Pazari i ri – Tiranë

  • Pazari i Ri ndodhet në Sheshin Avni Rustemi, 8 minuta larg qendrës së Tiranës dhe është kthyer në atraksionin më i ri i qytetit. Para inagurimit, Pazari i Ri, nuk ishte aq tërheqës, ku tregtarët shisnin produktet e tyre në kushte jo shumë të mira. Pazari i Ri ishte një investim që i duhej qytetit, pasi ajo zonë kishte humbur bukurinë dhe autenticitetin e saj.

    Tashmë Pazari i Ri, përvecse i mirëorganizuar dhe me kushte bashkëkohore është shtuar dhe si atraksion i qytetit për shkak të fasadave unike që kanë ruajtur stilin arkitekturor Italian, dekorimet me motive shqiptare, po ashtu dhe vendosja e disa shesheve për të pushuar, e bëjnë këtë pikë mjaftë tërheqëse. Që nga dita e inagurimit vizitorët janë shtuar jo vetëm për shkak të ndërtesave të bukura, por edhe për të shijuar një kafe të mirë ose drekë të mirë në nga restorantet që ofrojnë gatime tradicionale pranë kësaj zone.

    Pazari i Ri nuk shërben vetëm si një markat ushqimore, ku sigurisht që mund të gjesh perime të freskëta, fruta të freskëta, mish dhe produkte të tjera, por edhe si një zonë ku njerëzit mund të kalojnë kohën e të argëtohen me familjet e tyre ose miqtë. Gjatë fundjavave këtu janë organizuar aktivitete të ndryshe si panairi i artizantëve, koncerte dhe teatro për fëmijët.

    Avni Rustemi Square

    Subscribe to our Newsletter!