Dea Open Air Festival- Tirane

Në datat 9 deri më 13 Qershor 2024, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR, do të zhvillojë edicionin e tij të njëmbëdhjetë në kryeqytet!
Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, DEA vjen këtë vit për herë të gjashtë edhe në Tiranë, për ta ndarë ofertën filmike dhe ekspertizën profesionale evropiane edhe me publikun, studentët dhe kineastët kryeqytetas!

DEA mbetet edhe këtë vit OPEN AIR.
Programi i mbrëmjes së konkurimit kryesor të festivalit, Filmit me Metrazh të Gjatë ofrohet në Kinema DEA OPEN AIR 1 – në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.
Në Kinema DEA OPEN AIR 1 – në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve organizohet edhe Ceremonia zyrtare e Hapjes si edhe Mbrëmja Gala e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit XI të DEA OPEN AIR International Filmfestival Tiranë – 2024.

Programi i pasdites i konkurimit kryesor të festivalit, Filmit me Metrazh të Gjatë si edhe programet e Filmit Dokumentar, Filmit të Shkurtër dhe Filmit Dokumentar do të ofrohen në Kinema DEA OPEN AIR 2 – Salla BLACK BOX e Universitetit të Arteve, ndërsa programi Cine KO, me fokus kinemanë kosovare, do të ofrohet në COD (Qendra për Hapje dhe Dialogun për Hapje dhe Dialog).
Të gjithë pjesëmarrësit kanë aplikuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit.

Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit – si në edicionet paraardhëse – gjeografi ndërkontinentale.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit Mars.

Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë vendosur të përfshijnë në programin e sivjetëm gjithsej 39 filma nga 25 vende të botës, prej të cilëve 6 në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë ose konkurimin kryesor, 19 në Seksionin e Filmit të Shkurtër, 11 në Seksionin e Filmit Studentor dhe 3 në programin Cine KO, me fokus kinemanë kosovare.
Edicioni i Njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Universitetit të Arteve, të cilët krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontributet qytetare nga e gjithë bota.

Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve evropiane të filmit, aktorët, regjisorët, producentët, por dhe përfaqësuesit e industrisë, kritikët, studjuesit dhe gazetarët e ftuar, i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon.

Gjeni programin ketu:

3. DEA 2024 – PROGRAM

Universiteti i Arteve

09/06/2024 – 13/06/2024

19:00

Subscribe to our Newsletter!