Tirana ende larg turizmit të qëndrueshëm
Visit Tirana ka dhjetë vjet që promovon turizmin në Tiranë, duke u fokusuar më shumë në autenticitetin, vendet kulturore, historinë e qytetit tonë, atraksionet unike dhe natyrën e jashtëzakonshme. Turistët po vijnë në një numër të madh. Por çfarë po marrin nga Tirana? Cila është shija me të cilën ata largohen nga vendi ynë? A kthehen? Nëse do të ktheheshin, çfarë do të bënin herën e dytë? Çfarë do të vizitonin?
Të gjitha këto pyetje që duhet të bëjë një organizatë e menaxhimit të destinacionit mungojnë. Turistët nuk lënë një përshtypje të asaj që u pëlqeu dhe çfarë duhet ndryshuar. Destinacioni është i papërgatitur për atë që duhet të ndryshojë për vitin e ardhshëm në mënyrë që turistët të jenë të kënaqur. Nëse nuk e masim kënaqësinë e vizitorëve, nuk dmë çfarë të ofrojme vitin e ardhshëm, veçanërisht për vizitorët e përsëritur.
Asgjë e re
Ne shohim turistë që ecin në grupe të mëdha kudo në Tiranë. Ata bëjnë të njëjtin itinerar nga sheshi Skënderbej në sheshin Nënë Tereza. Udhëtimet në këmbë në Tiranë janë pothuajse të njëjta për të gjithë operatorët turistikë. Çfarë ndryshon eshte profesionalizmi i guidave turistike. Disa guida turistike janë të rinj dhe jo të apasionuar pas historive; tregojnë vendet dhe nuk interpretojnë historinë tonë.
Ka edhe guida turistike profesionistë që duke ecur në të njëjtin bulevard, tregojnë më shumë histori për shqiptarët, duke i bere me te interesuar turistet. Te mos themi pastaj qe ka dhe guida te huaja (ilegale) qe nuk dime se cfare tregojne ata per historine tone.
Atraksionet më të vizituara janë të njëjta: Shtepia e Gjetheve dhe Bunkart. Disa institucione të rëndësishme kulturore, si Muzeu Historik Kombëtar, Mozaiku, Galeria e Arteve, janë mbyllur. Artizanët nuk janë të përfshirë në ture. Fituesit e mëdhenj te turizmit janë operatorët turistikë dhe hotelet, baret dhe restorantet. Shumë fshatra të Tiranës nuk shohin fare turistë për shkak të transportit dhe mungesës së përfshirjes në paketat turistike. Po keshtu dhe zonat qe jane prane keshtjellave, apo disa rrenojave historike.
Bashkohuni tani! Dhuroni tani!
Kontakt: contact@visit-tirana.com, 0692078553,
info@greentirana.com
Other News to Read
Çfarë të bësh në Shtator në Tiranë
Shtatori është muaji i parë i vjeshtës dhe në Tiranë ashtu si kudo gjallërohet jeta, nisin shkollat, biznesi…
Tirana — Nga lashtësia në kryeqytetin modern
Shumë kohë përpara se të kishte qytet, fusha e Tiranës ishte një pellg pjellor midis bregdetit të Adriatikut…
Çfarë të bësh në Gusht në Tiranë
Gushti është muaji i fundit i verës në Tiranë. Është muaji kur shumica e qytetarëve vendas largohen nga…
Tirana Photo Festival 2025- Mesdheu
Tirana Photo Festival 2025 u zhvillua nga 18 deri 30 Qershor 2025 në Tiranë dhe tema për këtë…