Turi klasik i ecjes në Tiranë
Tirana është një qytet që po ndryshon çdo ditë. Atraksione të reja i shtohen qytetit, saqë edhe njerëzit që kanë lindur këtu, nuk i njohin më lagjet e tyre të dikurshme. Në këtë tur do të shihni vendet dhe monumentet historike të Tiranës dhe do t’ju tregojmë disa nga zonat e njohura të Tiranës si është: Qendra, ish-Blloku, Piramida dhe zona e Pazarit të Ri.
E nisim vizitën tonë në sheshin Skënderbej, si vendi më i vizituar në Tiranë. Gjatë qëndrimit të shkurtër ne do t’ju tregojmë disa informacione për sheshin dhe godinat përreth si: Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i Kulturës, Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit dhe Banka Kombëtare. Pasi kësaj, do të kalojmë në pedonalen Murat Toptani dhe do të vizitojmë kalanë e Tiranës. Më tej vazhdojmë për të parë Pazarin e Ri të restauruar dhe të shijojmë një kafe në këtë zonë.
Më pas të nisemi për të shkuar te Ura e Tabakëve nga ku do të kalojmë nga rruga Xhorxh Bush. Më pas do të kthehemi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dhe do ndalojme te shohim Monumentin e Pavarësisë në parkun Rinia, Piramiden atraksionin me terheqes se fundi, vazhdojme te monumenti i Postbllokut dhe godinat qeveritare. Do të futemi në zonën e ish-Bllokut, në zonën e njohur për baret e shumta moderne dhe jetën e natës. Do t’ju tregojmë nga jashtë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, pasi hyrja nuk lejohet. Me pas vazhdojme rrugen drejt Tajvanit, Katedralja ortodokse, Muzeu i Gjetheve (Nuk hyjme brenda) dhe perfundojme serish ne Sheshin Skenderbej.
Sheshi Skenderbej
++355692078553
https://www.facebook.com/VisitTirana
https://www.instagram.com/visit_tirana/
contact@visit-tirana.com
Çdo ditë
Ju lutemi kontaktoni të paktën 3 ditë përpara email: contact@visit-tirana.com
Udhëtimi do të zgjasë 3-4 orë.
Vizita në Tiranë ju tarifon vetëm për drejtimin e turneut Shpenzimet nuk përfshihen janë: biletat e muzeut, shpenzimet për pije ose drekë