Tur me ndërtesat e komunizmit në Tiranë

  • Shqiptarët kanë vuajtur nën regjimin komunist prej 50 vitesh dhe gjurmët e hidhura të historisë mund të gjenden në pjesë të ndryshme të Tiranës. Godinat e komunizmit janë përhapur në të gjithë qytetin, ato dikur kanë qenë gri, por pas rënies së komunizmit në vitet 90, Tiranës iu dha një ndryshim. Godinat e pallatave u lyen dhe pikturuan me ngjyra të ndritshme, dhe modele të ndryshme. Nëse doni të se cilat janë ndërtesat e komunizmit në Tiranë ne ju sugjerojmë disa objekte përmes këtij turi disa orësh:

    Së pari, do të vizitojmë Muzeun Historik Kombëtar, institucionin më të madh të muzeut në Shqipëri.

    Fasada e Muzeut Historik Kombëtar është një mozaik gjigand në madhësi 10 x 40 m me një sipërfaqe prej 400 m2, përmban 13 personazhe, luftëtarët ilire dhe anti-osmanë, figurat e Rilindjes Kombëtare, dy figurat ikonike: punonjësi dhe fshatari, dhe pesë figura që përfaqësojnë Luftën Nacional-çlirimtare.

    Pas kësaj do të shkojmë të shohim Pallatin e Kulturës, i cili ndodhet shumë pranë. Pallati i Kulturës u ndërtua në Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-Presidenti Sovjetik Nikita Khrushchev, më 3 qershor 1959. Arkitektura e kësaj ndërtese ka një ndikim të madh nga Pallati i Kongreseve në Romë dhe nga ndërtimi i Stacionit Fjnnish në Shën Petersburg.

    Pasi të largohemi nga sheshi Skënderbej do të drejtohemi për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vizituar Galerinë Kombëtare të Arteve. Jo vetëm godina i përket asaj kohe, por dhe veprat brenda tregojnë shumë për artin e realizmit socialist.

    Pas kësaj do të kalojmë në Parkun Rinia, për të parë pallatet e Shallvareve, të cilat kanë një strukturë tipike të stilit sovjetik dhe një pjesë e tyre u ndërtua në kohë rekord me punën e të burgosurve të regjimit atëkohë.

    Ndalesa e radhës do të jetë Pallati i Kongreseve, i cili është i projektuar dhe ndërtuar në vitet 1980 si një simbol i ideologjisë komuniste dhe shprehjes së fuqisë së regjimit totalitar.

    Një tjetër ndërtesë e periudhës së komunizmit është “Kombinati i Tekstileve Stalin” në Kombinat, i cili ndodhet 6 kilometra larg nga qendra e qytetit. Ky emër është marrë nga një kombinat tekstili i ndërtuar me mbështetjen sovjetike në fillim të viteve ’50. Kombinati është jashtë funksionit, por godina është aty me të njëjtin stil si shumica e fabrikave në gjithë vendin..

    Sheshi Skenderbej

    ++355692078553

    https://www.facebook.com/VisitTirana

    https://www.instagram.com/visit_tirana/

    Home

    contact@visit-tirana.com

    Ne cdo kohe

    Ju lutem kontaktoni disa dite me para per kete tur

    contact@visit-tirana.com

    Subscribe to our Newsletter!