Kafeja në Tiranë, një stil jetese
Në cdo cep të Tiranës, do gjesh një kafene, madje dhe pse janë të radhitura pranë njëra tjetrës, thuajse që të gjitha kanë klientë.
Sipas statistikave, Shqipëria ka 26, 600 bar kafene, ku kryeson Tirana me 8,300 bar kafe. Shqipëria ka kaluar Spanjën, e cila ende mbante rekordin e Bashkimit Evropian (BE) dhe botëror për numrin më të lartë të bareve për frymë, me 592 bare për 100,000 banorë, ose një kafe për 169 banorë, sipas një studimi të BE-së.
Që Shqipëria ka shumë kafene për banorë, kjo nuk është vetëm në statistika. Është evidente kur viziton Tiranën. Çdo turist që vjen për herë të parë në Tiranë i bën përshtypje bar-kafetë e shumta në çdo cep. Ju nuk dini ku të shkoni dhe çfarë të zgjidhni. Të gjitha janë të arreduara bukur, me mobilje të mira dhe shumë njerëz. Por numri më i madh është i përqendruar në zonën e Bllokut në zemër të Tiranës.
Është paradoks kur mendon se Blloku ka qenë një zonë e ndaluar për qytetarët shqiptarë gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Askush nuk mund të hynte dhe askush nuk mund të shihte jetën e pasur që jetonin udhëheqja politike e regjimit dhe familjet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e vendit ishte në varfëri të thellë. Sot konsiderohet vendi i bareve dhe restoranteve ku argëtohen të gjithë, kryesisht rinia.
“Të gjithë e dimë që Shqipëria ka numrin më të lartë të bar-kafeneve dhe restoranteve. Ka një raport të fundit ku thuhet se pas pandemisë në botë pati një tkurrje të numrit të bareve dhe kafeneve, ndërsa në Shqipëri u rritën. Mesatarisht në një vit një shqiptar shpenzon 270 euro, niveli më i lartë në Rajon, Europë dhe më gjerë.
Kafenetë dhe restorantet përbëjnë 16 për qind të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Rreth 64 për qind e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar.
Kultura e kafesë është shumë tradicionale në Shqipëri. Nuk mund ta nisësh ditën pa një kafe. Por shumë njerëz pinë dy deri në pesë kafe në ditë. Klientët më të shpeshtë janë të rinjtë e papunë. Pavarësisht kësaj, shumë biznesmenë të tjerë diskutojnë çështjet e tyre të punës në kafe. Është disi një shenjë mikpritjeje apo miqësie pasi gjëja e parë që i themi një personi që sapo takuam është: a mund të ofroj një kafe apo të takohemi për një kafe? Është mënyra më e lehtë për të nisur një marrëdhënie ose një bashkëpunim biznesi.
Other News to Read
Shkurti në Tiranë: Muaji i Kulturës dhe Dashurisë
Ky muaj sjell një program aktivitetesh dhe përjetimesh që tregojnë shpirtin e gjallë dhe mikpritjen e ngrohtë të…
Rrënjët e Thella të Shumëgjuhësisë
Të rinjtë e Tiranës janë alkimistë gjuhësorë, duke transformuar fjalët në ura lidhjeje dhe mirëkuptimi. Nëse ecni nëpër…
Çfarë të bëni në Janar në Tiranë
Gëzuar Vitin e Ri 2025, të gjithëve! Janari në Tiranë vjen si një përrallë e thurur bukur, ku…