Ujëvara e Besh-Livadhit

  • Kjo ujëvarë ndodhet në përroin që kalon pranë fshatit Besh-Livadh. Ajo ka një lartësi mbi 10 metra dhe në stinën e pranverës ka prurje të mëdha uji. Shkëmbinjtë ku kalon janë shtresëzore dhe duken si pllaka të vendosura me dorë njëra mbi tjetrën.

    Ujëvara është e fshehur në një oaz të gjelbër bimësie dhe nuk është e thjeshtë për t’u gjetur. Për të shkuar deri atje ndiqet rruga nga Tirana deri në fshatin Besh pranë Shkallës së Tujanit. Rruga është e asfaltuar në 3/4 e saj dhe me pas procedon në rruga rurale.

    Për të shkuar tek ujëvara nuk ka shenja orientuese dhe ka pak guida të natyrës që e njohin. Foto dhe informacioni janë kontribut i Albert Cmetes me albumin e tij #TiranaThroughLens.

    +00355692078553

    Home

    contact@visit-tirana.com

    Subscribe to our Newsletter!