Show në Parajsë- event në Dajt

Locked in paradise
Muzikë, Natyrë dhe Magji në Parkun Kombetar të Dajtit.🔓💚

Në zemër të maleve të Tiranës 🏔️ , aty ku pamjet magike shtrihen deri në horizont, Dajti Paradise shndërrohet në një oaz muzikor me ritmet më të zjarrta të muzikës elektronike.🤩
Kjo festë unike bashkon pasionin për muzikën me dashurinë për natyrën, duke ofruar një përvojë të pa-zëvendësueshme. 🎶

Eventi zhvillohet në një ambient malor spektakolar, mes pyjeve të gjelbërta dhe pamjeve panoramike që të lënë pa frymë.🍃🌳

Mbi 16 Artistë dhe DJ nga skena vendase dhe ndërkombëtare ngjiten në skenë për të krijuar një atmosferë elektrizuese, ku tingujt elektronikë përplasen me qetësinë e natyrës për të sjellë një energji të veçantë dhe çliruese. 🌳⭐️

✨Përveç muzikës, Dajti Paradise ofron një eksperiencë të plotë turizmi malor. 🌞Vizitorët mund të eksplorojnë shtigje natyrore, të ngjiten me teleferik dhe të shijojnë ushqime tradicionale shqiptare në restorantet alpine që ndodhen në zonë. 🍽️ Aktivitetet si ecja në natyrë, shëtitjet me biçikletë apo thjesht relaksimi nën hijet e pishave janë pjesë e pandashme e kësaj feste.🌄✨

Ky është vendi ku qyteti takohet me malin, ku muzika takohet me qetësinë dhe ku nata kthehet në një “udhëtim” të paharrueshëm.

Dajti National Park

02/05/2025 – 03/05/2025

10:00

Subscribe to our Newsletter!