Tirana Heritage Roots – Një projekt i ri nga DMO Albania

Tirana Heritage Roots është një nismë e re e DMO Albania, e financuar nga Boost Balkans. Projekti ka nisur më 15 tetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 15 tetor 2026.

Ky projekt njëvjeçar synon të ruajë trashëgiminë kulturore të Tiranës përmes krijimit të një arkive digjitale të hapur për publikun, si dhe të nxisë zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet turizmit të qëndrueshëm.

Duke përdorur teknologji bashkëkohore, pamje me dron, Google Maps dhe video rrëfimesh, projekti do të dokumentojë muret e lashta, rrënojat dhe shtresat historike të Tiranës, nga lashtësia deri në ditët e sotme. Të gjitha materialet do të publikohen në portalin Visit Tirana, duke u mundësuar qytetarëve dhe vizitorëve të rizbulojnë rrënjët e trashëgimisë së qytetit.

Përveç dokumentimit digjital, projekti do të krijojë pesë itinerare tematike nëpër zonat me trashëgimi, duke përfshirë banorët dhe bizneset lokale. Këto rrugë do të promovojnë turizmin, do të ruajnë traditat dhe do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për komunitetin. Të paktën 10 biznese lokale do të përfshihen drejtpërdrejt në zhvillimin e produkteve dhe eksperiencave të reja turistike.

Pse “Tirana Heritage Roots”?

Tirana po ndryshon me shpejtësi, dhe bashkë me këto ndryshime po humbin shumë gjurmë të së kaluarës.
Ky projekt lindi nga nevoja për të vepruar, sepse:

  • Vilat e vjetra dhe gjurmët antike po zhduken.

  • Muzeu Historik Kombëtar, Mozaiku i Tiranës dhe Galeria Kombëtare e Arteve janë aktualisht të mbyllura.

  • Nuk ka promovim zyrtar të trashëgimisë së lashtë të Tiranës.

  • Vizitorët nuk kanë shumë alternativa përtej qendrës së qytetit.

  • Qytetarët po humbin lidhjen me kujtesën historike të qytetit të tyre.

Çfarë do të sjellë projekti

  • Kërkim, hartëzim dhe dokumentim të siteve të trashëgimisë.

  • Krijimin e një Arkive Digjitale të Trashëgimisë për Tiranën.

  • Pesë itinerare turistike përfshirëse, të bashkëkrijuara me komunitetet lokale.

  • Prodhimin e materialeve digjitale cilësore (video me dron, ture 360°, fotografi dhe audio rrëfime) që do të publikohen në Visit Tirana.

  • Përfshirjen e të paktën 10 bizneseve lokale në zhvillimin e produkteve turistike.

  • Organizimin e një tryeze të rrumbullakët me operatorë turistikë dhe institucione publike.

  • Hartimin e një policy brief me rekomandime konkrete për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe integrimin e saj në turizmin e qëndrueshëm.

  • Një fushatë komunikimi dhe ndërgjegjësimi me publikime të vazhdueshme në rrjetet sociale të Visit Tirana dhe DMO Albania.

Përmes Tirana Heritage Roots, DMO Albania synon të rrisë ndërgjegjësimin, të frymëzojë krenari dhe të nxisë veprim për mbrojtjen e trashëgimisë unike të Tiranës. Ne do të advokojmë pranë autoriteteve lokale për më shumë investime në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe do të bashkëpunojmë me operatorë dhe guida turistike për përfshirjen e këtyre itinerareve të reja në ofertat e tyre turistike.

Tags:

Share this article

Other News to Read

Tirana Heritage Roots – Një projekt i ri nga DMO Albania

Ky projekt njëvjeçar synon të ruajë trashëgiminë kulturore të Tiranës përmes krijimit të një arkive digjitale të hapur…

Çfarë të bësh në Nëntor 2025 në Tiranë

Çfarë të bësh në Nëntor 2025 në Tiranë. Muaji kuq e zi, muaji i festave kombëtare. Muaji  më…

Çfarë të bësh në Shtator në Tiranë

Shtatori është muaji i parë i vjeshtës dhe në Tiranë ashtu si kudo gjallërohet jeta, nisin shkollat, biznesi…

Subscribe to our Newsletter!