar,…