Albanian Night- dasma shqiptare
Albanian Night! Cfare Nate
Nëse je në Tiranë dhe dëshiron të marrësh një shije shqiptare në një vend të vetëm, sugjerimi ynë është Albanian Night.
Sapo hyn, ndjen atmosferën e një dasme shqiptare. Ndoshta nuk do të të bjerë rasti tjetër herë të marrësh pjesë në një dasëm shqiptare. Në fakt shqiptarët janë popull unik për nga kutura dhe traditat e tyre, pasi po aq massive sa dasmat janë dhe vdekjet. Njerëzit e dashur përcillen me këngë vaji dhe pjesëmarrjen e gjithë komunitetit, ashtu si dhe dasmat që festohen me pjesëmarrjen e gjithë myësafireve, të njohur e të panjohur.
Në fakt kjo mbrëmje do ju cojë shumë pas në kohë, pasi shumë tradita sot nuk vazhdojnë më, dhe dasmat janë modernizuar, ndërkohë vdekjet mbledhin pranë të ndjerit kryesisht familjare dhe këngët e vajit janë në zhdukje.
E megjithatë pse të mos e provoni të zhyteni pak në kohë e të dëgjoni histori shqiptare.
Historia
Një baba fton i lumtur të gjithë mysafirët te dera, se marton djalin e vetëm. Miqtë vijnë dhe pasi përshëndesin prindërit e dhëndrit, ndahen gratë në dhoma vec e burrat në dhomë tjetër. Vishen me costume popullore të krahinave të ndryshme dhe vijnë në odën e miqve, ku muzika ndizet dhe nuk pushon.
Ritet e hapjes së dasmës, pastaj ardhja e nuses dhe vallet rreth saj janë të Shqipërisë së Mesme. Vallja tiranase dhe veshjet karakteristike të valltarëve dominojnë për nga shumëllojshmëria dhe janë më të gëzueshme e madje me humor.
Më tej gjithë turistët ftohen në vallë massive, dhe të gjithë gëzojnë.
Isopolifonia
Por papritur dhëndri vritet ditën e dasmës, dhe nis kënga e vajit të prindërve. Kënga e kënduar mjeshtërisht nga vokalistja e grupit, është isopolifoni, një vlerat unike të trashëgimisë jomateriale shqiptare e listuar tashmë në UNESCO.
Një tjetër valle unike është ajo e Osman Takës, një i ri që ishte i burgosur nga otomanët dhe para se të varej, kërkoi dëshirën e fundit të kërcente një valle. Ai e kërcen vallen aq bukur, sa falet dhe lirohet nga burgu.
Valle të tjera si Tumankuqe, apo Pogonishte, mbledhin gjithë dasmorët të kërcejnë në rreth.
Nuk kishte si të mos ishte pjesë e programit, kërcimi I Shqipërisë së Veriut, kryesisht Kcimi I Tropojës që tashmë gjithashtu është I listuar në UNESCO për vecantinë e tij.
Në fund me këngën O festë të madhe ka sot Shqipëria, atmosfera është më e ndezuar se kurrë, duke lënë gjurmë shumë të thella të gjithë turistët për historikun e valleve, traditave, kostumeve të larmishme dhe forcën e karakterit të shqiptarëve.
Albanian Night do jetë një natë e paharruar për ju që doni të merrni një copëz Shqipërie me vete, jo vetëm me këtë eksperiencë interactive, por edhe duke blerë një souvenir në Pazarin e madh në katin e parë, ku do gjeni rreth 10,000 objekte të ndryshme, hand made të prodhura nga artizanët shqiptarë
Rezervo ketu: Albanian Night – Learn all about Albanian culture – Get tickets
Other News to Read
Skënderbeu- Mbrojtësi i pamposhtur i Shqipërisë dhe i Europës
Skënderbeu- Mbrojtësi i pamposhtur i Shqipërisë dhe i Europës
Çfarë të bësh në Maj në Tiranë
Tirana është tashmë e mbushur me turistë. Pranvera është periudha më e mirë për të vizituar Tiranën
Vila 31- një udhëtim në të shkuarën komuniste
Vila 31- një udhëtim në të shkuarën komuniste ne shtepine e diktatorit Enver Hoxha, sot e mbushur me…
Albanian Night- dasma shqiptare
Nëse je në Tiranë dhe dëshiron të marrësh një shije shqiptare në një vend të vetëm, sugjerimi ynë…