Muzeu Historik Kombëtar

  • Nëse ju pëlqen të mësoni për historinë e trazuar të Shqipërisë, ky është vendi i duhur. Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i rëndësishëm në Shqipëri, i cili përmban të gjithë historinë shqiptare të mirëdokumentuar. Muzeu ka 8 pavijone: i Antikitetit, i Mesjetes, i Rilindjes, i Pavarësisë, i ikonografisë i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, i Terrorit Komunist dhe i Nënë Terezës. Holli i Terrorit komunist, ka foto, dokumenta dhe video që tregojnë persekutimin e shqiptarëve gjatë regjimit komunist. Një vizitë këtu mund të zgjasë deri në 3 orë, nëse e merrni shtruar dhe doni vërtet të mësoni diçka.

    Cmimi: 500 Lek/personi
    -400 lekë/personi për grupet mbi 12 persona.
    -Fëmijët nën moshën 12 vjeç hyrja falas.
    -Përfitojnë çmim të reduktuar:
    -Studentët e pajisur me kartën e studentit;
    -Fëmijët nga mosha 12-18 vjeç;
    -Fëmijët me statusin e jetimit;
    -Invalidët dhe pensionistët.
    Ditët e hyrjeve pa pagesë janë:
    -18 Prill, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore;
    -18 Maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve;
    -21 Maj, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim;
    -29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë/Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore;
    -28 Nëntor, Dita e Pavarësisë (vetëm për shtetasit shqiptar);
    -29 Nëntor, Dita e Çlirimit (vetëm për shtetasit shqiptar);
    -E diela e fundit e çdo muaji të vitit (vetëm për shtetasit shqiptar).

    Sheshi “ Skënderbej”, Bulevardi “Zogu I”, Tiranë

    +35542223977

    http://www.mhk.gov.al/

    muzeuhistorikkombetar@yahoo.co

    Hours
    Tuesday- Sunday 10 AM–5 PM
    Monday Closed

    Subscribe to our Newsletter!