Çfarë të bësh në Kashar

  • Jo larg qendrës së Tiranës gjendet Kashari, i cili shtrihet në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës. Kashari mund të arrihet lehtësisht me anë të transport publik ose me biçikletë.

    Në zonën e Kasharit gjendet disa liqeni artificiale ku mund të kalosh kohën e lirë: Liqeni i Purezi, Liqeni i Kasharit, Liqeni i Gjokajt, Liqeni i Mezezit

    Relievi kodrinor krijon një panoramë tërheqëse për këdo që e viziton. Territori piktoresk dhe çlodhes të jep mundësin të bësh aktivitete të ndryshme në natyre, siç janë: kampingu, ecje në natyrë, udhëtime me biçikleta malore, gara biçikletash etj.

    Sipas zbulimeve arkeologjike, Kashari ka qenë i populluar që nga shekulli i parë. Kashari u bë i njohur në shekullin XV me betejën që u drejtua në këtë zonë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kohët e fundit, Kashari është shpallur “Zonë e mbrojtur arkeologjike” për shkak se katër objektet të rralla u gjetën në Kus të rajonit Kashar.

    Disa nga pikat kryesore janë: Rrënojat e kishës mesjetare të gjetura në kodrën e “Qafë Pishe”, rrënojat e një xhamie 300-vjeçare të gjetur në majë të një kodre tjetër, varreza antike të gjetura në fushën e Zaltës dhe liqene magjepsëse të Kasharit.

    Buses to Kashar depart from city center behind the Opera

    ++355692078553

    https://www.facebook.com/VisitTirana

    https://www.instagram.com/visit_tirana/

    Home

    contact@visit-tirana.com

    Subscribe to our Newsletter!