Ura e Tabakëve Tiranë

  • Ura e Tabakëve është një urë këmbësorësh prej guri e periudhës otomane të shekullit të 18. Është 8 metra e lartë dhe 3.5 metra e lartë dhe 2.5 metra e gjerë. Ura u ndërtua pranë Xhamisë së Tabakëve dhe ishte pjesë e Rrugës se Shën Gjergjit që lidhte Tiranën me pjesën malore lindore të vendit. Në këtë rrugë hynte dhe gjeja e gjallë nga fshatrat në qytet. Ura kalonte mbi Lumin Lanë për të shkuar në pjesën ku ishin shitësit e lëkurës apo zejtarët. Ura më pas mbeti pa funksion dhe pothuajse u rrënua, pasi Lana u devijua në 1930. Më 1990 ura u restaurua dhe tani përdoret nga këmbësorët.

    Në vitin 2007 punimet në infrastrukturën nëntokësore në urë kishin përfunduar. Gjatë punës për rivendosjen e themeleve të urës u zbulua dhe një pellg artificial, i krijuar në të dyja anët e urës.

    Përveç kësaj, u pastruan dhe gurët origjinal të urës. Ura tashmë shihet nga Bashkia e Tiranës si një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rëndësishme të qytetit dhe është konsideruar si dëshmi e gjallë e një arkitekture të përsosur e urës në zonën e Tiranës. Ajo është e ruajtur mirë dhe është pjesë e qendrës së Tiranës. Kjo urë ndodhet në fund të rrugës George W. Bush.

    Blv. Zhan d’Ark, Tirane

    Subscribe to our Newsletter!