Javet Kulturore Nderkombetare- JNK

Javët Kulturore Ndërkombëtare” ose JKN, është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri eventesh, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore, për të krijuar një të ardhme sa më frymëzuese që na bashkon në diversitet.

Kete vit eventet startojne nga 1 Maji deri ne Nentor.-

Çdo javë i dedikohet një kulture të caktuar botërore që afrohet në sofrën mikpritëse shqiptare nëpërmjet aktiviteteve që përcjellin më së miri pasurinë e këtyre kulturave përmes filmave, melodive, arkitekturës, kostumeve, kulinarisë dhe trashëgimisë. JKN është një paradë kulturore që shtrihet prej Majit e deri në Nëntor duke u bërë kryefjala e të gjitha aktiviteteve që gjallërojnë qytetet shqiptare.

Fokusi kryesor i kësaj nisme është krijimi i urave lidhëse, nxitja e kreativitetit dhe shkëmbimit kulturor me sytë drejt inovacionit, si një mjet i domosdoshëm për t’i dhënë zgjidhje dhe alternativa sfidave të përbashkëta që bota po kalon, përmes qasjeve të reja artistike e kulturore.

Javët Kulturore Ndërkombëtare, me energjinë e tyre e shndërrojnë skenën e aktiviteteve në vend në një arenë ndërkombëtare multidisiplinore, duke paraqitur kështu një ofertë më të zgjeruar për të gjitha moshat, shijet dhe sfondet kulturore. Falë një programi dinamik e gjithëpërfshirës, JKN ka si objektiv krijimin e një atmosferë të jashtëzakonshme dhe përcjelljen e mesazheve të çmuara që përmirësojnë gjurmën e gjithësecilit.

01/05/2024 – 30/11/2024

20:00

Subscribe to our Newsletter!