Restorant Morsi në Tiranë

  • Morsi është një brand restorantesh në Tiranë me kuzhinë fantastike italiane. Ka dy restorante Morsi në Tiranë dhe një në Drimadhes të Vlorës.Të treja të kuruara në detaje, që nga dizajni, menuja, stafi.

    Restoranti i pare ndodhet në zonen e Bllokut, pranë sheshit Wilson, buzë rrugë së frekuentuar nga njerëzit.

    Por sapo të hyni brenda, do të ndjeni atmosferën komode dhe mikpritjen fantastike. Shumë më I madh është restoranti tjetër që ndodhet në stadiumin Arena, zona më tërheqëse në Tiranë në vitet e fundit. Ndërsa I njëjti stil por buzë rivierës fantastike, Morsi në Drimadhes ofron jo vetëm shijen e kuzhinës italiane por dhe një mjedis reklasues për të kaluar pushimet tuaja.

    Kuzhina

    Nga supat dhe sallatat te makaronat dhe rizoto, antipasta, hamburgerë, verë dhe birra, kokteje klasike dhe aperitivë. Të gjitha janë gatuar me përbërës dhe produkte vendase, duke i bërë pjatat autentike dhe të shijshme. Çmimet janë të përballueshme dhe shumë të arsyeshme. Nëse dëshironi të shikoni menunë, ju ftojmë të zgjidhni vetë dhe t’I shijoni. Mos harroni ëmbëlsirat fantastike.

    Çfarë thonë klientët

    Restorant komod, lokacion fantastik, staf i mrekullueshëm. Ushqimi i shijshëm dhe përbërësit me cilësi të lartë që kombinohen në mënyrë perfekte, koktejet e shkëlqyera shoqërojnë menunë e pasur për drekë dhe darkë. Këto janë disa nga komentet dhe komentet që klientët kanë lënë faqen Instagram  të Morsi si dhe në Trip Advisor.

    Për një përvojë më të mirë, ejani dhe provoni vetë. Stafi është i motivuar dhe do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë tuaj dhe do t’ju nxisë dëshirën për t’u kthyer përsëri dhe përsëri.

    Blloku area and Arena Stadium

    ++355 69 266 3040

    https://www.instagram.com/morsitirana/

    https://menuonline.al/morsi/

    I hapur cdo dite

    nga ora 8.00 am deri ne 24.00

    Subscribe to our Newsletter!