Shqiponja dykrerëshe- zbulimi ne Kishen e Kepit të Rodonit

Zbulimi i fundit nga programi EU4Culture na sjell pamje të jashtëzakonshme të muraleve në Kishën e Shen Ndout në Kepin e Rodonit.

Gjatë restaurimeve,dalin në dritë, murale unike të pazbuluara më parë në Kishën e Rodonit, Durres, të cilat ishin mbuluar me llaç e gëlqere. Portrete, figura shenjtoresh jane pastruar dhe restauruar duke i dhënë kësaj kishe një rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe vizitorët.

Në mes të muraleve ndodhet shqiponja dykrenare e Skenderbeut qe ende ne e kemi ne flamurin tonë. Shqiponja këtu është në ngjyrë të kuqe, ndersa pranë është një grua me kalë, që mendohet se i dedikohet Mamicës, Motrës së Skënderbeut e cila ka jetuar ketu dhe madje dhe eshtrat i ka në këtë vend. Pak metra me tutje ndodhet dhe Kalaja e Skenderbeut që ai e ndërtoi me duart e tij.  Kalaja ndodhet fare buze detit, te cilen Skenderbeu e ndertoi si nje pike strategjike per dalje ne det.

  

Rodoni është një vend historik shumë kohë më përpara Skënderbeut. Redoni nga iliriet njihet si  Hyjnia e Detit. Gjithashtu ky  vend për nga pozicioni gjeografik që ka, përdorej si kantier për ndërtimin e anijeve ilire, të cilat më pash shkonin në Portin e Ulqninit (anijet Liburne).

Kjo kishe eshte e stilit romano- gotik të shekullit të XIII. Por disa studjues e vendosin ndërtimin e Kishës së Shën Ndout dhe Manastirit të Shën Mërisë, në shekullin e XIV.

Për shkak të vlerave të saj monumentale, të lidhjes së ekzistencës së saj me njëren nga periudhat më të shquara të historisë së Shqipërisë si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peisazhit mahnites, Kisha e Shën Ndout është shumë unike në llojin e vet dhe shumë e vizituar nga turistët dhe vizitoret vendas.

Legjenda e ‘Shqiponjes‘ ne Flamurin kuq e zi

Shqiponja dykrenare, simboli i flamurit tonë, është e kuqe në këtë murale, cka është e jashtëzakonshme. Studiues thonë se ka po atë ngjyrë si në hartën e Roselit. Pas vdekjes se Skenderbeut, ne flamujt e mepasshem, shqiponja u be e zezë si vajtim për Skenderbeun dhe fusha e flamurit e kuqe si gjaku I shqiptareve i derdhur për liri në shekuj. E njëjta shqiponjë është pjesë e vulës së Skenderbeut e cila ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Kopenhagenit, Danimarkë. Kjo vule u shfaq në Tiranë në 550 vjetorin e vdekjes se Skenderbeut në një ekspozitë madhështore.

Ka shumë kontestime se simboli i Shqiponjës me dy krerë është simbol i Bizantit,që sheh njëhere nga Lindja dhe Njëherë nga Perëndimi. Por është fakt se ajo nuk u përdor nga shtete të tjera në variantin që shqiptarët vazhdojnë ta përdorin që nga koha e Skënderbeut.

Flamuri kuq e Zi më vonë u përdor nga Ismail Qemali për t‘u ngritur në ditën e pavarësisë më 12 Nëntor 1912. Shqipëria festoon këtë vit 112 vjetorin e pavarësisë, që njihet dhe si dita e Flamurit. Por historia e flamurit tonë sic del dhe nga kjo gjetje në Kishën e Rodonit, I ka fillesat shekuj e shekuj më parë.

Share this article

Other News to Read

Çfarë të bëni në Janar në Tiranë

Gëzuar Vitin e Ri 2025, të gjithëve! Janari në Tiranë vjen si një përrallë e thurur bukur, ku…

Shkodra Elektronike shkon ne Eurovision

Shkodra Elektronike shkon ne Eurovision, pasi u shpall fituese e Fest63

ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare

ChocoAlb- çokollatat e para artizanale shqiptare vijnë për të gjithë ju, me shije unike shqiptare dhe formate dhuratë

Subscribe to our Newsletter!