Opera Atila

Attila” e G. Verdi, një opera PREMIERË ABSOLUTE që do të ngjisë në skenën e TKOB-së tragjedinë e shekullit të V të mbretit të Hunëve, Attilës, dhe rezistencën së popullit italian, me në krye guximtaren Odabella, ndjekur nga gjenerali Ezio dhe i dashuri i saj Foresto. 🇮🇹 Heroizmi i vajzës italiane, Odabellës, e cila me trimërinë e saj arrin të fusë në kurth pushtuesin barbar, duke u hakmarrë kështu ndaj vdekjes së të atit, bën që historia të shkruhet në favor të drejtësisë.

Kjo opera që prezanton aspekte të një natyre novatore, në konceptimin dramaturgjik dhe stilistik të krijuesit të tij, do të ngjitet nga Orkestra Simfonike, Solistët dhe Kori i TKOB-së, nën dirigjimin e veçantë të maestros, Jacopo Sipari di Pescasseroli, regjinë e Ada Gurrës, dhe kostumografinë e Edlira Qyshkës

Theater of Opera and Ballet

19:00

Subscribe to our Newsletter!