Çfarë të bësh në Shtator në Tiranë
Mirupafshim verë, mirëseerdhe Vjeshtë!
Shtatori është muaji i parë i vjeshtës dhe në Tiranë ashtu si kudo gjallërohet jeta, nisin shkollat, biznesi dhe rritet rritmi aktiviteteve të shumta kulturore artistike.
Vjeshta është rifillimi i kalendareve kulturore të nderprera nga vera e nxehtë. Për turistët është shumë periudhë e favorshme për turet e ecjes në qytet dhe për të eksploruar gjithashtu pjesën natyrore dhe jashtë qytetit, pasi koha është më e freskët. Dhe kjo duket nga numri i madh i kërkesave të turistëve te Visit Tirana që kërkojnë informacione cfarë të bëjnë në Tiranë në muajt shtator e tetor
Evente ne Shtator
Shtatori nis me dy grupe madhështore legjendare, Scorpions dhe Dire Straits. Grupi i parë këndon ne Sheshin Skënderbej, i dyti te Pallati i Kongreseve. Nesë nuk i keni marrë biletat nxitoni pasi mund të gjeni ende. Shihni informacion më shumë këtu.
Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore këndon në 19 shtator te Teatri i Operas dhe Baletit. Ky teatër ofron një calendar shumë të pasur kulturor të mbushur me balet, opera, koncerte të muzikës simfonike dhe Ansamblit të Valleve. Check in Festival zhvillohet për 3 ditë rresht në fund të muajit shtator me këngëtarë të famshëm shqiptare por dhe DJ e grupe nga bota.
Përsa i përket eventeve kinematografike, Tirana International Film Festival zhvillohet për një jave me plot filma të rinj konkurent e supriza e cmime.
Një muaj plot me aktivitete kulturore për ju që vizitoni Tiranën në Shtator
Ku të shkosh
Tirana nuk ka vetëm aktivitete, por ka dhe shumë zona ku ju mund të shijoni natyrën në fundjave. Vjeshta është ideale për shëtitje në Dajt, sigurisht pas udhetimit spektakolar me teleferik. Por nuk mund të mungojnë udhëtimet në zonat e tjera si Bovillë, Petrele, Preze etj
Tirana është plot me kafene në cdo cep e rrugë, por ne ju sugjerojmë Mon Cherri, për shërbimin autentik. Po kështu restorantet që ju sugjerojmë janë Habitat per kuzhinen kryesisht te prodhimeve te detit, Amo Sushi sigurisht per sushi dhe Padam per nje kuzhine tradicionale dhe elitare etj.
Për ture ditore mund të drejtoheni te Zenith Travel, vecanërisht për ato jashtë Tiranës me një transport nga më të sigurtin në Tiranë. Ndërsa ju qe jeni per turizmin detar mos hezitoni të klikoni klinikat që në sugjerojmë në kategorinë e ëellness të Visit Tirana.
Nëse do bëni ndonjë blerje për shtëpinë Nova Home ofron shumë produkte me shije për arredimin e mjediseve tuaja
Turet unike
Visit Tirana është porta juaj ku të kërkoni itinerare unike dhe të përgatitura sipas kërkesave tuaja. Që nga turet me bicikleta, eksperiencat tradicionale, e deri të turet jashtë Tirane, na shkruani dhe e pergatisim sipas kërkesës tuaj me guidat më të mira
Mos harroni të bëni foto rreth tiranës dhe të na bëni tag me #TiranaAutumn2025, sepse mund të siguroni që tani një vend në #TiranaPhotoFestival2026
Other News to Read
Çfarë të bësh në Shtator në Tiranë
Shtatori është muaji i parë i vjeshtës dhe në Tiranë ashtu si kudo gjallërohet jeta, nisin shkollat, biznesi…
Tirana — Nga lashtësia në kryeqytetin modern
Shumë kohë përpara se të kishte qytet, fusha e Tiranës ishte një pellg pjellor midis bregdetit të Adriatikut…
Çfarë të bësh në Gusht në Tiranë
Gushti është muaji i fundit i verës në Tiranë. Është muaji kur shumica e qytetarëve vendas largohen nga…