Teatri ArTurbina në Tiranë

  • I hapur në 2 Korrik 2018, “ArTurbina” është një qendër multifunksionale artistike, një hapësirë moderne kushtuar artit dhe jetës kulturore në Tiranë.

    Dikur ka shërbyer si Laboratori Hidrologjik gjatë viteve të komunizmit, ku bëheshin teste për hidrocentralet.  Pas rënies së komunizmit kjo godinë degradoi duke u kthyer në një “kazan mbeturinash”, edhe pse ndodhej në zonën më të frekuentuar të qytetit, në rrugën që të çon në Parkun e Madh të Liqenit Artficial, pikërisht përballë gjimnazit Petro Nini Luarasi.

    Teatri i ri i Turbinës ka dy skena: një skenë më 400 vende dhe një tjetër me 150 vende. Godina e re është e pajisur me teknologjinë më të fundit për dhënien e shfaqjeve artistike. Në godinë gjenden hapësira edhe për ekspozita.

    Sami Frashëri Street

    Subscribe to our Newsletter!