Çfarë të bëni në Gusht 2023 në Tiranë
Tirana në gusht është e barabartë me ditët e nxehta + pushime. Kështu që këtë herë njerëzit vendosin të bëjnë një pushim dhe të shijojnë verën e tyre. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të dilni jashtë Tiranës. Në fakt shumë vendosin të qëndrojnë në afërsi dhe të zgjedhin një mënyrë më komode dhe më të lirë për të kaluar vapën e verës. Për shembull:
Njerëzit mund të përdorin një shëtitje relaksuese në mbrëmje në sheshin “Skënderbej” dhe nëpër parqe të tjera si parku Rinia.
Parku i Liqenit Artificial është një tjetër destinacion për netët e gjata të verës, ku njerëzit mund të shijojnë shëtitjet në natyrë dhe nga flladi i freskët i ujërave të liqenit. Ose merrni trenin e vogël që kalon nëpër park, apo edhe kinema të hapura nën yje dhe festivale muzikore që ata mbajnë shpesh.

Ende një nga mënyrat më të mira për t’u larguar nga nxehtësia do të ishte pishina, Pishina Tagan. Dhe kjo jo vetëm për shkak të ujit por edhe për pamjen dhe atmosferën mahnitëse që ofron.

Nëse keni një dashuri per njgjitjet, atëherë me siguri do t’ju pëlqejnë Kanionet e Erzenit dhe Syri i Ciklopit ku mund të notoni në ato ujëra kaltra e të kristalta. Gjatë fundjavave mund të eksploroni fshatrat e Tiranës, ose të kaloni një ditë në Parkun e Aventurave në Dajt, një vend fantastik për fëmijë dhe të rritur. Për aventurierët e vërtetë mund të planifikojnë të flenë në Dajti Tower Belvedere dhe të bëjnë ecje, kalërim, të shkojnë me teleferikun dhe të shohin një pamje ndryshe të Tiranës, një eksperiencë e paharrueshme.

Restorantet e rekomanduara: Veranda, Amo Sushi, Ballkoni Dajti Restaurant
http://www.visit-tirana.com/eat-drink/restaurants/110/ballkoni-i-dajtit-restaurant, http://www.visit-tirana.com/eat-drink/restaurants/339/amo-sushi,
http://www.visit-tirana.com/sq/lajme/view/436/Restorant_Veranda_ne_Tirane
http://www.visit-tirana.com/eat-drink/restaurants/361/terra-restaurant
http://www.visit-tirana.com/eat-drink/restaurants/344/habitat-restaurant
http://www.visit-tirana.com/eat-drink/fast-food/359/turtles-pizza
http://www.visit-tirana.com/eat-drink/desserts/220/reka-pastry
Shijojeni qëndrimin tuaj në Tiranë!
Other News to Read
Cfarë të bësh në dhjetor 2025 në Tiranë
Teksa stina e dimrit e mbështjellë Tiranën, dhjetori sjell një qytet të zbukuruar me drita vezulluese, tregje të…
Ilirët nuk u zhdukën – Kapitulli 1
Një kulturë vdes vetëm kur perandoritë e duan të vdekur.
Tirana Heritage Roots – Një projekt i ri nga DMO Albania
Ky projekt njëvjeçar synon të ruajë trashëgiminë kulturore të Tiranës përmes krijimit të një arkive digjitale të hapur…
Çfarë të bësh në Nëntor 2025 në Tiranë
Çfarë të bësh në Nëntor 2025 në Tiranë. Muaji kuq e zi, muaji i festave kombëtare. Muaji më…