Pastiçeri Reka në Tiranë

  • Vendi më i ëmbël në Tiranë! Traditë gati shekullore dhe  shije unike!

    Këtu nuk do të gjeni vetëm një vend për t’u ëmbëlsuar, por edhe një histori rreth 93 vjeçare.  Pastiçeri Reka, me një traditë të gjatë të trashëguar që nga viti 1924, tashmë është rikthyer në Tiranë, me dy dyqane; një dyqan te Komuna e Parisit dhe dyqani i dytë te Pazari i Ri. Pastiçeria është themeluar nga Mustafa Reka dhe tani është në pronësi dhe në menaxhim të dy stërnipërve të tij. Enes dhe Sidit Reka. Në atë kohë, pastiçeria u bë e famshme për tortën e dasmës së Mbretit Zog, ku midis të ftuareve ishte dhe Mbreti Faruk i Egjiptit, i cili i mahnitur nga torta e përgatitur nga Reka, vendosi të porosiste 25000 kg llokume për dasmën e tij.

    Ndërsa në ditët e sotme, pastiçeria mbetet e njohur për ëmbëlsirat e shijshme të tilla si: tortë dasmash, tortë ditëlindjesh, akullore dhe të gjitha ëmbëlsirat tradicionale.

    Çdo tortë bëhet me dashurinë më të madhe duke përdorur gjithë magjinë e ngjyrave dhe formave që vetë ju porosisni për të vegjlit tuaj!

    Medar Shtylla Street, Komuna e Parisit, Tirana

    +0692066588

    https://www.facebook.com/RekaPasticeri/

    https://www.instagram.com/reka_pasticeri/

    https://pasticerireka.al/

    pasticerireka2016@gmail.com

    Subscribe to our Newsletter!